Close
Faqja 63 prej 63 FillimFillim ... 1353616263
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 626 prej 626
  1. #621
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232







    Hajde se do fillojne pastrimet avash avash, sa te mbarojne votimet, se nuk te le Amerika ti nxjerresh bithen ne shesht ne kete menyre kur te jep mundesi te besh nje projekt kaq te prekshem. Amerikanet duken si budallenj, por nuk jane ashtu, ti mbajne shenim te gjitha, dhe pastaj ti nxjerrin kur jane gati.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Gerdeci, analistet: Fajtoret e vertete te lire




    Vendimi i gjykates ne Majemi te SHBA, ku dy autore pranuan fajin per trafikimin e fishekeve kineze nga Shqiperia ne Afganistan risjell ne vemendje te analisteve nje dite te re te kendveshtrimit te tragjedise se Gerdecit, e cila ende nuk ka fajtore.
    Ndonese dy ceshtjet e trafikimit te fishekeve dhe te ndertimit te fabrikes se Gerdecit jane dy ngjarje me pista te ndryshme hetimi, pronaret per analistin Mero Baze jane te njejte.

    “Ajo qe ndodhi ne drejtesine amerikane dhe ne procesin ne Majemi tregoi se drejtesia amerikane di t’i vere pikat mbi “i”. Ndersa partneret shqiptare te atyre fajtoreve jo vetem qe jane ne politike, por tentojne te bindin shqiptaret se i kane duart e pastra”, deklaron Baze.

    Edhe Skender Minxhozi, drejtor i revistes “Mapo”, e cila here pas here i ka kushtuar investigime te posacme ngjarjes se Gerdecit, e ve theksin tek dy proceset gjyqesore ne Amerike dhe Shqiperi kane pika te lexueshme takimi, por gjykimi i ceshtjeve, sipas tij tregon edhe njehere se Shqiperia vuan nga nje sistem drejtesie te korruptuar.

    “Po t’i shtojme kesaj semundjeje endemike te drejtesise faktin qe ndodhemi mes nje fushate elektorale dhe kur te pandehurit paradite cojne avokatet ne gjyq dhe pasdite bejne mitingje, i bie qe ne te mos kemi nje lexim real te procesit. Krimi eshte rruges, pergjegjesit larg procesit dhe familjaret e viktimave ne dyert e gjykatave”, pohon Minxhozi.

    Ne te njejten linje drejtori i informacionit ne televizionin “Ora News” Alfred Peza, thote se vendimi i gjykates ne Majemi te SHBA, ne lidhje me trafikimin e fishekeve eshte nje rast per te pare se si funksionon drejtesia ne nje vend demokratik.

    “Ky vendim pervecse ka treguar ndryshimin e sistemit te drejtesise mes dy vendeve, ka nxjerre drejtesine shqiptare ne menyrat e saj te hetimit. Kur ka prova te reja rihapet hetimi dhe prova eshte se ka pasur nje skeme te municioneve qe kane vajtur nga Shqiperia ne Afganistan”, deklaron Peza.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #623
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Trafiku i armëve, SHBA nis ndëshkimet

    Ortakët e Diverolit pranojnë fajin: Po, falsifikuam municione në Shqipëri. Ina Rama kërkon dëshmitë e tyre

    Dy persona pranuan fajësinë në Majami të Floridës për akuzat që mashtruan qeverinë amerikane lidhur me furnizimin e ushtrisë afgane me municione kineze. Dejvid Pakuz dhe Aleksandër Podrizki pranuan dy ditë më parë se ishin përfshirë në një skemë për fshehjen e origjinës kineze të municioneve të marra nga Shqipëria. Në firmën AEY të Efraim Diverolit, Pakuz, një ish-masazhator me profesion, ishte zëvendëspresident i firmës AEY, ndërsa Podrizki ishte agjent i kompanisë në Shqipëri. AEY kishte një kontratë me Pentagonin për të pajisur me municion forcat afgane. Presidenti i kompanisë, Efraim Diveroli, dhe një partner i tij biznesi, Ralf Merrill, nuk e kanë pranuar fajin dhe janë në pritje të gjyqit. Administrata e mëparshme prishi kontratën me AEY-në e Diverolit, pas skandalit që u publikua në gazetën "New York Times" mbi municionet e vjetra, ku qeveria i kishte paguar firmës me bazë në Florida miliona dollarë.
    Skandali i fishekëve kinezë u komentua gjatë edhe në Shqipëri, për shkak të akuzave që u hodhën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Biznesmeni Kosta Trebicka ishte ndër të parët që hodhi akuza të rënda në lidhje me skandalin. Municionet e vjetra kineze, sipas një marrëveshjeje, ripaketoheshin duke hequr etiketat kineze dhe bliheshin më pas nga kompania amerikane. Shtetet e Bashkuara e cilësojnë vepër penale blerjen e municioneve kineze, pas vendosjes së embargos ndaj armatimit kinez.

    Dosja në SHBA
    Verifikimi i municioneve të mbërritura në Afganistan dhe konfiskimi i bisedave elektronike me e-mail mes të pandehurve ka hedhur dritë për dijeninë dhe vullnetin e tyre të plotë për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tregtia e armëve. Sipas vendimit të Gjykatës Amerikane, shoqëria e pandehur AEY është angazhuar në aktivitetin e prokurimit të armëve dhe municioneve. AEY ndodhet në shtetin e Floridës dhe selia e saj qendrore ka qenë në Majami, Florida. I pandehuri Efraim Diveroli është një rezident në Shtetet e Bashkuara, është pronar i kompanisë AEY dhe ka administruar e drejtuar gjithë aktivitetin e firmës AEY. Dejvid Pakauz është drejtor dhe zëvendëspresident i firmës AEY. Ndërsa Aleksandër Podrizki ka qenë një përfaqësues i AEY-së, i stacionuar në Tiranë, Shqipëri. Sipas vendimit të gjykatës, rreth datës 28 korrik 2006, ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nxori një lajmërim, duke kërkuar oferta për një kontratë për furnizimin me armë për Republikën Islamike të Afganistanit. Rreth 20 shtatorit 2006, AEY prezantoi një paketë ofertash lidhur me shpalljen e ushtrisë amerikane. Më vonë, rreth 17 tetorit të vitit 2006, AEY paraqiti një version të rishikuar të ofertës së tyre, ku çmimi që kërkohej për të përmbushur kërkesën e ushtrisë amerikane shkonte rreth 298 milionë dollarë. Më 29 janar të vitit 2007, ushtria aprovoi kontratën e parë për sigurimin nga ana e AEY-së e një sasie me tipa të ndryshëm municionesh. Kontrata e detyronte AEY-në të siguronte vetëm municione të vlefshme. AEY-së iu kërkua gjithashtu të konfirmonte dijeninë e saj për ligjin nr. 252.225-7007, që e pengonte të siguronte municione kineze. Sipas vendimit të Gjykatës Amerikane, në prill të vitit 2007 në Majami, në distriktin jugor të Floridës dhe në të tjera vende, të pandehurit Efraim Diveroli, Dejvid Pakauz, Aleksandër Podrizki dhe Ralf Merrill kanë bërë, nëpërmjet kombinimit të veprimeve të tyre, komplot, bashkëpunim dhe marrëveshje njëri me tjetrin, me persona të tjerë të njohur ose të panjohur për Jurinë e Madhe, për të bërë krime ndaj SHBA-së, të cilat janë: në kundërshtim me ligjet e ushtrisë amerikane, ata kanë bërë me ndërgjegje të plotë futjen e materialeve false, deklarime false dhe përfaqësime false dhe me një faturë si i prokuruar nga Shtetet e Bashkuara, ku vlera e prokurës ishte një milion dollarë. Qëllimi i katër të pandehurve, sipas gjykatës në SHBA, ishte të pasuronin veten e tyre duke u avantazhuar nga deklarimet dhe veprimet e tyre false, që konsistonin në manipulimin e provave që fshihnin origjinën kineze të këtyre municioneve.

    Skema e abuzimit
    Katër të pandehurit fituan të drejtën për të furnizuar me municione Afganistanin. Për të nxjerrë përfitime ata bënë kërkime dhe veprime që të siguronin municion të prodhuar në Kinë. Për çdo dërgesë, i pandehuri Diveroli paraqiste një certifikatë false, me të cilën hiqej sikur municionet ishin konform ligjeve dhe kontratës. Për çdo dërgesë Diveroli siguronte certifikatë sikur këto municione ishin prodhuar nga MEICO në Shqipëri. Pas disa dërgesave me anije, Diveroli është paraqitur në selinë e ushtrisë amerikane duke kërkuar pagesat që i takonin në bazë të kontratës, e cila nuk i parashikonte këto lloj municionesh. Ndërkohë që në datën 20 prill 2007, Aleksandër Podrizki i dërgoi një e-mail, ku tregoheshin dhe foto municionesh me etiketa kineze. Në të njëjtën ditë Dejvid Pakauz i dërgon një përgjigje Podrizkit, duke i thënë se duhej të hiqte stampat kineze, pasi municionet me etiketat kineze do t‘i hapnin telashe dhe nuk do të pranoheshin. Rreth datës 20 prill 2007, Efraim Diveroli i dërgoi një mesazh elektronik Departamentit të Shtetit, me anë të të cilit i kërkonte mendim nëse një firmë e prokuruar nga SHBA-ja mund të kryente transport të municioneve të ndryshme të prodhuara në Kinë. Më 23 prill të vitit 2007, Aleksandër Podrizki i dërgoi një mesazh elektronik Dejvid Pakauzit, në të cilin Podrizki pohonte se kishte folur me zyrtarët e MEICO-s, ku këta të fundit i kishin thënë se ishin në pritje të përgjigjes nga Departamenti i Shtetit lidhur me lëvrimin e municioneve kineze. Nëse nuk do të aprovohej nga departamenti, zyrtarët e MEICO-s ishin shprehur se do ta rregullonin këtë punë duke trukuar me bojë metalet e municioneve. Në një komunikim elektronik, Diveroli i tha Dejvid Pakauzit se ky veprim nuk ishte autorizuar, ndërsa Pakauz ia kaloi dhe Podrizkit atë që Diveroli i kishte shkruar. Më pas, Diveroli i dërgoi një mesazh elektronik Departamentit të Shtetit, ku këmbëngulte se firma e tij duhej të kishte të drejtën të blinte municione në një vend mik si Shqipëria. Më 25 prill të vitit 2007, Ralf Merrilli u dërgon një mesazh elektronik Diverolit dhe Dejvid Pakauzit, ku ndër të tjera i shpjegonte se si "pastroheshin kutitë e drurit", ndërsa në një foto bashkëlidhur mesazhit ishte një kuti druri në të cilën shkruhej "Made in China".

    Negociatat në Tiranë
    Sipas vendimit të Gjykatës në SHBA, më 6 maj 2007, Ralf Merrilli, në emër të AEY-së, dërgoi një mesazh elektronik, ku kërkonte që të negociohej një çmim më i lirë, për shkak të kostos së transportit, origjinës së municioneve dhe ripaketimit. Mesazhi iu dërgua edhe Efraim Diverolit dhe Dejdvid Pakauzit. Ndërkohë, më 23 maj të vitit 2007, Efraim Diveroli udhëtoi për në Tiranë, Shqipëri. Tri ditë më vonë, Diveroli i dërgoi një mesazh elektronik Dejvid Pakauzit dhe Ralf Merrillit, ku i thoshte se një çmim më i arsyeshëm ishte mundur të sigurohej. Një muaj më vonë nga takimi në Shqipëri, Diveroli siguroi një certifikatë false sikur municionet e servirura ishin konform kontratës dhe se ishin prodhuar në Shqipëri. Më 31 tetor të vitit 2007, në një certifikatë konformiteti, Efraim Diveroli i paraqitej në emër të AEY-së si një ekzekutues korrekt i kontratës, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin e titullit të 18 seksioni 37/1 për mashtrim ndaj agjencive federale.




    Vendimi i gjykatës, mashtrimet në Shqipëri

    Duke marrë shkas në zhvillimet dhe veprimet e mësipërme të ndjekura nga të pandehurit, si pasojë e kontratës që siguroi firma që ata përfaqësonin, kuptohet qartësisht se ata kanë mashtruar, kanë falsifikuar dhe kanë kryer veprime në dëm të Shteteve të Bashkuara dhe në shkelje të ligjeve federale. Është e qartë se pretendimet e tyre për municione të rregullta janë të pavërteta dhe se katër të pandehurit kishin dijeni dhe informacion më se të plotë se municionet nuk prodhoheshin në Shqipëri, por ato kishin një origjinë kineze. Ishte në qëllimin e komplotit të organizuar nga katër të pandehurit për të fshehur dhe manipuluar origjinën kineze të municioneve dhe për të paraqitur të dhëna false lidhur me municionin e paligjshëm që ata kanë administruar. Bazuar në të dhënat, katër të pandehurit në Majami Ded Kounty, në distriktin jugor të Floridës dhe në të tjera vende, kanë kryer shkelje, falsifikime, mashtrime dhe vjedhje me ndërgjegje dhe dijeni të plotë kundër Shteteve të Bashkuara.



    Kërkesa

    Diveroli dhe zyrtarët shqiptarë hoqën municionet nga arkat e vjetra kineze duke i ripaketuar

    Prokuroria shqiptare: Duam
    dëshminë e Pakuz dhe Podrizkit

    Prokuroria shqiptare i kërkon sërish SHBA-së të sjellë dëshmitë e dy nëpunësve të AEY-së që pranuan se kanë falsifikuar municione kineze në Shqipëri dhe më pas i kanë dërguar në Afganistan. Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë se do të dërgojnë në ditët pasardhëse një letër-porosi për të administruar në dosjen e "trafikut të municionit nga Gërdeci" dëshmitë e rëndësishme të Pakuz dhe Podrizkit. Hetuesit shqiptarë dyshojnë se për të fshehur identitetin e armëve, firma e Diverolit dhe zyrtarët shqiptarë bënë një ripaketim të tyre, duke i hequr nga arkat e vjetra kineze e duke i rivendosur në disa arka të reja plastike. Ky proces i ka kushtuar shtrenjtë Diverolit, drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinarit, dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Prokuroria e Përgjithshme shqiptare pritet të ringrejë akuzën e falsifikimit të vulave dhe stampave të personave të mësipërm, e cila rrezikon një dënim maksimal prej 7 vjetësh burg. Për këtë akuzë, kryeprokurorja Ina Rama i ka kërkuar Prokurorisë së SHBA-së informacione më të hollësishme për dëshminë e kreut të AEY-së. Hetuesit shqiptarë deklarojnë se procesi i ripaketimit nisi me firmën e biznesmenit shqiptar, Kosta Trebicka, por më pas qeveria shqiptare preferoi të fuste në mes një sekser. Ai ishte Henri Tomei, person i njohur si trafikant ilegal armësh, i cili do të rriste artificialisht çmimin e armëve. Dhe kjo rritje artificiale e çmimit ishte tmerrësisht e madhe, nga 18 në 42 dollarë për një arkë me municione. Këto para dyshohet se janë ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, Diverolit dhe Henri Tomeit. Por, për të mbyllur këtë aferë, ata kishin nevojë për një paketues të besuar. Në këto kushte, Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s, largoi forcërisht Kosta Trebickën nga biznesi i paketimit dhe mori një të njohurin e tij të vjetër, Mihal Delijorgjin. Ky i fundit është implikuar së bashku me Pinarin dhe Mediun edhe në çështjen e Gërdecit. Ndërkohë, Efraim Diveroli, presidenti i kompanisë AEY, nëpërmjet avokatit të tij, Houard Srebnick, u deklarua i pafajshëm disa ditë më parë rreth akuzave për trafikimin e armëve. Pronari i kompanisë amerikane AEY, Efraim Diveroli, akuzon qeverinë shqiptare se e ka mashtruar në lidhje me municionin luftarak që kjo e fundit i ka shitur. Dy janë interpretimet mbi të cilat Srebnick mbështet pafajësinë e Diverolit. Së pari, që kompania AEY nuk e ka blerë me dashje municionin kinez, por që atë ia ka shitur me mashtrim qeveria shqiptare dhe së dyti, që Diveroli nuk ka shkelur ligjin amerikan, i cili ndalon blerjen e armatimit të prodhuar nga Republika Popullore e Kinës. Ndërkohë, dëshmia e Efraim Diverolit në Prokurorinë amerikane do të kërkohet në rrugë zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme shqiptare.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #624
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    'Gërdeci', shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut

    TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 6 korrik seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është i pandehur në dosjen e Gërdecit, ku gjetën vdekjen 26 persona, ndërsa u plagosën 300 të tjerë.
    Sipas burimeve nga gjykata mësohet se shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e njërës prej anëtareve të trupit gjykues, e cila nuk është paraqitur pasi ndodhet jashtë shtetit për kurim.
    Mediu, akuzohet për "shpërdorim detyre" dhe do të gjykohet i vetëm në këtë gjykatë, pasi dosja e tij u veçua nga 28 të pandehurit e tjerë.
    Ndarja e çështjen "Gërdeci" në dy procese u bë pak kohë më parë nga Gjykata e Lartë, kur kolegji pranoi kërkesën e bërë nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, se gjykimi në Gjykatën e Lartë do i shkelte të drejtën të pandehurve për t'u ankimuar në gjykatat më të larta, ndërkohë që në kompetencë të kësaj gjykate janë vetëm personat me imunitet.
    Vendim, që e kanë kundërshtuar fort familjarët e viktimave, duke e quajtur antiligjor.

    FLAMUR VEZAJ
    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #625
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    'Gërdeci', Ridvan Hado, kryetar i trupit gjykues

    TIRANË- Gjyqtari Ridvan Hado është zgjedhur sot kryetar i trupit gjykues për dosjen "Gërdeci", me 28 të pandehur.
    Emri i Hados doli pas hedhjes së shortit në Gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, ku u përcaktuar një tjetër trup gjykues, që përbëhet nga gjyqtarët Shefkie Demiraj dhe Fehim Petku.
    Shorti u hodh, pasi kryetari i gjykatës së Tiranës pranoi dje kërkesën për dorëheqje të gjyqtarit Kreshnik Omari, për shkak të konfliktit të interesit.

    Dosja me 28 të pandehur si përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, mes tyre ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari, administratori i "Alba Demil", Mihal Delijorgji, si dhe disa ish-ushtarakë të lartë të ushtrisë shqiptare, mbërriti në gjykatën e Tiranës pak ditë më parë.

    Gjykata e Lartë, në seancën e 22 majit 2009 vendosi veçimin e dosjes duke mbajtur për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ndërsa të pandehurit e tjerë ia kaloi për kompetencë gjykatës së Tiranës.

    Në ngjarjen e rëndë, ku shpërtheu një fabrikë e çmontimit të municioneve luftarake e ndërtuar në Gërdec, humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë mbetën të plagosur.


    Dy ditë më parë, gjykata e Lartë vendosi të shtyjë për në datën 6 korrik seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është i pandehur në dosjen e Gërdecit, ku gjetën vdekjen 26 persona, ndërsa u plagosën 300 të tjerë.


