Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 104
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    UNMIKU nje m... i njejt si Serbia eshte.. normale qe duhet te lirohen.. e nqs kshtu lirohen ateher.. duhet me marr masa Shqiptaret.. a jemi be shtet ne veti..duhet ne me mbrojt vendin ton..e jo UNMIKu..i leshit qe ti mbaj sikur lojra nga 4..5 or ne paraburgim e tani ti liroj..

    Per kete gje duhet te nderhyj edhe Policia Kosovare qe ti perdorpak ato forcat e saj e ti tregoj serbve se edhe ne jemi diqka.. !! E kete gje e kisha ba me policet e anes se Drenices.. se ata kan inat ne shkije.. se anej ka Mitrovica shumica jan me ta.!!

    Turp mas pari per keta politikant tan qe nuk marin as nje vendim qe me i ndal mire..keta flliqesina.. qe kur te del nje polic shqiptar ne rrug me u respektu si polic.. e jo gjithmon me kerku ndihme prej Kforit..e policin shqiptare me i qit perpara Shqiptarve!!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Policia tërhiqet nga veriu i Mitrovicës, situatën e merr nën kontroll KFOR-i

    Sot rreth orës 05:35, Policia e UNMIK-ut ka ndërhyrë në lokalet e Gjykatës Komunale dhe të Qarkut në veri të Mitrovicës, e cila mbahej e okupuar në mënyrë ilegale, që nga 14 marsi 2008. Me këtë rast policia ka arrestuar 53 persona duke përfshirë edhe femra. Gjatë këtij operacioni nuk ka pasur përdorim të forcës.
    Të arrestuarit do të dërgohen në qendrat e mbajtjes, të cilat janë të lira nëpër Kosovë, njoftoi policia.
    Gjithnjë sipas njoftimit të policisë, rreth orës 07:30 një masë prej 200-300 protestuesish janë mbledhur afër ndërtesës së Gjykatës së Qarkut në veri te Mitrovicës dhe me këtë rast kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi në drejtim të Policisë së UNMIK-ut, KFOR-it dhe automjeteve e tyre. Bëhet e ditur se dy automjete të KFOR-it dhe dy të tjera të UNMIK-ut janë dëmtuar, ndërsa rreth orës 08:10 ka ndodhur një eksplodim ku për pasojë janë plagosur tre policë të UNMIK-ut dhe dy ushtarë te KFOR-it. Pas sulmeve me mjete shpërthyese që dyshohet të jenë granata dore dhe armë zjarri, policia është urdhëruar që të tërhiqet nga veriu i Mitrovicës, ndërsa situatën e merr nën kontroll KFOR-i. Tërheqja e tyre bëhet për shkak të sigurisë, njofton përmes një komunikate policia.
    Ndërkaq zëdhënësi i Forcave shumëkombëshe koloneli Zhan Lyk Kotar, ka theksuar se situata në veri të Mitrovicës është shumë e tensionuar, por KFOR-i është i vendosur që të garantojë sigurinë në gjithë territorin e Kosovës. Sipas tij, për herë të parë ushtarët e KFOR-it janë gjuajtur me armë dhe kështu është tejkaluar vija e kuqe. “Por, si KFOR ne jemi ende në Mitrovicën Veriore dhe po merremi me ngjarjet” tha Kotar.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në jug të qytetit merren të gjitha masat që të mos reflektohen tensionet nga veriu i Mitrovicës
    Mitrovicë, 17 mars - Gjendja e sigurisë e krijuar pas intervenimit të policisë së UNMIK ut dhe pjesëtarëve të KFOR it në objektet e gjykatave në veri të Mitrovicës, ishte temë kryesore e takimit të përfaqësuesve të strukturave politike dhe ato të sigurisë që përfaqësohen në Komitetin për Siguri në këtë komunë. Komandanti i stacionit të SHPK së në jug të qytetit Bashkim Spahiu, tha se në këtë pjesë të qytetit janë marrë të gjitha masat që të mos reflektohen tensionet e krijuara në veri të Mitrovicës. Kryetari i komunës, Bajram Rexhepi, tha se pjesëtarët e strukturave të sigurisë në Mitrovicë kanë reaguar pasi që janë shterur të gjitha mundësitë e tjera demokratike dhe kanë marrë nën kontroll objektet e gjykatave në veri të qytetit. Rexhepi apeloi tek qytetarët që të jenë gjakftohtë dhe të vazhdojnë të jenë të qetë. "Ne duhet të jemi të qetë në mënyrë që t?i kontribuojmë stabilitetit dhe gjendjes së sigurisë, në mënyrë që strukturat e sigurisë të fokusohen në veri ku gjendja është më e ndjeshme", tha Rexhepi dhe shprehu besimin se strukturat e sigurisë dhe veçanërisht KFOR i dhe UNMIK u do ta mbajnë nën kontroll gjendjen. "Duhet të respektohet ligji dhe rendi në gjithë territorin e vendit", tha ai.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nga sulmet me armë zjarri dhe mjete shpërthyese - 25 policë ndërkombëtarë të plagosur

    Prishtinë, 17 mars - Gjatë transportimit të të arrestuarve në veriun e Mitrovicës është shkaktuar një incident nga ndërhyrja e protestuesve serbë, të cilët i kanë dëmtuar automjetet që transportonin të arrestuarit dhe me atë rast kanë liruar 21 nga ta. "Kjo do të thotë se ne kishim arrestuar fillimisht 53 persona, 21 nga të cilët janë liruar nga protestuesit dhe ne i kemi në qendrën e paraburgimit në Prishtinë 32 nga ta (20 meshkuj e 12 femra)", thuhet në një njoftim të SHPK-së. Sipas komunikatës, "trupat e Policisë dhe KFOR it janë sulmuar me armë zjarri dhe mjete shpërthyese e që dyshohet të ishin granata të dorës, si pasojë e së cilës ne kemi 25 policë ndërkombëtarë të plagosur të cilët i janë nënshtruar tretmanit mjekësor, ndërsa kemi raportime për të lënduar edhe në radhët e KFOR it". KFOR i ka marrë situatën nën kontroll në veriun e Mitrovicës, ndrkaq situata në qytetet e tjera të Kosovës paraqitet të jetë e qetë duke përfshirë edhe kufijtë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kemi thene se shteti s`pari duhet bere e pastaj deklarimi per te(shpallur).

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklaratë e Qeverisë së Kosovës



    Deklaratë e Qeverisë së Kosovës

    Prishtinë, 17 Mars 2008

    Sot bëhen katër vite nga ngjarjet tragjike të Marsit të vitit 2004. Dhuna e Marsit të vitit 2004 shënon një nga kapitujt e errët në historinë tonë të re. Qytetarët e Kosovës dënuan dhe refuzuan sulmet të asaj dite. Qeveria e Kosovës sinqerisht shpreh keqardhjen për ngjarjet që shënuan atë ditë, edhe një herë ne shprehim solidarizimin tonë me të gjithë ata që u lënduan, humbën më të dashurit e tyre, dhe me të gjithë ata që u zhvendosën nga shtëpitë e tyre. Ne mbesim të përkushtuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara atë ditë, në veçanti riparimin e Kishave Ortodokse Serbe.
    Tani kur Kosova është shtet i pavarur, ne si qeveri dhe si lidership kemi përgjegjësi edhe më të madhe që të sigurohemi që ngjarje të tilla të dhunshme mos të përsëriten më. Ne nuk mund ta shlyejmë historinë, por ne duhet të ndërmarrim hapa në mënyrë që të gjitha komunitetet në Kosovë të jetojnë të sigurt, me të drejta dhe liri të garantuara. Ne besojmë që implementimi i plotë i Planit të Presidentit Ahtisari, posaçërisht provizionet e ndërlidhura me mbrojtjen e kulturës dhe identitetit të secilit qytetarë që jeton në Kosovë, do të na ndihmojë në realizimin e qëllimit tonë. Për më tepër, të gjithë akterët në shoqërinë kosovare – qeveria, mediat, qytetarët – duhen të jenë të përgatitur të përgjigjen me maturi dhe qetësi në sfidat e ndryshme të sigurisë me të cilat mund të ballafaqohemi në të ardhmen.
    Tani kur u bënë katër vite nga ngjarjet tragjike të marsit, ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të kujtojnë mësimet e marra në Marsin e 2004 dhe të përkushtohemi edhe më fuqishëm që të ndërtojmë një shtet në të cilin sundimi i ligjit triumfon mbi logjikën e dhunës dhe urrejtjes.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Kemi thene se shteti s`pari duhet bere e pastaj deklarimi per te(shpallur).
    valla m.u.t i madh ishe more sabrioviq
    po shum po te djeg ty shpallja e Shtetit te Kosoves
    baju atje ne serbi e vajto nga vendi i yt.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    UNMIK-u dhe KFOR-i morën nën kontroll kufirin verior të vendit

    17.03.2008 13:55 ET Prishtinë (KosovaLive)
    UNMIK-u dhe KFOR-i morën nën kontroll kufirin verior të vendit

    Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Larry Rossin dhe komandanti i KFOR-it, Xavier de Marnhac, e dënuan, siç e quajtën ata, dhunën vdekjeprurëse në Mitrovicë dhe konfirmuan se policia e UNMIK-ut në bashkëpunim me paqeruajtësit e KFOR-it kanë marrë nën kontroll të gjitha pikat kufitare në veri të vendit, duke përfshirë edhe portat 1 dhe 31
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    KFOR-i merr kontrollin në Mitrovicë

    Shkruar: 17/03/2008 - 13:01
    • Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Larry Rossin dhe komandanti i KFOR-it, Xavier de Marnhac, e dënuan, siç e quajtën ata, dhunën vdekjeprurëse në Mitrovicë.


    Ata konfirmuan se policia e UNMIK-ut në bashkëpunim me paqeruajtësit e KFOR-it kanë marrë nën kontroll të gjitha pikat kufitare në veri të vendit, duke përfshirë edhe portat 1 dhe 31.
    Këto pika kufitare kishin mbetur të boshatisura nga doganierët dhe policia e UNMIK-ut, qysh kur u dogjën ndërtesat e tyre, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.
    Rossin dhe gjenerali de Marnhac, nëpërmjet një deklarate për media, e cilësuan si dhunë vdekjeprurëse, sulmin e serbëve në veri, në të cilin, thonë ata, janë përdorur të shtëna me armë zjarri.
    Rossin dhe komandanti de Marnhac nënvizuan se dhuna e drejtuar ndaj policisë së UNMIK-ut dhe trupave të KFOR-it, të cilët rivendosën kontrollin në ndërtesën e Gjykatës në Mitrovicë, është shkelje flagrante e Rezolutës 1244.
    Ata iu kërkuan të gjitha komuniteteve të tregojnë qetësi dhe theksuan se dhuna vdekjeprurëse ka kaluar vijën e kuqe që është artikuluar qartë tek liderët e serbëve të Kosovës në veri dhe tek autoritetet e Beogradit.
    Si masë e përkohshme, thuhet në deklaratë, policia e UNMIK-t është tërhequr nga veriu i Mitrovicës dhe se KFOR-i e ka vendosur kontrollin në tërë rajonin.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria dënoi ashpër dhunën e sotme në veri të Mitrovicës

    Edhe qeveria e ka dënuar ashpër dhunën e sotme në veri të Mitrovicës.“Nuk do të ketë kompromis për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë”, thuhet në reagimin e qeverisë, e cila e ka dënuar ashpër dhunën në Mitrovicë. Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga UNMIK-u dhe KFOR-i që të kthehet rendi dhe ligji edhe në veri të Kosovës", tha zëvednëskryeministri Hajredin Kuçi.
    “Kemi besim të plotë që fuqia e UNMIK-ut dhe KFOR-it do ta bëjë një gjë të tillë në bashkëpunim me ne. Natyrisht veprimet e dhunshme ne i dënojmë dhe presim që të vendoset rendi dhe ligji dhe në raport me të nuk ka kompromis”.

    Kuçi tha se të gjithë mekanizmat civilë dhe ushtarakë në Kosovë janë në gjendje gatishmërie dhe po vëzhgojnë situatën në gjithë territorin e Kosovës.

    “Ne jemi në koordinim permanent me faktorët ndërkombëtarë në Kosovë, qofshin ata civilë edhe ushtarakë dhe mendoj se edhe qeveria e Kosovës dhe gjithë mekanizmat, përfshirë edhe SHPK, janë duke i kryer punët e veta dhe jemi në gjendje t’i përballemi çdo sfide për të ruajtur tërësinë territoriale të Kosovës dhe për ta venë rendin dhe ligjin në tërë territorin e Kosovës”, tha Kuçi.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shfaqi besimin se gjendja në veri do të stabilizohet shumë shpejt, duke shpresuar se Beogradi do të zvogëlojë ndikimet mbi qytetarët serbë të Kosovës.

    “Reagimet e qytetarëve do të kuptohen, reagimet e Beogradit do të zvogëlohen dhe besoj që ne duhet ta bëjmë të qartë: protestat e qeta dhe paqësore nuk janë të kundërligjshme dhe nuk do të ketë reagim, por respektimi i rendit dhe ligjit dhe mbrojtja e institucioneve është detyrë prioritare”, tha Kuçi.

    Dhunën e ekstremistëve serbë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe policisë së UNMIKut në veri të Mitrovicës e kanë dënuar edhe parti politike dhe subjekte të ndryshme në Kosovë. Ato vlerësojnë se mosfunksionimi i institucioneve kosovare, në veri dhe lejimi i veprimeve të tilla të institucioneve të Serbisë, e dëmton rendë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe krijon paralelizma të pushtetit.



    17 mars 2008 - 15:35:58
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •