Ndryshimi i kufijve të Ballkanit me shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka sjellë dhe ulje të importit të disa mallrave që më pare hynin në Shqipëri duke kaluar nga Serbia , kryesisht drithëra . Sasia e drithërave që hyjnë në Shqipëri nga Mali i Zi e që vijnë aty nga Serbia ka rënë ndejshëm , madje hyrja e drithërave të bukës nga kufiri me Malin e Zi , thuajse është bllokuar . Kjo pohohet nga drejtori rajonal i doganave në Shkodër, Olsi Kabashi i cili shton se nga kufiri me Malin e Zi, si në rrugë automobilistike ashtu dhe në atë hekurudhore nuk hyjnë drithëra buke , duke ndikuar kështu dhe në rritjen e çmimit të tyre që reflektohet më pas dhe në rritje të çmimit të bukës . Kjo pasi nga Serbia thuajse është plotësisht i bllokuar eksport – importi i drithërave por dhe i produkteve tjera .Tregtarët , kryesisht të drithërave janë duke kërkuar rrugë të tjera për importin e tyre , pasi situata e bllokuar në Serbi sipas tyre do të jetë e gjatë . Ndërkohë Kabashi shton se doganat e Shkodrës gjatë tre muajve të pare të këtij viti e kanë realizuar planin në masën 101.5 %.
shekulli
Krijoni Kontakt