Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Greqi, vritet në përleshjen mes 7 të rinjve në Livadhja emigranti shqiptar

    Një i ri shqiptar mbeti i vrarë pas një masakre që ndodhi dje në mesditë në qendër të qytetit të Livadhjasë në Greqi. Mediat greke informojnë se në sherrin e përgjakshëm u përfshinë shtatë të rij shqiptarë, ndërsa policia e rajonit Voitias po heton ngjarjen dhe po bën përpjekje për kapjen e personave të përfshirë në vrasje. Gjithçka nisi në orët e para të ditës së Hënë në një klub nate në qendër të qytetit Livadhja, në rrugën “Xhoka”, pranë të cilës gjendet dhe parku çlodhës i zonës. Emigranti 36-vjeçar, gjendej së bashku me një shokun e tij, dy vjet më i vogël, kur u përball në rrethana ende të paqarta, me një grup prej pesë të rinjsh shqiptarë, që të gjithë të armatosur me thika dhe biçakë. Grupi agresor i tërhoqi dy emigrantët drejt parkut për të shmangur mesa duket shikimin e asaj që do të ndodhte, nga okularë të mundshëm apo patrullat policore. Mes dy burrave dhe grupit prej pesë të tjerësh, nisi një përleshje e cila përfundoi në pak minuta me plagosjen rëndë të 36-vjeçarit dhe emigrantit tjetër 34-vjeçar, por policia nuk i konfirmoi emrat e tyre. Ndërkohë, pesë shqiptarët e tjerë që provokuan përleshjen e përgjakshme nuk pësuan lëndime për shkak se dy viktimat e tyre ishin të pambrojtur. Menjëherë pas masakrës, pasi lanë përdhe të shtrirë mbytur në gjak dy emigrantët, pesë shqiptarët e tjerë u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Banorë të zonës të lemerisur nga skena që panë, kanë lajmëruar policinë dhe kjo e fundit mbërriti për të kryer hetimet e para. Dy të plagosurit u dërguan në spitalin shtetëror të Livadhiasë. Por për shkak të plagëve fatale, 36-vjeçari ka gjetur vdekjen pak minuta më vonë. Kurse në gjendje kritike për jetën, gjendet në spital, edhe 34-vjeçari tjetër i plagosur. Duke folur për hetimin e ngjarjes, Dhimitris Çotas, Shefi i Policisë së rajonit Voitia, deklaroi se “kemi shoqëruar disa persona të cilët duket se kanë informacion mbi vrasjen dhe masakrën mes shtatë shqiptarëve”. “Ne besojmë se dy prej tyre janë të përfshirë në krim por ende nuk kemi siguruar prova që të ndërmarrim arrestime, ndaj jemi duke punuar për të identifikuar dhe ndaluar personat e tjerë që u përfshinë në ngjarjen e rëndë”, - ka vijuar kryepolici Çotas.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    bravo shqiptar bravo

    qishtu vritjne njoni tjetirin

    a na ksajde qahemi se po na vret e masakro greku.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    bravo shqiptar bravo

    qishtu vritjne njoni tjetirin

    a na ksajde qahemi se po na vret e masakro greku.

    ani qu shko lufto me grekun qka po pret,a je vetvendosje a jo.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    ani qu shko lufto me grekun qka po pret,a je vetvendosje a jo.
    oj lop e shka ka lidhje lufta ktu

    ata lapherat kan vra njani tjetrin


    turp turp turp
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    oj lop e shka ka lidhje lufta ktu

    ata lapherat kan vra njani tjetrin


    turp turp turp
    hahah shko lufto po t`thom.t`shqipnis jon ata qishtu myten prehehn ata kan vakt.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2008
    Vendndodhja
    Ne kete fshat elektronik!
    Postime
    56

    Keshtu eshte kur...

    ...shfrytezon faren tende.
    Nga lajmet e fundit thuhet se ai qe vdiq,
    u kishte borxhe te medha autoreve te krimit,i kishte pushuar nga puna pasi u mbante dhe gjysmen e rroges cdo dite.
    Me vjen keq per me te riun ,i cili eshte ne gjendje kritike,qe ra ne mes te
    <>.
    Shpresoj t'ja hedhi.

    Deep down underground

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    hahah shko lufto po t`thom.t`shqipnis jon ata qishtu myten prehehn ata kan vakt.
    dukesh qe je peder.te fala motres.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •