Krijimi i gruas sipas Islamit
Ajeti nga Kur’ani Famëlartë që flet për krijimin e gruas është si vijon:
“O ju njerëz, ! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e tij, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun në emër të Cilit përbetoheni... !”
Në hadithin e Pejgamberit a.s. është thënë:
“Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëjuni të kujdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjtë. Briri anën më të lakuar e ka pjesën e epërme. Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngelë i lakuar. Dëgjojeni pra porosinë time për gratë!”
Hadithi i lartpërmendur flet për atë se gruaja sipas natyrës është nervoze dhe si e tillë ajo nuk mund t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të burrit. Për këtë arsye me të duhet sjellur në mënyrë gjentile, të mos nënçmohet dhe të pranohet ashtu siç është. Kjo mund të hetohet edhe në një hadith tjetër:
“Gruaja është si briu, nëse dëshiron ta drejtosh, ai thyhet, e nëse dëshiron të jetosh në lumturi, duhet të pajtohesh me shërbimet e saj.”
Kur flitet për “drurin e ndaluar” në Xhennet, në Kur’anin Famëlartë rrëfimi u takon dy personave. Djalli, edhe Ademit edhe Havës u fali luhatje (dyshim), i bëri të jenë të ndryshueshëm dhe i detyroi të shërbehen nga “Druri i ndaluar”. Madje edhe në suren “Ta-ha” (ajetet 116-122) është treguar se Ademi ishte bashkëbisedues i vërtetë i Zotit dhe person me përgjegjësi, meqë pranoi urdhërin e All-llahut madje edhe ndalesat. Ai ka mundur ta detyrojë Havën për një sjellje tjetër.
S’është gjarpëri ai që i bëri të dyshojnë Ademi dhe Hava. Ai që i shtyu ishte shejtani. Fahreddin Raziu, në tefsirin e vet e mohon rrëfimin për gjarpërin.
Feja Islame gabimin e prindërve të parë e shikon me një tolerancë të madhe. S’është ky ndonjë gjunah (mëkat) që nuk falet, s’është kjo ndonjë njollë për njerëzinë. S’është ajo siç është filozofuar në krishterizëm dhe siç është shpjeguar në Bibël. Është e vërtetë se Ademi ka gabuar, por kërkoi falje.
“Ai ia fali (gabimin). Ai është Mëshirues dhe Pranues i pendimit.”
Pejgamberi a.s. thotë:
“Ademi dhe Musai a.s. (sipas të gjitha gjasave në botën e amshimit) biseduan. Musai tha: O Adem, ti je babai ynë. Ti na privove dhe na bëre pikë e pesë. Dhe na nxorre nga Xhenneti. E Ademi i tha: Edhe ty Musa, kur të pranoi All-llahu si bashkëbisedues, të dha vend të lartë. Me dorë të Vet ta shkroi librin. Si mund të më fajësosh për një cilësi të cilën All-llahu e ka shkruar dyzet vjet para se të më krijojë? Ja kështu Ademi e heshti Musain.”
Lidhur me gabimin e njeriut të parë, muslimanët kanë mendim krejt tjetër nga mendimi pesimist i të krishterëve. Largimi i Ademit a.s. nga Xhenneti dhe zbritja e tij në botë me urdhër të All-llahut xh.sh. është një bëmirësi. Me këtë bota nuk u mallkua, por iu mundësua që të banohet. U bë skenë e civilizimeve të shumta. Sa të dërguar i ka bartë në kurriz dhe i ka ruajtur. I Dërguari a.s. thotë kështu:
“Dita më fatlume në të cilën lind dielli është dita e xhumasë, është kjo dita kur u krijua Ademi. Atë ditë u vendos në Xhennet dhe pikërisht atë ditë u përjashtua nga ai. Edhe Dita e Gjykimit do të ndodhë ditën e xhuma.”Shejhu Ebul-Hasan Shazeli thotë për Ademin a.s.:
“Sa nder i sjell dëgjueshmëria për të cilën arriti të bëhet halif (gradë për realizimin dhe përcjelljen e urdhërave të All-llahut në botë) dhe deri në Ditën e Gjykimit i mësoi pasardhësit si të pendohen.”
Qëllimi i këtyre të thënave nuk ishte ta arsyetojë mëkatin, por ta lavdërojë pendimin, e me të edhe kthimin kah Krijuesi.
Feja Islame me asgjë nuk e fajëson gruan e parë, nënën tonë Havën. Gabimin e prindërve të parë nuk pranon se përcillet mbi fëmijët e tyre dhe gjeneratat që pasojnë. Në Kur’an rreth kësaj thuhet:
“Ishin ata një popull besimtar. Erdhën e shkuan. Tërë atë që fituan është e tyre, ndërsa e juaja është ajo që është e juaja. Ju nuk do të përgjigjeni për veprat e tyre.”
Krijoni Kontakt