Shoqata e Sigurimeve te Kosoves dhuroi 150 mije euro dhe qeveria e Kosoves 50 mije tjera per viktimat e Gerdecit.
Shoqata e Sigurimeve te Kosoves dhuroi 150 mije euro dhe qeveria e Kosoves 50 mije tjera per viktimat e Gerdecit.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
I dergova email bankes dhe me kthyen pergjigje. Nese shkon ne nje dege jane ato qe ka vene Albo me lart.
Ne rast se shumen doni ta kaloni ne llogari nepermjet nje transferte nga nje banke tjeter atehere informacioni qe duhet te jepni tek banka tjeter eshte si me poshte:
emri i llogarise : MBESHTETJE PER TE PREKURIT,NGA NGJARJA NE GERDEC
Numri i llogarise: Leke 8003890900
EUR 8000890900
GBP 8002890900
USD 8001890900
(numri i llogarise varet nga monedha e shumes qe do te depozitoni)
Adresa e bankes: Raiffeisen Bank Rruga e Kavajes
SWIFT code: SGSBALTX
kur po lexoja keto cka keni shkruar me lart po thoja me vete shihe sesa bujare qe jane shqiptaret. bravo njerez.
por kjo ishte vetem pershtypja e pare sepse ne te dyten solla ndermend shume gjera te tjera. kush na siguron ne qe ato para do te shkone me te vertete ne Gerdec? pse duhet qe une, ti apo kushdo tjeter duhet te paguaje faturat e nje tufe te paaftesish e matufesh? kush e solli ate shperthim: menaxhimi, kontolli i dobet dhe sic po del se fundmi trafiku i armeve qe bente berisha me shoket e tij. me vjen shume keq per viktimat e gerdecit dhe shpreh nderimet me te sinqerta per ta por pse duhet te paguaje une ca para te tjera? mos valle i duhen berishes per te arritur shumen qe kishte ndermend te fitonte nga trafiku i municioneve!
e di si me duket shteti shqiptar mua: si ajo lopa ne fshat, te ciles bariu eshte i detyruar ti fshije bajgat. dhe me kete veprim sbejme gje tjeter vecse fshijme bajgat e atyre te korruptuarve. por ndryshimi edhe ne kete rast eshte i madh pasi bariu e mjel lopen, ndersa ne ky shtet shkerdhat po na mjel deri ne gjak.
ne vend qe te gjithe te ngrihemi ne protesta e demostrata dhe ta rrezojme kete qeveri hajdute, ne bejme thirrje pere donacione!?? sjam i asnje partie, por jam shqiptar, e shqiptaret keto dhjetevjecaret e fundit jane shderruar ne ca kafshe primitive te cilat dine vetem te punojne e nuk shohin rrotull se kush perfiton nga puna e tyre.
rrespekte qeveri hajdute, dhe mos e ca koken sa te jene shqiptaret gjalle, sepse sado dhe sido qe te vjedhesh ti prap aty do qendrosh. RESPEKTE
Për të gjithë ata që jetojnë në Amerikë dhe duan të bëjnë një donacion, po ndaj me ju çfarë mësova nga banka ime, dhe besoj se ju do të hasni në të njëjtin proces në bankën tuaj:
1. Duhet të paraqiteni në bankë dhe të flisni me një nga agjentet e bankës (jo sportelistet) që presin klientët. Vetëm agjentet mund tu ndihmojnë për të dërguar lekë në këto llogaritë më lart.
