Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1

    Ēdo bidat eshte humbje

    Ēdo bidat eshte humbje



    Ligjerate nga Muhadithi i kohes, shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani, rahimehullah

    Vertet falenderimi i perket vetem All-llahut. Ate e falenderojme dhe prej tij ndihme dhe falje kerkojme. Kerkojme mbrojtje tek All-llahu prej te keqijave te veteve dhe veprave tona. Ate qe All-llahu e udhezon nuk ka kush qe e humb, dhe ate te cilin All-llahu e le ne lajthitje nuk mundet kush ta udhezoje. Deshmoj dhe deklaroj se nuk ka te Adhuruar tjeter me merite perveē All-llahut, i Cili eshte Nje dhe i Parival, dhe deshmoj se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, eshte rob dhe i derguar i tij.

    “O JU TE CILET KENI BESUAR, KINI FRIKE ALL-LLAHUN ME NJE FRIKE TE VERTETE, DHE MOS VDISNI NDRYSHE PERVEĒSE MUSLIMANE” [Ali-Imran: 102].

    “O JU NJEREZ, KINI FRIKE ZOTIN TUAJ I CILI JU KRIJOI PREJ NJE VETEJE, DHE PREJ SAJ KRIJOI PALEN E SAJ, DHE PREJ TYRE U SHTUAN SHUME BURRA E GRA. DHE KINI FRIKE ALL-LLAHUN ME EMRIN E TE CILIT PERBETOHENI, RUAJENI FAREFISIN, SE ALL-LLAHU ESHTE MBIKQYRES MBI JU“ [En-Nisa: 1].

    “O JU QE KENI BESUAR, KiNI FRIKE ALL-LLAHUN DHE THUANI FJALE TE DREJTA. AI [ALL-LLAHU] JU MUNDESON TE BENI VEPRA TE MIRA, JUA SHLYEN MEKATET, DHE KUSH E RESPEKTON ALL-LLAHUN DHE TE DERGUARIN E TIJ, KA SHPETUAR ME NJE SHPETIM TE MADH“ [el-Ahzab: 70-71].

    Me te vertete fjala me e drejte eshte Fjala e All-llahut Azza ue xhel-le, dhe Udhezimi me i mire eshte Udhezimi i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Veprat me te keqija jane ato te shpikurat, dhe ēdo shpikje eshte bid’at, ēdo bid’at eshte humbje dhe ēdo humbje shpie ne zjarr...

    E me pas:

    Per nje gje Dijetaret Muslimane nuk kane mosmarreveshje mes tyre, dhe ky eshte fakti se Islami eshte i ngritur mbi dy parime te medha fundamentale

    dhe te shkelqyera. Vertet, ato jane:1) Adhurimi vetem i All-llahut larg ēdo gjeje tjeter dhe 2) Ndjekja dhe marrja per shembull vetem prej Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, larg ēdo shembulli tjeter. Sidoqofte ajo ēfare une dua te diskutoj ketu lidhet vetem me parimin qe thote se: “Imani [besimi] i nje Muslimani nuk plotesohet perderisa ai te besoje se Muhammedi eshte i Derguar i All-llahut. Dhe nese ndonje person ne siperfaqen e kesaj toke do te deshmonte Teuhidin e All-llahut sipas te tre kategorive te tij, ai nuk do te jete Besimtar perderisa nuk i shton besimit te tij besimin se Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij. Dhe nese eshte kjo rruga, atehere kerkohet nga ēdo Musliman qe te mesoje kuptimin e kesaj deklarate te mrekullueshme [te Teuhidit]:

    “DHE DIJE SE NUK MERITON TE ADHUROHET ASKUSH TJETER PERVEĒ ALL-LLAHUT“ [Muhammed 19].

    ... dhe te njohe kuptimin e vertete te domethenies se saj ne dy pjese. E para, te besosh ne te; dhe e dyta, qe ta vendosesh ne realitetin e vetvetes,

    adhurimin dhe besimin ne All-llah. Ne kete menyre eshte obligim mbi ēdo Musliman qe te dije kuptimin e deklarates “Dhe deshmoj se Muhammedi eshte rob dhe i Derguari i Tij". Kjo deshmi ploteson deshmine e pare [Askush nuk meriton te adhurohet me te drejte perveē All-llahut]. Dhe per kete deshmia e besimit nuk plotesohet perderisa muslimani te besoje ne kete deshmi [te dyten], ta kuptoje, ta besoje dhe ta pranoje ate fillimisht, dhe atehere ta praktikoje ate ne ēeshtjet e jetes se tij. Dhe thenia jone:“Dhe deshmoj se Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij“ kerkon, mes gjerave te tjera, qe ne te besojme se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, e perēoi mesazhin qe iu ngarkua atij si detyre ne formen me te persosur dhe te shkelqyer, saqe askush qe vjen mbas tij, sado i larte apo i ngritur te jete ai, nuk mund ta ndryshoje apo korrigjoje ndonje pjese te tij. Zoti yne, i Madheruar dhe i Lartesuar qofte Ai, e tregon kete fakt ne Thenien e Tij tebarekte ue teala:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ, DHE E PERSOSA DHUNTINE TIME NDAJ JUSH, DHE JAM I KENAQUR QE ISLAMI TE JETE FE E JUAJA“ [el-Maide: 3].

    Kjo sepse transmetohet vertetesisht prej nje sere rrugesh transmetimi se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ka thene:“Nuk ju kam lene ndonje gje qe do t’ju afroje tek All-llahu dhe do t’ju largoje prej zjarrit, veēse jua kam urdheruar ate. Dhe nuk kam lene ndonje gje qe do t’ju afroje tek zjarri dhe do t’ju largoje nga All-llahu, veēse jua kam ndaluar ate“. Pra, ketu nuk eshte lene gje per t'u permiresuar, qofte ndonje gje e thjeshte apo ndonje gje e parendesishme. Kjo eshte sepse eshte transmetuar prej Imamit te Darul-Hixhra [Medines], Imam Malik Ibni Enes, rrahimehullah, se ai ka thene:“Kushdo qe prezanton ne Islam nje risi [bidat], te cilin ai e gjykon si te mire, atehere ai ka pretenduar se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, e ka tradhetuar besen e perēimit te Mesazhit [Shpalljes]. Per kete lexojeni Thenien e All-llahut te plotfuqishem e te Madherishem:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ, DHE E PERSOSA DHUNTINE TIME NDAJ JUSH, DHA JAM I KENAQUR QE ISLAMI TE JETE FE E JUAJA“. Tha Malik, rrahimehullah:“Dhe ēfaredo qe nuk ishte [pjese] e Fese ne ate dite, nuk eshte [pjese] e Fese ne kete dite. Dhe nuk mund te rregullohet fundi i ketij Ummeti, vetem se me ate me te cilen u rregullua fillimi [pjesa e pare] i ketij Ummeti“.

    Kjo ishte prej fik’hut [kuptimit] te Imam Malik, Imami i Darul-Hixhra, saqe ai qartazi dhe me nje gjuhe te paster arabe tha se kushdo qe prezanton ne Islam qofte edhe nje bidat, dhe pastaj pretendon se eshte diēka e mire, ai ne fakt ka pretenduar se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, e tradhetoi Mesazhin. Dhe kushdo qe e ka kete pretendim, ai nuk beson [vertetesisht ] se “Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij“. Me ē'shihet qarte nga fjalet e ketij Imami te nderuar, bidati nuk eshte pjese e Fese ne kete dite.

    Pra eshte detyre per Muslimanin qe te zbatoje Ittibain e tij [pasimin e Profetit] ne menyre qe ai te jete i besueshem ne deklarimin se Muhammedi, i


    Derguari i All-llahut, eshte rob dhe i Derguar i Tij. Dhe se ai, sal-all-llahu alejhi ue sel-lam, solli mesazhin e plote dhe te paster, pa i shtuar atij apo pa i pakesuar atij. Dhe nese keshtu qendron puna, atehere ēdo Musliman duhet te njohe shkallen e tij dhe te ndaloje ne pikat ku Profeti i tij, sal-lall-llahu alejhi ue selam, ka vendosur kufij per te, siē jane veprat e adhurimit dhe veprat e bindjes [ndaj All-llahut]. Dhe kjo sepse pena eshte thare pas asaj ēfare u shpalle me pare [dmth. nuk do te kete me shpallje pas Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam]. Dhe nuk ishte lene aty ndonje vend i hapur qe te miratohet ndonje akt adhurimi qe nuk ka ekzistuar ne fillim ne ditet e para [te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam].


    Rrjedhimisht, te paret tane te mire [Selefuna Salih] radiall-llahu anhum, erdhen dhe iken te gjithe me njohjen [dijen] e shkalles [permases] se Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue selam, ne ate qe ai e plotesoi se pari misionin e tij dhe e perēoi Mesazhin [risalen], sic e dini edhe ju. Dhe [se dyti] qe ai ishte adhuruesi me i mire nder adhuruesit e All-llahut dhe qe ai i frikesohej All-llahut az-za ue xhel-l‘ me se shumti. Pra ketu nuk ka ndonje hapesire per te korrigjuar:

    1- Prej pikepamjes se ligjesimit [ēeshtjet e shpallura] ne kete Fe, siē e degjuat ajetin dhe komentin e Imam Malik per te.

    2- Ne meneyre qe mund te pretendohet se dikush eshte adhurues me i mire dhe qe ben adhurim [ndaj All-llahut] me shume sesa Resulil-lahi, sal-lall-llahu alejhi ue selam. Kjo eshte e pamundur.


    Dhe kushdo qe i kupton keto dy fakte, te cilat jane te lidhura me besimin e ēdonjerit ne ate se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue selam, eshte rob dhe i Derguar i All-llahut, ai do ta kufizoje adhurimin qe e kryen per All-llahun vetem ne ate qe eshte transmetuar prej Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam [ne hadithe]. Dhe ai nuk do te vendose ndonje shembull apo ndonje model tjeter per veten e tij ne vend te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Dhe ai as nuk do te pretendoje piken e dyte, duke nenkuptuar se eshte e pamundur qe te futet ne mendjen e besimtarit [mendimi] se ndokush eshte me i bindur ndaj All-llahut apo i frikesohet me shume All-llahut, apo se e adhuron me shume All-llahun se sa ai, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Kjo eshte diēka e pamundur.

    Do te permendim ēfare eshte transmetuar ne dy permbledhjet e Sahihanjeve, ne Sahihun e Bukharit dhe Sahihun e Muslimit, nen autoritetin e Enes Ibni

    Malik, radiall-llahu Teala anhu, se nje grup njerezish shkuan te shikojne Profetin, sal-lall-llahu alejhi ue selam, por ata pyeten grate e tij sepse ate nuk mund te gjenin dot. Dhe ata i pyeten grate e tij per adhurimin e tij, per qendrimin e tij ne namaz gjate nates, agjerimin e tij gjate dites, dhe per marredheniet qe ai kishte me grate e tij. Dhe ato u permenden atyre ate ēfare dinin per udhezimin e tij ne lidhje me keto, dhe udhezimi i tij, alejhis-selam, ishte udhezimi me i mire ne faqen e tokes, siē eshte thene ne hutben e Haxhit:“Ue Khajrul Huda, Huda Muhammed“[dhe udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Grate e profetit u permenden ketyre njerezve se ai, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, agjeronte dhe e prishte, falej gjate nates por edhe flinte, dhe ai martohej me gra.

    Enesi, radiall-llahu anhu, ka thene:“Kur ata degjuan kete prej grave te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, atyre iu duke i vogel adhurimi i tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Ata e menduan si te vogel per shkak te asaj qe ishte vendosur ne mendjet e tyre se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, do te duhej te falej gjate gjithe nates, dhe te agjeronte gjate gjithe kohes, dhe se ai ishte nje murg dhe nuk u afrohej grave te tij. Dhe ata u tronditen kur gjeten diēka e cila nuk ishte ne pajtim me konceptet e tyre. Ata supozonin se arsyeja e kesaj ishte sepse All-llahu ia kishte falur te gjitha gjynahet e shkuara dhe te se ardhmes te Derguarit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Dhe eshte njesoj sikur ata te thonin:“Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, vetem se e ka pakesuar adhurimin e tij, per te cilin ata mendonin se ishte i vogel, sepse All-llahu ia ka falur gjynahet e tij. Dhe nuk kishte ndonje pengese qe ta ndalonte ate nga shtimi i adhurimit per Zotin e tij az-za ue xhel-l.

    Kjo padyshim ishte nje gabim nga ana e tyre. Dhe sepse ata nuk e dinin se ky adhurim te cilin ata e mendonin si te vogel, ishte ne fakt adhurim qe nuk mund te permbushej qofte edhe prej adhuruesit me te mire mes njerezve, qofte edhe Daudi, alejhis-salatu ue selam, per te cilin transmetohet vertetesisht ne Sahihun e Bukharit se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ka thene:“Daudi ishte adhuruesi me i mire mes njerezve". Ky grup njerezish nuk e dinin se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ishte adhuruesi me i mire mes njerezve me kete adhurim dhe se edhe adhuruesi me i mire mes njerezve nuk ishte i afte per te kryer adhurimin e tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, siē e kam permendur.

    Dhe kjo ishte prej gjerave per te cilat ai, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, eshte pyetur kur disa njerez te cilet ishin mire te njohur me zakonet e tij, dhe jo si ai grup i njerezve qe ishin injorante per zakonet e tij, e gjeten ate dhe ndjene per te dhembshuri, sepse ata e pane ate duke qendruar ne namaz derisa kembet i ishin enjtur. Dhe ata i thane atij:“O i Derguari i All-llahut, All-llahu t'i ka falur gjynahet e shkuara dhe ato te se ardhmes“. Ata nenkuptuan me kete:“Ki meshire per veten, o i Derguari i All-llahut. Lehtesohu ne adhurim, sepse kembet te jane enjtur“. Dhe ai, alejhis-selam, iu pergjigj atyre:“Efela ekunu abden shekura!?" [A nuk duhet te jem rob falenderues!?].

    Ky ishte nje refuzim per arsyetimet e kota qe u perdoren prej ketij grupi te vogel njerezish, te cilet thane se arsyeja perse adhurimi i Profetit ishte i vogel, ishte sepse All-llahu ia kishte falur atij gjynahet e shkuara dhe ato te se ardhmes. Ata nuk ishin te vetedijshem se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, qendronte ne namazin e nates derisa kembet e tij enjteshin. Dhe kur iu tha atij:“O i Derguari i All-llahut! All-llahu t'i ka falur gjynahet e shkuara dhe te se ardhmes“, ai u pergjigj:“A nuk duhet te jem rob falenderues!?“. Duke u bazuar mbi ate qe imagjinuan se ky ishte nje adhurim i vogel nga ana e Profetit, dhe mbi ate qe dinin ata se All-llahu ia kishte falur gjynahet e shkuara dhe te se ardhmes, ēdo person ne kete grup te vogel pretendoi se ata ishin te obliguar qe ta tejkalonin ne adhurim dhe qe ata mund t'i kalonin adhurimet e Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, siē ishte agjerimi, namazi gjate nates dhe marredheniet me gruan. Dhe ata bene zotimet e tyre [nedhr] siē vijon: Personi i pare tha:“Une do te falem gjithe naten dhe nuk do te flej“. I dyti tha:“Sa per mua, une do te agjeroj gjate gjithe kohes dhe nuk kam per ta lene ndonje dite pa e agjeruar”. Dhe i treti tha:“Une nuk do te martohem me asnje grua“. “Pse???" Sepse ata pretenduan [perfytyruan] se martesa ishte nje hutim dhe largim nga persosja e adhurimit ndaj All-llahut. Por ata nuk e dinin dhe mua me duket, All-llahu e di me se miri, se ata ishin te rinj ne Islam, te cilet nuk kishin mesuar ende Urdherat dhe Ligjet e Islamit, se martesa ne vetvete ishte adhurim, siē gjendet ne hadithin e famshem, kur nje grup njerezish te varfer erdhen tek Profeti, sal-all-llahu alejhi ue sel-lam, dhe i thane:“O Resulall-llah, Njerezit me me shume pasuri dhe te ardhura na e kaluan neve. Ata falen siē falemi ne, agjerojne siē agjerojme ne, bejne Haxh sikurse ne bejme Haxh, dhe japin te holla [sadaka], kurse ne nuk japim asgje si sadaka!”. Dhe u tha atyre alejhi salatu ue selam:“A nuk ju kam drejtuar une per tek diēka, te cilen nese ju do ta beni, do t'i kaloni ata perpara jush, dhe ata pas jush nuk do te jene kurre te afte per t’ju kapur [arritur] juve [ne shperblim], perveē atyre qe bejne te njejten gje sikur ju?”. Dhe perfaqesuesit e njerezve te varfer u kthyen tek shoket e tyre nga mesi i njerezve te varfer dhe u treguan atyre lajmet e mira qe vinin nga Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Dhe ata u gezuan shume kur e degjuan kete. Mirepo, nuk zgjati shume dhe perfaqesuesit e tyre shkuan prape tek i Derguari i All-llahut, dhe i thane atij, alejhi salatu ue selam:“O i Derguari i All-llahut! Ēfare na the ti u eshte thene njerezve te pasur, dhe ata kane filluar te veprojne sikurse edhe ne“. Ai, alejhi salatu ue selam, tha:“Dhalike Fadlull-llah, Ju’tihi mej-jesheh“ [Kjo eshte Dhurate e All-llahut, te cilen ia jep kujt te doje].

    Ky eshte transmetim i Imam Muslimit, i gjetur ne Sahihun e tij. Ne nje transmetim tjeter te ketij hadithi, rrefehet se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, u tha atyre:“Vertet ne ēdo Tesbih [Subhanall-llah] ka sadaka. Dhe ne ēdo Tahmid [Elhamdulilah] ka sadaka. Dhe ne ēdo Tekbir [All-llahu Ekber] ka sadaka. Dhe ne ēdo Tehlil [Bismilah] ka sadaka. Urdherimi per te mire dhe ndalimi nga e keqja eshte sadaka. Dhe heqja e nje pengese demprurese nga rruga eshte sadaka“. Dhe Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, vazhdoi te permendte shume karakteristika te fisme. Pastaj ai the ne fund te hadithit:“Dhe ne marredhenien qe keni ju me gruan tuaj ka sadaka“. Ata thane te habitur:“O Resulall-llah, a do te permbushe ndonje prej nesh deshiren e tij [me gruan e tij] dhe do te shperblehet per kete!?”. Dhe Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, tha:“A nuk e shihni se kur nje person permbush deshiren e tij ne menyre te ndaluar, ai do te kete per ate nj barre [gjynah]?” Thane ata:“Sigurisht, o i Derguari i All-llahut “. Dhe ai tha:“Atehere, ngjashem me kete, nese ai e permbush ate [deshiren] ne nje menyre te ligjshme, ai do te shperblehet per kete“.

    Pra ata nuk ishin te vetedijshem per hadithin ne fjale dhe per hadithe te tjera ne te cilat eshte gjetur nje nxitje per t'u martuar dhe veēanerisht ne lindjen e femijeve dhe ne lenien e pasardhesve, siē eshte transmetuar ne hadithin e vertete:“Martohuni me femrat qe lindin shume dhe qe jane te dashura, sepse vertet une do te garoj me ju ne diten e gjykimit tek popujt e tjere se kush do te kete me shume pasues“. Pra ai qe martohet dhe e mban veten dhe gruan te delire [te paster nga marredheniet e paligjshme] ai do te shperblehet per kete. Njerezit e ketij grupi ishin injorante ne lidhje me kete, dhe ne mesin e tyre ishte dikush qe tha se nuk do te martohej, duke thene:“Sa per mua, une nuk do te martohem me asnje grua“. Pasi qe ky grup u largua dhe kur Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, u kthye ne shtepi, grate e tij e lajmeruan ate per ato ēfare degjuan prej njerezve te atij grupi dhe per zotimet qe bene ata per vetet e tyre. Keshtu Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, mbajti nje hutbe ne xhamine e tij ne lidhje me kete, ku tha:“Si eshte puna e ketyre njerezve qe thane keshtu dhe keshtu?“ - duke ua perseritur degjuesve fjalet qe thane keta individe qe erdhen ne shtepine e tij:“Personi i fundit nuk do te martohet me asnje grua. I dyti tha se do te agjeroje ēdo dite dhe se nuk do ta le te shkoje asnje dite pa e agjeruar. Dhe tjetri tha se do te falet gjate gjithe nates dhe nuk do te fleje“.

    Sidoqofte ishte prej moralit te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, qe kur qortonte, terhiqte vemendjen dhe i mesonte njerezit, ai i fshehte te metat e atyre qe benin gabime apo gjynahe [duke mos ua permendur emrat e tyre]. Pra ai nuk i tregonte ata por mbante ligjerata te atilla sikurse kjo te cilen ju sapo e lexuat me lart:“Si eshte puna e ketyre njerezve qe thone keshtu dhe keshtu?”. Dhe kjo per arsye se nuk ka perfitim ne permendjen e emrave [per perkujtuesin]. Por nese njerezit e lene dhe ky i le ata, mundesia per t'i perkujtuar ata iken. Keshtu, ne kete situate, dikush duhet ta permende kete hapur tek njerezit. Dhe nuk eshte ashtu siē mendohet prej disa njerezve qe dine rreth urtesise dhe butesise kur urdherojne per te mire dhe largojne nga e keqja, pasiqe ata nuk e kuptojne se butesia nuk e shfuqizon qartesimin e kritikes ndaj atij qe gabon, nese gabimi i tij perfshin nje grup njerezish. Historite e Selefeve tane, te gjitha lavderimet jane per All-llahun, jane te mbushura me transmetime qe japin deshmi mbi kete fakt. Eshte e mjaftueshme per mua qe te permend vetem ate ēka dy Shejkhet [Bukhari dhe Muslim] kane transmetuar ne Sahihet e tyre prej hadithit te Abdil-lah Ibni Umer, radiall-llahu anhu, i cili thote:“Umer Ibn Khattab po mbante hutben e se Premtes, natyrisht ne xhamine e Profetit, kur aty hyri nje burre prej Shokeve te te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam; dhe ne tjeter transmetim thuhet se ishte Uthman Ibn Affan. Keshtu Umeri e nderpreu hutben dhe u kthye nga personi qe erdhi me vonese dhe qe s'arriti te vinte me shpejt per te degjuar perkujtimin [dhikrin] dhe hutben e Xhumase. Burri u pergjigj duke thene:“O Prijes i Besimtareve, une nuk bera asgje veēse degjova ezanin, mora abdes dhe pastaj erdha ne xhami“. Dhe ai [Umeri] i tha atij duke e qortuar ate ne nje menyre te pyeturi mospelqyes:“Abdesi gjithashtu, por une e kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, te thote:“Cilido shkon per te falur Xhumane, atehere ai duhet te lahet [te marre gusul]“.


    Pika qe ne perfitojme prej ketij transmetimi eshte se ai e qortoi Uthman Ibn Affanin publikisht perpara nje tubimi te madh deshmitaresh, sepse ai erdhi me vonese ne Hutben dhe namazin e Xhumase. Dhe prandaj: Parimi i mesimit dhe perkujtimit te dikujt bazohet ne themelin e “Te fshehurit te gabimeve te njerezve, derisa te jete nje perfitim i cili kerkon qe te behet ne publik”. Ky eshte parimi qe zbatoi i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, kur ai mbajti hutben ne lidhje me ate grupin e njerezve qe erdhen ne shtepine e tij. Keshtu, ai tha:“Si eshte puna e ketyre njerezve qe thone keshtu dhe keshtu?”, duke treguar per ta, porse pa e permendur asnje prej tyre.

    Pika eshte ajo se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ka thene:"Sa per mua…", qe eshte refuzim i thelbit te asaj ēfare u tha prej ketyre njerezve qe pretenduan arsyen se Profeti bente adhurim te vogel, sepse All-llahu ia kishte falur gjynahet e shkuara dhe ato te se ardhmes. Keshtu ai tha:“Sa per mua, atehere une i frikesohem All-llahut me shume sesa ju, dhe une jam me i binduri karshi All-llahut. Sa per mua, atehere, vertet une agjeroj dhe nuk agjeroj“, duke nenkuptuar me kete se nuk agjeron gjate gjithe kohes.“ Dhe une falem gjate nates dhe gjithashtu fle”, duke nenkuptuar: une nuk rri tere naten [ne namaz], siē behet prej ketyre ekstremisteve mes adhuruesve qe shtojne dhe provojne te tejkalojne adhurimin e Resulit, alejhi salatu ue sel-lam. Te qendrosh ēdo nate [gjithe naten] ne namaz dhe adhurim, ne kijam duke lexuar Kur’an, kjo eshte ne kundershtim me Udhezimin e Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, dhe kjo per faktin se Aishah ka thene, siē transmetohet ne Sahihun e Muslimit:“Profeti, sal-lall-llahu alejhi sel-lam, kurre nuk ka ndenjur nje nate te tere ne ibadet [adhurim]”.


    Pra, Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, tha, duke na rikujtuar ne, se Feja eshte permbajtje dhe adhurimi eshte permbajtje, dhe nuk eshte as ekzagjerim dhe as neglizhim – “Sa per mua, atehere une jam qe i frikesohem All-llahut me shume sesa ju, dhe une jam me i binduri ndaj All-llahut. Sa per mua, atehere une agjeroj dhe nuk agjeroj, une falem gjate nates dhe flej, dhe une martohem me gra. Dhe kush largohet prej Sunnetit [Tradites] tim, atehere ai nuk eshte prej meje“.


    Pra, Sunneti i Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, siē ka ardhur tek ne nepermjet Islamit, eshte ai per te cilin te gjithe Muslimanet jane te obliguar qe ta pasojne. Dhe une ju garantoj se sikur Daudi, alejhi salatu ue selam - i cili ishte adhuruesi me i mire mes njerezve sipas deshmise se te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam - te vinte pasiqe qe ishte derguar Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, me Islamin e tij te persosur e te plotesuar, ai nuk do te ishte i afte qe t'i qarkonte te gjitha veprat e adhurimit qe i solli i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, qofte nepermjet fjalimit te tij, veprimeve apo heshtjes se tij aprovuese. Per kete arsye, aty nuk mbetet ndonje vend [bosh] per Muslimanet qe te shtojne nje veper adhurimi pasiqe All-llahu az-za ue xhel-le e plotesoi Fene e Tij duke derguar Profetin e Tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, me kete Islam te persosur.

    Dhe pas te kuptuarit se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, eshte adhuruesi me i mire mes njerezve, dhe me i binduri dhe qe ai i frikesohet me se shumti All-llahut mes tyre, atehere nuk duhet te kete asgje veē ndjekjes se Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Ne jemi ne te sigurten se ne kurre nuk do te jemi te afte qe te qarkojme adhurimin e te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, perveē rastesisht apo ne periudha te shkurtra kohore. Pra ne jemi plotesisht te paafte ne ndjekjen dhe ne gjurmimin e hapave te Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne adhurimin e tij. Kjo eshte e pamundur persa i perket ēdo individi mes njerezve qe erdhen pas Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.

    Rrjedhimisht, nuk na mbetet gje perpara nesh, perveē qe te perpiqemi per dy gjera:

    1- Qe te mesojme Sunnetin e te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne te gjitha ēeshtjet qe na vijne prej Islamit, qofshin ne Akide [Besim] apo ne Ibadet [Adhurim] apo ne karakteristika dhe sjellje. Dhe siē thashe me pare, ne kurre nuk do te jemi te afte qe te bejme me shume se sa imitimin e tij, alejhi salatu ue selam, siē eshte thene:


    “Pra imitojini [ata] nese nuk jeni si ata,

    Vertet, imitimi i nje te drejti eshte sukses”

    Asnje prej nesh nuk duhet te imitoje ndonje prej njerezve perveē tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, sepse ai eshte me i persosuri mes njerezve sipas njezeshmerise. Dhe kushdo qe e imiton ate pasiqe ai ka ikur, do te mbulohet nga oqeani i tij i adhurimit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.


    Kjo eshte gjeja e pare, qe te njohim Sunnetin e Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, sipas kuptimit me te gjere dhe me te plote. Dhe kjo sipas thenies se Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne hadithin e Enesit ne lidhje me ate grupin e njerezve:“Dhe kushdo qe largohet prej Sunnetit tim, ai nuk eshte prej meje“. Kjo fjali ne kete hadith te pergjithshem nuk i referohet braktisjes se veprave te Sunnetit te keshillueshem, per shembull se ai person nuk eshte prej Profetit. Nuk eshte kjo ēfare nenkuptohet prej hadithit. Me sakte, kuptimi i hadithit eshte:“Kushdo qe largohet prej Sunnetit tim“, nenkupton prej Rruges sime dhe prej Menhexhit [Metodologjise] tim ne te gjitha ēeshtjet e jetes sime fetare. Ky eshte lloji i personit qe nuk eshte prej tij. Dhe ky lloj personi ndryshon ne varesi te largimit te tij prej ndjekjes se Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.


    Keshtu, Sunneti ka dy kuptime:


    a) Kuptimi qe eshte fetar dhe qe bazohet ne gjuhen arabe, dhe eshte ajo ne te cilen ishte Resuli, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, dhe ata te cilet e pasuan ate.

    b) Kuptimi qe haset ne zakonet e Fukahave [juristeve] ne ndarjen e adhurimit ne dy lloje: Farz [obligim] dhe Sunnet [e keshillueshme]. Sunneti sipas perkufizimit te tyre ketu eshte:“Ai qe e ben ate do te shperblehet per te, ndersa ai qe e braktis nuk do te ndeshkohet per te“.


    Sa per personin qe e braktis Sunnetin e Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne kuptimin e pare te tij, d.m.th. Rruga dhe Metodologjia - atehere ky person eshte ne devijim [humbje]. Dhe devijimi i tij mund te jete i madh ose i vogel dhe varet ne afrimin dhe largimin e tij ne ndjekjen e te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Duke u bazuar ne kete, ne s'duhet te kemi nevoje per te korrigjuar dhe prezantuar nje ”risi te mire” ne Islam, duke pretenduar se nuk ka asgje te gabuar me kete bidat. Dhe per arsyen se ne duhet te jemi ne poziten ku deshtojme dhe jemi te paafte ne ndjekjen e Profetit fisnik, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne ēdo gje qe na eshte transmetuar ne lidhje me adhurimin e tij, qofte ai i lidhur me lutjet, dhikret apo faljet. Pra eshte e mjaftueshme qe ne vetem ta ndjekim ate, alejhis-selam, sipas aftesive tona. Ketu une do te doja te permend nje histori te transmetuar prej Bukhariut ne Sahihun e tij, qe ju te kuptoni vleren e thenies se All-llahut:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ, DHE E KAM PERSOSUR MIRESINE TIME NDAJ JUSH, DHE JAM I KENAQUR ME ISLAMIN SI FE E JUAJA“[el-Maide: 3].


    Bukhariu transmeton se nje prej rabineve ēifute shkoi tek Umer Ibnul Khattab gjate kohes se Khilafetit te tij dhe i tha:“O Emir el-Mu’minine, eshte nje ajet ne Librin e All-llahut, i cili nese do te na ishte shpallur neve, nje grupi prej ēifuteve, ne do ta kishim marre diten ne te cilen u shpall ky ajet si nje dite feste [‘Eid]“. Ai [Umeri] pyeti:“Cili eshte ky ajet?” Dhe rabini permendi ajetin:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ PER JU...“ Tha Umeri:“Ky ajet vertet eshte shpallur ne nje dite feste, ne diten e Xhuma, kur i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ishte ne Arafat [dmth. ne Haxhin e tij te lamtumires]. Dhe ky ajet vertet u zbrit ne nje dite te madhe, ne te cilen eshte kombinimi i dy virtyteve dhe i dy festave: Festa e Xhumase dhe Festa e Arafatit.

    Perse ky ēifut tha:“Sikur te na ishte shpallur neve, ne do ta kishim marre diten ne te cilen u shpall ky ajet si nje dite feste?” Sepse, ai ishte i vetedijshem per madheshtine e kesaj miresie, te cilen All-llahu ua dha sherbyesve te Tij. Por si eshte puna e Muslimaneve sot? Fatkeqesisht, ne nuk po i japim kesaj miresie te madhe rendesine qe i takon. Dhe kjo eshte arsyeja perse ju i gjeni shume njerez ne te shkuaren, ne gjeneratat e para, te cilet i kane mbushur Muslimanet me falje, fjale te dhikrit dhe lutje me te cilat nuk erdhi Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.


    Ēfare na ka ardhur prej Profetit eshte e mjaftueshme dhe adekuate. Ne fakt, eshte me shume sesa aftesite tona njerezore mund te kapin. Sidoqofte ēdonjeri prej nesh merr prej ketij adhurimi ate per te cilen ai eshte i afte per ta bere, dhe ate qe i parshtatet aftesive dhe kapacitetit te tij.


    Marr nga ketu:

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu.All-llahu ta shpėrbleftė or vėlla Murabit se metėvėrtetė ėshtė njė postim i bukur pėr kujtesėn e ēdo muslimani qė ta din se bidatet nė fenė tonė janė humbje.Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu.

  3. #3
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Murabit!!!!
    ky kapitull eshte mbyllu jo ne favor te Albanit dhe as te shokut te Albanit (Bin Baz dhe Uthejmin) prandaj mos e shko kohen kot!!!!!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  4. #4
    المسلم العزيز Maska e x_vahir
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Postime
    48
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.
    .Vella rapsod a mund te me tregosh se kush e ka trasmetuar kete?

  5. #5
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    transmetimi?!

    Citim Postuar mė parė nga x_vahir Lexo Postimin
    .Vella rapsod a mund te me tregosh se kush e ka trasmetuar kete?
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a. "
    كان الله و لا مكان و هو الآن على ما عليه كان
    Eshte transmetuar nga Ebu Mensur El-Bagdadi "El-Frk Bejne El-Firak", f.333
    ps/ e ke shume problem?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga rapsod : 07-05-2008 mė 19:43
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-04-2008
    Postime
    13
    Po a ma para na duhet me mar fjalen e Aliut qe mund tjet genjeshta e shijave apo fjalen e Allahut se ku gjindet ALlahu.
    Allahu gjindet mbi arsh dhe ket na tregon ajeti kuranor:
    7:54.
    Vėrtetė, Zoti juaj, All-llahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj qėndroi mbi Arshin,

    20:5.
    Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh.

    Dhe lus trit qe mos marin dijet nga cdo kush le ti sillen faqeve islame e jo faqeve qe kan vec nje kategori islamit.
    Sic jan faqet.www.kurandhesunet.net;forum-islamik.com etj

  7. #7
    المسلم العزيز Maska e x_vahir
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Postime
    48

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga rapsod Lexo Postimin
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a. "
    كان الله و لا مكان و هو الآن على ما عليه كان
    Eshte transmetuar nga Ebu Mensur El-Bagdadi "El-Frk Bejne El-Firak", f.333
    ps/ e ke shume problem?
    une se kam shume problem ...por dua qe ta dij...nese eshte e vertete apo jo e vertete.sepse une nuk jam مقلد أعمى inshallah.dhe duhet qe te kerkoj per te...

  8. #8
    المسلم العزيز Maska e x_vahir
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Postime
    48
    Citim Postuar mė parė nga U.ammar Lexo Postimin
    Po a ma para na duhet me mar fjalen e Aliut qe mund tjet genjeshta e shijave apo fjalen e Allahut se ku gjindet ALlahu.
    Allahu gjindet mbi arsh dhe ket na tregon ajeti kuranor:
    7:54.
    Vėrtetė, Zoti juaj, All-llahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj qėndroi mbi Arshin,

    20:5.
    Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh.

    Dhe lus trit qe mos marin dijet nga cdo kush le ti sillen faqeve islame e jo faqeve qe kan vec nje kategori islamit.
    Sic jan faqet.www.kurandhesunet.net;forum-islamik.com etj
    Edhe une vella me ty jam...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga x_vahir : 08-05-2008 mė 14:39

  9. #9
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    U.ammar!!!!

    Citim Postuar mė parė nga U.ammar Lexo Postimin
    Po a ma para na duhet me mar fjalen e Aliut qe mund tjet genjeshta e shijave apo fjalen e Allahut se ku gjindet ALlahu.
    Allahu gjindet mbi arsh dhe ket na tregon ajeti kuranor:
    7:54.
    Vėrtetė, Zoti juaj, All-llahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj qėndroi mbi Arshin,

    20:5.
    Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh.

    Dhe lus trit qe mos marin dijet nga cdo kush le ti sillen faqeve islame e jo faqeve qe kan vec nje kategori islamit.
    Sic jan faqet.www.kurandhesunet.net;forum-islamik.com etj
    Ti vetem kete di te thuash? Nuk kishe ndonje gje me interesante se kjo qe the?
    Nese deshiron te flasesh fol me baza jo me "dengla" sepse Ebu Mensur El-Bagdadi ose siē njihet Khatib El-Bagdadi eshte Hafidh El-Hadith, Reference e dijetareve te Ehli Sunetit dhe jo shi'ij.
    Persa i perket ajeteve te Kur'anit qe t'i i ke paraqitur ne te vertete nuk bien ne kundershtim me fjalen e Imam Aliut r.a. por perkthimi yt ne fakt bie ne kundershtim dhe ky perkthim ne faktin kryesor eshte "Te'uil Batil" (interpretim invalid). Une personalisht nuk jam prej muslimaneve qe u bej interpretim ajeteve muteshabih (ajeteve analogjike) por as nuk i kundershtoj dijetaret qe i kane bere intrpretim atyre ajeteve fisnike.
    Ajetin qe ti ke sjell, e sjell per Istiua-ne dhe perkthimi yt me "qendrim" eshte i pavend dhe i keqperdorur, sepse qendrim ne gjuhen arabe nuk eshte Istiua por Istikrar dhe Istikrar-i (استقرار) per Allahun eshte absurd nje mveshje e tille ne Islam quhet kufer, sepse Allahu "la jestekir ala el-arsh".
    Ibn Haxher El-Askalani ne Fet'h El-Bari kur ka komentuar Sahih El-Bukhari per te njejten ēeshtje dhe po e sjell ne shqip nje pjese te tij:

    Thėnia e tij: “Muxhahid tha pėr Istiua: u lartėsua (علا) mbi Arsh”, e ka pėrcjellė El-Ferjabij prej Uerka, prej Ibn Ebi Nexhijh, prej tij, tha Ibn Betal: “njerėzit kanė pasur divergjenca rreth Istiua-sė sė pėrmendur kėtu. Kėshtu Mu’tezilet kanė deklaruar domethėnien e tij me “Istijla” (استيلاء) – Pėrvetėsim me nėnshtrim (القهر) dhe epėrsi (الغلبة)”, duke u mbėshtetur nė fjalėn e poetit:
    Isteua (sundoi) Bishri mbi Irak
    pa shpatė e pa derdhur gjak.
    Ndėrsa Xhismijeh ( الجسمية- trupėzuesit, antropomorfikėt) kanė deklaruar se domethėnia e saj ėshtė “Istikrar” (الاستقرار) – Qėndrimi. Disa prej Ehli Sunnetit kanė deklaruar se ajo fjalė do tė thotė “Irtefe’a” (ارتفع) – U ngrit, disa tė tjerė “Ala” (علا) – U lartėsua dhe disa thanė pėr: “Posedim (الملك) dhe “El-Kudreh” (القدرة) Mundėsi, Fuqi dhe Potencė”, kėshtu thuhet: “Iu nėnshtruan (استوت له – Isteuet lehu) mbretėritė” – thuhet pėr kėdo qė i bindet prej banorėve tė njė vendi – thuhet se domethėnia e Istiua-sė ėshtė “Kompletim dhe Pėrfundim i tė vepruarit tė diēkaje” (التمام و الفراغ) “Temam dhe Ferag”, kėshtu ėshtė nė fjalėn e Allahut: “ dhe kur e pėrfundoi, e suprimoi atė dhe isteua”, nė bazė tė kėsaj, domethėnia e “Isteua ala El-Arsh” (استوى على العرش) ėshtė: “E pėrfundoi Krijimin”, pėrzgjedhja e fjalės “Arsh” ėshtė bėrė pėr faktin e qėnėsisė sė tij si gjėja mė e madhe, ėshtė thėnė se fjala “Ala” (على) – Mbi, nė fjalinė “Ala El-Arsh” (على العرش) “mbi Arsh”, ėshtė nė kuptimin “Ila” (إلى) – Deri (lidhėz qė tregon te udhėzuarit drejt njė destinacioni), pra bazuar nė kėtė do tė thotė “Pėrfundoi deri nė Arsh”, pra nė atė qė ka lidhje me Arshin, sepse Allahu i ka krijuar krijesat njera pas tjetrės. Ibn Betal mė pas ka thėnė: “Pėrsa i pėrket deklarimit tė Mu’tezilitėve, ai ėshtė i pavlefshėm (fasid) sepse Allahu qė nė Ezel (Amshim) ka qėnė dhe ėshtė Sundues, Epror dhe Superior, fjala e Tij: “Mė pas Isteua” pėrfshin hapjen e kėti atributi pasi qė nuk ishte dhe predispozon interpretimin e tyre se Ai ka qėnė Superior ndaj tyre dhe e pėrvetėsoi me nėnshtrim prej superioritetit, ky interpretim ėshtė i refuzuar nė vetvete pėr Allahun xh.sh. Ndėrsa deklarimi i antropomorfikėve (Muxhessimeh - مجسمة) ėshtė gjithashtu i pavlefshėm, sepse qėndrimi, “Istikrar”, ėshtė prej atributeve tė trupave dhe predispozon “Hulul” (الحلول) “unifikim me materien”, kjo ėshtė absurede nė tė drejtėn e Allahut xh.sh. dhe ka lidhje me krijesat siē paraqitet nė fjalėn e Allahut: “nėse qėndron ti dhe kush ėshtė me ty nė orbitė” dhe ……., tha: “Ndėrsa komenti i Istiua-sė: U lartėsua (Ala)”, kjo ėshtė e sakta dhe doktrina (medh’heb) e vėrtetė dhe fjala e Ehli Sunne-tit, sepse Allahu xh.sh. e ka atribuar veten e tij me “Alij” (العلي) “I larti”, Ai thotė: “I lavdėruar ėshtė Ai dhe i lartėsuar ndaj tė bėrit shirk”, dhe ėshtė njė prej atributeve tė Qėnies (الذات - Dhat), ndėrsa komenti me “Irtefe’a”- “U ngrit”, ka njė hetim, sepse Allahu nuk e ka atribuar kėshtu veten e tij. Tha: “Ehli Sunneti ka pasur divergjencė rreth asaj qė “A ėshtė “El-Istiua” atribut i Qėnies, apo i atribut i aktit (فعل)”? Kush thotė “U lartėsua” (Ala), thotė qė ėshtė atribut i Qėnies, ndėrsa kush thotė diēka tjetėr thotė qė ėshtė atribut i aktit. Kėshtu Allahu ka bėrė njė akt qė quhet Istiua mbi Arshin e Tij, jo sepse ėshtė ekzistent me Qėnien e Tij (قائم بذاته - Ka’im bi Dhati’hi), pėr shkak tė pamundėsisė sė ekzistimit tė incidenteve me Tė. pėrfundoi shkurtimisht.
    Fet’h El-Bari Sherh Sahijh El-Bukharij, Ktiab Et-Teuhijd.
    Bab “Dhe Arshi i Tij ishte mbi ujė, Ai ėshtė Zoti i Arshit madhėshtor”

    Je i qarte tani i dashur?
    ps/ x_vahir mos u nxito aq shume me pelqimin dhe mos pelqimin e nje mendimi pa patur baza, shpesh i shoh njerezit ketu qe nxitohen per te dhene nje pergjigje prandaj po ta bej kete verejtje.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  10. #10
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    O rapsod selamun alejkum (first of all)

    Po te pjyes! Kur Muhamedi (salla-llahu alejhi ue selam) shkoj ne naten e miraxhit, ai u ngjit lart ne Zoti i tij apo jo? po te ishte Allahu kudo. ateher pse duhet te ngjitej lart me xhibrailin.
    Allahu mund ti thoshte jame kudo dhe ketu ne shyepin tende o Muhamed (salla-llahu alejhi ue selam)
    Kur xhibraili ja sillte shpalljen nga ja sillte? sigurisht nga lart apo jo?
    Po te ishte Allahu kudo ja thoshte vet shpalljen sepse Ai do ishte dhe ne shtepin e resulit (alejhi salatu ue selam)
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tė vendosurit pėr nė humbje!
    Nga Dritez nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 11:27
  2. Klubi i Arsenalit
    Nga bunny nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 24-01-2007, 19:58
  3. Kodikėt e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  4. Formula e shpėtimit tė njeriut
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2004, 19:19
  5. Simotrat e “Parmalatit” nė Tiranė
    Nga BOKE nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 15:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •