Marr shkas nga lajmi më poshtë:
BDI, negociata me VMRO-DPMNE-në për zgjedhjen e presidentit
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, për herë të parë publikisht ka pranuar se është duke zhvilluar negociata me partnerin e tij të koalicionit Nikolla Gruevski, për kushtet e përkrahjes së kandidatit të VMRO – DPMNE-së për president.
Në një intervistë për ALSAT, Ahmeti tha se janë vënë disa kushte që kanë të bëjnë me përfaqësimin e shqiptarëve dhe respektimin e përdorimit të gjuhës shqipe. Ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që marrëveshja të përfshijë edhe bashkëpunimin për zgjedhjet lokale.
“Poqëse e arrijmë marrëveshjen të cilën jemi duke e diskutuar, ne jemi të gatshëm ta përkrahim edhe kandidatin e VMRO-DPMNE-së. Po them edhe njëherë, me një marrëveshje të shkruar, se kush do te jenë obligimet e presidentit të ardhshëm të shtetit karshi komunitetit shqiptar, karshi Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve, përdorimit të gjuhës shqipe nëpër të gjitha dikasteret ku ka kompetencat e vendit presidenti i vendit”, deklaroi Ahmeti. “Por gjithashtu jemi të gatshëm që ta bëjmë po të njëjtën marrëveshje edhe në nivel vendor, aty ku komuniteti maqedonas është minoritet, obligimet që dalin nga shumica shqiptare karshi minoritetit maqedonas, po gjithashtu edhe aty ku shqiptarët janë pakicë, kush do të jenë obligimet e ardhshme të komunës në nivel lokal. Sepse ne duam të bëjmë një marrëveshje ku do të përfshiheshin edhe zgjedhjet presidenciale edhe ato lokale”, nënvizoi në intervistën për Alsat, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
ALSAT-M
Dua te diskutojme per zgjedhjen e presidentit te Maqedonise.
Dihet fare mire qe pa votat e shqiptareve nuk mund te zgjidhet presidenti i Maqedonise, por ne nderkohe do ishte shume e pamundur qe presidenti te zgjidhej shqiptar, nese nuk do ekzistonte nje konsensus i gjere per nje gje te tille. Gjithsesi, ceshtja qendron diku tjeter.
E para, sipas lajmit te postuar me siper, Ali AHMETI dhe Gruevski do bejne pazar per presidentin, me cka do fitojme ligjin per perdorimin e gjuhes shqipe.
Une me sa mba mend, BDI "solli" nje ligj per gjuhen Shqipe. Apo jo?!
E dyta, ne cfare menyre mendon Ali AHMETI qe te beje pazar me Gruevskin per presidentin, kur presidenti zgjidhet me votim popullor, e jo me vota ne kuvend. Si mendon ai qe t'i shtyje shqiptaret e Maqedonise te votojne njerin, apo tjetrin kandidat?!
Cfare mendoni se duhet shqiptaret te kerkojne nga pala tjeter, ne kembim te votave te tyre per njerin apo tjetrin kandidat?
Qe votat e shqiptareve vendosin per presidentin e ardhshem, kjo nuk diskutohet fare, por ne cfare menyre ato duhet te vendosin per vet fatin e shqiptareve ne Maqedoni?!
Ju ftoj per diskutim.
Krijoni Kontakt