Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
Deri tashi jemi si mė poshtė:
Life's too short to remove USB safely.
he ti t'varunat Ibrahim "dinarit", po mos me pas kan qaj far Ibrahim "dinari" (qysh po e perbuze ti) e me ngah neper gjith boten pur me iu kallxue krejtve qe ekziston dikund nje popull i kolonizum, i plaqkitun e i varfun ne njefar vendi me emnin Kosova qe asht i rrezikume pur ekzistenc nga nje popull e nje shtet tjeter shum i keq qe quhet Serbia, ty nuk t'kish njoft kerkush hiq, po edhe me t'pas njoft nuk kish dasht kerkush me t'njoft, sikur tjert popuj neper bote qe jan t'kolonizum, t'plaqkitun dhe jan t'rrezikum pur ekzistence. E din ti shum mire per cilet popuj nuk po don kerkush me nie hiq, hiq pa i purmend ren me ren. Nuk kish dasht kekush me t'nie ty tu ulurit si qen e tu burtit "o kuku pshtona se na hanger shkavi 1000 here ma i pergatit e ma i fort se na".
Ah jo nime se i kishe nal ti me kallash t'shtremt t'kines, ose i kishe nal tu iu kallxue se sa trim shum i madh i drenices je ti (Drenica jan trima t'mdhaj ... me Shqiptar ama, haaaa hiq pe nuk lshojne, natyrisht deri t'ja shterngojsh dhamt nihere mire, tanaj kingja bahen valla) ... neper shpella t'maleve t'kosoves qe as dreqi nuk mundet me i gjet, ose tu u mlue me burllog neper bodrume t'Prishtines.
Po ju e keni prue multietnicitetin more, ju e keni shite Mitrovicen, ju e shitet UĒK-ne, ju e hupt ushtrine qe e patem, ju dolet me nje far qeverie t'perkohshme (t'inspirum prej babes tyne Enver Hoxhovic ia nisen me kopjue ideat e tina) edhe i hupt t'gjitha, t'gjitha qe i pat arrit populli shqiptar me mund te madh deri at'here, se me pas ngue ju qat Ibrahimin e keq hiq nuk e kishmi hup as Mitrovicen, as ushtrine, as Shqiponjen dykrenare Shqiptare, as nuk na kishin mathe nji "flamur" qe marre i vjen Shqiptarit me e pa dikush at m.u.t e jo flamur etj. etj.
Keto qe po i bani ju jan: dominim me ēdo kusht, agresivitet, hakmarrs, egocentrik, te paskrupullt, te semure per pushtet, te semure per pasuri, genjim te shpesht, manipulues, te pavetdijshem per konsekuencat, punen e te tjerve e shpallni si te juajen, me Charme siperfaqsore mundoheni me e fitue besimin e popullit, mundoheni me ia perbuze ose me ia hupe punen dikujna me qellim qe me ia hanger djersen, njerz pa empatie etj. etj., ... dhe keto more zotni jan simptome shum te kjarta te Psikopatise/Sociopatise, pa kurrfar dyshimi hiq.
A me bark po logjikojshi ju a, po q'ashtu kallxo he bulle (khu gati jam kan tu i than he burre), se na kemi kujtue qe ju logjikoni me diēka tjeter.
Sa e neveritshme asht kur rrenci i thot dikujna po rren.
Qosja asht nji shkrimtar i qenefit qe u mundue per nje kohe goxha te gjat t'ia jap popullit shqiptar perqarjen me te rrezikshme te kohes sone.
Jo jo ka fol, qysh s'ka fol Qosic, bile ka fol boll sa me kallxue se sa "inteligjent" asht, sidomos kur na thojke t'ia japim voten atina se ai do ta beje Kosoven Zvicer, edhe ate vetem per nje vit bile.
Qe me i pas thane kto fjale nje thmi dy vjeq , asht dasht me ia zane shum pur t'madhe, me qortue e me i than "qysh bre the ashtu, i ke ba dy vjet n'bothe e po fole ksi far fjale t'budallavta".
Po de, si p.sh. iu ka ndihmue armiqve qe ta zhdukin thesarin me te madh te kombit Shqiptar, dialektin geg. Fatmirsisht pa sukses.
Jo na do t'mundohemi ta perkufizojme dhe ta ēbajme damin e madh qe e keni ba ju.
Jo hala jo, se hala po shitshin patligjana n'pazar.
Ne q'ate front qe nuk je kan ti, e kjo asht n'ēdo pllambe te tokes t'Kosoves.
Ps.: M'fal Baptist, po kta "njerzit" me symptome te kjarta psikopatike/sociopatike s'muj me i durue gat, sry.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 29-03-2008 mė 23:35
Le ta hap Matoshe-vici pėrsėri sqepin e tij tė papastėr e le ti jep pėrgjegje analistit tė artikullit:
Vetintegrimi shqiptar si
domosdoshmėri ekonomike
Bleron Baraliu
Artikulli "Rilindasi i fundit Qosja &
Co" i Halil Matoshit (Gazeta Express,
18 mars 2008) shpreh shkurtėpamėsi
tė dalluar sidomos nė rrafshin ekonomik.
Atė e pėrfshin njė tėrėsi argumentesh
qė nuk janė mė tepėr se
sa pėrdorim pa vend i "etiketave"
teorike dhe manipulime tė koncepteve
tė paverifikuara historikisht apo
moralisht. Logjika e kėtij shkrimi kulminon
nė pėrfundime tė bazuara nė
frikė dhe llogaritje hipotetike tejet
sipėrfaqėsore, qė nė thelb nuk kanė
tė bėjnė aspak me strategji ekonomiko-
politike apo me marrėdhenie
qėllimmira me miqtė tanė. .
Kėndvėshtrimi i kėtij artikulli ėshtė
mė shumė nė prizmin ekonomik,
profesioni i artikullshkruesit. Vlerėsimi
i autorit se integrimi shqiptar
ėshtė i pavlerė pėrpara integrimit
multinacional ėshtė lajthitje themelore
ekonomike. Tregjet shqiptare tė
fragmentuara mbeten njėsi tepėr te
vogla pėr tė zgjuar interesimin e duhur
tė investorėve, pavarėsisht, bie
fjala, pjesėmarrjes sė tyre tė pėrbashkėt
nė tregun Evropian. Nė anėn
tjetėr, Shqipėria natyrale si njėsi kohezive
ekonomike krijon joshje tipike
tė investorėve tė pėrqėndruar nė
tregjet e Evropės nė zhvillim.
Pėrvoja ime nė menaxhimin e disa
miliarda dollarėve nė tregun financiar
botėror, qė mbetet katalist
i zhvillimit tė ekonomive emergjente,
mė ka mėsuar se pėrfitimet mė
tė suksesshme arrihen nė ato investime
qe kanė shtrirje tė zgjeruar, pėrfshirė
thellėsinė dhe efikasitetin e tregut
pėrkrah madhėsisė sė tij. Kjo krijon
diversifikim dhe ulė rrezikun idiosinkratik
(rreziku njėfaktorial pėr
humbje nė investim), veti kėto tepėr
tė rėndėsishme pėr investorėt.
Konkurenca globale dhe rajonale
pėr thithje investimesh ėshtė aq e
lartė saqė cilado njėsi e botės shqiptare
mė vete do tė shfaqej zbehtė apo
zhdukej fare nga radari i pjesės dėrmuese
tė investitorėve.
Nėse shikohet Kosova, pėr shembull,
si pjesė e ndarė e Shqipėrise,
bėhet fjalė pėr njė treg tė rraskapitur
mė mė pak se 2 milion konsumatorė,
rreziqe tė larta politike, papunėsi
dekurajuese qė ka ndikuar
nė njė shkatėrrim tė kulturės sė
punės, industri arkaike dhe tė dėmtuar
pėrmes njė terrorizmi ekonomik
20 vjeēar, etj. Nė pėrfundim, Kosova
shihet si njė Afrikė e vogėl qė
jeton nė bazė tė remitacioneve gurbetēare
nė zbritje, njė vend i dėshpėruar
qė ka nevojė pėr donacione dhe
pa perspektivė tė dukshme ekonomike.
Joshja e tanishme e Kosovės pėr
investues shtrihet mė tepėr nė kategorinė
e mėshirės, duke lėnė Serbinė
si njė treg mė tė rėndėsishėm dhe
mė tė favorshėm pėr botėn tregtare
kryesisht apolitike. Pėrfundime tė
ngjajshme mund tė nxjerren lehtė
edhe pėr pjesėt tjera tė Shqipėrisė
natyrale.
Nė tė kundėrtėn, vetintegrimi
shqiptar nėnkupton nje larmi ekonomike
me hapėsirė zhvillimi nė fushėn
e minierave, turizmit, bujqėsisė,
tekstilit, ekonomisė sė shėrbimeve,
etj, si dhe me nevoja tė larta
tė zhvillimit infrastruktural, me njė
kapacitet me mbi 7 milion njerėz qė
kanė influencė kritike nė gjashtė shtete
tė Ballkanit si dhe me lidhje tė ngushta
pėrmes diasporės me tregjet e
Evropės perėndimore dhe Amerikės.
Ekonomia e Kosovės shėndėrrohet
nė njė cak me kapacitete domethėnėse
investimesh vetėm kur shikohet
si element i lidhur mishėrisht
dhe financiarisht me botėn e pėrgjithshme
shqiptare.
Vetintegrimi i shqiptarėve si tėrėsi
e konsiderueshme ekonomike dhe
rajonale do t'i vente ata nė njė rreth
interesash me kapacitete shumė mė
tė larta pėr investime, dhe probabilitet
tejet tė ngritur pėr zhvillim ekonomik.
Shkurtėpamėsitė ideologjike qė
sygjerojnė se Kosova mund tė zhvillohet
si njėsi e mvetėsishme nga bota
mė e gjerė shqiptare ushqejnė nacional-
patetizmin mashtrues "Kosovar"
se BE na dhuron fuqi unike
("Mirupafshim Bruksel!"). Sė pari,
ėshtė shumė herėt qė strategjia e zhvillimit
kosovar apo shqiptar tė bazohet
nė prizmėn e Bashkimit Europian
sepse asnjėra nga to nuk janė
pjesė e tij. Sė dyti, edhe pas hyrjes sė
mundshme nė BE ekonomitė shqiptare
mbeten nė vendin e fundit dhe
tė parafundit, nė njė klasė nė vete.
Si tė tilla ato mbeten ekonomi shqiptare.
Kėto ditė argumenti ekonomik
pothuajse gjithmonė i prinė diskutimeve
moralo-historike dhe politike,
por kėto tė fundit prapė duhet tė
shihen nė prizmėn e sė vėrtetės dhe
drejtėsisė, dhe nuk mund tė rri pa
vėnė nė dukje dėshtimin e plotė tė
autorit. Nuk e kuptoj dot se si njė
shqiptar i vėrtetė, siē shpresoj se autori
Matoshi ėshtė, mund tė deklarojė
gati me mburrje se "konceptet
e historianėve [shqiptarė] qė Kosova
ėshtė aneksuar nga Serbia nė 1913
nuk kanė asnjė baze historike ."
Nuk di nėse qėllimi i tij ėshtė tė
dalė mė i "menēur" se historianėt
shqiptarė apo tė provojė se Serbia
qėnka nė anėn e sė drejtės.
Gjithsesi, pėrpara se tė thėrrasė
figura tė shquara tė kombit shqiptar
si zotėrinjtė e pėrmendur nga ai vet
me lloj lloj epitetesh, i sugjeroj autorit
tė lexojė pak me shumė pėr historinė
e kombit tonė. Sikur veē librin
e historianit britanik Noel Malcolm
tė kishte lexuar, do tė dinte qė
Kosova kurrė nuk ka qėne pjesė legjitime
e Serbisė, dhe qė "aneksimi"
nė 1912-3 nuk qe gjė tjetėr veēse pushtim.
Pėr mė tepėr, aneksimi i Kosovės
nga Serbia u bė nė vitin 1912
nė kundėrshtim tė drejtėpėrdrejtė
ligjor me vet kushtetutėn Serbe tė vitit
1903, qė nuk lejonte zgjerimin e
kufijve tė Serbisė.
Edhe pse gabimisht lidershipi Kosovar
asnjėherė nuk e shtjelloi argumentin
juridik pėr meritėn e pavarėsisė
sė Kosovės, tė gjitha analizat e
bazuara nė tė drejtėn ndėrkombėtare
tė ligjit aludojnė nė tė njėjtin pėrfundim:
Kosova nuk ishte asnjėherė
pjesė de jure e Serbisė.
Gjithashtu, nuk mund tė kuptoj
se si mund tė zhvleftėsohet aq lehtė
prej autorit, me njė tė rėnė te penės,
fakti qė Kosova ka qenė dhe ėshtė
djep i shqiptarizmit.
Libra tė tėrė, jo artikuj, mund tė
shkruhen pėr kėtė temė. Thirrja e
autorit "Lamtumirė Tiranė & Beograd,
mirėupafshim nė Bruksel", duke
lėnė mėnjanė vrerin e zi qė autori
hedh me paralelizmin qė bėn midis
Tiranės dhe Beogradit, nė rastin
mė tė mirė s'ėshtė gjė tjetėr veē
shprehje e naivizmit "kozmopolitan"
dhe vasalitetit ndaj ndėrkombėtarėve,
tashmė ngulitur aq thellė nė
njė pjesė tė "elitės" shqiptare. Ata
qė shkruajnė apo mendojnė kėshtu
harrojnė qė shtetet formuese tė BE
e kishin arritur identitetin dhe sovranitetin
e tyre tė plotė kur vendosėn
tė bashkohen nė BE. Edhe sikur
nė njė tė ardhme BE te shpėrbėhet
(siē ndodh random me aleancat
historike apo supershtetet federale),
ato pėrsėri kanė vetveten. Po Kosovės
qė deri mė tash nuk ėshtė veēse
njė "lypės" i ndėrkombėtarėve,
ē'do t'i ngelet?
Pėr tė shtjelluar qasjen politike tė
z. Matoshi, duhet theksuar faktin -
qė kam nxjerrė nga takime tė shumta
me zyrtarė amerikan, si Wisner,
Obama etj.- se populli shqiptar shihet
si njė aleat i SHBA-ve qė mund
tė ndikojė njė revulucion ekonomik
dhe demokratik nė tėrė rajonin. Duke
pasur parasysh se bėhet fjalė pėr
gjithė popullin tonė, vetintegrimi
shqiptar pėrbėn fortifikim strategjik
tė kėsaj aleance dhe kėtij progresi bilateral.
Diskutimi i kufijve dhe realiteteve
tė sotme ligjore ėshtė i tepėrt,
sepse me arritjen e integrimit nė baza
kulturore, ekonomike, dhe strategjike,
kufijtė bėhen irelevant dhe
bien, siē ndodh shpesh nė Ballkan.
Ky bashkim shqiptar sigurisht qė
do tė arrihet jo pėr inat tė shqiptarėve
(Konica), as pėr hir tė nacionalsocialistėve,
siē aludon Matoshi, por
pėr arėsye tė realitetit politik dhe ekonomik
shqiptar si aleat amerikan nė
Ballkan nė paralele me Izraelin (M
Totten: "The Israel of the Ballkans"
http://www.commentarymagazine.c
om/viewarticle.cfm/The-Israel-ofthe-
Balkans-11266).
Mirėpo mantra e kėsaj lėvizjeje
prapėseprapė mbetet shprehje e
energjisė sė shenjtė, qė e frymėzon
popullin shqiptar, tė bazuar nė drejtėsi
morale dhe historike, jo politike.
Tė sygjerohet se pavarėsia e Kosovės
ėshtė njė cak nė vetvete ėshtė
goditje ndaj kėsaj energjie pozitive
dhe nė dėm tė sė ardhmes politike
e ekonomike tė tė gjithė shqipėtarėve.
Agjenda shqiptare duhet tė ecė
pėrpara nė bazė tė qėllimeve pėr njė
tė ardhme tė lumtur pėr shqiptarėt
dhe miqtė e tyre, e jo e bazuar nė
koncepte vasaliste tė mbushura me
frikė nga komplotet e mundshme tė
armiqėve tanė kriminelė. Kjo agjendė
duhet bazuar nė parashikime
realistike, por duhet mos harruar se
realitetet nuk lindin - ato krijohen
me sakrifica tė mėdha. Tė tilla sakrifica
karakterizuan rezistencėn shqiptare
nė gjithė trojet tona pėrgjatė njė
historie tė dhimbshme - qė quhet
Historia Shqiptare, e asesi ndryshe!
Rilindja Shqiptare mund tė ndryshojė
emrat dhe konceptet ideologjike
themeluese, por ashtu sikur religjionet,
ideologjitė janė prona personale
pa vlera kombėtare pėr shqiptarėt.
