Pas shembjes se diktatures ne vitet 90', njerezit ne Shqiperi fituan nje te drejte primare, ate te lirise se shprehjes se mendimit. Nqs perpara ketyre viteve njerezit nuk mund te flisnin jashte vijave te partise, tani ata kishin mundesine te shpreheshin si te donin, te shanin Enver Hoxhen, Ramiz Aline apo dhe ndonje udheheqes tjeter famekeq. Gjithashtu poetet filluan te botojne lirshem mendimet e tyra, te pa ndikuar nga fryma ideologjike e partise.
Ne fillim nuk u kushtohej shume rendesi sharjeve e ofendimeve e njerezve te ndryshem ndaj ketyre figurave famekeqe, pasi ato po shfrynin dufin e mbledhur gjate 50 viteve.
Por, sot eshte nje realitet tjeter. Kemi 18 vjet qe jemi njerez te lire, te themi ato ēfare duam, ashtu siē i mendojme ne gjerat. Por a themi me te vertete ate qe mendojme? Apo ashtu si edhe me perpara ndikohemi nga te tjere ne ato mendime qe shprehim. Sot verejme nje interesim te jashtezakonshem te Shqiptareve per politiken. Shume njerez nuk lene deklarate pa degjuar te politikanve tane. Madje, disa i ndjekin keta te fundit ngado qe shkojne neper Shqiperi. Pra, ne Shqiperi ka shume simpatizante te forcave politike. Keta njerez, a shprehin me te vertete ate qe mendojne? Une mendoj qe jo. Ata thjeshte riprodhojne deklaratat e politikaneve qe ato kane me perzemer. Pra, dhe sot ne nuk jemi te lire te shprehim mendimin tone personal. Por ne ndryshim nga vitet e diktatures, nuk jane politikanet ato qe na diktojne ate qe duhet te themi, jemi ne vete qe ia kufizojme lirine e mendimit vetvetes.
Por nuk eshte kjo me e keqja. Shpesh shikoj neper gazeta te ndryshme shkrime e editoriale te Analisteve te ndryshem, te cilet hiqen si asnjanes. Dhe keta, megjithese shkrimet e tyre i zbukurojne me fjale nga me te ndryshme, te cilat gjysma e popullsise nuk i kupton, serish e tregojne veten ne nje moment te caktuar. Ka nga keta analiste, qe ktej thone jemi te paanshem, flasim vetem realitetin, etj etj. Por, ne fjalet e tyre te bukura e te huazuara nga jashte, verej se ka ndonje fjali tek tuk qe u eshte diktuar nga dikush nga lart. Psh, nje analist i njohur ne Shqiperi, qe deri dje dilte sa lart poshte e bertiste kundra qeverise, sot na eshte bere anetar i nje grupimi te ri politik. Atehere, ne analizat qe ky person ka bere gjer me sot, a nuk me lind e drejta mua si popull i thjeshte te mendoj se ky eshte ndikuar nga njerez se forces se tij politike per te sulmuar qeverine? Pra, dhe keta na qenkan te diktuar.
Ketu ne forum, ne tema te ndryshme, kam pare disa shkrime qe perkonin plotesisht me deklarata politikanesh. Ishte kjo arsyea qe me beri te hap kete teme. Pra, kur do mesojme ne Shqiptaret qe te jemi vertete te lire ne shprehjen e mendimeve tona dhe te jemi vertete vetvetja?
Krijoni Kontakt