KE: Shqipëria të zbardhë tragjedinë e Gërdecit
Tragjedia e Gërdecit dhe transparenca e financimit të partive poltike, janë dy cështjet kryesore për të cilat Komisioni Europian i kërkon Shqipërisë të hetojë në mënyrë të gjithanshme. Raporti i cili do të publikohet më 5 nëntor kritikon Shqipërinë se nuk po lufton në mënyrë të gjithanshme korrupsionin.
BRUKSEL- Komisioni Europian i bën thirrje Shqipërisë të hetojë në mënyrë të gjithanshme tragjedinë e Gërdecit, ku në mesditën e 15 marsit mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën mbi 300 vetë.
Raporti i cili do të publikohet i plotë më 5 nëntor në Bruksel thekson se Shqipëria nuk ka bërë aq sa duhet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Përvec disa progreseve, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet sfida më e madhe” thuhet në raport. Komisioni Europian thekson se një strategji e gjithanshme e luftës kundër korrupsionit nuk ka filluar dhe shton se korrupsioni mbetet një nga problemet më serioze dhe më i zgjeruari”
Raporti shton se “Lufta e korrupsionit në sistemin e gjyqësorit mbetet një nga cështjet kyce”, dhe i bën thirrje për një investigim të gjithanshëm të tragjedisë së Gërdecit.
“Duhet më shumë punë në të gjithë aspektet e cështjes, duke përfshirë përgjegjëshmërinë e gjyqësorit dhe transparencës së financimit të partive poltike” thekson raporti.
Raporti vëren vetëm një progres të limituar në parandalimin e pastrimit të parave, si dhe në luftën kundër trafikut të drogës i cili “mbetet një problem serioz”. Shqipëria ka mungesë të një infrastrukture gjyqësore, thotë raporti duke theksuar se “mungon një reformë strategjike për sistemin e drejtësisë”
Sipas raportit Shqipëria ka nevojë të ndërmarrë përpjekje të mëdha për të vendosur një njëshërbim civil të pavarur dhe eficent.
Shqipëria ka bërë progres në legjislacion, në polici me standardet europiane dhe në implementinin e marrëveshjes interim, sidoqoftë në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë vendi ka bërë një progress “jo të barabartë” prandaj Komisioni Europian e konsideron se është e nevojshme përmirësim tërësor.
Megjithëse Shqipëria po merr pjesë në dialogun mbi liberalizimin e regjimit të vizave, raporti thotë se Shqipëria ende nuk ka arritur standardet e Bashkimit Europian përsa I përket regjimit te vizave. Në këtë kuadër Be rekomandon Shqipërinë të fillojë shpërndarjen e pasaportave biometrike .
Komisioni Europian pranon se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres për të cuar përpara demokratizimin dhe shtetin e së drejtës, sidoqoftë kritikohet për mungesën e dialogut mes partive politike. Gjithashtu kërkohet konsolidimi i fuksionimit të institucioneve shtetërore.
(Balkaninsight/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt