Para disa vjetesh kam qene ne nje shoqate arkeologjike te quajtur "Aulona".
Ne nje nga ekspeditat tona ne orikum, shkuam te shikonim gjendjen e kishes se Marmiroit (2 km nga Orikumi), e cila eshte nje nga kishat me te vjetra ne ballkan.
Ajo ishte lene nen kujdesin e nje fshatari te zones. Pasi kontaktuam me ate, ai na coi te kisha, te cilen e kishte mbyll me celes. Kur ne hyme brenda, nuk me besohej qe mund te isha ne nje kishe e cila kishte rreth 800 vjet qe ishte ndertuar. Mua personalisht mu duk nje kuzhine e viteve 90. Atje brenda mbi mozaikun qe ka qene ne dysheme, nga personi i cili i ishte lene nen kujdes ishin shtruar pllaka te reja banjoje. Mbi pikturat ne murr ishte lyer me gelqere te bardhe dhe ne mes te kishes ishte vendos nje tavoline buke me disa karrige. Kur pyetem kujdestarin cfare kishte bere keshtu pergjigjia e tij ishte, "AAAA me vjen keq, kam investuar nga leket e mia per ta mbajt sa me mire kete kishe, madje e sheh i kam shtruar dhe pllaka."!!!! Orikumi ka rreth 500 varre, te cilat datojne ne shekullin e dyte para lindjes se krishtit, nga te cilat 150 jane hapur nga hajdutet e varreve. Objektet qe jane ne varre shiten jashte shtetit. Nje rast tjeter ishte ne Treport, mbi varre te cilat i datojne shekullit te dyte deri ne te katert pas lindjes se krishtit, ne te cilat une personalisht kam gjet nje trup te plote femre, bashke me veth floriri dhe disa statuja terakote 16 cm te larta, kalonin mjete te renda si eskavator dhe kamjona, te cilat 3 dite me vone se gjetja e atyre varezave nga shoqata jone, eskavatori kalonte persiper duke i thyer ato dhe me vone duke i heq, pershakak se aty u ndertua nje banese 2 kateshe.
Raste te tjera ka plot, duke pare dhe ndertesat ne vlore te cilat jane ndertuar mbi kalane e vlores, dhe duke zhdukur cdo gjurme te saj.
Krijoni Kontakt