Shekulli, Sht, 05 Pri 2008 09:06:00
Flamuj, parulla dhe gėnjeshtra
Nga Blendi Salaj
Ftesa e vendit nė NATO ėshtė njė hap nė drejtimin e duhur pėr t'u pėrshėndetur dhe ndier tė nderuar. Megjithatė, nė kėtė shkrim nuk do tė merrem me kėtė ndodhi, por me manipulimin e imazheve publike nga Sistemi me festa e koncerte, duke parė qė nė disa raste tė spikatura, artificialiteti i reagimit ėshtė pasqyrim i ndėrgjegjes qė po na bren sė brendshmi. "Gėzimi i madh" qė na pushtoi nga Ftesa pėr nė NATO mė tepėr se konceptim i asaj qė d.m.th., kjo ftesė ėshtė shprehje e bindjes qė i imponojmė vetes se kjo Demokraci ėshtė prej vėrteti.
Shikoj fotografitė qė qarkulluan, ku disa vetura dhe ca 4×4 vijnė vėrdallė bulevardit duke valėvitur flamuj kuqezi dhe flamuj tė NATO-s. Dhe them me vete: Ku i gjetėm kėta flamujt e NATO-s? Sa prej nesh mbajnė nė shtėpi njė flamur tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut? Pėr besė, unė nuk njoh askėnd tė tillė! Pastaj, si do tė ndryshojė jeta e shqiptarit tė zakonshėm pas ftesės qė ta frymėzojė tė dalė tė valėvisė flamuj?
Unė e kuptoj qė Ftesa ėshtė njė arritje, por ėshtė akoma tepėr abstrakte dhe e paprekshme qė tė frymėzojė gėzim spontan. Ka ndodhur njė tragjedi e rėndė nė Shqipėri, muajin qė shkoi, ku tė paktėn 26 vetė humbėn jetėn. Zija e Gėrdecit ende nuk ka kaluar, gjėrat duhen parė nė kėtė kontekst, pėrpara se ata qė nuk po tregojnė entuziazėm tė spikatur ndaj ftesės tė sulmohen me fjalė boshe. Ėshtė nė kontekstin e asaj qė ndodhinė Gėrdec, qė e gjej kėtė "festė spontane" tė pasinqertė, tė stisur e pėr rrjedhojė patetike.Ndjenja e pakėnaqėsisė qė po kaplon apo ka kapluar plotėsisht pjesėn mė tė madhe tė shoqėrisė shqiptare nuk ėshtė pa shkak dhe nuk ėshtė e drejtuar kuturu, ajo i detyrohet dhe i drejtohet Sistemit nė tė cilin shoqėria shqiptare ėshtė e nėnshtruar tė jetojė.
***
Kjo "Demokracia" jonė ėshtė njė sistem imazhi, diēka qė ekziston vetėm nė lajthitjet e demagogėve dhe mendjeshkurtėrve. Njėsoj si nė diktaturė, ky sistem ka nevojė pėr parullat e banderolat e veta. Sistemi post-diktatorial nė Shqipėri edhe pse quhet Demokraci e votės sė popullit, popullin e skllavėron, premton ndryshim dhe ndryshon pėr keq, premton liri individuale por individualizmi asgjėsohet, rrėnimi kulturor quhet zhvillim, manipulimi i fakteve shitet pėr informim publik, propaganda pėr frymėzim, korrupsioni vishet si zbatim i ligjit, farsat mediatike prezantohen si Liri e shtypit, pasurimi ekonomik mbi djersėn e popullit sa i njėrit apo tjetrit klan, trukohet me broēkulla pėr integrim. Me manovrat e Dushkut edhe Sistemi i votės, ėshtė njė gėnjeshtėr mė shumė.
Ky nuk ėshtė sistem i shumicės por sistemi i pakicės qė ka nėnshtruar dhe droguar shumicėn. I gjithė Sistemi, Pozitė dhe Opozitė ėshtė i tillė, i rremė dhe i kurdisur. Njė gėnjeshtėr qė e zbulojmė pėr tė tillė nga pak e pėrditė, por qė nuk kemi forcėn dhe guximin ta ekspozojmė, sepse po ta kundėrshtonim do tė na duhet t'i pranojmė dhe vetes se jetojmė nė njė shoqėri tė rreme fund e krye. Me pak fjalė, kjo ėshtė "Gėnjeshtra e madhe", ku njė grup i paskrupuj mbeturinash tė Sistemit tė kaluar kanė ndėrtuar Sistemin e tyre parazitar, gjoja demokratik.
Po kush janė kėta nė foto? Unė dalloj njė "Touareg" tė zi. Di qė "Touaregėt" janė makina zyrtarėsh. Kot po zgjatem, dyshoj se janė shoferė ministrash apo deputetėsh. Punojnė pėr shtetin pra, pėr Sistemin. Nuk besoj pėr asnjė moment qė i kanė zėnė ethet e gėzimit tė Ftesės pėr nė NATO nė kėtė farė feje, sa kanė dalė me makina nė bulevard. Ata thjesht po bėjnė atė qė i kanė udhėzuar tė bėjnė. Kanė pranuar jo se besojnė se jeta e tyre vėrtetė do tė bėhet mė e jetueshme tani pas Ftesės, por sepse jeta e tyre ėshtė mė e jetueshme kur u binden urdhrave tė shefave dhe nuk krijojnė probleme. Sepse nėse ndonjėri nga shoferėt do tregohej i sinqertė qė nuk ia ndjente aq sa tė dilte xhiro nė bulevard, mund tė shihej si shenjė rebelimi, e ndoshta mungesė besnikėrie ndaj shefit, deputetit, apo klanit nepotik qė e ka punėsuar.
Megjithėse e pasinqertė, xhiroja e makinave nė bulevard e ka njė kuptim tė rėndėsishėm. Nė vetvete, dalja me flamurin e NATO-s nė shesh pėr kėta nuk ėshtė shprehje e gėzimit por shprehje e nėnshtrimit tė tyre - dhe tonit - ndaj Sistemit.
Ėshtė ilustrim i kapitullimit tė individit nė njė sistem imazhesh, ku ajo ēka mendon dhe ndjen vėrtetė nuk ka rėndėsi aq sa detyra ndaj Sistemit pėr tė luajtur rolin e figurantit nė kėtė teatėr-jetė. Ata kanė dalė pėr imazh, si slogane, ku sloganet janė ata vetė. Nė vend tė flamujve mund edhe tė kishin vendosur tabela qė thonin: "Unė i bindem Sistemit" - vetėm se kjo do t'ua lėndonte krenarinė personale. Dhe do tė ekspozonte sesa e rrejshme ėshtė natyra e Demokracisė Shqiptare. Tė gjithė ne, qė i kuptojmė kėto dhe heshtim, bėjmė kėshtu pėr tė njėjtėn arsye. Do ishte mė e ndershme pėr secilin prej nesh ta pranonim qė jetojmė njė rrenė nė njė vend ku Sistemi post-diktatorial na shpėrfytyron. Por kjo e vėrtetė ėshtė tepėr e dhimbshme nė nivel personal. Ndaj bėjmė sikur besojmė qė ndoshta njė parti e re, nė zgjedhjet qė vijnė, nė kohėn e ardhshme... njė Mesia do tė vijė tė na shpėtojė!!!
***
Pranimi i kėsaj strukture gėnjeshtrash pėrbėn nėnshtrimin tonė shoqėror, dhe zelli pėr tė mbėshtetur Partinė "A" kundra Partisė "B" me dijeninė e plotė qė si "A" ashtu edhe "B" janė i njėjti produkt post-diktatorial - ky zell pėr t'u bėrė pjesė e lojės, ėshtė nė vetvete shprehje e patetizmit tonė tė pėrbashkėt. Sepse tė gjithė e pranojmė se nuk i besojmė mė kėta politikanė, e megjithatė i lejojmė tė na nėpėrkėmbin. Cilido kah
politik tė ishte nė pushtet, dilema e shoferit tė "Touaregut" mbetet e njėjtė. Nuk ėshtė PD-ja qė i detyron atij tė festojė me flamur tė NATO-s, tė njėjtėn gjė do tė bėnte edhe nėse shefat do t'i kishte tė majtė. Por ēdo tė ndodhte nė rast se shoferi i "Touaregut" do tė refuzonte tė bėnte xhiron e bulevardit pėr nder tė NATO-s? Nė rast se ai do kishte guximin dhe forcėn qė tė vepronte si individ dhe jo si individ i nėnshtruar a do tė gjente ēlirim nė tė vėrtetėn? Ndoshta jo po tė bėnte kėshtu i vetėm, ndoshta i vetėm nė kundėrshtim tė direktivės thjesht do pėrjashtohej nga puna, sepse Sistemi nuk mund tė lejojė qė njė shofer tė ekspozojė natyrėn e tij tė gėnjeshtėrt.
Por nė rast se secili prej nesh e gjen kurajon tė mos jetojė mė nė gėnjeshtrėn dhe tė mbajė njė qėndrim parimor pėr tė vėrtetėn gjėrat do tė ndryshonin shumė shpejt. Vetėm ata individė qė refuzojnė tė bėhen pjesė e kėsaj gėnjeshtre mė gjatė, vetėm ata pėr tė cilėt e vėrteta ka mė tepėr rėndėsi sesa qetėsia personale do tė gjejnė guximin tė jetojnė dhe flasin si individė tė lirė. E paēka se mund tė duket marrėzi, e vetmja disidencė reale ėshtė ajo qė bėhet pėr tė jetuar tė Vėrtetėn. Dhe e vėrteta ėshtė e hidhur pėrsa i ka ndodhur kėtij vendit tonė kėta 18 vjet tė tranzicionit, nė dhėmbėt e cilėve hienave ka pėrfunduar Shqipėria dhe cilėt psikopatė e injorantė bėjnė ligjin kėtu. E vėrteta ėshtė e tmerrshme kur shikon se Sistemi post-diktatorial ėshtė transformim i diktaturės politike nė diktaturė ekonomike, kur shteti ėshtė i kapur deri nė majė sa nga oportunistėt aq dhe nga tė paaftit.
E vėrteta ėshtė qė nė Shqipėri komandojnė tė fortėt dhe heshtin tė menēurit, gėlojnė militantėt, vuajnė individėt, korruptohen tė rinjtė, kurvėrohen tė vjetrit. E vėrteta ėshtė qė i gjithė vendi po kthehet ngadalė nė njė Gėrdec tė madh eksploziv, ku shteti tė vret natėn dhe tė dėmshpėrblen (me paratė e tua) ditėn.
Shqipėria ėshtė njė vend ku besimi ka humbur e ku udhėheqėsit nuk tė frymėzojnė, por ta pėshtirosin.
Krijoni Kontakt