Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e BHGod
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    447
    Baptist, me pelqen arsyetimi yt persa i perket etikes dhe jo berrylave qe duhet te ekzistojne ne tregun e softuereve. Ndonese nuk jam shume i perfshire ne kete, prape e kuptoj trysnine qe te ve perballe konkurrenca e forte dhe ndonjehere e pandershme. Nese keto do i kishe shprehur qe ne postimet e tua ne fillim atehere do te ishim ne nje mendje; veēse ti fillove qe te fyesh nje reporter dhe kjo nuk me pelqen, sepse ai thjesht po informon, nuk po dizinformon.

    Ti permend disa fakte me te cilat mendon se provon te kunderten e atyre ne artikull, si ai me pandryshueshmerine e skedes .ini. A je vertet i sigurt qe skedat .ini nuk mund te ndryshohen? Je shume gabim, sipas meje! Sigurisht qe nuk dua ta marresh me 100 % sigurine e kesaj qe do te them tani por: nuk ka program ne bote qe duke e varur mundesine e vet te te berit 'Update' tek nje skede .ini, te mos e ndryshoje ate. Kjo ishte edhe pika e dobet e FlashGet-it qe reklamohej ditet e marrjes ne dore nga 'hacker'-at, dhe nuk e kuptoj veshtiresine e te mos marrit vesh kete.

    Mendoj se disa prej pyetjeve qe ke bere u jam pergjigjur me pare, por dua t'i kthej pergjigje vetem pyetjes tende te pare, qe te mos keqkuptohesh. Une nuk nenkuptova "genjejne" (programuesit apo reklamuesit e programit), por "genjen" (pra programi genjen, ose programet genjejne). Dhe kjo genjeshter nuk eshte genjeshter siē mund te kuptohet, por thjesht paaftesi apo mosfunksionim (s'e di sa te qarte duhet ta bej kete fjale) i nje komande te koduar ne burim. Per te pare versionet me te fundit te nje aplikimi, une shkoj ne faqen e tij zyrtare, dhe nuk bej "Update" nga brenda programit. Zyrtarja eshte me e sigurt, sepse "Update"-et edhe mund te korruptohen.

    Dhe, meqe me kerkove se pse nuk e perkthej ne shqip FlashGet-in, po te them: nese kerkon ne vendin e duhur (te cilin une nuk dua ta tregoj, por eshte nje vend normal per ēdo faqe zyrtare serioze qe merret me aplikimet) per kete program eshte interesuar dikush qe dy apo tre vjet me perpara. Pra personi ne fjale e ka perkthyer, dhe, ndryshe nga ē'mund te presesh, njerezit e FlashGet nuk jane edhe aq bashkepunues. Sigurisht qe ka nje version ne shqip, dhe nese vertet e do ate (ose edhe ata qe po e lexojne kete) atehere mund te lesh mesazhin tend (ose mesazhin tuaj) dhe t'i kerkosh (kerkoni) njerezve te FlashGet se pse nuk e publikojne, edhe une bashke me ty (ju). Po qe vertet i interesuar per perkthimin, gjeje atje, eshte falas.

  2. #12
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anėtarėsuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    2,636
    Nėse e keni fjalėn pėr njė version beta 2.0 ai ishte i stėrngarkuar me reklama. Isha duke eksperimentuar nė ndėrrimin e menaxherit tė shkarkimeve pasi i preferuari im FDM mė nxirrte njė problem. Por asnjė s'mė pėlqeu si FDM dhe i lashė tė gjitha, iu ktheva FDM-sė dhe e zgjidha problemin me tė.
    Kodi:
    Eja ta bėjmė bashkė njė anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetė 

  3. #13
    Edhe une e perdor prej vitesh FlashGet
    I vetmi problem qe kam patur ka qene nje "error notice" qe dilte ne nje version nga keta te fundit (nuk e mbaj mend se cili ), dhe thjesht te jepte bezdi ky errori jo se krijonte problem ne funksionimin e programit sipas qellimit per te cilin eshte krijuar.
    Njekohesisht perdor KAV6 dhe me vjen cudi sepse nese me te vertete paketa e instalimit e FG do te permbante ato "threats" qe permenden aty tek ai artikulli me siper atehere instalimi i FG do te bllokohej.
    Edhe nese perditesimet e KAV6 nuk ishin ne gjendje te identifikonin ato "threats" si te demshme, ne nje kohe te mevonshme pas marrjes se perditesimeve KAV6 do te ndalonte proceset e dyshimta ose te klasifikuara si te lidhura me keto "threats"
    Edhe nese FG eshte inaktiv, skanojme dosjen FlashGet ne ProgramFiles dhe perseri asgje...
    Te pakten mua si perdorues me duket gjithcka ne rregull.
    Kush mashtron ketu ne kete mes ?
    Gojet e liga ... !
    FlashGet is the best !

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Rreziku i ecurive aktuale dhe armiqtė
    Nga Gresa_01 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2008, 19:50
  3. Rreziku Berisha si deshtim i socialisteve (Fatos Lubonja)
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 09:43
  4. Copėtimi - Rreziku Mė I Madh Pėr Kosovėn
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-05-2004, 11:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •