Mos e vrisni prap Ramize Gjebrene
Or ti Preng, largoju sherrit komunist, mos u merni akoma me djemte dhe vajzat qe sfiduan obskurantizmin bizantino- sllavisto -enverian. Na vjen keq qe akoma ka zgjatime falangash qe nuk heqin dore nga misioni i tyre i vjeter. Kane kaluar 60-70 vjet dhe cudi ka akoma njerez qe gjykojne si atehere.
Ramizeja qe nje vajze e bukur,nje vajze e zgjuar, nje vajze e lire qe donte te dashuronte dhe bishat e pyjeve te Laberise ja shemtuan fytyren e bukur. Morali i kohes, ligjet e luftes vlenin per momentin por megjithate nuk justifikojne pushkatimin ne befasi, pas shpine te nje femre 21 vjecare. Lereni Ramizene e bukur ne fatin e saje , mos e rigjykoni edhe njehere, mos e rivrisni edhe njehere sot me ato mendjet tuaja te ndryshkura.
Krijoni Kontakt