Close
Faqja 50 prej 63 FillimFillim ... 40484950515260 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 626
  1. #491
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Berisha: Të shkarkohet prokurori i Gërdecit

    Zamir Shtylla, një ndër prokurorët që merret me hetimin e tragjedisë së Gërdecit, ku person nën hetim është dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, rrezikon të heqë dorë nga hetimet nëse ndaj tij regjistrohet procedimi.

    TIRANE- Zamir Shtylla, prokurori që kryeson hetimet për tragjedinë e Gërdecit, është vënë në shënjestër të Qeverisë. Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, ka vendosur të marrë në ndjekje penale pikërisht prokurorin që merret me hetimin e tragjedisë së Gërdecit, Zamir Shtyllën. Njeriu që ka në dorë fatin e ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që po hetohet për tragjedinë e rëndë të 15 marsit në Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm si dhe u gjymtuan dhjetëra të tjerë, nuk duhet të merret më me çështjen.
    Nëse regjistrohet ndaj Zamir Shtyllës procedimi penal, atëherë ky duhet të heqë dorë nga të gjitha çështjet që ka aktualisht në shqyrtim, qoftë kjo edhe ajo e Gërdecit.
    Ngjarja
    Bujar Nishani kërkon procedim penal për Zamir Shtyllën, pasi ky i fundit, sipas ministrit, ka tentuar të marrë në pyetje shtetasin serbo-boshnjak Damir Fazliç. Bashkë me Zamir Shtyllën kërkohet edhe penalizmi i Elio Mazrekut, zv/prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Arsyeja e vetme sipas ministrit, që duhet të penalizohen prokurorët, është se këta të fundit kanë telefonuar shefin e policisë kufitare dhe i kanë kërkuar informacione për Damir Fazliç, dhe për ta informuar këtë të fundit se prokuroria kërkon ta pyesë.
    Por historia ishte shumë e thjeshtë. Oficerët e policisë gjyqësore nuk po kontaktonin dot me shefin e Komisariatit të Rinasit, pasi ky ishte shumë i zënë me shoqërimin e Fazliç, për t’i dhënë këtij të fundit fletëthirrjen e prokurorisë. Në këto kushte, drejtori i hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, ka kontaktuar në telefon shefin e policisë kufitare. “Çdo gjë është bërë sipas ligjit, edhe kjo telefonatë”, - sqaron zëdhënësja e Ina Ramës.
    Deklarata
    Zamir Shtylla nuk e ka të vështirë të rrëfejë ngjarjen për “GSH”. “Kisha një shqetësim nga Prokuroria e Tiranës, që Damir Fazliçit nuk po i komunikohej ftesa për paraqitje. Duke qenë në postin e drejtorit të hetimit dhe ndjekjes penale në Prokurorinë e Përgjithshme, është detyrë funksionale e imja që t’u jap ndihmë prokurorive në Tiranë dhe rrethe. Në këto kushte, duke u bazuar dhe në kodin e procedurës penale, telefonova drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Qarkut Tiranë, për ta vënë në dijeni se ndaj Fazliç ishte lëshuar një ftesë paraqitje që duhet t’i komunikohej”, - deklaroi Shtylla, duke saktësuar se mbetej më tej në dorën e Fazliç nëse donte të paraqitej ose jo në prokurori. Ky veprim është cilësuar nga Ministria si antikushtetues dhe në kundërshtim me ligjet e vendit. “Ministria e Brendshme ka nisur një hetim të plotë për të vendosur para përgjegjësisë ata që mendojnë se mund të ndalojnë me telefon qytetarët e huaj në këtë vend”, - thuhet në njoftimin zyrtar të këtij dikasteri. Madje Nishani shkon dhe më tej, duke e akuzuar prokurorinë se ka synuar të përdorë policinë për krijimin e një skandali të madh ndërkombëtar me këtë shtetas të huaj, por që në fakt dyshohet për afera korruptive dhe pastrim parash në vendin tonë. Gjithashtu, ai deklaroi se do të kërkojë ndjekje penale për dy prokurorët, Shtylla dhe Mazreku. Por kundërpërgjigja e kryeprokurores Ina Rama ka qenë e menjëhershme dhe e ashpër. Sipas saj, prokuroria është penguar që t’i komunikojë ftesën për paraqitje serbo-boshnjakut, Damir Fazliç, ndaj të cilit një ditë para se të mbërrinte në Tiranë ishte hapur një hetim. Shefja e organit të akuzës ka mohuar kategorikisht që ndaj serbo-boshnjakut të jetë lëshuar një urdhër shoqërimi. Konflikti mes qeverisë dhe Ina Ramës duket se këtë herë është jo vetëm për të mbrojtur Fazliç, i cilësuar si sekseri i Ballkanit, por edhe për të goditur prokurorin që së shpejti do të vendosë për deputetit Republikan Fatmir Mediu. Zamir Shtylla ka hetuar për dosje të rëndësishme dhe ka në dorë, atë që pa frikë mund të konsiderohet si “dosja e shekullit”, atë të tragjedisë së Gërdecit.


    (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Sui generis

  2. #492
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    EDITORIAL

    Prokurorja Ina Rama është në gjunjë para…

    Fahri Balliu
    ...

    55
    Akoma lojen me prokurore do te vijoje saliu?

    te vjen era M*T, ore fahri, gjej ndonje gje tjeter, se kungulleshkat te jane kalbur - ke marre gjithe ate eksperience ne komitetin qendror punist, e na shkruan keto gomarlleqe "pa kufi" ...

    kujton mor i gjore se perhere do te shkoje "nen mustaqet" e ketij populli te ururar, pak te hutuar, ... por ne asnje menyre te gjunjezuar e te marruar, sado i sakatuar ...

  3. #493
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjohet "Gërdeci, prokuroria kërkon dëshminë e Henri Tomeit

    Ministria e Drejtësisë dërgon në Zvicër letër-porosi për "zotin e luftës"

    Dosja e Gërdecit duket se ka "pajtuar" Prokuroren e Përgjithshme me ministrin e Drejtësisë. Dy institucionet kanë bashkëpunuar së fundi për dërgimin në Zvicër të një letër-porosie për marrjen në pyetje të Henri Tomeit, personi më enigmatik në trafikun e armëve nga Shqipëria në drejtim të Afganistanit. Burime nga akuza thanë se hetimet e fundit kanë zgjeruar rrethin e personave që do të marrin në pyetje për një nga pistat me delikate të tragjedisë së Gërdecit, pikërisht atë të trafikut të armëve. Hetuesit saktësojnë se është dërguar drejt Zvicrës një letër-porosi me dhjetëra pyetje, ku u kërkohet autoriteteve të drejtësisë zvicerane të mundësohet marrja në pyetje e Henri Tomeit. Krahas kësaj, një tjetër letër-porosi është nisur drejt Qipros për të zbardhur transaksionet bankare të kompanisë "Edvin LTD", e identifikuar me seli në këtë vend.


    "Zot i luftës"

    Emri i zviceranit Henri Tomei, në agjencitë ndërkombëtare njihet si "zot i luftës". Ai është përmendur edhe në dëshminë e dhënë nga Kosta Trebicka, i cili ka pohuar se zoti Tomei erdhi në Tiranë për të bërë takime me pjesëtarë të MEICO-s, dhe ishte përfaqësues i "Edvin LTD", e cila është nën kontraktore mes MEICO-s dhe kompanisë AEY, me pronar 22-vjeçarin, Efraim Diverol. Por prokurorët pohuan pak ditë më parë se firma "Edvin LTD" është e regjistruar në pronësi të Henry Tomei, e regjistruar në Qipro dhe me numra kontakti në Zenica të Bosnjës. Ajo çfarë kanë në dosje prokurorët është jo vetëm dëshmia e Kosta Trebickës, por edhe shkresa e dy kompanive AEY dhe "Edvin LTD", ku kërkohen nga MEICO municione të kalibrave të vegjël me origjinë dhe vite të ndryshme prodhimi.


    Akuza pret Qipron dhe SHBA-në

    Hetues të çështjes konfirmuan dje se po presin një bashkëpunim të mundshëm të Efraim Diverolit dhe Henri Tomeit, dy personat enigmatikë që merrnin armë nga Shqipëria nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe i dërgonin në vendet e Lindjes. I pari është pronari i AEY, me qendër në Florida në SHBA, ndërsa i dyti është pronari i firmës kontraktuese "Edvin LTD", me qendër në Qipro, i cili merrte fishekët në Shqipëri me një çmim të caktuar dhe ia shiste Diverolit me një çmim të dyfishuar. Prokuroria i kërkoi dy vendeve respektive informacione për të kryer një hetim të gjithanshëm, pasi vepra penale është zhvilluar në territorin shqiptar. Por, ende në organin qendror nuk ka mbërritur asnjë informacion që të hidhte dritë mbi lidhjet e AEY-së dhe "Edvin LTD".

    Akuza deklaroi dje se ish-ministri i Brendshëm ka sqaruar pozicionin e tij në akuzat publike për trafik armësh nga Ministria e Mbrojtjes.


    Fshehja e armëve

    Hetuesit shqiptarë dyshojnë se për të fshehur identitetin e armëve, Diveroli dhe zyrtarët shqiptarë bënë një ripaketim të tyre, duke i hequr nga arkat e vjetra kineze e duke i rivendosur në disa arka të reja me mbishkrime në shqip. Procesi i ripaketimit nisi me firmën e biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka, por më pas, qeveria shqiptare preferoi të fuste në mes një sekser. Ai ishte Henri Tomei, person i njohur si trafikant ilegal armësh, i cili do të rrite artificialisht çmimin e armëve. Dhe kjo rritje artificiale e çmimit ishte tmerrësisht e madhe, nga 18 në 42 dollarë për një arkë me municione. Këto para dyshohet se janë ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, Diverolit dhe Henri Tomeit. Por për të mbyllur këtë aferë, ata kishin nevojë për një paketues të besuar. Në këto kushte, Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s, largoi forcërisht Kosta Trebickën nga biznesi i paketimit dhe mori një të njohurin e tij të vjetër, Mihal Delijorgjin. Ky i fundit është implikuar së bashku me Pinarin dhe Mediun, edhe në çështjen e Gërdecit.



    Neë York Times:


    Blerjet e fishekëve, një mashtrim i madh


    "Një tjetër kontraktues lokal, i përfshirë në marrëveshje, Trebicka, thotë se ai dyshonte që qëllimi i Edvinit, ishte të rikthente paratë te zyrtarët shqiptarë. Blerjet, tha Trebicka, ishin një inskenim: Shqipëria i shiste Edvinit municione me çmimin 22 dollarë për 1 mijë plumba, tha ai, dhe Edvin ia shiste AEY-së për një shumë rreth dyfish. Diferenca, dyshon ai, ndahej me zyrtarët shqiptarë, përfshirë edhe Pinarin, shefin e agjencisë të eksportit të armëve dhe ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu. Qeveria shqiptare është acaruar nga komentet e Trebickës. Sali Berisha, Kryeministër, Mediu dhe Pinari, të gjithë mohojnë të jenë përfshirë në këtë skenar. Por, Trebicka thotë se, pasi ai kishte ngritur shqetësimet e tij në lidhje me Edvinin në Ministrinë e Mbrojtjes, kompania e tij ishte përjashtuar nga kontrata e ripaketimit të municioneve. Më 11 qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli, biseduan në telefon për problemet me biznesin në Shqipëri. Trebicka e kishte regjistruar fshehtazi këtë bisedë dhe më vonë, ia kishte dorëzuar atë hetuesve amerikanë. Biseda, thotë ai, tregonte se kompania amerikane ishte në dijeni të korrupsionit në marrëveshjet e saj në Shqipëri dhe se Henri Tomei, një tregtar zviceran armësh, qëndronte pas Edvinit. Në kasetën e regjistruar, që Trebicka ia ka dhënë gjithashtu edhe "New York Times", Diveroli sugjeron se Tomet, i quajtur Henri, vepronte si ndërmjetës. "Pinari, ka nevojë për një njeri si Henri, në mes, që të kujdeset për të dhe miqtë e tij, asnjë prej të cilëve nuk është pjesë e biznesit tim", thoshte Diveroli. "Unë nuk dua t‘ia di për atë biznes. Unë dua të di vetëm për biznese legjitime". Diveroli rekomandon që Trebicka të mundohet të rifitojë kontratën e tij, duke i dërguar një nga "vajzat e tij" që të "kënaqte" Pinarin. Ai sugjeron se edhe paratë mund të ndihmonin gjithashtu. "Le ta kënaqim atë, ndoshta ai të jep edhe një shans tjetër", thotë ai në kasetë. "Nëse ai merr 20 mijë dollarë nga ty, ndoshta!". Në përfundim, Diveroli duket se ankohet për biznesin e tij me Shqipërinë. "Unë kam shkuar lart, madje deri te Kryeministri dhe djali i tij", u shpreh ai. "Por, unë nuk mund të luftoj këtë mafie. Ajo është shumë e madhe".

    Pjesë nga artikulli i New York Times, botuar më 27 mars 2008


    Shqip
    Sui generis

  4. #494
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    erion brace eshte kryeprokuror i shqiperise.. por dhe ai e ka nje shef..mbi koke.. altin arapin..
    ina-t e zamiret.. jane vasale te bandes hakmarrja..sikurse ishte i ngrati dhor sallak..

    pra gerdeci ska si zbardhet..

  5. #495
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKË
    Pas dështimit të pistës Trebicka, nekrofilët e G99 i turren sërish viktimave të Gërdecit
    16-10-2008 / Gazeta 55

    Edhe dje Erion Veliaj ka vazhduar me arratisjet e ti mendore në kohë të largëta historike duke e cilësuar ngjarjen gtragjkike në gërdec të njëjtë për nga përmasat me shkatërrimin e djegien e Kartagjenës nga Roma e Lashtë. Nuk ka të ndalur nekropolitika në opozitën e majtë.
    55
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 16-10-2008 më 07:48

  6. #496
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    kta komunista, kanibalet, pol-potet, spiunat e qelbur te serbeve, kushurinjte e mugoshave, dhendrrat e milicave duhen var ne litar me kokeposhte derisa ti lajen mekatet e diktaturddddddmmmmm, o cme kapi prostata. Me falni po me kapi prostata dhe me duket se me shpetoj pak ne benevreke.
    Me respekt
    Br...i prostat thari

  7. #497
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    braro i lutje daje me qe ti e njef berishen. amon i thuj mos fol mo anglisht se la koqen e nomit.

    fol mer daj shqip mer ene i perkthys tamom jo ka ata me shkoll note ene je i nderum. berisha mezi fol shqip don me fol ene anglisht

    vallaj kta politikonet shqiptar jon bo njoni ma kaqol se tjetri. nano lexo greqisht sic ja shkru gruja shqip hahahahahahahahah

    berisha flet anglisht sikur me qen ka burundi larget hahahahahahahahahaha
    no glove no love

  8. #498
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Raporti për KE, Qeveria ‘mohon’ Gërdecin

    "Gazeta Shqiptare" siguron dokumentacionin e Progres-Raportit per vitin 2008 që do i dorëzohet Brukselit nga Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Skandali në të nis kur në 346 faqe nuk përmendet në asnjë rresht tragjedia e Gërdecit qe mori plot 26 jetë të pafajshme, plagosjen e mbi 300 të personave si dhe mijëra shtëpi e biznese të shkatërruara

    TIRANE-Qeveria mashtron Komisionin Europian duke i prezantuar një raport të gënjeshtërt për progresin e bërë nga Shqipëria përgjatë një viti. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht dokumentacionin prej 346 faqesh që ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu do të dorëzojë në Bruksel ditën e martë, në të cilin ka jo vetëm shtrembërime të fakteve por edhe mospërmendje të problematikave që kanë shqetësuar vendin tonë. Qeveria rreh gjoksin se ka gjunjëzuar korrupsionin, por në asnjë rresht të vetëm nuk deklaron se me vendim të Parlamentit dy ministrave të saj, Lulzim Basha e Fatmir Mediu iu është hequr imuniteti e se janë nën hetim nga Prokuroria si të dyshuar në përfshirjen e aferave korruptive. Asnjë fjali për konfliktin me institucionet e pavarura e në veçanti me sistemin e drejtësisë. Por duke sfiduar faktorin ndërkombëtar, ekzekutivi përsërit pretendimin se në Shqipëri niveli më i lartë i korrupsionit është në organin e akuzës dhe gjykata. Pa harruar të shtojë mandej se nuk do të tërhiqet nga nismat që përmirësojnë situatën në sistemin e drejtësisë. Në raport nuk ka asnjë fjali për presionet e qeverisë ndaj medias së pavarur, si dhe për përdorimin e KKRT-së si vegël qorre për të goditur televizionet që i bëjnë oponencë kryeministrit.
    Gërdeci
    Skandali merr përmasa serioze kur në asnjë rresht të Progres-Raportit nuk përmendet tragjedia e Gërdecit. Ironia shkon përtej kur Ministria e Mbrojtjes vlerësohet në krye të institucioneve për suksesin e arritur në luftën kundër korrupsionit. “Me fonogram të veçantë të Ministrit të Mbrojtjes janë porositur të gjitha drejtoritë dhe Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe Komandat e Forcave për të marrë masat e duhura, për luftën kundër korrupsionit”, citojmë nga ky dokument. Sikundër shihet ekzekutivi tenton t’i hedhë hi syve Komisionit Europian për një nga katastrofat më të rënda të ndodhura në Shqipëri gjatë dekadave të fundit, që solli humbjen e 26 jetëve të pafajshme, plagosjen e mbi 300 të tjerëve si dhe mijëra shtëpi e biznese të shkatërruara. Raport-Progresi i gënjeshtër që ministrja e Integrimit, Bregu do të dorëzojë në Bruksel, kur ndalet në çështjen e forcave të armatosura nuk përmend në asnjë fjali skandalin e tregtisë së armëve me kompaninë AEY.
    Opozita
    Në këtë dokument nuk ka asnjë rubrikë që të përfshijë oponencën e bërë nga opozita apo faktorë të tjerë që janë pjesë integrale e procesit të integrimit, sikundër janë organizatat jo qeveritare edhe pse ky raportim që i prezantohet KE-së duhet të jetë i palës shqiptare dhe jo vetëm i qeverisë. Këto të dhëna të shtrembëruara që i paraqiten Brukselit krijojnë një perceptim të gabuar për sa i përket identifikimit të problematikave që ka Shqipëria pasi i vetmi burim zyrtar informacioni mbetet ky raport. Komisioni Europian në hartimin e raport-progresit final për vendin tonë, veç konkluzioneve të veta do të mbështetet mbi këto të dhëna.

    Alsat
    Sui generis

  9. #499
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tiki..

    sikur ta njihja berishen.. do kisha mundesi me fol me te..

    e po te flisja me te.. ai dicka do mesonte.. nga une..

    sikur 10 shkrime te mijat te kish lexuar ne forum.. ai nuk do binte ne grackat e mafies enveriste cdo dite..

    brari ktu e ca vjet me pare tha se.. berisha i pas 3 korrikut vazhdon te kete celsat e kashtes.. se de fakto pushtetin e ka edvin bracet..

    rach.. mos e co mamin me tek harasani e taulant balla se.. po ta bejne fertele fare..
    se ata cdo nate han karkaleca e bifteke e te shqyejn..
    jini tifoza te partis po jo deri ktu o rach..
    motren kujdes se.. e mban edvini ne peze si korriere te besuar..
    nejse dicka fitoni..

  10. #500
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    sikur ta njihja berishen.. do kisha mundesi me fol me te..

    e po te flisja me te.. ai dicka do mesonte.. nga une..

    sikur 10 shkrime te mijat te kish lexuar ne forum.. ai nuk do binte ne grackat e mafies enveriste cdo dite..

    ..
    si nuk e njifke veten mer brar? nuk i lezoke ti ato qe shkrueke?

    viktimizimi i saliut - kjo eshte arma jote forumiste dialoguese ...

    nuk ia ke dale mbane akoma!

    saliu eshte kukull dhe instrument djallezor i nomenklatures punisto-sigurimse.

    ai eshte saliu-ti, saliu-tat ...

Faqja 50 prej 63 FillimFillim ... 40484950515260 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  5. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •