Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Drejtësi gjinie, jo barazi gjinie ...

    Muslimanët janë dëshmitar të së Vërtetës për njerëzimin. Është detyrë mbi ta të mbështesin atë që është e drejtë. Kjo është një përfundim logjik i besimit dhe dashurisë për njerëzimin.

    Për nevojë të sigurimit të vetes, duhet që të tjerët të jenë të informuar rreth asaj që është e drejtë. Ne jetojmë në një botë ku mendimet dhe aktet tona influencojnë të tjerët; kur një grup njerëzish nuk thërrasin të tjerët në rrugën e drejtë, ata vetë bëhen target i shtytjes së vetes që të ndjekin rrugë të tjera.

    Rezultatet e neglizhencës sonë kolektive në këtë çështje ndodhen gjithkund përrreth nesh. Fushata ndërkombëtare të bëra në emër të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, të cilat kanë fitura rëndësi kohët e fundit, është një shembull i kësaj.

    Barazia është justifikim dhe parullë çorientuese (mashtruese). Por, çfarë aktualisht është kuptimi i barazisë? Në matematikë, dy variable mund të shkëmbehen duke mos ndikuar rezultatin në asnjë mënyrë. Në qoftë se burrat dhe gratë janë të barabartë në këtë kuptim, atëhere gruaja mund të bëjë çdo gjë që një burrë mund të bëj, dhe në të kundërtën. Ju mund të zëvëndësoni njërin për tjetrin çdokund. Kështu që gruaja mund të bëhet shofere kamioni, minator qymyrguri, roje burgu, apo çfarë të doni juve. Ngjashëm, burri mund të bëhet zotëri mami, duke zëvëndësuar nënën në kujdesjen e fëmijëve.

    Kjo barazi matematikore mes burrave dhe grave është qartësisht absurde. Nevojitet vetëm të shohim diferencat biologjike dhe psiqike mes burrave dhe grave. Por, akoma, kjo është saktësisht rrugë që e ashtu quajtura fushata e barazisë gjinore ka parë verbërisht. Kjo ka për qëllim zëvëndësimin e relacioneve plotësuese mes burrave dhe grave me atë të kundërshtimit.

    Civilizimet dhe shoqëritë që nëpër shekuj refuzuan të konsiderojnë gruan si qënje njerëzore, apo ti japin asaj të drejta, tani kanë shkuar nga një ekstrem në një tjetër. Islami kurrë nuk ka pasur të bëjë me kështu lloj marrëzirash. Atëherë kur gratë nuk kishin të drejta në botë, Islami deklaronte:

    Dhe gratë duhet të kenë të drejta të ngjajshme me të kundërtit e tyre, sipas asaj që është e drejtë. (El-Bekare, 2:228)

    Ky urdhër i Islamit qëndron edhe sot dhe do vlej edhe për të ardhmen. Të drejta të ngjashme, jo të drejta të njëjta. Kualitet dhe jo kuantitet (barazi cilësore, jo sasiore). Së bashku burrat dhe gratë janë të barabartë në humanizmin dhe dinjitetin e tyre; në përgjegjësinë e tyre para Allahut; në përgjegjësinë e tyrë për kryerjen e punëve të përcaktuar dhe të gjykohen sipas plotësimit të tyre.

    Megjithatë, detyrat e caktuara nuk janë të njëjta. Atyre u është dhënë aftësi të ndryshme nga Krijuesi i tyre; detyrat janë të bazuara në ato aftësi.

    Ky ndryshim nuk është një gabim që nevojitet të rregullohet, është parim i vetëm për ndërtimin e një shoqërie të shendosh dhe të suksesshme. Islami liron gruan nga tirania moderne që e detyron atë të bëhet burrë që të ketë kuptim të vetëvlefshmërisë dhe arritjes.

    Nëse Muslimanët e kanë bërë detyrën e tyre tani do të pyeteshin për të drejtat univerasale të gruas siç janë dhënë nga Islami, në përgjithësi të injoruara në perëndim. Të bazuar në kontributin tonë të zymtë, dhe në bisedën aktuale ky do të ishte një akt revolucionar dhe liberal. Deklarata e përgjithsme Islamit për të drejtat e grave do të përfshinte edhe pikat që vijojnë:

    1. Krijuesi i ka dhënë burrave dhe grave dinjitet, por forcat e imoralitetit dhe të keqes e kanë sulmuar atë në shumë rrugë. Një nga sulmet shkatërruese është pornografia. Ajo është një ofendim i respektit dhe nderit të gruas. Ajo shkakton një atmosferë ku krime të tjera kundër tyre bëhen të mundura.
    Në disa shtete pornografia është industri shumë-biliona dollarësh, dhe këto shtete janë duke eksportuar këtë ndyrësi edhe në pjesë të tjera të botës. Teknologjitë e reja, sidomos Intërneti është bërë medium për furnizim të kësaj ndyrësie duke i krijuar çdokund moralit një kanosje serioze. Pornografia duhet të refuzohet, dhe të gjitha tregjet respektive të shpallen të paligjshme siç është ndaluar droga si diçka e rrezikshme.

    2. Prostitucioni duhet të pranohet si një akt i urryer i shfrytëzimit të gruas. Kushdo që nuk e pranon këtë, thirrja e tij për për respektimin e të drejtave të gruas nuk mund të merret me seriozitet.

    3. Janë burrat, bijët, baballarët, bashkëshortët dhe vëllezërit që mbrojnë dhe furnizojnë nënat, bijat, bashkëshortet dhe motrat e tyre. Islami e liron gruan nga skllavërimi jashtë shtëpisë, kështu që ajo mund të udhëheq pjesën më të mirë të perandorisë. Të gjitha përpjekjet për të zhvatur këtë liri dhe sigurim ekonomik nga gratë, duke i forcuar ato jashtë vendit të paqes dhe dinjitetit shtëpiak, në tregun punëtor të vrazhdë dhe shpesh mizor, duhen të ndalohen.

    4. Amvisëria është një detyrë shumë e nderuar dhe përgjegjësi serioze; është bazë për një shoqëri të shëndoshë. Shoqëritë që nuk tregojnë rrespekt për drejtimin e shtëpisë, humbasin drejtuesit e shtëpisë e cila të çon në shtëpi të shkatërruara dhe shoqëri të prishura. Nënçmimi i detyrës së drejtimit të shtëpisë është anti-familjare dhe anti-shoqërorë; kjo duhet të shqyrtohet dhe frenohet.

    5. Është e drejta e gruas muslimane të vishet me modesti, të veshë hixhab dhe të refuzojë të zhvishet për ekspozim. Kjo e drejtë duhet të pranohet botërisht dhe çdo përpjekje që kufizon këtë të drejtë duhet gjithashtu të njihet si diskriminim religjioz dhe/apo persekutim.

    6. Ndodhet vetëm një form legjitime e familjes, ajo e cila është krijuar nga një bashkim legjitim mes burrit dhe gruas, siç është lejuar nga të gjitha fetë e shpallura. Çdo form tjetër jo vetëm që është jomorale, por gjithashtu i shkakton kërcënim serioz njerëzimit.

    7. Familjet duhen të mbrohen nga ndërhyrje të jashtme, sidomos ndërhyrje nga instuticione shtetërore apo joshtetërore. Kjo gjithashtu përfshin ndërhyrjen me pretekst të të dhënurit të ndihmës.

    Për zgjidhjen e grindjeve të familjes, Islami sygjeron proçedorë tre fazash:

    1- Të zgjidhet konflikti me të shtëpisë (brenda shtëpisë).
    2- Të zgjidhet brenda familjes duke futur të moshuarit nga familja e burrit dhe të gruas.
    3- Si shpëtim i fundit, të zgjidhet në gjygjet ligjore.

    Në këtë trajtim ndodhet një urtësi e madhe. Hazreti Omari (r.a) në një direktivë dhënë Kadisë (gjykatësit) thotë: Drejtoni grindjet familjare tek familjet (kështu që ata mund ti zgjidhin ato brenda tyre me ndihmën e të vjetërve), sepse vendimet e gjykatësit krijojnë urrejtje dhe ligësi.

    Injorimi i një skeme të tillë mund të lëndojë vetëm familjet që ky plan i ri pretendon ti ndihmojë.

    Islami nuk thërret verbërisht në barazinë gjinore; gratë e këqija nuk mund të jenë të barabarta me gratë e mira, dhe as burrat e këqij të jenë superior ndaj grave të mira.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 21-04-2008 më 14:26
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Të drejtat e bashkëshortes

    Kur e kanë pyetur se çfarë të drejta ka gruaja ndaj burrit, i Dërguari a.s. është përgjegjur kështu:

    “Kur të hash vetë, do ta ushqesh edhe atë, kur të vishesh vetë, do ta veshish edhe atë. Mos ia përkujto qëllimisht të mirat që ia ke bërë. Mos e quaj atë dhe punët e saja të shëmtuara, kur t’i hidhërohesh, të mos e lësh në vetmi, por brenda në shtëpi (një kohë të caktuar mund t’i rrish larg).”

    Në një hadith tjetër thuhet kështu:

    “U jepni atyre nga ajo që hani, veshni ato sikur që visheni vetë, mos i rrahni, mos i quani të shëmtuara, mos përdorni fjalë të këqia.”

    1) Nevojat materiale dhe shpenzimet kryesore të gruas janë në përgjegjësi të burrit.

    Kjo ndryshon varësisht nga gjendja materiale e burrit. Ç’është me rëndësi, kjo duhet të realizohet sipas nivelit të burrit. Siç u theksua më sipër, nga aspekti juridik gruaja nuk është e obliguar të punojë as në shtëpi. Por, s’ka kurrëfarë dyshimi se puna në shtëpi është e vlefshme nga aspekti i dashurisë, intimitetit dhe ndieshmërisë (senzibilitetit), nëse mund të kryhet. Por, sipas mendimit të Imam Malikut dhe disa të tjerëve nga as’habët dhe tabbiinët, nëse burri është i varfër gruaja duhet të punojë. Nëse burri është koprrac dhe nuk e shpenzon atë që është faktike dhe e zakonshme, gruaja ka të drejtë që për vete dhe për fëmijën e saj, të shpenzojë atë pa e lajmëruar (informuar) burrin. Pejgamberi a.s. e ka lejuar këtë gjë.

    2) Të mos degradohet (nënçmohet) gruaja.

    Kjo don të thotë se as ajo dhe as punët e saja të mos quhet të shëmtuara. Të mos shprehet (nga ana e burrit) mospëlqimi. Siç dihet, ofendimi më i madh ndaj gruas është kur atë do ta quash e shëmtuar. Gruaja është e dhënë vazhdimisht me shpirt që burrit t’ia tregojë bukurinë dhe prezencën e saj. Është sjellje gjentile që asaj t’i thuhet se është e bukur.

    Veç kësaj që u tha më sipër, në hadithe ekzistojnë këshilla që burri të mos i hidhërohet gruas, të mos braktiset ajo. Mirësjellja me gruan është shpallur edhe në Kur’an:

    “Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, se ndodh që All-llahu të falë shumë të mira në një send që ju e urreni.”

    Për këtë çështje flasin shumë hadithe të Pejgamberit a.s.:

    “Në lidhje me gratë, njëri tjetrin ta këshilloni me mirësi...”

    “Një besimtar një besimtares të mos i hidhërohet kur është i nevrikosur. Nëse nuk i pëlqen ndonjë veti e saj, ndoshta do të jetë i kënaqur me vetitë tjera.”

    Me të vërtetë nuk është e thënë të na pëlqejë çdo veti dhe çdo punë e ndonjë njeriu. Por, një njeri i sinqertë, me siguri do të gjejë shumë veti që do t’i pëlqejnë tek të tjerët, e sidomos tek gruaja. Me ato ai duhet të kënaqet dhe të jetë i lumtur. Një hadith tjetër i të Dërguarit a.s. thotë:

    “Besimtarë, më të pjekur në iman janë ata që kanë moral më të lartë. Nga ju, më i vlefshmi është ai, që ndaj grave sillet më mirë dhe është më gjentil.”

    Të përsërisim se është e ndaluar të hidhërohesh me gruan, të mos i flasish asaj dhe ajo të bojkotohet. (lidhur me këtë ekziston një përjashtim i cili do të ceket në vijim të librit). Gruaja dëshiron që burri të interesohet për të... Ndjen nevojë shpirtërore që vazhdimisht të pranohet prezenca dhe vlera e saj nga ana e burrit. Nëse nuk mund të gjejë një interesim të këtillë nga ana e bashkëshortit, ajo do të jetë e brengosur. Është vërtetuar me anketa se njëri ndër shkaqet më të rëndësishme për kërkesën e kënaqësisë shpirtërore e seksuale, është pikërisht një gjendje, siç u theksua më lartë.

    3) Argëtimi në shtëpi me bashkëshorten ose vëzhgimi i përbashkët i ndonjë ngjarjeje argëtuese, është njëra nga të drejtat e gruas ndaj burrit.
    Nëna jonë, Aisheja bënte gara në vrapim me të Dërguarin a.s.; ndonjëherë ajo e tejkalonte të Dërguarin e Zotit, ndonjëherë e tejkalonte ai. Në Mesxhidin e Medines (një xhami e vogël) ushtarë nga Abisinia ushtronin lojra ushtarake me shtizat e tyre. Pejgamberi a.s. dhe Aisheja i vëzhgonin nga porta e tyre. I Dërguari a.s. e mbuloi me shaminë e tij Aishen dhe kështu, deri sa nuk u mërzit ajo, vazhduan t’i përcjellin ushtarët. Rrëfehen fjalët e Ibën ‘Abbasit:

    “Si unë që dëshiroj që bashkëshortja ime të rregullohet për mua, ashtu më pëlqen edhe rregullimi im për të." Meqë All-llahu ka urdhëruar:

    “Si kanë të drejtë burrat ndaj grave, ashtu edhe ato kanë të drejtë ndaj burrave.”

    I Dërguari a.s. në një hadith thotë:

    “Të gjitha lojrat që i bëjnë njerëzit janë të kota. Përjashtim bën hedhja e shigjetës me hark, ushtrimi me kalë dhe të luajturit me gruan. Janë këto reale dhe të drejta.”

    4) Të mos rrihet gruaja, duke i pasur parasysh gratë, Pejgamberi a.s. thotë:

    “Mos i rrihni robëreshat e Zotit.”

    Erdhi ‘Umeri r.a. dhe u ankua se gratë kanë filluar të rebelojnë kundër burrave të tyre. Pas kësaj, i Dërguari i All-llahut lejoi që gratë të rrihen. Kësaj radhe u shtua numri i grave që erdhën tek gratë e Pejgamberit a.s. të cilat u ankuan nga burrat e tyre. Në fund Pejgamberi a.s. tha:

    “Shumë gra po vijnë tek familja ime e po ankohen nga burrat. Ata që i rrahin gratë e veta, s’ka dyshim se nuk janë të hajrit.”

    Në Islam, kreu i familjes është burri. A mundet që kreu i familjes ta rrahë gruan për t’a kthyer disciplinën, me kusht që ajo rrahje të mos jetë shumë e dhembshme? Nëse gruaja është rebele ose, nëse ka rebeluar kundër burrit dhe, nëse ka filluar që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ta shkatërrojë bashkësinë familjare, burri mund ta rrahë atë. Për një rrahje të këtillë, ka edhe arsye tjera. Lidhur me këtë do të bëhet fjalë më vonë. Jashtë këtyre arsyeve, burri nuk ka të drejtë ta rrahë të shoqen. Pejgamberi a.s. thotë:

    “Asnjë nga ju s’duhet ta rrahë gruan si rrihet robëresha. Ndoshta në fund të jetës do të kthehet dhe do të bëjë marrëdhënie me të.”

    5) Nuk duhet bërë gruan lëndë shpirtëkeqësie duke e kontrolluar atë befasisht. S’duhet bërë kontrollime sekrete.
    Vetëm nëse disponon me argumente të forta dyshimi, mund ta bëjë atë. Në një hadith thuhet: Nëse dikush është larg familjes, mos të kthehet pa u lajmëruar më parë.
    Burri nuk duhet aty për aty t’u besojë thashethënave lidhur me gruan e tij dhe s’duhet të japë gjykime të ngutshme. Njëri ndër mëkatet më të mëdha është, të ndërmjetësuarit në keqësimin e marëdhënieve mes gruas dhe burrit. Pejgamberi a.s. thotë:

    “Ai që spiunon gruan tek burri i saj dhe atë e prezenton si femër të keqe, nuk është me ne.”

    Njëra ndër arsyet përse nuk është e preferuar që burri befas të hyjë në shtëpi ose në ndonjë rast tjetër, është pamundësia e përgatitjes së gruas të dalë para burrit të vet, e jo diç tjetër e papëlqyer.

    6) Nuk është e lejuar që bashkëshortët t’i zbulojnë sekretet lidhur me marëdhëniet seksuale dhe me çështjet tjera.
    Një sjellje e këtillë, mund ta prishë ndjenjën e turpit te gruaja dhe t’ia dobësojë emocionet, ndaj është jomorale. Këtë gjë i Dërguari i All-llahut e shpjegon kështu:

    “Ditën e Gjykimit, para All-llahut, në vendin më të keq do të gjenden edhe ata që zbulojnë sekretin e gruas së vet pas mardhënieve me të.”

    Normalisht, edhe gruaja duhet të respektojë këtë parim në të njëjtën mënyrë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 15-05-2008 më 08:15
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gruaja në trashëgimi

    “Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që e lënë prindrit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit, le të jetë pak ose më shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).
    Kur’ani (4): 7


    Trashëgimia dhe gruaja para Islamit

    Tek egjiptasit e vjetër edhe vajzat edhe djemtë barabartë i trashëgonin etërit e tyre. E djalit më të madh i takonte pak më shumë. Sipas ligjeve të Hamurabit, pasuria e babait ndahej midis djemve ndërsa vajzat nuk mund të trashëgonin gjë. Në të drejtën kineze, nga fillimi, vajzat nuk mund të trashëgonin. Më pastaj u bë një ndryshim me të cilin vajzave u pranohej kjo e drejtë, po s’kishte trashëgimtarë nga meshkujt. Trashëgimia nuk bartej në prindët e të ndjerit. Tek japonezët, djemt e trashëgonin nga një e vajzat nga gjysmë pjese. Në të drejtën e vjetër brahmane, djemtë merrnin pjesë të barabarta të trashëgimisë, por djali i madh merrte diç më tepër. Vajzat nuk kishin të drejtë trashëgimie. Në të drejtën e vjetër iraniane, djemtë dhe vajzat e pamartuara pa testament trashëgonin pjesë të barabarta.
    Për vajzat e martuara, paja që e merrnin nga babai, llogaritej një pjesë e trashëgimisë.
    Në të drejtën romake, nëpërmjet të testamentit pasuria ndahej midis trashëgimtarëve legal. Vajzat dhe djemtë merrnin pjesë të barabarta. E drejta e trashëgimisë hebreje, vajzat totalisht i shmangte nga trashëgimia.

    Por, sipas gjykimeve të Dhiatës së Vjetër:

    “Nëse dikush vdes dhe pas vetes lë një djalë, vajzat nuk mund të jenë trashëgimtare. Por, nëse nuk lë djalë pas, atëherë trashëgimia hidhet në vajzat.

    Por, vajza që merr trashëgim nga i ati, s’mund të martohet me njerëz të tjerë veç atyre nga farefisi, meqë nuk lejohet që trashëgimia nga një fis të kalojë në tjetër. Çdo fis duhet të mbajë trashëgiminë e paraardhësve të tyre (gjyshërve, stërgjyshërve etj.)”

    Para Islamit, tek arabët, ata që nuk ishin të aftë të bartin armën, fëmijët e vegjël dhe gratë që s’ishin në gjendje ta mbrojnë vendin, nuk mund të ishin trashëgimtarë. Pronësia e të ndjerit duhej të trashëgohej nga mashkulli (burri) më i afërt, që mundej të luftojë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 04-06-2008 më 12:34
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gruaja në të drejtën trashëgimtare islame

    Islami, me ajetin e 7 të sures en-Nisa i shpëtoi fëmijët e vegjël si dhe gratë nga një padrejtësi e madhe - ngelja pa të drejtën e trashëgimisë. Si mund të jenë trashëgimtarë burrat ashtu mund të jenë edhe gratë. Në kohën e Pejgamberit a.s. gratë dhe dy vajzat e Sa’d b. Rebias që ra martir në Uhud, erdhën para të Dërguarit a.s. dhe i thanë:

    -O i Dërguar i All-llahut, këto janë të bijat e Sa’dit. Babai i tyre ra martir në luftën e Uhudit, e xhaxhai i tyre ua ka grabitur pasurinë dhe nuk u ka lënë asgjë. Këto vajza nuk mund të martohen pa kurrfarë prone. Pejgamberi a.s. u përgjegj:

    -All-llahu për këtë gjë do të na shpallë gjykimin e vet. Më pastaj zbriti ajeti mbi trashëgiminë.
    Kur zbriti ajeti për trashëgiminë dhe i caktoi fëmijët dhe prindërit për trashëgimtarë, muslimanët duke i parë tendencat e përgjithshme në shoqërinë e vet deri në atë kohë edhe tek vendet fqinje, u çuditën shumë, bile edhe u brengosën. Si mund t’i jepet gruas një e katërta ose një e teta pjesë, vajzës një e dyta pjesë, madje edhe djali i vogël të gëzojë trashëgiminë. Askush nga ata nuk dilte që të luftojë kundër armikut dhe të fitojë pre lufte. Kjo tregon madhësinë dhe rëndësinë e revolucionit që e bëri Islami lidhur me trashëgiminë.

    Sistemi i ndarjes dy me një Sipas ajeteve që bëjnë fjalë për trashëgiminë, rrugët themelore të trashëgimisë (trashëgimia nga prindërit, nga bashkëshorti ose bashkëshortja), një burrë merr sa dy gra. Një ndarje e këtillë dy me një i zmadhoi kritikat e atyre që thonë se Islami gratë i pranon si “gjysmë krijesa” të parëndësishme. Para se të shpjegojmë arsyen e kësaj çështjeje të rëndësishme, duhet të theksojmë një gjë që do t’i ndriçojë të gjitha vështirësitë që do të dalin para nesh.

    Shkencëtarët Islam, thonë se do të na çuditte ajo sikur t’i analizonim gjykimet e fesë Islame nga lëmenjë të ndryshëm duke zgjeruar disa prej tyre dhe t’i shqyrtojmë të nxjerrura jashtë sistemit të përgjithshëm. Si s’mundemi ta montojmë një pjesë të orës së murit në orën e dorës, ashtu nuk mundemi ta shqyrtojmë vetëm të drejtën islame, në krahasim me sistemet tjera juridike dhe problematikën e gjykimeve islame vetëm brenda në sistem, por duhet bërë krakasime me ndonjë sistem tjetër. Ky është një parim i përgjithshëm. Pa qenë të njohtuar sa duhet për institucionin - familje, në të drejtën islame, nuk do të mund të kuptonim as parimin

    “Pjesa e një burri është sa pjesa e dy grave”.

    Më pastaj, çështjet tjera siç janë: Shkurorëzimi, poligamia, mbulesa, prostituciuoni janë të ngjajshme. Të nënvizojmë se problemet sociale që paraqiten në shoqërinë, ku nuk është aplikuar Islami (si një tërësi e bazave të besimit, gjykimet e ibadetit dhe moralit), nëse nuk mund të evitohen me vendime e formulime të veçanta, për një gjendje të këtillë nuk mund të fajësohet dhe përgjigjet feja Islame. Në veprën e vet të titulluar “Huxh-xhetu’llahu’l baliga” Shahu Velijullah ed-Dihlevi (fq. 671 dhe vazhdimi) ku i numëron bazat e të drejtës së trashëgimit në Islam, shënon edhe këtë: tërë puna dhe mundi i njeriut në botë, është që të kujdeset dhe të rritë një zëvendës (pasardhës) që do ta mbaj vendin pas tij dhe do t’ia trashëgojë emrin dhe gjininë (fisin).

    Kjo për të, është një dëshirë e përhershme. Siç dihet, as gruaja, as vajza, as motra nuk mund ta ruajnë fisin dhe emrin familjar. Këtë mund ta bëjë djali, e ndoshta edhe vëllau. Gruaja, mundet që, pas vdekjes së burrit të martohet me ndonjë burrë tjetër. Edhe vajzat edhe motrat do të martohen dhe do ta vazhdojnë fisin tjetër. Vetëm djali është ai që do ta vazhdojë rendin dhe punën e bërë me nder e djersë të të ndjerit dhe do ta bartë emrin e babait. Për këtë arsye i jipet pjesa më e madhe që të mos dëmtohet rendi i formuar juridikisht dhe dëshirat e pronarit, respektivisht të të ndjerit, Në Islam, trashëgimia është caktuar sipas nevojave dhe përgjegjësisë së invdividëve. Kështu, trashëgimia prej bashkëshortit në bashkëshortin ose nga prindërit në fëmijë, faktor kryesor i ndarjes së saj është parimi - një burrit sa dy pjesë të grave.

    a) Nëse vajza s’është e martuar, është vetëm një njeri. Përveç personalitetit të vet, s’ka kë të mbikëqyrë tjetër. Po qe e martuar, detyra e burrit të saj është që t’ia plotësojë të gjitha nevojat, jo vetëm asaj por edhe fëmijëve të vet. Por, për këtë gjë kemi folur më parë. Më pastaj, kur të marto-het, do të merr mehrin dhe shumë dhurata tjera. Po u bë fjalë për vëllain që do të merr dy fish më tepër, ai është ose i martuar ose do të martohet. Në të dyja rastet është përgjegjës t’i shikojë shumë anëtarë dhe të kujdeset për ta, ose, së paku duhet të kujdeset për veten dhe bashkëshorten. Kur të martohet, ai do të japë mehrin dhe do të ketë shpenzime tjera. Malli, gruas së martuar nuk do t’i zvogëlohet fare, madje, me autorizimin që i është dhënë nga e drejta islame, duke qarkulluar kapitali i saj, ai edhe do të smadhohet. Nga ana tjetër alimentcioni, po pati nevojë për të, është në kurriz të burrit. Ndërsa vëllau do të shpenzojë trashëgiminë e ngelur nga babai, që të kujdeset për fëmijët e vet. Veç kësaj, motra e pamartuar, po s’mundi të kalojë me trashëgiminë që ia ka lënë babai, do të ketë ndihmë nga i vëllai.

    b) E njëjta gjë vlen edhe për gruan që ka trashëguar bashkëshortin. Nëse ajo ngel vejushë, do të jetë vetëm një individ dhe mund të jetojë me trashëgiminë që e ka marrë nga burri, madje ndodh që të trashëgojë edhe nga prindërit. Nëse martohet rishtazi kësaj radhe për nevojat e saja do të kujdeset burri i ardhshëm.

    Duket qartë se në një sistem të këtillë, u është dhënë kujdes i duhur obligimeve.
    Barabarësia midis gruas dhe burrit, që qartë duket në disa situata, përveç këtyre dy rrugëve themelore të trashëgimisë, vërteton se gruaja në trashëgimi nuk llogaritet si “e parëndësishme, gjysma e burrit.”

    “Në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta.”

    “Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët, pasi nuk ka as prindër as fëmijë por ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta”

    Në këto dy raste, marrin pjesë të barabarta edhe babai edhe nëna që janë grua e burrë, madje edhe vëllau edhe motra nga e njëjta nënë. Nuk ka ndryshim midis tyre. Por, kjo s’është rruga kryesore e trashëgimisë. Gruaja nëse llogaritej absolutisht si gjysma e burrit, në këtë rast duhej të merrte gjysmën e pjesës në krahasim me burrin.
    Ajetet që flasin për trashëgimi, në Kur’anin Famëlartë, përfundojnë kështu;

    “Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut (urdhërave të tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në Xhennete, nën të cilët burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 04-06-2008 më 12:33
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2008
    Postime
    55

    Pozita e gruas ne Islam

    Pozita e gruas ne Islam

    Islami, çështjes së gruas i bënë një trajtim dinjitoz, që përkon me gruan, si femër, vajzë, bashkëshorte dhe nënë në shoqërinë njerëzore. Kur'ani, libri i shenjtë i myslimanëve i kushton rëndësi të veçantë pozitës së saj në shoqërinë islame. Kaptina e katërt e Kur'anit, njëra prej kaptinave më të gjata mbanë emrin "Suratu anNisa" ( Kaptina e grave). Kurse kaptina e nëntëmbëdhjetë mban emrin "Suratu Merjem" (Kaptina e Merjemes), nënës së Jezu Krishtit, të cilin ne myslimanët e quajmë me emrin Isa, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ta. Merjemes, nënës së Isait a.s., Kur'ani i jep epitetin e gruas më të zgjedhur në mesin e të gjitha grave të botës, kur thotë: "Përkujto kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, Allahu të dalloi ty, të pastroi dhe të lartësoi mbi gratë e botës". ( Ali Imran: 42) . Feja islame i erdhi në ndihmë gruas që po vuante. Islami shpalli barazinë në krijim të burrit e të gruas, të njerëzve të çfarëdo race, të të gjithë njerëzimit: " O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni në mes vete e s'ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është më i devotshmi". Pastaj: "O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj e prej tyre u shtuan burra shumë e gra". Kurdo që në Kur'anin fisnik përmenden burrat, atëherë përdoren edhe gratë në kontekste të ndryshme si "Besimtarët dhe besimtaret, myslimanët dhe myslimanet, agjëruesit dhe agjërueset" etj., që do të thotë për pozitën dhe respektin që gjinia femërore ka në Kur'anin fisnik. Gruaja ka një pozitë të veçantë në Islam. Kur profeti Muhamed u ngarkua me shpalljen islame, njeriu i parë që i besoi ishte bashkëshortja e tij Hatixheja. Kurse, dëshmori i parë në islam ishte Umu Jaser, e cila vdiq nga torturat që bënë mbi të dhe familjen e saj politeistët e Mekkes, me qëllim që ajo të kthehej në fenë e të parëve. Profeti Muhamed, në një thënie të tij pohon: "Parajsa gjendet nën këmbët e nënave", që është një respekt i veçantë për gjininë femërore si në rininë e saj, por edhe në moshën e shtyrë. Çështja e gruas zë një vend të veçantë në hytbenë lamtumirës, që profeti Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, mbajti para dhjetëra mija haxhinjve të tubuar në rrafshnaltën e Arefatit: "Ju këshilloj të merrni parasysh të drejtat e grave dhe për këtë veçanti, të keni frikë Allahun. Ju i morët gratë si amanet nga Zoti, duke dhënë fjalën në emër të Allahut, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre. Ju keni të drejta mbi gratë dhe ato kanë të drejta mbi ju". Lidhur me pozitën e gruas në islam dhe lirinë që ajo gëzonte para më shumë se katërmbëdhjetë shekujve, sa për ilustrim po përmendim një debat të zhvilluar në mes Omer ibnul Ha-tabit, halifit të tretë të myslimanëve, dhe një gruaje nga mesi i xhematlive, që po merrte pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e Pejgamberit në Medine. Derisa, Omeri po kritikonte dukurinë e shtrenjtimit të mehrit (pajes së martesës), gruaja u ngrit nga mesi i xhamisë dhe iu drejtua halifit Omer me këto fjalë: "Ej Omer nuk ke të drejtë të thuash kështu!", duke i pasuar dhe vërtetuar fjalët e saj me ajete të Kur'anit. Atëherë , Omeri e mori prapë fjalën dhe tha: "Allah, Allah! Një grua bënë debat me Omerin dhe ia mbyllë gojën!" Këto janë disa principe të përgjithshme, të cilat tregojnë pozitën e gruas në fenë Islame. Është e vërtetë, se këto principe nuk janë zbatuar në përpikëri në të gjitha kohërat dhe vendet e botës islame në mënyrë perfekt gjatë katërmbëdhjetë shekujve, por ato ekzistojnë si bazë ligjore dhe janë obligative si për besimtarët, por edhe për struktrat e shtetit islam.



    Pozita e gruas në islam sipas mendimtarëve perëndimor

    Pozita e gruas në fenë islame vazhdimisht ka qenë objekt studimi i dijetarëve perëndimor. Me këtë rast po përmendi mendimet e disa prej tyre. Stanley Lane Poole thotë: "Ndryshimet e rëndësishme që bëri Muhamedi në çështjet gruas asnjë ligjvënës i madh nuk i ka bërë. Vendimet në lidhje me gratë gjithsesi janë dispozita të kodifikuara në Kur'an gjer në çështje të imta. Ja, në këtë pikë qëndron reforma më e rëndësishme e Muhamedit. Kjo reformë sado e parëndësishme t'i duket ndonjë evro-piani, kur krahasohet me sistemin ligjor të vjetër lidhur me gruan, me të vërtetë është madhështore! Kufizimi i poligamisë, këshillimi i bashkëshortësisë me një grua, zëvendësimi i elementeve të bashkëshortësisë tradicionale arabe që shkaktonin frikë për shkak të ortakllëkut dhe përzierjes, me nivele tjera ndalimi, kufizimi i ndarjeve, vendosja e rregullave shumë të forta për dhënien e kontributit, kujdesin dhe ushqimin për një kohë grave të ndara nga ana e burrave, së bashku me trajtimin e përpjesëtimit të ushqimit të fëmijëve në rapor të barabartë midis burrit e gruas, organizimi i risisë që garantonte zbatimin e statusit të tyre si trashëgimtarë ligjorë dhe heqja e zakonit dhe traditës që e pat lënë gruan e ve në cilësinë e mallit të trashëgueshëm të burrit; të gjitha këto formojnë një kuadër të madh ndryshimesh dhe reformash". Kurse, Will Durant, përsëri në kuadër të çështjes së të drejtave të njeriut shkruan: "Nëse do të ishte e nevojshme të gjykohej nga një këndvështrim tjetër, gruaja myslimane, krahasuar me disa gra në Evropë, ishte në gjendeje më të mirë. Çdo mall ose para që fitonte, i mbetej përkatësisht asaj. As shoqi nuk ia prekte ato që fitonte. Në dhomat e veta, në siguri, endte, qëndiste, qepte, administronte shtëpinë dhe rriste fëmijët. Nga ana tjetër i mbetej, kohë edhe për lojë e biseda të shoqëruara me ngrënie ëmbëlsirash me shoqet e saj". Në lidhje me barazinë burrë-grua, Jacques C. Risler, një nga profesorët e Institutit Islam, thotë: "Në çështjet juridike gruaja u ngrit plotësisht në nivel barazie me burrin . Duke filluar që nga ajo kohë, më së fundi, gruaja u bë zotëruesja e të drejtave ë lirisë për t'iu njohur një vend i caktuar, për të trashëguar dhe për të lënë testa-ment". Gaudefroy- Demom-bynes, që i përmbahet opinionit se, nga pikëpamja e juridiksionit të gruas, e drejta islame qëndron më lartë se ligjet e sotme evropiane, thotë kështu: "Dispozitat ligjore të Kur'anit, që anojnë deri në fund nga gruaja edhe sikur të jenë sa për formë, nga sheriati i është ofruar një status më i favorshëm se garancia që i japin asaj ligjet e sotme të Evropës. Gruaja myslimane në punët e parave zotëron të drejtën ligjore të pasurisë së veçantë. Me peshën që iu dha, është zotëruesja gjer në fund të jetës e mallrave që do t'i kalojnë asaj si pajë, dhurata dhe trashëgim si dhe produkteve të fituara prej punës së saj . Megjithëse, përfitimi nga këto të drejta në praktikë është i vështirë, ushqimi, banesa dhe shërbimet në përputhje me gjendjen dhe nivelin e saj janë të garantuara".Filozofi francez Voltaire thotë: "Vëllait tim mysliman do t'i thosha: "Feja jote më duket një fe shumë e respektuar.Ti adhuron vetëm një Zot. Çdo vit je i detyruar të japësh si zekat një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me armiqtë. Priftërinjtë tanë që shpifin për tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotësisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer.

    Feja jote është shumë fisnike"!

  6. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Gruaja në drejtpeshimin e Ligjit islam e krahasuar me gjendjen e tyre aktuale në shoqërinë perëndimore



    Dr.Muhammed Seid Ramadan el-Buti.

    Tani do të flas në lidhje me obligimet morale dhe të drejtat e gruas në lidhje me ligjet islamike, pavarësisht realitetit të shoqërive të tyre të cilat ndryshojnë njëra nga tjetra lidhur me përhapjen e ndjekjes së vendimeve te ligjeve islamike.



    Së pari, në Kur'anin e Shenjtë Allahu i Madhërishëm u drejtohet si burrave ashtu edhe grave në mënyrë të barabartë. Që të dy me një adresim të denjë përkitazi me vlerat njerëzore të cilat i ndajnë ata. Siç thotë Allahu: "Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblim më të mirë për veprat e tyre!" (Kur`an, 16: 97) dhe ajeti tjetër: "Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadaka-dhënësit e sadaka-dhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmëndësit e Allahut e shumë përmëndëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh!" (Kur`an, 33: 35).

    Së dyti, Kur`ani e vë atë që Ligji islam e quan "Përgjegjësia e ndërsjellë e ndërmarrë nga burrat dhe gratë", pra, si rrjedhim, e bën përgjegjës burrin në lidhje me përkujdesjen ndaj gruas dhe, gjithashtu, e bën përgjegjëse gruan për përkujdesje ndaj burrit tek sa thotë: "Besimtarët dhe besimtaret janë eulija (ndihmues, mbrojtës, mbështetës) për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqa!" (Kur`an, 9: 71).

    Së treti, Islami vendos një mori të gjerë rregullash kundrejt të dyve, pra, edhe ndaj meshkujve, edhe ndaj femrave, ashtu sikurse vendos një mori të drejtash të cilat i gëzojnë të dy gjinitë. Mirëpo, kush mund të jetë burimi i këtyre obligimeve të përbashkëta? Cili është burimi i të drejtave që u jepen këtyre të dyve? Si përgjigje për këtë unë mund të them se burimi i obligimeve që i takojnë si mashkullit ashtu edhe femrës qëndron në përuljen e tyre ndaj Allahut të Madhërishmit, të Gjithëpushtetshmit dhe me në të qenit të dorëzuar totalisht ndaj Tij. Përderisa karakteristikat e përuljes ndaj Tij nuk ndryshojnë si tek mashkulli ashtu dhe tek femra, në këtë mënyrë dhe obligimet që Allahu kërkon prej të dyve janë krejtësisht të njëjta. A mos, vallë, na takon neve të rishikojmë urdhrat të cilat Allahu ua imponon robërve të Tij!? Vëtetësia e fjalëve që thashë mund të shfaqet qartë! Ne mund të hasim vetëm në pak raste të cilat mund të shfaqen si përjashtim i rregullit të përgjithshëm, pra, në obligime në të cilat burrat dhe gratë nuk janë të barabartë. Megjithatë, nëse reflektojmë mbi këto raste do të vërejmë se feminiliteti apo burrëria nuk kanë të bëjnë fare me to. Faktor të tjerë, sigurisht, duhet të luajnë një rol të dytë, pikërisht si ato që shfaqen ndërmjet vetë njerëzve, të cilat sjellin si rezultat ndryshimin e obligimeve ndërmjet veti.

    Duke qenë se burimi i të drejtave dhuruar burrave dhe grave është i përfaqësuar në një kuptim njerëzor të cilën ata e përthithin dhe duke qenë se ndjenja e humanitetit është e njëjtë si tek burrat ashtu edhe tek gratë duke mos ndryshuar kurrë, mund të themi se, asnjë burrë nuk është më lart në pozitë se një grua dhe asnjë grua nuk është më lart në pozitë se një burrë e kjo sepse të drejtat të cilat Allahu i ka dhënë secilit prej tyre janë të njëjta. Sikur të ketë raste jashtë këtij rregulli, atëherë këto raste nuk mund t'i atribuohen të qenit mashkull apo femër. Ata, në të vërtetë, mund t'i mvishen pjesëve që kërkojnë një dallim të tillë, një pikë të cilën do ta qartësojmë në shembujt e mëposhtëm.

    Është e nevojshme kur bëjmë krahasime të tilla të hetojmë burimin e të drejtave dhe detyrave të femrës në shoqërinë perëndimore. Përgjigje të cilën ne me vështirësi e vërejmë në dëshminë e realitetit në të cilin ajo jeton. Burimi i detyrimit që rrjedh nga interesat materiale përkundër burimit të të drejtave që rrjedhin nga natyra e saj femërore. Për më tej, si rezultat të dominimit të njërit mbi tjetrin, pra, dominimit të interesit material, i cili paraqet burimin e obligimeve të gruas, rezulton në shfaqjen e shumë llojeve të ndryshme të despotizmit dhe padrejtësive, shumica e të cilave ranë mbi gruan. Pra, duke qenë se ajo është e dominuar nga stimuli për të mbajtur vetveten materialisht, pavarësisht nëse ajo është vajzë në shtëpinë e babait apo grua në shtëpinë e burrit të saj, për sa kohë ajo është e aftë të bëjë çfarëdo lloj pune për të siguruar jetesën.


    Çfarë doli si përfundim nga e gjithë kjo?

    Nga kjo dalin dy përfundime:

    Së pari, familja, si një e tërë, asgjësohet, meqenëse shkatërrohet një nga komponentët më themelor të saj. Familja mbijeton dhe ec përpara përmes ndjenjës së solidaritetit, e cila rrjedh në zemrat e pjesëmarrësve të familjes. Kjo mund të vërehet tek përgjegjësia që burri ka ndaj gruas ose tek ajo e prindërve kundrejt fëmijëve. Ndjenjë e cila u shkatërrua nga filozofia e "realizmit", e cila bëri që çdo individ të jetë përgjegjës për veten.
    Së dyti: perëndimi e çoi natyrën femërore të gruas drejt shkatërrimit, kjo sepse ajo u shty me forcë drejt punës. Ajo nuk shkoi në punë thjesht për të bërë para. Një konditë e cila i hoqi të drejtën e zgjedhjes së një pune e cila do t'i përshtatej, pra, t'i shkonte për shtati asaj dhe figurës së saj femërore.

    Në rastin më të mirë ajo do të kishte fatin të gjente një punë të lehtë, në të kundërtën do të kishte pranuar çfarëdo lloj pune që t'i binte rasti, nëse nuk gjen një më të mirë. Në një mjedis dhe nën presionin e nevojave të tilla zhduket diferenca konceptuale e një pune për burra dhe një për gra. Megjithatë, pavarësisht se sa e rëndë dhe laborioze është një punë për burra, shumë gra janë duke ua kaluar atyre, kjo shpesh herë për shkak se janë të shtyrë nga nevoja e pashmangshme. Nga ana tjetër, pasoja e dominimit të feminilitetit, si burimi i parë i së drejtës, është se sapo të zhduket bukuria e saj femërore dhe shkëlqimi i rinisë, i venitet gjithë dinjiteti dhe respekti që ajo gëzonte, tashmë humbet e këto mund të zëvendësohen me lloje të ndryshme abuzimi dhe turpërimi.
    Ligjet e shkruara në letër mund të deklarojnë diçka ndryshe nga ajo çka thashë më parë, por realiteti i dhembshur që bie mbi gruan perëndimore që ka kaluar moshën e rinisë dhe moshën e mesme, çrrënjos çfarëdo lloj shenje dominimi sharmi apo magjepsjeje të teksteve ligjore.

    Një numër i madh azilesh të një lloji të veçantë janë përhapur gjerësisht kohët e sotme në Amerikë. Këto azilë janë përgatitur për të pritur gra të cilat arrijnë të shpëtojnë nga seria e grushtave dhe kockave të thyera nga burrat apo "shokët" e tyre. Azile të cilat janë zbukuruar apo dekoruar në mënyrë që t'i fshehin më lehtë ato. Në mënyrë të tillë që këto godina që i mirëpresin të mos dallohen dhe grupi i këtyre grave fatkeqe të mos gjenden më nga burrat apo "shokët" e tyre kështu që të mos përsëriten aktet e dhunës. Mr. Richard F. Jones – një profesor në institutin e Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në Amerikë ka shkruar një artikull rreth këtij fenomeni tepër shqetësues që titullohet: "Dhuna brenda shtëpisë, le të dëgjohet edhe zëri ynë!". Ai e fillon artikullin e tij duke thënë: "Një epidemi po sulmon vendin tonë, është një epidemi shumë e tmerrshme të cilën ne nuk mund ta shmangim!", ndërsa më poshtë ai shton: "Në çdo sekondë një grua rrihet gjer në vdekje apo ka ndonjë kockë të thyer nga burri apo "shoku" i saj, çdo ditë ne jemi dëshmitarë të pasojave dhe ndikimit të këtyre keqtrajtimeve, në urgjenca, në zyra e ne klinikat tona". Në bazë të kësaj unë mund të them se ka shumë të ngjarë që gratë në perëndim të vuajnë nga kjo epidemi, sigurisht përveç atyre grave që patën fatin të zënë poste apo rangje sociale të larta.

    Në krahasim me një realitet të këtillë, në të cilën jeton gruaja perëndimore, një grua në shoqërinë Islame (duke pasur parasysh se sistemi dhe edukimi islam është akoma mbizotërues në shumicën prej vendeve islame) mban një gradë të lartë e cila zgjerohet herë e më shumë tek sa vitet kalojnë dhe ajo rritet në moshë. Gruaja e moshuar në një shtëpi muslimane është pa dyshim "zonja e parë" në të. Ajo ka fjalën e fundit në shtëpi dhe të gjithë pjesëtarët e familjes e trajtojnë me nder dhe me respekt të madh. Një trajtim i cili vjen si pasojë se burimi i së drejtës së saj në Islam është padyshim humanizëm që posedon ashtu sikurse përmendëm më lart. Edukimi islam, falë Zotit, është akoma efektiv në vendet arabe dhe shoqëritë islame pavarësisht se çka mund të themi në lidhje me neglizhencën e muslimanëve në praktikimin e Islamit dhe të qenit të disiplinuar në sistemin jetësor dhe etikën e tyre. Varësia e Ligjit islam nga ky burim (d.m.th. humaniteti femëror) qëndron në kuptimin e qëllimit të Islamit që të bëjë që gruaja ta gëzoj të drejtën e praktikimit të punëve të cilat në cilësi duhen të jenë të ligjshme. Duhet të sigurohet që mbijetesa e saj të jetë e garantuar nga babai i saj apo i shoqi, kështuqë përpjekjet e saj për punë të jenë të shtyra nga dëshira për përmirësimin e standardeve të jetesës apo dëshira e saj për luks dhe assesi e shtyrë nga nevoja. Ajo, gjithashtu, mund ta ruajë veten nga punët e rënda të cilat nuk i shkojnë për shtati feminilitetit të saj.

    Nga ana tjetër, pagesa e punës në përputhje me rregullat e Ligjit islam duhet të jetë e lidhur ngushtë me aftësinë e punëtorit. Kjo nuk duhet të ketë të bëjë fare me identitetin e tij, pra, burri dhe gruaja janë të barabartë në pagë për sa kohë që standardet e kompetencave të tyre do të jenë të njëjta. Ky rregull duhet të ndiqet në programimin e prioriteteve gjatë organizimit të punës. Një efekt tjetër i këtij burimi është, gjithashtu, barazia midis burrit dhe gruas në të drejtën e komunikimit, në zgjedhjen e pjesëtarëve të grupit të punës, në pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e saj së bashku me meshkujt apo në zgjedhjen e rregullave dhe përfshirjen aktive në ruajtjen e zbatimit të tyre.

    Bah, disa njerëz stimulojnë kritika duke kundërshtuar faktet që unë i përmenda më lart. Për shembull, ato ndalen në versetin e Kur'anit të Ndritur, në të cilin Allahu, më i Larti, thotë: "Burrat janë kawwamun" (mbrojtës dhe që përkujdesen për gratë) (Kur`an, 4: 43), duke e kritikuar atë. Ata i japin fjalës kawwamun një kuptim fals e jo të saktë, në mënyrë që t'u shkojë për shtati kritikave të tyre, pra, kinse burri është më i lartë se gruaja në çështjet e jetës materiale dhe kjo i jep të drejtë të ushtrojë presion dhe përçmim mbi të. Sidoqoftë, kuptimi i njohur gjuhësisht dhe ai më i sakti është: "Përkujdesja dhe drejtimi që ajo ndien nën mbrojtjen e mashkullit". Është shkencërisht dhe praktikisht e provuar se gruaja është e kënaqur dhe e lehtësuar tek sa ka një jetë martesore në të cilën ajo ndien se është pranë bashkëshortit të saj dhe nën mbrojtjen e tij, gjë kjo e cila pranohet nga Istravella – një mjek gjerman. Sikur të ishte menduar që ajo të kishte rolin tjetër në martesë, pra, që të ishte mbrojtësi dhe mbikëqyrësi i burrit, ajo në mënyrë konsekuente do të fillonte të ndjente ndrydhje të hatashme.

    Një shembull tjetër paraqitet në bazë të asaj që thonë ata: "Dëshmia e gruas, sipas Kur`anit, konsiderohet sa gjysma e dëshmisë së burrit, gjë e cila dëshmon se ajo gëzon vetëm gjysmën e të drejtave që i gëzon burri". Në replikë, them: "Ata që e kanë studiuar Ligjin islam e dinë se qëndrimi i tij kundrejt vlerës së dëshmisë së gruas është i barabartë me atë të ligjit evropian. Pra, si gjithë ligjet tjera, edhe ligjet perëndimore janë të interesuar në elementin e dëshmisë si e tillë në momentin e investigimit dhe mbledhjes së informacionit dhe jo në dhënien e vendimit përfundimtar. Është, gjithashtu, e ditur se këto ligje nuk bëjnë dallim ndërmjet dëshmisë së një burri apo një gruaje.

    Veç kësaj, është e provuar se Ligjet islame janë krejtësisht në dakord në lidhje me këtë. Hulumtuesi, në përputhje me rrethanat, duhet t'i koleksionojë të gjitha dëshmitë që janë në dispozicion e të sakta, në të cilat rasti i burrave dhe i grave është i ngjashëm, ndërsa, sa i përket fjalës së Allahut: "E në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra!" (Kur`an, 2: 282), kjo, pra, paraqitet tek sa merret vendimi dhe dëshmia konsiderohet si mbështetje për vendim-marrje.

    Nëse Ligji islam kërkon kushtin se nevojiten dy gra në vend të një burri për të dhënë dëshmi, në këtë rast ligjet pozitive as nuk e marrin parasysh dëshminë e saj, në një rast të këtillë nuk do të merrnin parasysh as dëshminë e një burri! Arsyeja për të cilën Kur'ani vë kusht se një burrë mund të zëvendësohet nga dy gra, në rastin e dëshmisë në çështjet financiare nuk ka të bëjë fare me të qenit e saj femër, siç mund të imagjinojnë disa njerëz. Kjo, pra, e ka burimin nga vetë kushtet bazë të dëshmisë që mishërohet në të qenit e dëshmitarit shumë të lidhur pas subjektit për të cilin ai dëshmon pavarësisht nëse dëshmitari është burrë apo grua. Kur subjekti i konfliktit është më i afër tek një grua dhe kjo grua ka njohuri më të gjera rreth hollësive të kësaj çështjeje (si për shembull çështjet që kanë të bëjnë më rritjen e fëmijëve apo edhe përkujdesjen e të porsalindurve), atëherë gruaja ka prioritet në dhënien e dëshmisë duke qenë se në këto raste janë më të përshtatshëm se sa burrat ku në raste të tjera përparësia e dëshmisë transferohet tek ta (në rastet e kriminalitetit vjedhjes apo vrasjes).

    Çështje tjetër në të cilën kritikët shtynë imagjinatën është ajo e ndarjes së trashëgimie për gratë, kinse ajo është gjithmonë e barabartë me gjysmën e asaj çka i takon një mashkulli nga ndarja e saj e këtë e marrin nga fjalët e Allahut të Madhëruar: "Mashkullit një pjesë e barabartë me atë të dy femrave!" (Kur`an, 4:11). Kjo, pra, është thjesht një iluzion i cili buron nga një injorancë e thellë dhe e pafalshme. Për më tej, duhet ditur se Kur'ani e vendos këtë gjykim në një rast të vetëm: atëherë, kur testament-lënësi vdes duke lënë prapa fëmijë si djem dhe vajza apo motra e vëllezër. Është e ditur se si djemtë dhe vëllezërit e të ndjerit i bëjnë motrat e tyre partner në posedimin e pjesës që u takon nga trashëgimia, pasi që atyre që u takon pjesa e mbetur ta kenë marrë atë. Në këtë rast vëllai i cili e ka bërë motrën e tij partner-marrës, merr dy herë po aq hise sa edhe e motra me të cilën qe bërë partner në ndarjen e pasurisë. Në të gjitha rastet e tjera burri dhe gruaja janë të barabartë në pjesë të kufizuara të trashëgimisë, madje pjesa që i takon femrës në shumë raste mund edhe ta kalojë atë të burrit!
    Një pikë tjetër objekt i kritikave është dhe mosmiratimi i tyre në atë çka Islami nuk i jep mundësinë femrës që të marrë drejtimin e një shteti duke u kandiduar si presidente në të. Me pak fjalë unë i them atyre që kundërshtojnë, se një numër i madh i detyrimeve që liderët muslimanë marrin përsipër janë krejtësisht me karakter fetar. Mund të përmendim si shembull faljen e namazit te xhumasë dhe të bajramit, faljen e namazit të shiut dhe të eklipsit si dhe mbajtja e ligjëratave fetare në to. Gjithashtu, është e ditur se një grua jo gjithmonë mund të praktikojë disa rituale të adhurimit fetar për arsye biologjike. Për më tepër, ajo duhet të udhëheqë disa rituale ndërkohë që ajo është në postin drejtues, kjo në mënyrë që ajo të përfaqësojë një shembull për t'u ndjekur nga të tjerët. Përveç justifikimeve të tilla të veçuara, kushtet e historisë që në kohët e hershme e gjer më sot kanë qenë në dakord edhe sot e kësaj dite, janë në përputhje me orientimin e Ligjit islam.


    Do të kemi një pamje të qartë rreth femrave të cilët janë emëruar si mbretëresha apo presidente, që prej kohëve të hershme e gjer më sot, e do të vëreni se gratë të cilat ndërmorën një pozitë të tillë, pra, ato kurrë nuk kaluan as duzinën në numër. Shembulli më i spikatur në lidhje me këtë është SHBA-ja, e cila u bën thirrje grave të të gjithë botës që të kërkojnë rivendosjen e të drejtave të tyre. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për asnjë grua të vetme që të ketë marrë ndonjëherë presidencën në këtë vend dhe as që kemi dëgjuar ndonjëherë që ndonjëra prej tyre të ketë nominimin për presidencë që kur u krijua e gjer më sot.

    Konsideroj se këto janë pikat e vetme kritike më të diskutuara në perëndim për sa i përket gruas në Islam. Ajo çka përmendëm mbi gjendjen tragjike të gruas në shoqërinë perëndimore është vërtet shumë e madhe. Në këtë konspekt, paraqita disa prej tyre dhe pres që dialogu dhe diskutimi të vazhdojë edhe më tej duke ua hapur rrugën shpjegimeve dhe qartësimeve lidhur me të.

    Në fund, të gjitha lutjet dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut – Zotit të botrave.



    Përktheu nga anglishtja: Vajada Keçi Manjani
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Islami dhe Orientalizmi
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 06:13
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. A ekziston lufta kundër Islamit?
    Nga Kryeplaku në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  4. Kultura Islame në gjuhën shqipe e shfaqur në Internet
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 06:17
  5. Ndërroi jetën Haxhi Hafiz Sabri Koçi
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •