Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 118 prej 118
  1. #111
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    www.balkanweb.com 12 Korrik 2008

    Tragjedia e Gërdecit, Spahiu reagon

    Intervista e plotë marrë nga Zëri i Amerikës



    TIRANE - Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
    Kreshnik Spahiu e cilëson si një Gërdec të dytë për
    Drejtësinë, sulmin që iu bë atij pak ditë më parë nga njëri
    prej të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit, ndaj tij
    prej Mihal Delijorgjit. Ky i fundit iu drejtua publikisht pak
    ditë më parë me një letër autoriteteve shtetërore në të cilën
    kishte nota të theksuara kërcënuese për nënkryetarin e KLD,
    Kreshnik Spahiu. Letra e Mihal Delijorgjit adresuar
    nëkryetarit të KLD-së erdhi një ditë pasi KLD hodhi poshtë
    unanimisht një kërkesë të ministrit të drejtësië, Enkelejd
    Alebeaj, ku ai shprehej se nuk ishte dakort me procedurat që
    kishte ndjekur KLD sa i takon propozimit për masë disiplinore
    të tre gjyqtarëve të Apelit, Durrës, të cilët lanë të lirë një
    vit më parë Mihal Delijorgjin, kur ky i fundit u akuzua për
    evazion fiskal.

    Akuzat që Mihal Delijorgji artikulonte ndaj
    nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu kishin të bënin ndër të
    tjera edhe me uzurpimin e funksioneve institucionale të KLD,
    akuza të cilat tingëllonin të ngjashme edhe me ato që ministri
    Alibeaj i kishte bërë një ditë më parë z. Spahiu dhe
    protagonizmit të tij në krye të këtij institucioni. Pas letrës
    nga qelia të Delijorgjit, ministri Alibeaj u tërhoq nga
    pozicioni i tij sa i takon shkarkimit nga puna të gjyqztarëve
    që liruan të akuzuarin si përgjegjës kryesor për tragjedinë e
    Gërdecit, pikërisht Mihal Delijorgjin dhe kërkoi të njëjtën
    gjë që z. Spahiu kishte kërkuar dy ditë më parë: shkarkimin e
    tyre për shpërdorim detyre.

    Në reagimin e tij të sotëm, të bërë pubik nëpërmjet Radio
    “Zëri i Amerikës”, z. Spahiu u shpreh se “Qëndrimi ndaj kësaj
    situate do të jetë një test për shtetin, për të dëshmuar se në
    anën e kujt është”. Zoti Spahiu e konsideron artificial
    konfliktin e lindur me ministrin e Drejtësisë, Alibeaj dhe
    antikushtetuese kërkesën për verifikimin e veprimtarisë së tij
    si nënkryetar.

    (g.sh/Balkanweb)

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush na e sjelle te plote letren e deliut te jorgjies.. qe te mos influencohemi nga komentet e gazetave per cka ka thene vet deliu.. i jorgjit..

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    ..dhe brari kerkon letren e deliut te jorgjise...

    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Vertet shteti ka mare fund nga A ne ZH.
    Pseudo shtet , pseudo parlament, pseudo admistrate, psudo arsim, buqesi. mjekesi turizem, industri, biznes e cdo gje.
    Te mjeret ne
    Edhe zoti vete sdo na kish denuar me fort sa po denojme vetem.
    Jemi katandisur ne nje shtet qe i ka zene fytin vetes me duart e veta dhe po e asfikson pak nga pak.
    Te mjeret ne, qe nuk na e ka fajin askush pervec se ne vete qe jemi sh.kerdhata,
    dhe Sala e din dhe po na sh.kerdhen fort e me fort ..dhe ne rrijme e durojme..kerkojme letra ne..ne sh.kerdhatat shqiptare..

  4. #114
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shqip

    Qeveria po fsheh privatizimet, duke shkelur Kushtetutën


    Reagimi i opozitës për ligjin e ri të "Menaxhimit buxhetor"


    Opozita ka rritur tonet kritikuese ndaj qeverisë, duke u nisur edhe nga situata aktuale e diskutimit të buxhetit shtesë në Kuvend. Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ka reaguar dje për një nen të ligjit "Për menaxhimin e sistemit buxhetor". Në buxhetin suplementar të qeverisë, veç kritikave për dështimet e qeverisë dhe rritjen e varfërisë së shqiptarëve, Partia Socialiste ka denoncuar edhe një shkelje "shumë të rëndë të demokracisë parlamentare". Sipas deputetit Malaj, qeveria po kërkon të përdorë shpenzime nga të ardhurat e privatizimeve, të cilat nuk i ka pasqyruar në buxhet. Ish-ministri i Financave sqaron se në çdo vend buxheti pasqyron kufirin maksimal të shpenzimeve dhe se qeveria nuk mund të përdorë asnjë qindarkë të papërfshirë dhe pasqyruar në buxhetin e miratuar nga Parlamenti. "Kjo është shkelje e rëndë kushtetuese, cenon rëndë transparencën e të ardhurave nga privatizimi, cenon rëndë kontrollin parlamentar mbi buxhetin, rrit në mënyrë të konsiderueshme abuzivitetin dhe korrupsionin me fondet buxhetore", tha Malaj. Në këtë pikë, opozita i kërkon qeverisë të tërhiqet nga kjo shkelje e rëndë kushtetuese, ndërsa Parlamentit i kërkon të mos miratojë një nen të buxhetit suplementar. Malaj nuk ka harruar edhe Presidentin, duke i kërkuar institucionit që drejton mbrojtjen e Kushtetutës së vendit nga "ky abuzim i mazhorancës me buxhetin e vendit".

    Neni

    Bëhet fjalë për nenin 40 të ligjit "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", i cili përcakton të drejtën për të kryer shpenzime. Sipas këtij neni, fondet e miratuara për njësitë e qeverisjes qendrore në ligjin e buxhetit vjetor përbëjnë kufirin maksimal të shpenzimeve, brenda të cilit Këshilli i Ministrave është i autorizuar të marrë përsipër angazhime dhe të kryejë shpenzime. Po ashtu, Këshilli i Ministrave e ushtron këtë autoritet i përfaqësuar nga ministri i Financave. Ndërsa fondet e miratuara në vendimin për buxhetin e njësisë së qeverisjes vendore përbëjnë kufirin maksimal të shpenzimeve, brenda të cilit kryetari i njësisë së qeverisjes vendore është i autorizuar të marrë përsipër angazhime dhe të kryejë shpenzime.

  5. #115
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli 4 Gusht 2008


    Petrolifera, Berisha dhe Gërdeci
    Nga Sinan Hibro*

    Krejt papritur dhe gjysëm “incognito”, Berisha, zbriti nga inaugurimet e rrugëve rurale drejt e te depozitat e mëdha të naftës që kompania italiane “La Petrolifera” po ndërton, pikërisht në një lagje periferike të qytetit të Vlorës. Edhe në këtë rast, ai nuk mungoi të deklarojë se kjo vizitë nuk përfshihet në turin e tij elektoral. Në kulmin e sezonit turistik, ku popullsia e Vlorës është dyfishuar pikërisht për shkak të sezonit, duhej të pritej që Berisha, gjithnjë edhe në stilin e tij të njohur demagogjik, të vizitonte një strukturë turistike, madje të bënte një xhiro me skaf apo “Yaht” në Gjirin e bukur të Vlorës, në Orikum, në ishullin e Sazanit, në Gadishullin e Karaburunit, në Triportin historik etj.

    Por siç ka theksuar me forcë prej disa vitesh Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, të gjitha këto resurse turistike janë planifikuar për t’u asgjësuar në zbatim të planit famëkeq “Nano-Berisha”. Tani për tani, ato janë “mollë e ndaluar” për vlonjatët dhe shqiptarët. Këta nuk mund të përdorin skafet turistikë, nuk mund të vizitojnë Ishullin e Sazanit apo Gadishullin e Karaburunit, nuk mund të shijojnë rërën e pastër të Triportit. Mirëfilli, Gjiri i Vlorës i është falur kompanive energjetike italiane, duke u dhënë atyre të drejtën të eksportojnë industritë e tyre ndotëse në një vend të cilin jo vetëm vlonjatet, por edhe shqiptarët në përgjithësi dëshirojnë ta ruajnë e përdorin për destinacionin që i ka falur natyra.

    Sa më sipër përfaqësojnë një tablo të njohur, debatuar e kundërshtuar, shoqëruar madje edhe me persekutim, deri në burgosje të aktivistëve të Aleancës. Por vetë Berisha, pasi e ka kundërshtuar fillimisht këtë plan, më pas, përgjithësisht i është shmangur temës së “Petroliferës”, duke ia lënë diskutimin për këtë çështje, Rulit, Bojaxhiut, heshtjes së deputetëve të Vlorës dhe pushtetarëve “të kastruar” lokalë.

    Por atëherë, pse Berisha, në kulmin e sezonit turistik, duke kapërcyer edhe demagogjinë e tij, merr mundimin të vizitojë “Petroliferën”, pikërisht investimin më të padëshiruar prej vlonjatëve dhe armikun e sezonit turistik?

    Pas një analize të thjeshtë, përgjigja është krejtësisht e qartë. Ditët e fundit Berisha është përballur me kritikat dhe paralajmërimet e diplomacisë amerikane, më të ashprat e bëra ndaj tij, në gjithë karrierën e tij politike. Këto kritika vijnë dhe fokusohen të gjitha pas tragjedisë së Gërdecit, hetimi dhe zbulimi i të cilës, pa asnjë dyshim, do të çojnë deri tek ai vetë. Ndërkohë edhe plani i iniciuar nga Nano dhe i “përqafuar” më pas nga Berisha, për sakrifikimin e Gjirit të Vlorës në favor të kompanive italiane, është një aferë “mafioze”, me tërë kanotacionin që mbart kjo fjalë me origjinë italiane. Koncesioni i dhënies së 18 ha për 1 Euro, kompanisë italiane “La Petrolifera”, me terma skllavërues të denjë për kohën “western” të Amerikës, u thellua nga marrëveshja e firmosur nga Ruli i Berishës, për faljen edhe të po aq hektarëve në zonën përreth “Petroliferës”.

    Në këtë aferë përfshihet edhe kredia e BB për ndërtimin e TEC-it, po nga një kompani italiane, e cila siç ka zbuluar kohët e fundit media lokale, kredinë e dhënë ne “favor “ të shqiptarëve, po e konkretizon duke instaluar pajisje teknologjike të përdorura apo me origjinë të dyshimtë, pa llogaritur që me çmimin e sotëm të naftës, funksionimi i TEC-it të Vlorës në të ardhmen do të jetë një “mrekulli” ekonomike. Afera e Gjirit të Vlorës, pritet të plotësohet me rafinerinë që do të ndërtohet për llogari të “Petroliferës”, Termocentralit me qymyr etj. Sa më sipër e të tjera që pritet t’i zbulohen opinionit publik, kanë filluar të kundërshtohen nga organizma ndërkombëtarë si Komisioni i Përputhshmërisë me Konventën e Aarhusit, BERZH, që refuzoi të kreditojë “Petroliferën”, apo nga Bordi Mbikëqyrës i BB, që është duke investiguar korrektesën e kredisë së akorduar nga zyra e BB në Shqipëri.

    Aferës së Gjirit të Vlorës, që të dalë “fare lakuriq” në syrin e opinionit publik, i mungon vetëm shpërthimi vullkanik i Gërdecit. Edhe nafta është po aq shpërthyese sa edhe municionet. A duhet të presim sa kjo të ndodhë edhe në Gjirin e Vlorës?

    Postscriptum: Z.Silvio Berlusconi, miku i bosit të “La Petrolifera”, Guido Ottolenghi, dhe mbrojtës i kompanive të tjera italiane të përfshira në aferën e Gjirit të Vlorës, pritet të vizitojë Shqipërinë në muajin Shtator të këtij viti. Një argument më shumë se vizita e Berishës tek “La Petrolifera”, synon t’i transmetojë “mikut” të tij, garancinë për realizimin e kësaj afere, në këmbim të përkrahjes së Italisë ndaj kritikave të diplomacisë amerikane.

    *Aktivist i ALEANCËS QYTETARE PËR MBROJTJEN E GJIRIT TË VLORËS

  6. #116
    Akoma vazhdojnë hetimet për Gërdecin? I kanë gjetur fajtorët apo jo?

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Berisha: Hetim tragjedisë së Gërdecit deri në qelizë

    1>
    (07.08.2008)
    Shefi i ekzekutivit Sali Berisha ka garantuar dje se hetimet për tragjedinë e Gërdecit do të shkojnë deri në fund. Gjatë një takimi me banorët e Vorës, kreu i qeverisë shqiptare, Berisha u shpreh me bindje se thellimi i hetimeve do të vazhdojnë dhe do të nxirren para drejtësisë përgjegjësit. Ndërsa kryetari i bashkisë e cilësoi si situatë të menaxhuar me sukses periudhën e post-Gërdec


    “Ne patëm një tragjedi të tmerrshme në 15 mars. Një tragjedi, e cila duhet të hetohet në çdo qelizë të saj dhe unë kam besim të plotë se kjo do të ndodhë, se hetimi është një detyrim madhor moral ndaj shpirtrave të atyre që nuk janë më, familjarëve të tyre dhe të gjithë komunitetit”. Kështu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha nga qyteza e Vorës, ku mori pjesë në përurimin e një sërë veprave publike të financuara nga qeveria shqiptare. Duke u ndalur te shpërthimi i depos së municioneve më 15 në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë, shefi i ekzekutit vuri në dukje se qeveria do të marrë të gjitha masat për zbardhjen e ngjarjes. Berisha theksoi para banorëve se “ju jeni dëshmitarë të veprimit më energjik të parë ndonjëherë në Shqipëri, në radhë të parë nga autoritetet vendore, së pari nga kryetari i bashkisë, i cili e përballoi me ndershmëri, dashuri, dhimbshuri dhe fuqi menaxhuese të admirueshme dhe u shndërrua këtu në një shtyllë kryesore tuajën dhe të qeverisë në zgjidhjen e problemeve”. “Natyrisht, unë dhe qeveria kemi bërë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë përgjigjen më energjike pasojave të kësaj tragjedie të tmerrshme, rikuperimit sa më shpejt dhe zvogëlimit sa më madh të tyre”, tha Berisha. Sipas kryeministrit, zona po rindërtohet dhe qeveria nuk do të ndërpresë mbështetjen e fuqishme, derisa të vendoset dhe tulla e fundit, derisa të rindërtohet rruga dhe rrugica e fundit në këtë zonë. “Ne qëndrojmë fuqishëm prapa jush. Në tërësi është bërë zgjidhja kompensimi më i gjerë i mundshëm, por duke thënë këtë jam i bindur se ka edhe zemërthyer nga gabimet që mund të jenë bërë. Jam i bindur se ka probleme, të cilat duhet të trajtohen një e nga një. Ndaj dhe i garantoj të gjithë banorët e bashkisë Vorë se në asnjë moment nuk do të jeni jashtë fokusit të qeverisë. Qeveria do të finalizojë të gjithë projektin e rehabilitimit dhe rindërtimit të plotë të kësaj zone dhe më pas të inkurajimit të madh të biznesit në të”, u shpreh më tej Berisha.

    55

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    Medihu i mbrojtjes dhe Deliu i jorgjise, komshij me vilat e tyre luksoze ne Malin e Robit

    Shtetrrethim në Malin e Robit pas publikimit te lajmit të dy vilave te Delijorgjit dhe Mediut. Kamera e “News24” arrin të filmojë dy vilat luksoze në vlerë qindra milionë lekë të dy të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit. Version multimedial i ketij lajmi

    DURRËS - Ne nje prej fshatrave turistike me luksoze ne zonen e Malit te Robit, aty ku ndodhet edhe nje pjese e pasurise se Mediut dhe Delijorgjit, dy te akuzuarve kryesore te tragjedise se rende te Gerdecit, e derdhur ne dy investime luskoze sot ishte shume e veshtire te depertoje. Kamera e “News24” u ndesh si me perpjekjet e rojeve dhe te afermeve te tyre per te mos filmuar, po aq edhe me hezitimin e banoreve te provojne para kamerave se dy vilat luksoze i perkasin njera ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediut dhe tjetra administratorit te “ALBA DEMIL” Mihal Delijorgji qe tashme ndodhet ne burg menjehere pas tragjedise vrastare te Gerdecit.

    Sipas banoreve te zones dhe punonjesve te fshatit turistik te Malit te Robit, dy vilat ndodhen shume prane njera-tjetres. Vila e Mediut e derdhur nje pjese ne mermer te bardhe dhe dru te bardhe, kurse vila e Delijorgjit bie ne sy nga pishina e saj dhe ambientet e bollshme sa thua se kemi te bejme me nje hotel. Njeri ish-minister dhe tjetri biznesmen kane zgjedhur nje prej zonave me te bukura te Adriatikut aty ku zakonisht zgjedhin siç e ka quajtur edhe kryeministri Berisha “borgjezët” për të derdhur investime prej mijëra eurosh.

    Në këtë fshat turistik ku ndërtohet me shpejtësi, vilat e Mediut dhe të Delijorgjit janë krejtësisht të përfundura. Punëtorët thone se vilat janë frekuentuar gjatë kësaj vere nga familjarët e tyre, ndërkohë që ndërtesat mbahen si më të bukurat në tërë zonën. Tashme kjo zone eshte kthyer si molle e ndaluar per gazetaret ku e kane thuajse te pamundur te mesojne zyrtarisht mbi keto investime luksoze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 07-08-2008 më 20:36

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 14:09
  3. "Diplomate greke ne Tirane, te perfshire ne trafik droge"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 18:48
  4. Trafik patriotizmi apo patriotizëm i trafikuar
    Nga ALBA në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 06:41
  5. Skandali i grabitjes së rërës shqiptare
    Nga Tirana në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-08-2004, 08:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •