Kampionati italian i afrohet fundit, me Interin qė marshon drejt edhe njė titulli dhe Romėn qė ende ka shpresa. Pozita e tretė, e palėkundur i takon Juventusit, qė ėshtė njė sukses, duke marrė parasysh goditjen qė ky klub pėsoi pas skandalit Cialciopoli, dy sezone mė parė. Pėr kėtė sukses, pa dyshim kanė kontribuar shumė lojtarė, por nė kėtė artikull do tė veēojmė pesė nga ta, duke shtruar edhe pyetjen se cili sipas mendimit tuaj, ishte mė i miri?
1. Gianluigi Buffon
Supozohet se portierėt mė tė mirė janė ata qė realizojnė mbrojtjet mė tė mira. Gabim. Portierė mė mirė janė ata qė dinė tė pozicionohen, komunikojnė, organizojnė mbrojtjen dhe kuptojnė lojėn e kundėrshtarit, dhe nuk janė tė detyruar tė bėjnė shumė mbrojtje. Kjo gjė edhe i dallon Buffonin dhe portierin e Realit, Iker Casillas. Portieri italian edhe kėtė sezon dėshmoi se ėshtė ndėr mė tė mirėt nė botė.
2. Giorgio Chiellini
Tashmė ėshtė e pamendueshme se pse drejtori sportiv i bardhezinjve, Alessio Secco, tentoi ta shesė Chiellinin tek Manchester City nė fillim tė sezonit. 23-vjeēari ka qenė shtyllė e mbrojtjes, duke u kombinuar mirė me Nicola Legrottaglie, i cili po ashtu meriton tė jetė nė mesin e lojtarėve mė tė mirė tė Juventusit. Ai fitoi zemrat dhe mendjet e tifozėve kur theu disa tentime tė ashpra tė Zlatan Ibrahimoviq dhe e zotėroi suedezin nė tė dyja ndeshjen e ligės kundėr Interit.
3. Mauro Camoranesi
Anėsori i lindur nė Argjentinė, por me nėnshtetėsi italiane, edhe pse ka luajtur vetėm 20 ndeshje nė Serie A, pėr shkak tė lėndimit, ėshtė treguar mjaft i rėndėsishėm nė secilėn prej kėtyre paraqitjeve. Nė pesė ndeshjet tė fundit, 31-vjeēari ka bėrė nėntė asistime, pėrfshirė edhe tre gjatė fitores 3-2 ndaj Milanit. Camoranesi ofron njė kreativitet mjaft tė nevojshėm nė mesfushė dhe po tė kishte qenė nė formė gjatė gjithė sezonit, mbase Juve mund tė kishte qenė nė konkurrencė edhe pėr titull. Ai ka shėnuar po ashtu edhe pesė gola, rrjedhimisht njė nė katėr ndeshje dhe shumica prej tyre kanė qenė vendimtar, pėrfshirė edhe golat kundėr Interit si nė shtėpi po ashtu edhe nė udhėtim, si dhe golin e barazimit gjatė fitores rikthyese nė Udinese.
Krijoni Kontakt