Prandaj, megjithė diferencėn
brezore mes Lidhjes sė Prizrenit, Rexhep
Qosjes, dhe brezit tė ri nė tė cilin
marrė pjesė vet, identiteti shqiptar
dhe integrimi jonė kombėtar
brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrise
dhe Europės ėshtė kauzė madhore
e pėrjetshme, dhe nuk pėrfundon
me fitore tė pjesėrishme.
(Autori ėshtė Magjistėr i shkencave
kuantitative financiare (Columbia
University) Menaxher ekzekutiv
nė Wall Street (ZAIS Group -
Senior Portfolio Manager) Pėrfaqėsues
i bordit tė Rrjetit tė Profesionistėve
dhe Sipėrmarrėsve Shqiptaro
Amerikan nė New York)
(Rreth shkrimit "Internacionalisti ballkanas"
tė Armend Mazrekut)
Unė mendoj qė duhet tė ndjekim rrugėn e serbėve. Ata vrisnin kėdo qė ishte kundėr nacionalizmit. Edhe ne duhet tė vrasim kėdo qė na del pėrpara.
Imagjino se po te dinte shqipen ndonje perendimor se ēka do leonte nga keto analizat matoshiane...ēfare krahasimesh te errta e te vobekta per nje intelektual modern.
As qe duhet diskutuar per nje shkrim te mbrapsh si i ketij matoshi....s'ka kurfare baze vetem fantazira mirepo ka gjetur vend ne mesin tone dhe hajt ka thene se shqiptaret moderne e hajne edhe kete...
T'ia bejmi hallin veti per krizen energjetike dhe te punojmi e te zhvillohemi, kaloj koha qe te mirremi me halila e hasana...
E DHIMBSHME, OSE "TALK SHOW" I RACISTĖVE SHQIPTARĖ 5 - (Pėrgjigje ndaj shkrimit tė Liburn Aliut "Kombi i Halilit", Express, 26 mars 2008) - Shkruan: Halil Matoshi Gazeta EXPRESS
(Pėrgjigje ndaj shkrimit tė Liburn Aliut "Kombi i Halilit", Express, 26 mars 2008)
E DHIMBSHME, OSE "TALK SHOW" I RACISTĖVE SHQIPTARĖ 5
Shkruan: Halil Matoshi Gazeta EXPRESS
Nuk e kam ndėr mend tė jetoj dhe tė ndihem si i burgosur brenda teorive etnocentrike, sepse identitetet kombėtare po marrin cilėsi tė reja duke u shndėrruar nė identitete qytetare (civis), posaēėrisht nė Europė dhe brenda BEsė, si njė "grossroom" Schmittian. Teoritė moderne pėr kombin dhe nacionalizmin si dhe interpretimet e tyre janė tė pakufishme, andaj mbetėn gjithnjė koncepte dhe projekte tė hapura (Umberto Eco). Po ashtu njė komb i ri kosovar (jo vetėm si entitet politik por edhe me veēanatitė kulturore, etnopsikologjike, madje edhe gjuhėsore - rikthimi i trajtave dhe leksikut tė pasur geg nė shqipen standarde si dhe veēantitė qytetare, vlerat e pėrbashkėta perėndimore) ėshtė njė mundėsi pėr tė ardhmen. Dhe natyrisht, kjo mund tė ndodh si njė proces i natyrshėm i zhvillimit tė ndryshėm sociopolitik, ekonomik dhe kulturor. Dhe nė asnjė rrethanė pėrmes imponimeve, qoftė nga paternalizmi kulturor apo elitat shtetėrore.
Sa pėr "shkombėtarizim", "kushtetutė antishqiptare" dhe dokrra tė ngjashme, janė pėrgjegjės pėrfaqėsuesit e Kosovės, legalisht tė zgjedhur dhe qeveria legale e vendit.
Pse mė identifikoni mua me tė gjitha kėto? Qė tė mė thoni se jam me masat nė pushtet, e ju tė veēoheni, tė dilni pėrballė njė armiku mė tė madh, megjithse "armiku juaj" ėshtė fiktiv. Unė sjam armiku.
Sa pėr historinė nuk dua ta them mė asnjė fjalė. Nuk dua tė dyshoj fare nė historinė e dhimbshme shqiptare, plot gjak e vuajtje, e di dhe e kam pėrjetuar vetė njė pjesė tė saj, por pse nuk e kemi atė tė lavdishme, pse tė tjerėt na kanė mundur, rrehė e pėrplasur nėpėr shekuj? Pse ne nuk kishim miq (si Bismarckun) e serbėt kishin!? E pse de!??? Numerikisht ishim pothuajse tė barabartė me serbėt nė tė gjitha etapat historike.
Thjeshtė nuk kemi ditė, nuk kemi pasė emancipim. Pra kjo injorancė shpjegon diēka, nė njėrėn anė paskeshim pasur historinė e gjakut e tokės tė lavdishme, deklaratat etnocentrike e raciste, kurse nė anėn tjetėr punėn dhe veprat tė mjera fare!
Aliu mė krahason herė me Otto von Bismarckun e herė me Musolinin, e herė me Cvijicin, Pasicin dhe pasicėt. Pėr tė mė shpallur tradhtar. Hahahah...
Ēmendėsi e pėshtirė!? Pa u ndalė fare nė shpjegimet e mia. Armiku i brendshėm po kolaboron mė tė jashtmin, (me zyrat Perėndimore nė Prishtinė) qe njė arsye se ai armik fiktiv, duhet identifikuar, kapur dhe mundėsisht linēuar. Mendėsi e fiseve parapolitike afrikane. Ja me ēka e arsyeton qenėsinė e shqiptarėve komb Aliu: "Sipas Halilit, shqiptarėt nė shekullin XIX ishin tė pavetėdijshėm pėr ekzistencėn e pėrkatėsisė kombėtare. Kjo ėshtė kategorikisht e pavėrtetė. Nė njė sqarim qė i bėn Lidhja e Prizrenit kryeministrit tė atėhershėm britanik, Benjamin Disraeli-t mė 1878, thuhet: "ne nuk jemi dhe as duam tė jemi turq. Do ti kundėrvihemi me tė gjitha mjetet atyre qė duan tė na kthejė nė sllavė apo grekė. Ne duam tė jemi shqiptarė". Pra kėtu kemi tė bėjmė me etni e jo mė komb politik, karakteristikat e tė cilit tashmė i kam shpjeguar.
"...ata luftuan, derdhėn gjak pėr tokėn, shprehje kėto qė pėr Halilin janė tė pėshtira", kėsi farė leximi nuk i bėn tekstit tė tjetrit asnjė civil, pos vetė fashistėve!
Historitė e gjakut dhe tokės janė e kaluara e pėrbashkėt, jo e nesermja e kombit. Kaq. Argumenti se "deklaratat pėr bashkim tė shqiptarėve e ushqejnė nacionalizmin serb" nuk ėshtė i Titos as i Halilit, por i Fuqive tė Mėdha, posaēėrisht ShBAve, shpėtimtarėve tanė, po e ritheksoj, shpėtimtarėve, atyre qė na i rikthyen shpresat, shtėpitė dhe dinjitetin njerėzor, qė ne, kurrė nuk ishim tė zotėt ti ruanim vet.
"Po mirė, Halil, nėse ne jemi kombėtarisht kosovarė, mė trego, tė lutem, ēka do tė jenė shqiptarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi, Serbisė"? Njė pyetje shumė sinjifikante dhe interesante e Liburn Aliut!? Meqė ai nuk ėshtė apo nuk ndihet mirė si kosovar, e kombi kosovar po bėhet, siē kam sqaruar mė herėt, ai shtron pyetje pėr pjesėt e etnisė shqiptare, jashtė shtetit-komb Shqipėrisė dhe jashtė shtetit kosovar, ata do tė jenė qytetarė shtetformues nė Maqedoni, natyrisht me prejardhje etnike shqiptare, sikur edhe ne, poashtu shtetas tė Malit tė Zi dhe tė Serbisė, natyrisht se Kosova e pavarur mund ti ndihmojė ata, duke kėrkuar nga kėto shtete fqinje paritet, pra qė shqiptarėt atje ti gėzojnė tė njėjtat tė drejta qė ua garanton konstitucioni kosovar serbėve lokalė.
Tezės mė tė re tė unicentristėve se "tė gjitha organizatat ilegale nė Kosovė, deri nė fillim tė viteve 90 e kishin synim ēlirimin dhe bashkimin me Shqipėrinė. Por edhe pėrpjekjet pėr Republikėn e Kosovės, si zgjidhje nė kuadėr tė Jugosllavisė, frymonin me njė nacionalizėm ēlirimtar shqiptar, e jo racist apo fashist, si dėshiron ti ti etiketosh tė tjerėt..." Polemizuesit, po humbin energji sė koti duke mė akuzuar si etiketues, si "krijues" i etiketave dhe amalgamėve. Po u kundėrpėrgjigjem me Malcolmin, nga parathėnia pėr botimin e dytė: "Kosova: Njė histori e shkurtė". "UĒKja e prirė nga LPK, (grupe radikale tė shqiptarėve nė diasporė) - e cila e kombinonte nacionalizmin shqiptar me marksizėm-leninizmin dhe e cila ka punuar pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, qė nė fillim tė 80ave, kur vendi ishte nėn qeverisjen e rėndė komuniste. Mirėpo, melmesat majtiste tė kėsaj pėrzierjeje ideologjike nuk ishin shumė tėrheqėse pėr shqiptarėt e rėndomtė brenda Kosovės..."
Tė dashur kundėrshtarė, nėse kombinimi i nacionalizmit me marksizėm-leninizėm nuk ėshtė i barabartė me nacional-socializėm, atėherė ne, tė gjithė po arratisemi nga polemika dhe po shahemi nanash!!! Dhe askush dhe askurrė nuk ėshtė kundėrshtuar kjo tezė e Malcolmit, as nga historiografia dhe publicistika shqiptare dhe as nga "perėnditė shqiptare", "gjigantėt", "intelektualėt dhe mėsuesit e sė vėrtetės"!?
Ēėshtja e etiketave paarsyeshėm, sikur u imponua nė nė kėtė debat si ēėshtje mbi ēėshtjet. Dhe sikur i tėrė diskutimi po pėrmbyset rreth etiketave!? Etiketa ėshtė thjeshtė njė emėr pėr njė mall, njė firmė qė tregon se ēfarė ka brenda ambalazhit, (thesit) njė simbolikė identiteti, njė fjalė-ikonė qė e bė tė dukshėm njė abstraksion. Por kur blloku i polemizuesve "tė gjithė contra Matoshit" ndalet para murit tė argumenteve, harxhojnė tėrė "mallin qė kanė nė thes", dhe merren me etiketat. Ato nuk mė bėjnė pėrshtypje.
Prandaj anarkistėve nuk u pėlqen pushteti, jo pse na qenkėsh antipopullor e shkombėtarizues por pse ėshtė pikėrisht demokratik. Me kėtė mendėsi definitivisht nė Kosovė po rrezikohet demokracia. Unicentristėt, nėse mendėsinė e tyre e shikojmė pėrmes frymės psikosomatike tė kohės, duan ti nacionalizojnė edhe bythet dhe pordhat. Madje duan ti nacionalizojnė edhe dyrt dhe dryrėt (qė mbrojnė jetėn private), pra jetėt tona individuale dhe tė drejtat tona njerėzore. Atyre nuk u pėlqejnė argumentet dhe i kthehen terrorizmit gjuhėsor.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ky nuk e sheh shkakun e vėrtetė tė "injorancės" dhe tė "veprave tė mjera fare". Shkaku ėshtė vetė ekzistenca e kėtij njeriu. Dhe ekzistenca e njerėzve si ky.Thjeshtė nuk kemi ditė, nuk kemi pasė emancipim. Pra kjo injorancė shpjegon diēka, nė njėrėn anė paskeshim pasur historinė e gjakut e tokės tė lavdishme, deklaratat etnocentrike e raciste, kurse nė anėn tjetėr punėn dhe veprat tė mjera fare!
Ishin njerėzit si ky qė e bėnin tė pamundur ēlirimin kombėtar dhe bashkimin kombėtar. Dhe tash pikėrisht kėta njerėz duke u kthyer nė taborrin tonė (vetėm vizualisht), duke u hequr si shqiptarė tė vėrtetė, ankohen se pse nuk mundėm tė bėjmė gjė.
Folni, a ėshtė kjo hipokrizi???
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alibaba : 30-03-2008 mė 20:40
Krijoni Kontakt