    FLAMUR VEZAJ
    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #626
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Mediu bllokon "Gërdecin" në Gjykatën e Lartë

    Avokatët e ish-ministrit: Nuk vijmë dot se është bllokuar rruga Durrës- Kukës. Shtyhet sërish seanca për tragjedinë e 15 marsit


    TIRANË- Avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes, të pandehurit Fatmir Mediu, bllokojnë procesin për tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

    Ata kanë detyruar dje Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë që të shtyjë seancën e tretë gjyqësore në ngarkim të tij, duke irrituar familjarët e viktimave të Gërdecit, të cilët paralajmëruan për vetëgjyqësi.

    Mos prezencën e tyre, avokatët Petrit Serjani dhe Ardian Visha e kanë justifikuar me mbylljen e tunelit "Rrëshen-Kalimash". Duke u fshehur pas skandalit numër dy të qeverisë Berisha, avokatët kanë pohuar se janë bllokuar në hyrje të Kukësit dhe nuk mund të vijnë dot në Tiranë.

    Nga ana tjetër, burimet zyrtare të Ministrisë së Transporteve dhe firmës ndërtuese të këtij segmenti rrugor, konfirmuan për "Shekullin" se tuneli edhe gjatë ditës së djeshme ka funksionuar normalisht.

    "Tuneli Rrëshen-Kalimash ka funksionuar për udhëtarët edhe gjatë ditës së djeshme deri në orën 11:00 kur do të mbyllet nga kjo orë deri mëngjesin e ditës së enjte"- thanë burimet. Ndërkaq, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi legjitimoi gjyqtarin Ardian Nuni si anëtar i pesëshes gjykuese dhe lexoi kërkesën me shkrim të avokatëve mbrojtës për shtyrjen e seancës i kaluan fjalën përfaqësuesve të akuzës për të dhënë mendimin e tyre.

    Njëri nga përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, prokurori Arben Dollapi, i cili foli për kërkesën e avokatëve, u shpreh se "kërkojmë nga avokatët e të pandehurit Fatmir Mediu të jenë më seriozë në kërkesat e tyre për shtyrje, pasi Ministria e Transporteve ka lajmëruar se në ora 11:00 të mesditës do të mbyllet tuneli, ndërsa, ora e seancës është 10:25 minuta, që tregon se ata mund të kishin ardhur po të kishin mendjen për të zhvilluar seancën gjyqësore".

    I pranishëm në sallën e gjyqit ka qenë, një nga asistentet e zyrës ligjore të avokatëve të Mediut, i cili depozitoi një FAX ku konfirmonte se avokatët janë në Kukës dhe për shkak të mbylljes së tunelit nuk mund të vinin në seancën gjyqësore.

    Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi dëgjoi pretendimet e palëve brenda 10 minutave vendosi të shtyjë seancën gjyqësore dhe caktimin e datës 14 shtator 2009, ora 10:00 për vazhdimin e gjykimit.

    Ky vendim i gjykatës nuk është pritur mirë nga familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, të cilët janë shprehur të irrituar karshi Gjykatës së Lartë, duke i bërë thirrje Presidentit të Republikës, Bamir Topi, të ndërhyjë për vendosjen e drejtësisë ose në të kundërt kërcënuan ata për vetëgjyqësi. "I themi edhe njëherë Presidentit të dalë në vlerat e tij dhe në vendin e tij që ka, si president dhe si kryetar i KLD-së, ose të vendosë drejtësi ose ne familjarët e Gërdecit do të kalojmë në vetëgjyqësi, nuk ka më rrugëzgjidhje për ne",- thanë ata në dalje të derës së institucionit më të lartë të drejtësisë, të cilët për shkak të mungesës së avokatëve u detyruan të shtyjnë seancën gjyqësore.

    Por, është po kjo Gjykatë e cila edhe në dy seanca të tjera ka vendosur shtyrjen e gjyqit, fillimisht për ndarjen e çështjes mes të pandehurit Fatmir Mediu dhe 28 të pandehurve të tjerë të tragjedisë së Gërdecit dhe në rastin tjetër të mos prezencës së gjyqtares Irma Balaj e cila u diagnostifikua me një sëmundje të rëndë, që bëri të japë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes.

    Ndërsa, dje duhej të niste shqyrtimi i dosjes se veçuar të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nga 28 të pandehurit e tjerë, pasi vetë deputeti pa imunitet akuzohet për "shpërdorim detyre", gjë që sipas prokurorisë solli më pas tragjedinë e Gërdecit.

    Strategjia

    Mediu, në pritje që të rimarrë mandatin e deputetit
    Shtyrja e gjyqit nga avokatët mbrojtës të Fatmir Mediut ka si synim zhvlerësimin e procesit si dhe anulimin e tij.

    Burime nga grupi i prokurorëve të çështjes pohuan dje se strategjia e ish-ministrit të Mbrojtjes është që të shtyjë procesin deri në momentin që ai do të marrë sërish mandatin e deputetit në legjislaturën e re.

    Në këtë moment duhet që prokuroria të rinisë kërkesat për heqje imuniteti, kuvendi ta marrë në shqyrtim e të votojë këtë kërkesë dhe një sërë procedurash të tjera që e shoqërojnë.

    Në këto kushte gjyqi do të shtyhej për të paktën edhe disa muaj të tjerë duke hequr krejtësisht vëmendjen e opinionit publik nga skandali më i madh në Shqipëri. "Mbrojtja ka arritur ta marrë shtyrjen e parë.

    Deri tani nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore dhe seanca tjetër është në shtator, atëherë kur mblidhet kuvendi i ri. Në këtë moment Fatmir Mediu rimerr imunitetin dhe e gjithë procedura duhet të nisë nga fillimi",- thanë burimet e prokurorisë.

    Sipas tyre, e gjithë strategjia e mbrojtjes është përqendruar në këtë pikë ndërsa gjykata është e pafuqishme që të marrë masat që gjyqi të zhvillohet në kohë.

    -----------------------------------------------------------------------------------------

    Familjarët e Gërdecit kërcënojnë për vetëgjyqësi

    TIRANË- Edhe në seancën e djeshme gjyqësore ndaj deputetit pa imunitet Fatmir Mediu, familjarët e viktimave të Gërdecit nuk munguan. Ata menjëherë pas shtyrjes së seancës gjyqësore për mungesë të avokatëve mbrojtës, u shprehën të irrituar për mos vazhdimin e gjykimit ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

    "Avokatët nuk u paraqitën në gjyq, pasi ishte bllokuar tuneli "Rrëshen-Kalimash" dhe qenkan në Kukës e nuk mund të vinin duke kërkuar të shtyhet seanca gjyqësore, që Gjykata e pranoi duke e shtyrë për me datën 14 shtator.

    Kjo për ne, familjarët, do të thotë një vrasje e dytë që na bëhet tashmë nga Gjykata. Avokatja jonë kërkoi fjalën, kryesuesi i seancës nuk ia dha të drejtën e fjalës. I tha jeni palë e palegjitimuar. Dhe i tha kush jeni ju? Kush jemi ne? Jemi të dëmtuar. Atëherë kush duhet të jetë në atë sallë? Ata prokurorë që nuk kanë gjë, ata gjyqtarë që nuk kanë dhimbje?

    Ne jemi ata, familjarët e viktimave dhe gjykata nuk i dha të drejtë. Kështu po ndodh e do të vazhdojë të ndodhë shtyrja. Ne për 14 shtator, mendojnë se Mediu merr imunitet tjetër, prokuroria nuk ka të drejtë të bëjë më hetime dhe Mediu del i pafajshëm nga kjo Gjykatë.

    Atëherë i themi edhe njëherë Presidentit të Republikës, Bamir Topi, të dalë në vlerat e tij dhe në vendin e tij që ka, si president dhe si kryetar i KLD-së, ose të vendosë drejtësi, ose në familjarët e Gërdecit do të kalojmë në vetëgjyqësi, nuk ka më rrugëzgjidhje për ne",-thanë njëzëri të irrituar para gjykatës familjarët e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit.

    F.Vezaj
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 63 prej 63 FillimFillim ... 1353616263

Tema të Ngjashme

  1. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  5. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •