Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Arrow Tirana nuk mund të bëhet romake me zor

    Për specialistin e njohur të monumenteve, Gjerak Karaiskajn, është shfaqur një farë kinezërie në trajtimin e çështjes së gjetjes së gjurmëve të disa kullave të një kalaje në afërsi të Kalasë së Toptanasve muaj më parë. Kinezëri në kuptimin e shfaqjes së reminishencave të së kaluarës, ku çdo gjetje apo zbulim shtyhej fort në kohë, me idenë për ta bërë sa më të lashtë, sa më madhështore. E kjo e ka burimin, sipas tij, në ngritjen e kultit të individit si një lider heroik, që udhëhiqte mbi një truall po aq heroik. Dhe këtë e tregonin faktet. Kështu ndodhi në 50 vjet dhe kjo mendësi ende nuk është shkulur nga koka e disave, që për fat të keq kanë akses në disa vendimmarrje. Karaiskaj thotë se në rastin e kalasë po veprohet sipas fenomenit të njohur që vjen nga revolucioni kinez, ku pjesëmarrja në shkencë ishte masive dhe nuk ishte i nevojshëm mendimi i specialistëve. Ose, ose po në këtë frymë jepet fillimisht vendimi e më pas fillojnë gjykimet. Në rastin e gjurmëve të gjetura në afërsi të mureve të Kalasë së Tiranës, pa asnjë argument, sipas Karaiskajt, janë dhënë definicione mbi datimin e objektit. "Në fillim u tha se ishte një kështjellë e shekullit të 2-të apo 3-të e më pas u vendos që të ndalohej në periudhën e Justinianit, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë për këtë", shprehet ish-drejtori i Institutit të Monumenteve, e një ndër specialistët më të njohur të kalave, kështjellave e fortifikimeve në Shqipëri. Ai shprehet se gjithçka që ka ndodhur që nga momenti i zbulimit e deri më sot nga autoritetet që janë marrë me precedentin në fjalë, është tregues i një sëmundjeje psikologjike, ku me qëllim e ku pa qëllim, për t‘i dhënë diçkaje një rëndësi që nuk e ka, duke e bërë sa më të hershme, sa më të futur në thellësi të shekujve.

    Por e vërteta është krejt ndryshe. Zërave që pas zbulimit donin ta shkëpusnin Tiranën nga treguesit e derisotëm zyrtarë të themelimit si qytet, Karaiskaj u përgjigjet se kjo nuk ka gjasa të ndodhë me zbulimin në fjalë, që ndalet në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të. Po, në gjysmën e shekullit të 18-të e aspak më përpara. Karaiskaj thotë së ai zbulim është shumë i thjeshtë të identifikohet, pikërisht për shkak të posedimit të shumë dokumenteve për Tiranën si qytet, që të çojnë te faktet për muret e kullat e zbuluara.

    Ajo kështjellë, sipas specialistit Karaiskaj, është ndërtuar aty nga viti 1789, kur shpërtheu një luftë mes Toptanasve dhe sunduesve të Shkodrës. Më parë, i pari i Toptanasve nga Kruja, Kapllan Pasha, martoi katër djemtë e tij me katër vajzat e Ahmet Pashës së Dytë, pinjoll i familjes së Sulejman Pashë Bargjinit, që mbahet si themelues i Tiranës qytet, duke ndërtuar një xhami, një furrë e një banjo turke, të cilat përbënin bërthamën e një qytetit oriental. Vite më vonë, kështjella pati një rrethim 5-mujor, e që solli shkatërrimin dhe djegien e saj, duke mbetur vetëm disa mure.

    Karaiskaj thotë se ka fakte që i datojnë zbulimet në shekullin e 18-të, e jo më parë. Sipas tij, më parë nuk mund të ndërtoje kështjella ashtu kot pa arsye. Miratimi duhej të vinte patjetër nga Porta e Lartë, e cila shqyrtonte hollësisht pretendimet. Për shembull, sipas shpjegimeve që jep specialisti, kështjella nuk mund të jetë ndërtuar në vitin 1681 me Ahmet Pashën e Parë, sepse nuk ekzistonte asnjë shkak. Zona ishte e qetë, pa kryengritje e turbullira e jeta rridhte e qetë.

    Ndërsa në shekullin e 18-të, ose më saktë gjatë gjysmës së dytë të këtij shekulli, u krijuan pashallëqet shqiptare dhe ata i ndërtonin vetë kështjellat pa pyetur Portën e Lartë.

    Më parë, vetëm Kalaja e Peqinit apo ajo e Ishmit ishin ndërtuar me urdhër nga Porta e Lartë dhe me arsye të forta. Po ashtu, muret e zbuluara janë aq të trasha, sa është e qartë se kishin si qëllim t‘u bënin rezistencë sulmeve me artileri. Ndërkohë që mund të vërehet edhe një gdhendje e veçantë e një shpate moderne, që nuk mund të datojë në periudha më të hershme se shekulli i 18-të. Ose, nxjerr si argument Karaiskaj, muret e kështjellës janë mbi kalldrëm, që tregon se rrugët e Tiranës së atëhershme kishin filluar të shtroheshin e për ndërtimin e saj janë bërë shpronësime.

    Po pse nuk mund t‘i përkasë një periudhe të hershme zbulimi i bërë e aq më pak romak?

    Fillimisht, thotë Karaiskaj, romakët nuk kanë ndërtuar kështjella në territorin shqiptar, por vetëm në Limesin romak, atje ku ishte kufiri, përgjatë Danubit, ku ndaheshin territoret romake nga barbarët. Po ashtu, në shekullin e dytë nuk kishte kulla; kullat nisin në shekullin e 3-të dhe në të katërtin dalin plotësisht jashtë përdorimit. E këto janë teknika të njohura sipas tij. Tjetër fakt është se teknika e ndërtimit të romakëve në territorin ballkanik është zakonisht me gurë lumi e ndërprerë nga breza tullash, ose në vende malore janë thjesht me gurë të zakonshëm. Ndërsa me gurë të punuar, romakët ndërtonin vetëm në zona të Azisë së vogël për t‘iu përshtatur teknikave arkitektonike të atyre vendeve e për shkaqe të tjera. Sa për zbulimin e muajve të fundit, Karaiskaj thotë se edhe qeramikat apo monedhat e atyshme nuk kanë asnjë shenjë që të jenë para shekullit të 18-të.

    Karaiskaj i qëndron besnik asaj që ka shkruar për Tiranën këto kohë, në një libër mbi kalatë, kështjellat dhe fortifikimet shqiptare të shkruara në gjermanisht. Ai i mëshon origjinës së Tiranës si qytet me Sulejman Pashë Bargjinin më 1604-ën. Më parë, nuk ka të dhëna e dokumente që Tirana të përmendet dhe si fshat, pretendon ai.

    Edhe vila romake e gjetur në vitet ‘70 në afërsi të "21 Dhjetorit" nuk ka lidhje me Tiranën moderne që nis më 1604-ën, shprehet Karaiskaj.

    Tashmë janë bërë të gjitha përçapjet zyrtare dhe institucionale, që kullat e zbuluara në afërsi të Kalasë së Tiranës, ose ndryshe të Toptanasve, të shndërrohen në monument kulture; rruga të devijojë e ato të bëhen të vizitueshme, me synimin për të treguar rrënjët e kryeqytetit. Por, Karaiskaj është kundër atyre zërave dhe pretendimeve që e zbresin datimin e zbulimit në dhjetëra shekuj më poshtë, pa dhënë asnjë argument. Për të, ky do ishte një spekulim i rëndë për fushën, ku gjithnjë ka gisht politika, qoftë dhe për inerci, ose për sëmundje të trashëguara nga periudha komuniste.


    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=38727
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Pra Tirana na qenka Albanopolisi i famshem tek Ptolemeu gjeografi !
    Duhet bere gjurmime se e pamundur qe te mos zbulohet Albanopolisi deri me sot e pse te mos jete kjo Tirana ?

    Se besoj qe eshte as Berati e as Elbasani kurse Tirana duket se ze nje vend mu ne mes te Shqiperise dhe ka gjasa te jete ky qytet por mos i degjoni tjeret, te vazhdojne gjurmime...

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •