Elegji per Nolin - Ose buzeqeshja e vrerosur e IMZOTIT
Kete te djele ne Boston per tere shqiptaret dhe vecanerisht per ata te besimit te krishtere ka ne feste, nje kremtim, nje pershpirtje me emrin e te nderuarit Imzot Nolit. 100 vjetori i krijimit te katedrales se Shen Gjergjit nga shqiptari Theofan Stilian Noli.
Ceremonia do te filloje me nje meshe ne kete katedrale e do te vazhdoje me nje dreke ne lokalin aq te njohur PIER 4. Deshiroja te shkoja. Fillova te interesohesha. Dhe zbulova.
Janullatosi dora vete do te jete i pranishem. U zemerova. E lashe fare. Cpune ka Janullatosi me Nolin? Cpune kam une me Janullatosin? Pse duhet te ha dreke me te? Une kam pune me Nolin dhe per te mendova te shkoj fillimisht. Ta nderoj. Ti cmoj mesazhin qe na ka lene. Ate te pastertin shqiptar. Noli vete do te pranonte qe ne pershpirtjen e tij te ishte Janullatosi? Do ja jepte doren sikur te ishte gjalle?Ky eshte nje rreagim qe me teper se sa fetar eshte i paster shqiptarce. Pyeta prape. Me siguruan se Janullatosi do jete. Me thane se shume veta kane anulluar prenotimet. Nuk dua te jem pjese e asnje grupi, por mesa duket qenia e Janullatosit ne keto kremtime e paska krijuar tashme percarjen. Shume vete e kane marre vesh me vonese prezencen e tij. Organizatoret kane tre muaj qe e mbajne te fshehur dhe pranuan me se fundi se e kane ftuar ata Janullatosin grek ne kremtimin e panshqiptarit NOLI. Skane asnje detyrim per ta bere kete, madje as ndervarje hierarkike mes katedrales se shqiptareve ne Boston dhe kishes autoqefale ne Shqiperi. Jane thjesht motra Apo Shemra??? Por te dielen e kesaj jave ne Boston simboli fetar i festes zbehet, per ti lene vend Nolit Shqiptar. Qe Janullatosi nuk e pranon si figure te kishes autoqefale shqiptare. Madje dhe portretin e tij e ka hequr nga muret. Ndoshta ka te drejte. Sepse Noli me shume se sa Imzot, ishte politikan, shkrimtar, udheheqes, opinionist, krijues. E megjithate Janullatosi do te jete. 100 vjet pasi Noli fitoi aq mundimshem pavaresine e nje kishe shqiptare drejtuesit aktuale te saj, ftojne grekun Janullatos.Perdhosje ??? Nuk e di. Por mua me kujtohet Odisea i lashte dhelper dhe krijimi i tij djallezor Kali i Trojes. Nje kale Troje modern, qe nuk pranon te beje pershpirtje fetare per viktimat Came to genocidit grek, por e politizon qenien e vet duke meshiruar ceshtjen politike te Qipros Veriore. Nje kale Troje qe ka ngulur kembet e veta ne fshatin Kosine dhe zhvarros te vdekurit e lashte.
Me vjen keq qe si besimtar orthodoks nuk gjej fuqine, por as nuk deshiroj qe ti drejtohem Janullatosit me titujt qe ka, personalisht nuk e njoh si rregullator te marrdhenieve te mia me ZOTIN. Me vjen shumfish keq qe si shqiptar te pranoj ngjitjen me dhune te dy portreteve te kunderta deri ne perbuzje ndaj njera tjetres. E imagjinoj Imzot Nolin, te kthehet permbys ne varr-do te thoshte nje bashkombese e nderuar kur do me mirrte vesh se kush do te nderohej per 100 vjetorin Nolian. Fytyren e tij e kam parasysh tashme me vetulla te ngrysura, nje rrudhe me shume dhe nje nenqeshje te vrerosur ne cep te buzeve te lodhura.Veshtrimi i syve te tij pyet-Edhe kete ma bete???
Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall as i varrosur,
Pres njė shenj e pres njė dritė,
Pres me vjet e pres me ditė,
Se ēu tera, se ē u-mpaka,
Se ē u-ēora, se ē u-mplaka .
Asgje me shume se ky varg i madherishem i Imzot Nolit nuk do e pershkruante me mire gjendjen shpirterore te tij nese do te ishte gjalle e do te merrte pjese ne 100 vjetorin e themelimit te Katedrales se Shen Gjergjit ne Boston. Shenja qe fuqishem e kerkon Imzoti po vjen, vecse ne krahun e kundert
Boston
6 mars 2008
marre nga peshkupauje.com
Krijoni Kontakt