2. Kërkojini që dëshironi të bëni një "wire transfer" ne nje banke ne Shqiperi.
3. Do tu kerkojne informacion te detajuar si me poshte:
- Emri i Bankes. [Raiffeisen Bank ]
- Adresa e Bankes [Rruga e Kavajes, Tirane, ALBANIA]
- Numri i llogarise ku deshironi te dergoni leket. [8001890900]
- Kodi Swift [SGSBALTX]
- Emri i personit qe e ka hapur ate llogari. [The Office of the Prime Minister]
- Pershkrim me pak fjalë i arsyes së transfertës. [Donation for the Gerdec victims]
- Adresa e personit të llogarisë. [Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tirane, ALBANIA]
- Shumën që dëshironi të dërgoni. [$X]
- Numrin tuaj të llogarisë në atë bankë që të tërheqin lekët. [numri juaj i llogarise nga do terhiqen leket]
- Një kartë identifikimi tuajën si i zoti i llogarisë [Patenta e Makines]
- Nëse dëshironi të dërgoni dollarë apo kartmonedhë të huaj.
4. Bankat në Amerikë kanë një tarifë fikse për këto wire transfer dhe shifrat variojnë nga banka në Bankë. Banka në të cilën unë shkova kish një tarifë prej $21. Nuk ka rëndësi se sa lekë dërgon, $5 apo $5000 dollarë, tarifa është fikse. Banka ime më bëri vetëm një lehtësim, duke më ofruar opsionin e dërgimit të lekëve jo në dollarë por në Euro. Nëse banka juaj ka në depozitat e veta euro, do ti konvertojë dollarët që dëshironi të dërgoni në euro në bazë të kursit të këmbimit të ditës. Kjo bëri që tarifa e bankës të ulet nga $21 në $10, pasi transferta në Euro ul koston e transaksionit për bankat.
5. Agjentja do të futi informacionin në kompjuter, do të marri në telefon zyrën e posacme të bankës që merret me "wire-transfers" dhe do ti konfirmoje edhe ne telefon informacionin tuaj agjentes ne ate zyren tjeter. Ajo do te dergoje leket automatikisht ne menyre elektronike bankes në Tiranë.
6. Pasi dergesa bëhet me sukses, agjentja e bankës do tu japi edhe një kopje të printuar të transaksionit ku do tu kërkojë të hidhni firmën. Një e mban banka, një e merrni ju me vete si konfirmim të dërgesës.
7. Procesi zgjat më pak se 15 min dhe transferta zakonisht behet brenda dites.
8. Kontrolloni llogarinë tuaj në Internet ose me telefon që të shikoni nëse paratë janë tërhequr nga llogaria.
Shpresoj që ky informacion tu vijë në ndihmë atyre që nuk kanë bërë më parë transferta të tilla.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-03-2008 më 17:34
Nese mund administratori apo kushdoqofte tjeter qe mund te intervenoj ne thirjen per donacion ti shtoj edhe informatat per transakcionet nga jashte Shqiperise,
( emri i llogarise : MBESHTETJE PER TE PREKURIT,NGA NGJARJA NE GERDEC
Numri i llogarise: Leke 8003890900
EUR 8000890900
GBP 8002890900
USD 8001890900
(numri i llogarise varet nga monedha e shumes qe do te depozitoni)
Adresa e bankes: Raiffeisen Bank Rruga e Kavajes
SWIFT code: SGSBALTX )
Besoj qe eshte e nevojshme meqe mund te ket shume interesime jashte Shqiperise dhe pa keto informacione transakcioni nuk do behet. Ka rezik qe shumica te dorezohen dhe te mos dergojne.
Ju faleminderit per mirekuptimin
ne radhe te pare dua te shpreh keqardhjen per viktimat e kesaj tragjedie dhe shpresoj qe e keqja te kete ikur e zoti na ruajte mos ndodhte ndonje gje tjeter e ngjashme.
kjo reklame per donacion duket shume e mire per te qene e vertete, megjithate njoh nje familje e cila eshte prekur nga kjo fatkeqesi (ndihmjen time preferoj ta bej direkt pa bezdisur shtetin) dhe do te interesohem se si po ndihmoen keto familje. shpresopj me gjith zemer ti shkojne vertet viktimave te Gerdecit por jam pak skeptike kur behet fjale per shtetin shqiptar.
shpresoj qe se shpejti te mund te hedh pak drite ne ceshtjen e shperndarjes se ndihmave.
Im not just Perfect, Im Albanian too!!
Edhe ne shtetin Grek te gjithe Emigrantet qe jetojne dhe punojne ne kete shtet jane bashkuar me dhimbjen e tmerreshme qe po kalojne banoret e zone s se Vores dhe te fshatit Gerdec.dhe ne shenje solidariteti jane angazhuar per tju ardhur ne ndihme dhe per tju lehtesuar sado pak dhimbjen e shkaktuar nga nenglezhenca e te tera qeverive.
Ne nisme te kesaj fushate edhe piktori Gramshiot Defrim Hasa i cili punon dhe jeton ne shtetin Grek ne bashkepunim me shoqaten e emigranteve te qytetit te Pirgosit dhe bashkine e ketij qyteti hapen nje ekspozite me krijime te vete piktorit Zotit Defrim Hsa ekspozita do qendroje hapur tre dite dhe te gjitha te ardhurat e kesaj ekspozite do ju dergohen familjeve te prekura ne zonen e Vores.
Vlen per tu permendur se ne kete nisme humane jane bashkuar edhe shume emigrante te shteteve te tjera te cilet jetojne dhe punojne ne shtetin helen dhe shprehin edhe ata dhimbjen dhe solidaritetin per banoret e kesaj zone .
Jani Papa
Greqi
Ndoshta eshte heret por mendoj qe duhet te fillohet me emisione ne TV per mblledhjen e donacioneve ne bashkepunim me operatoret mobil brenda dhe jashte Shqiperise. Mund te grumbullohet nje shume e mire e te hollave edhe ne kete menyre. Kur jane te gatshem te votojn me sms per shume adhurues ne gara te ndryshme per donacion do jen te gatshem edhe me teper. Kjo me shume do ndikoj te njerezit qe nuk mund te dhurojn shuma te medhaja te hollave e e dime qe askush nuk do shkoj ne banke te dhuroj 1$, 1Euro por me mesazh do e bejne shumica (100 000 nga 1 Euro behen 100 000 euro) ndoshta per dike mund te jet banale dhe ofenduese kjo qe po them por qellimin e kam qe ne disa menyra nga pak do behet shume. Duhet edhe keto gjera ti shohim ne imtesira.
Si mendoni ta nxisim nje menyre te ketille donacionesh gjithandej ku ka Shqiptar?
Nuk eshte cudi qe edhe te huajt te dhurojne nga dicka. Cdo gje eshte e mireseardhur.
Jane te gjitha fjale te shkruara me dhimbje qe nuk do tu hiqja as edhe nje presje. Kjo eshte jeta jone prej shqiptari. Ndoshta do te shtoja qe Saliu, bashke me zagaret e tij, do te bente mire te zbrazte llogarite e veta bankare per te lare sado pak turpin qe e ka mbuluar koke e kembe.
Injoranti eshte......
Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!
Jam shume dakord
Ndoshta s'jemi ne gjendje cdonjeri nga ne te japim shume, por ama pak nga pak grumbullohen mjafte.
Menyra e donacionit permes mesazheve humanitare eshte nje metode qe praktikohet ne Maqedoni nga operatoret T-Mobile, Cosmofon dhe VIP. Hapin nje numer te perbashket ku abonentet e te tre operatoreve mund te bejne nje zile ose te dergojne nje mesazh, me cka kane kaluar 100 denare (200 leke) nga llogaria e tyre ne telefon. Operatori i telefonise celulare me pas i kalon tek ofendi per te cilin jane dedikuar.
Po te behet nje organizim i tille, kam pershtypjen se do behet. Fundja, sic thote DonDoni me siper, shume njerez sot dergojne mesazhe per te votuar ne emisione te ndryshme argetuese, Ethet, BigBrother, etj... pse s'do jepnin 200 leke per te ndihmuar (sadopak) te prekurit nga tragjedia.
Nuk di ca ndikimi mund te kete Forumi Shqiptar per te percjelle kete mesazh deri tek Shtabi i Krizes, por dicka duhet bere.
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Krijoni Kontakt