Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12

Tema: Durimi!

  1. #11
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anėtarėsuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741

    Durim vetem durim

    Durimi si veti e mirė njerzore, lehtėson vėshtėrsitė e jetės. Nė terminologjinė e gjuhės arabe, durimin e gjejmė si Sabr, e formuar nga Sa-Be-Re, ēka don tė thotė me u ndaluar, me u frenua, me u pengua, mos me u brengosė, me u pėrmbajtė, etj. Por nė terminologjinė e fjalorit Islam, ka kuptimin e pėrmbajtjes sė njeriut nga epshet e veta, duke praktikuar urdhėrat e Allahut xh sh.

    Te njeriu icili mundohet t'u largohet mėkateve dhe i lufton ato, ėshtė prezent sabri. Nė kėt rast, sabri ėshtė kėnaqėsi e njeriut nė kaderin e Allahut xh sh (me caktimin e Tij) dhe si i tillė njeriu ėshtė i kėnaqur ēdo herė me atė qė vjen nga Allahu xh sh. Prandaj, pėr muslimanin sabri ėshtė i nevojshėm, sepse vetėm prezenca e tij e bėn qė tė ndalohet nga veprimet e shėmtuara tė ndaluara nga Allahu xh sh.

    Njeriu nė prezencėn e tė cilit ėshtė sabri, ėshtė i mirpritur prej ēdo gjėje tė caktuar nga Allahu xh sh. Sabri ėshtė prej moraleve mė tė larta tė fesė Islame, prandaj nė Kur'an e takojmė mė shum se 90 vende. Kėshtu, pėr tė parėn herė, kėt fjalė e takojmė nė kaptinėn e dytė tė Kur'anit (El Bekare) nė versetin 45: "Kėrkoni ndihmė me durim dhe me namaz, vėrtetė ajo ėshtė e madhe pėr ju edhe pėr ato qė kan frikė". Por, kur bie fjala e fundit e Kur'anit qė pėrmendet kjo fjalė, e takojmė nė kaptinėn El Asr: "Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurtė. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėritjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri tjetrin tė jenė tė durueshėm".

    Kėto ajete, na hedhin dritė nė shqyrtimin e kėtyre fjalėve. Pėrdorimi i fjalės sabėr nė rastin e parė, kur na drejtohet qė tė kėrkojmė ndihmė me durim (sabėr), na jep tė kuptojmė se durimi ėshtė njėra nga shkaqet mė tė mėdha qė tė fitohet ndihma e Allahut xh sh, e krahas kėsaj edhe tė gjitha tė mirat tjera. Pra, duke qenė durimi prezent nė njeriun, realizohen tė gjitha qėllimet tjera.

    Me kėt rast do tė ndalemi pakėz nė versetin 61 tė kaptinės Bakare: "Madje kur ju thatė: "O Musa, ne nuk mund tė durojmė vetėm njė ushqim..." Kėshtu edhe pėrdorimi i fjalės sabėr nė versetin 153 ėshtė bėrė pėr tė kėrkuar ndihmė me durim: "O ju qė keni besuar kėrkoni ndihmė me durim e namazė, se vėrtetė Allahu ėshtė me durimtarėt". Eshtė ky verset qė tregon vlerėn e durimtarėve: "O ju qė keni besuar" pra besimtarėt dhe pėrfundon "Allahu ėshtė me durimtarėt". Vet fakti kur'anor tregon se njeriu nuk mund tė jetojė pa tė si besimtarė. Nė fund, fjala durim (sabėr) ėshtė pėrdorė pėr tė treguar shprehinė e tyre qė janė tė shpėtuar, sepse ata e kėshillojnė njėri tjetrin pėr durim. Pa durim nuk ka ndihmė, e pa ndihmė nuk ka fitim.

    Mendojmė, se kėto ajetet tė sipėrpėrmendura, mjaftojnė pėr tė ardhė deri te njė pėrfundim mbi rėndėsinė e durimit dhe ku gjendet ai nė jetėn e muslimanit.

    Durimi mund tė spjegohet apo kuptohet nė dy mėnyra. Nė rastin e parė kemi durimin mbi tė kėqiat e kėsaj bote. Nuk ka dyshim se jeta e kėsaj bote ėshtė e mbushur me provime tė ndyshme. Njeriu pėrjeton lloj lloj tė kqijash qė tė tilla duken nė syrin e njeriut, por vetėm Allahu i din hikmetet dhe tė fshehtat e tyre. Kėto sprovime i pėrjeton ēdo njeri qoftė besimtarė ose jobesimtarė, i mirė apo i keq, fukuara apo pasanik, sepse natyra e jetės ėshtė e tillė. Por besimtari kėto fatkeqėsi i pret me kėnaqėsi dhe bidje nė shpirtė se janė nga All-llahu xh sh. Shikuar nė njė aspekt, shohim se fatkeqėsia ėshtė e pėrgjithshme. Zemrėn e kaplon frika, stomakun untėsia, trupin, sėmundja, etj por kėto nuk janė tė mėdhaja, ngase me durim dhe me shpresė nė Allahun, pėrballohen. Nė kėto llojė durimesh kemi mėsimet e tė dėrguarve tė Allahut, si pėrshembull Ejubin a,s qė bėri durim nė sėmundjen e trupit dhe humbjen e familjes. Apo durimin e Jakubit pėr humbjen e djalit mė tė dashur Jusufit as, etj.

    Nė rastin e dytė na paraqitet durimi ndaj kėnaqėsive tė ndryshme dhe epsheve. "Epshi ėshtė shum nxitės pėr tė keqen, pėrveē atė qė e ka mėshiruar Allahu" (Jusuf 57). Veprimin e urdhėruar nga nefsi e zbukuron djalli, pėr tė larguar njerzit nga rruga e drejtė, ecila ėshtė rrugė natyrore pėr shpėtimin e njerzisė, pėr tė jetuar njė jetė tė harmonishme nė dynja, e pėr tė fituar shpėtimin e Ahiretit. Sprovimi i Allahut bėhet "nė vėshtėrsi e kėnaqėsi" (El Enbija 35). "Njerėzve u ėshtė zbukurauar dashuria ndaj tė kėndshmeve nga grave, ndaj djemve, ndaj pasurisė sė grumbullua nga ari e ergjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e buqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po tek Allahu ėshtė e ardhmja mė e mirė" (Ali Imran 14). Gjithmonė kemi para syshė se durimi ndaj kėnaqėsive tė dynjasė ėshtė mė e vėshtirė sesa durimi ndaj vėshtėrsive tė jetės. Sikur tregohet se kur u ēelėn dyert e pasurisė sė dynjasė pėr Muhamedin s.a.v.s, thanė disa prej tyre: "Na u sprovuam me vėshtėrsi dhe duruam u sprovuam me bollėk por nuk mund tė duruan.

    Thanė disa dijetarė: Mbi tė kėqiat durojnė besimtarėt, por mbi tė mirat e dynjasė durojnė vetėm (sidikinėt) vėrtetuesit".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga zogu dukagjinas : 15-06-2009 mė 18:09 Arsyeja: Kendo sikur askush mos jet afer te ndegjoje,dashuro si mos kesh dashuruar kurre me pare,jeto sikur parajsa te jete ne toke !

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Durimi eshte nje cilesi qe e vleresoj shume, dhe qe do te thosha qe meshkujt Shqiptar e kane cik me doza te pakta.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Durimi - hoxhė Enis Rama
    Nga Selma* nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 10:56
  2. Durimi pėr tė fituar zemrėn e njė femre.
    Nga *Lorisa* nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 11:19
  3. Durimi ... njė mjet qė tė siguron njė tė ardhme tė lumtur !
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2007, 12:16
  4. Te biesh ne dashuri me diturine! (Fjale te cmuara)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 15:42
  5. Ngutja dhe Durimi
    Nga ALBA nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2004, 16:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •