Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Elmo, pergezime per temen...ne fakt kjo eshte teme per tek ne ,
    harroi kush hy dhe kush del
    Topana ka treguar rrugen me te mire se cila e hyme dhe e dalme del me mire ne "finish" tek "finish line"-tek nishani-caku.

    9
    Sa qejf e ke te perkahish cdo gje qe shkruhet nga anetaret e BDI-se, shkrihesh krejt....

  2. #22
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Sa qejf e ke te perkahish cdo gje qe shkruhet nga anetaret e BDI-se, shkrihesh krejt....
    .Nuk e njoh ate djaloshin ,partizmi s'ka rol ne jeten time dhe ne vetpercaktim kombetare(partia dhe kombi jane dy terma qe dallojne shume ,kuptohet dallojne aq shume sepse ajo parti eshte pjese e kombit dhe jo anasjelltas)Me pelqeu se le nje shteg per mos te jetuar bashke me ata sllavomaqedonasit (nuk eshte ndonje botkuptim modern,s'ka vende te pasterta etnikisht por, ata smeritojne te jetojne nga ne dhe te na mohojne) se jo qe une jame perjashtues i tyre por eshte e kunderta dhe une kam qene gjithmone per ndarje edhe kur s'ka pas parti ne Maqedoni pos asaj komuniste ne te cilen nuk kam pas asnje antare familje brez pas brezi prej kohes Leninit...mu duk dialog i kendshem dhe shpresoj te vazhdoje ashtu..
    Cimo, kur bej cka ka thene Topana shkrihem krejt...lol
    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #23
    HIJA E ZEZË Maska e Elmo
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    101
    Federalizimi i Maqedonis, e ka radhën tash nëse nuk futet Maqedonia ne NATO. Vec shqiptarët duhet të luajn rolin kryesor, si politikanet dhe krejt funksionarët tjerë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elmo : 03-04-2008 më 07:34
    HIJA E ZEZË

  4. #24
    bej ashtu si bej!
    Anëtarësuar
    20-12-2005
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    306
    Citim Postuar më parë nga Elmo Lexo Postimin
    Federalizimi i Maqedonis, e ka radhën tash nëse nuk futet Maqedonia ne NATO. Vec shqiptarët duhet të luajn rolin kryesor, si politikanet dhe krejt funksionarët tjerë.
    Hallal te kofte nihere fole si duhet, ke najs te plasish mo....

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e anid sula
    Anëtarësuar
    18-02-2008
    Postime
    8

    Unhappy

    Citim Postuar më parë nga topana Lexo Postimin
    Na bre vella duhet me vazhdu me seks- politik e mbas 15 viteve me e mare krejt teritorin e Dardanise ne maqedoni,se bre na duhet teritor per 10-12 milion shqiptare ne Balkan.

    -ngusht ka me qene qeshtu.
    Pershendetje. shum dakort vetem mos harroni si ja kemi nis ne shqiptaret me gurbetin po frigohem se si mos behet dicka dhe ate shpejt do tu mbesi krejt shkive fshati prej ku jam une se cilin vit vec po zbrazet dhe mbyllen shtepit. NDARJE DHE ATE SA MA SHPEJT. ky esht mendimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga anid sula : 07-04-2008 më 08:31

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    FEDERALIZIMI ËSHTË FORMULA E VETME SHPËTIMIT TË “MAQEDONISË” MULTIETNIKE

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI
    23/4/2008




    *** Sa nuk është bërë vonë (12,05), është e logjikshme dhe e dobishme, të mbështetet kërkesa minimale e FBKSH-së për “Federalizimin e Maqedonisë”, sepse kjo është e vetmja zgjidhje racionale dhe vizionale politike për “mbijetesën” e “Maqedonisë” multietnike, pluraliste dhe demokratike. Ndryshe, brenda një kohe shumë të shkurtër, kjo ngrehinë artificiale shtetërore sllavomaqedone, do të davaritet si “vesa para diellit”.

    Këtë opcion e kam sugjeruar qysh para shtatë vitesh.Mirëpo, askush nuk e ka marrë në konsideratë nga ata që bëjnë politikë të drejtpërdrejtë zyrtare, si dhe nga ata të opozitës në “Maqedoni”. Në vend se, si pozita, ashtu edhe opozita politike shqiptare në “Maqedoni”, që këtu e tetë vjet më parë të angazhoheshin, duke gjetur gjuhë të përbashkët të veprimit politik për realzimin e konceptit të federalizimit të “Maqedonisë”, ata morën “tatpjetën e dreqit”, dhe ia mbyllën rrugën legjitime dhe legale kombit shqiptar, që sipas Kushtetutës, të jetë komb i barabartë me kombin “maqedon”. Zgjodhën formulën më të keqe politike, të njohur me emrin”Marrëveshje e Ohrit”, sipas së cilës kombi shqiptar u tjetërsua në “minoritet kombëtar” të “Maqedonisë”.

    Nė “Maqedoni”, do tė keqė qetėsi, paqe, siguri, koekzistencė, demokraci, plutralizėm, bashkėpunim dhe stabilitet ndėrnacional, vetėm, po qe se, qė tani krijohen kushtet politike pėr ndryshimin me procedurė tė shkrutėr tė kushtetutės nė fuqi dhe, nė vend tė saj, tė hartohet njė kushtetutė e re, ku shqiptarėt, do tė jenė komb i barabartė me atė “maqedon”. Domethėnė, ashtu si kam sugjeruar kėtu e shtatė vjet mė parė, pėr t’u arritur ndonjė kompromis i mirfilltė dhe objektiv politik ndėrmjet palės shqiptare dhe asaj “maqedone”, si faktori politik shqiptar,ashtu edhe ai ndėrkombėtar, para sė gjithash dhe, nė mėnyrė urgjente, duhet tė shqyrtojnė ēėshtjen e federalizimit tė “Maqedonisė”. Ndryshe, nėse nuk realizohet kjo kėrkesė minimale e kombit shqiptar, nė “Maqedoni”, gjendja politike dhe e sigurisė, jo vetėm se do tė vazhdojė me brishtėsitė dhe me paradokset e saj tė deritashme politike, por ekziston rreziku real qė, brenda njė kohe tė shkurtėr, do tė vijė nė shprehje dekompozimi total i kėsaj republike artificiale jugosllave-serbosllave, si pasojė e diskriminimit dhe e mohimit tė drejtės sė vetėvendosjes sė popullit shqiptar nė “Maqedoni”.
    Nėse, brenda njė afati shumė tė shkurtėr nuk vjen nė shprehje federalizimi i “Maqedonisė”, atėherė, shqiptarėt e asaj republike kanė plotėsisht tė drejtė morale, historike, legjitime dhe juridike ndėrkombėtare qė tė ushtrojnė kėrkesėn pėr bashkimin me Kosovėn dhe me Shqipėrinė.
    Tjetėr alternativė dhe zgjidhje politike nuk ka pėr shqiptarėt nė “Maqedoni” ose federalizim pa kusht, ose bashkim me Kosovėn dhe me Shqipėrinė Mėmė.
    Marrëveshja e Ohrit VERSUS së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve të kolonizuar në IRJM ngase sipas saj shqiptarët kanë statusin e “grupit minoritar”, jo KOMB i barabartë me “kombin maqedon”!?

    Një përcaktim i këtillë, si alternativë paliative e së drejtës vetëvendosjes dhe të pavarësisë së shqiptarëve në tokat e tyre në IRJM, është më shumë se “cirk politik”, përkatësisht është dëshmi se politikat aktuale shqiptare përditë e më shumë po defaktorizohen, duke iu nënshtruar prirjeve dhe formulave të dyshimta të BE-së, të cilat janë në kolizion flagrant me të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar në IRJM, ashtu edhe në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujonoc dhe Medvegjë), dhe në Mal të Zi (Ulqin, Tivar, Tuz, Hot, Plavë, Grudë dhe Guci, mbase shqiptarët edhe pse kanë statusin e minoritetit kolonial në Serbi, në Mal të Zi dhe në IRJM, nuk janë minoritet, por janë etni, e formuar me shekuj në trojet e tyre indigjene të Shqipërisë Etnike.
    Sipas Kushtetutës së IRJM-së as para, as pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 shqiptarëve në trojet e tyre etnike nuk iu njihet e drejta shtetformuese dhe e drejta e vetëvendosjes si komb i barabartë me atë “maqedon”, edhe pse dihet se, historikisht, problemi i shqiptarëve të “Maqedonisë” është me bazë dhe me bagazh kolonial të Serbisë dhe të IRJM-së. Prandaj, (ndoshta, përkohësisht në IRJM, “do të dhezë” opcioni i kompromist politiko-multietnik, që parakupton një lloj autonomie të kufizuar dhe të brishtë, madje nën nivelin e autonomisë që kishte Kosova dikur sipas Kushtetutës së saj të vitit 1974 nën ish-RSFJ, që shqiptarët shumicë i karakterizon si minoritet as më pak as më shumë), pa realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, madje edhe pa realizimin e zgjidhjes së përkohshshme politike të problemit shqiptar përmes federalizimit të IRJM-së, opcion ky, që të paktën, do t’u mundësonte shqiptarëve që si element konstituiv, të barazoheshin me pakicën “maqedone” si komb i barabratë me Kushtetutë.
    Fatkeqësisht, për shkak të politikës së gabuar të palës shqiptare, të drejtuar nga liderët Arbër Xhaferi dhe Ali Ahmeti, erdhi në shprehje “imponimi” i Marrëveshjes së Ohrit (2001) nga ana e mediatorëve evrondërkombëtarë, e cila në tërësi mbylli çdo debat në temën e realizimit të së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar në IRJM. Mirëpo, për këtë kufizim absurd dhe antiligjor (sipas së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara) të diskriminimit të popullit shqiptar në IRJM, nuk mund të fajësohet (ashtu siç jusitifikon politika aktuale shqiptare qoftë ajo në pushtetin shtetëror të sotshëm të qeverisë së IRJM-së, qoftë ajo në opozitë, se “ajo që na u lejua, edhe e bëmë”- Marrëveshja e Ohrit). Nga ky “justifikim” del qartë se elita politike shqiptare në IRJM nuk ka pasur kapacitet më të madh politiko-strategjik dhe diplomatik, që të bëjë diç më shumë në favor të mbrojtjes së interesave politike dhe kombëtare të shqiptarëve në IRJM, përkatësisht të përballojë diktatin dhe ultimatumin e faktorit të jashtëm evrondërkombëtar, i cili në stilin fait accompli ia ka imponuar Marrëveshjen e Ohrit, e cila është negacion i së drejtës së vetëvendosjes. Pikërisht, kjo marrëveshje ishte “vija e kuqe”, që IRJM-në e shpëtoi nga federalizimi. Në mungesë të një opcioni të këtillë të arsyeshëm politikisht dhe juridikisht, së pari, erdhi në shprehje revizionimi dhe zhvlerësimi i Platformës së politike dhe kombëtare të UÇK-së/BDI-së për realizimin e aspiratave të pavarësimit të shqiptarëve nga IRMJ-ja, dhe në vend të saj u përqafua Platforma evropiane-maqedone-Marrëveshja e Ohrit, sipas së cilës shqiptarët kanë fituar statusin e minoritetit, e jo të shumicës si komb shtetformues dhe i barabartë me “shumicën” sllavomaqedone, pavarësisht se me çfarë përqindje dhe në çfarë vëllimi, është zyrtarizuar, dhe barazuar gjuha shqipe me “maqedonishten” në administratën zyrtare. S’ka dyshim se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në IRJM-së si pandan i sllavomaqedonishtes, është një element pozitiv për shqiptarët. Mirëpo, në kuptim e gjerë dhe të thellë politik-kombëtar, është vetëm “një pikë ujë në deti”, që nuk garanton kurrfarë sigurie, as barazie të shqiptarëve me “maqedonët” ngase me ligjin dhe me Kushtetutën ekzistuese sllavomaqedone, shqiptarët konsiderohen vetëm minoritet, jo komb shtetformues të IRJM-së.

    Praktikisht, kjo është e tëra, çka kanë fituar shqiptarët si “minoritet” në IRJM. Me një fjalë, shqiptarët në IRJM, me Marrëveshjen e Ohrit kanë fituar minimumin e së mundshmes, ndërkaq, politika falimentuese shqiptare, e mbeshtetur nga politika zyrtare sllavomaqedone dhe nga politika evropiane e Havier Solanës, ka fituar maksimumin e së pamundshmes ngase “rebelet terroristë”, kanë fituar statusin e barabratë ministror dhe qeveritar sllavbomaqedon, si dhe në këtë mënyrë iu kanë shmangur “listave të zeza” të Serbosllavisë dhe të Evropës etj. Ky është i vetmi rezultat pozitiv i politikës shqiptare të Ali Ahmetit karshi realizimit të së drejtave vitale të shqiptarëve në IRJM. Ndërkaq , në anën tjetër, Evropa me Marrëveshjen e Ohrit ka arritur që VETËM PËRKOHËSISHT (t’i “heshtë” shqiptarët) ta “qetësojë” konfliktin e armatosur shqiptaro-sllavomaqedon”. Ky është efekti pozitiv politik i Marrëveshjes së Ohrit, që është vetëm në favor të interesit të politikës sllavomaqedone, dhe të “fromulave” të kompromist të BE-së. Në këtë kontekst, as politika e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, as ajo e Arbër Xhaferit, lider i PDSH-së nuk kanë pse t’ia tjetërsojnë meritat njëri-tjetrit, përkatësisht ta kritikojnë njëra-tjetrën për arritjen apo dështimin e Marrëveshjes së Ohrit, madje, edhe në rastin konkret, kur është fjala për lëshimin e pasaportave të IRJM-së në gjuhën shqipe dhe maqedone, sepse kjo nuk është e tëra e realizimit të së drejtave politike kombëtare të shqiptarëve në IRJM, sepse thjesht, edhe me ardhjen e “rebelëve terrositë”(siç i quante dhe i vriste qevria militariste sllavomaqedone) në pushtetin e përbashkët sllavomaqedon, çështja kombëtare e shqiptarëve atje nuk është zgjidhur, por, sikurse 50 vjet e shkuara, statusi i tyre ka ngelurë i pandryshuar=minortet në shtet të huaj, dhe “minoritet” në TOKËN ETNIKE SHQIPTARE, sikurse dikur që ishte Kosova me autonominë e saj (me administratë dygjuhësore) nën shtet të huaj-Serbinë-Jugosllavinë. Edhe shqiptarët e Kosovës kishin një Kushtetutë autonomie (me gjithë përdorimin e administartës dygjuhesore të barabartë ligjërisht), epilogu i tragjik i saj u pa ne vitin 1989, sepse “autonominë” e saj minoritare e gllabëroi Serbia me policinë, ushtrinë dhe me tankat e saj. Kështu, pat përfunduar tragjikisht administrata dygjuhësore në Kosovë, si rrjedhim se shqiptarët nuk kishin shtet, as pushtet të vetin, edhe pse i kishin ministrant dhe funksioanrët e dëgjueshëm dhe të disiplinuar në qeverinë dhe në policinë serbo-jugosllave, sikurse që tani janë “ministrat rebelë” shqiptarë në qeverinë sllavomaqedone, të cilët si duket, tani për tani janë të kënaqur me funksionet dhe me pozitat e tyre pushtetore në aparatin shtetëror sllavomaqedon, por së shpejti koha do të tregojë edhe fundin e një politike të këtillë dështuese, e cila nuk përkon me interesat jetike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar në tokat e tyre autoktone në IRJM. Si rrjedhim, s’ka dyshim se, politika e tillë e “elitës” shqiptare në IRJM, do të përfundojë njësojë (ndoshta edhe më keq) sikurse ajo e “elitës politike” ish-funksionarëve dhe e ish-ministrave të Kosovës në Serbi dhe në Jugosllavi, sepse Marrëveshja e Ohrit është e papranueshme për KOMBIN SHQIPTAR në IRJM.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #27
    HIJA E ZEZË Maska e Elmo
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    101
    Njerez qe sa koh skam hy ktu ne foruminshqiptar se skam pas koh, po tani vetem hina ta analizoj pak kete temë.
    PO hajt ishalla djema Nikolla Gruevski se vlerson prap voten shqiptare, e ta shohe qka eshte fuqia, qka eshte alija e qka eshte bdija .

    tunnnngg tunggg
    HIJA E ZEZË

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    tung nga beni
    un uroj dhe shpresoj qe maqedonija te mos ekzistoj me si shtet
    pra ky esht mendimi dhe deshira ime
    ndoshta shqiptaret jan ngop me genjeshtra te politikanve te tyre shqiptaret duhet te mendojn mir se kuj po ja japin voten pra vota duhet te shkoj per ata qe jan pro bashkimit apo edhe pro federalizimit te maqedonis
    nes e maqedonia hyn ne nato per shqiptaret atje dote jet shum veshtire ti realiozojne te drejtat e tyre qe besa edhe zullumi doter jet me imadh ndaj shqiptarve ket duhat ta ken tq qart
    tung nga beni prishtine

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2008
    Postime
    107
    Citim Postuar më parë nga Elmo Lexo Postimin
    Njerez qe sa koh skam hy ktu ne foruminshqiptar se skam pas koh, po tani vetem hina ta analizoj pak kete temë.
    PO hajt ishalla djema Nikolla Gruevski se vlerson prap voten shqiptare, e ta shohe qka eshte fuqia, qka eshte alija e qka eshte bdija .

    tunnnngg tunggg


    Atej de shofim,, pejtena NE...

  10. #30
    Ndoshta nuk kuptoj shume nga politika, megjithate deshiroj te jap kendveshtrimin tim se cka eshte duke ndodhur.
    Keto zgjedhje do kalojne, pas 1 qershori gjithcka do jete ndryshe, numrat qe do te dalin ne Parlament do te jene ne favor te Shqiptarve, gjithsesi do te formohet Qeveri e re, ku do te bejne pjese dy fitues nga dy kampe politike, ata jane VMRO dhe BDI, kjo qeveri nuk do te kete jetegjatesi te gjate, Maqedonia do ta humb shansin per anetarsim ne NATO, gjithashtu do ta humb shansin edhe per hapjen e bisedimeve me BE-ne, pas 6 muajsh kjo qeveri do te renohet, do te dalin koncepte tjera ne tavoline, se ja duhet ridefinim i Shtetit, opsionet jane te hapura, Federalizimi si koncept shume i pa pranueshem per Maqedonasit dhe ne favor te Shqiptarve, pastaj Kantonizimi apo Regjionalizimi. Jam i bindur se Maqedonine akoma do ta terheqin zvare nderkombetaret deri sa keta krymba Sllav te pranojne ndarjen e saj ne menyre te qete, heqjen dore nga identiteti i rrejshem i tyre si dhe nga gjuha (monstrum i perzier), mos flasim per emrin e Shtetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tigrimelara : 27-05-2008 më 21:44

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sllavomaqedonizimi i historisë shqiptare
    Nga Artti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  2. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Cilët janë deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë?
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 13:21
  5. Athina nis negociatat për emrin e Maqedonisë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •