Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 104 prej 104
  1. #101
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Rexhepi: Nuk do të bashkëpunoj me Gallucin


    Mitrovica
    26.03.2008
    Albana Isufi

    Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, ka bërë të ditur se në Mitrovicë, në vendin e tij të punës, sot kthehet administratori rajonal, Gerard Galluci. Por, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se ai nuk do të bashkëpunojë me Gallucin.


    Gerard Galluci kthehet sot në postin e tij si administrator rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë, pas më shumë se një javë që gjendej në pushim, përkatësisht që nga trazirat e dhunshme në veri të Kosovës, të cilat lanë të vdekur një polic ndërkombëtar dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

    "Me sa di unë, ai do të arrijë sot dhe do të kthehet në Mitrovicë, në punë", thotë Aleksandër Ivanko, zëdhënës i UNMIK-ut.

    Intervenimi i UNMIK-ut dhe KFOR-it, më 17 mars, për të liruar objektin e gjykatës së uzurpuar nga serbët në veri, qe bërë mollë sherri mes Galluccit dhe zëvendësshefit të UNMIK-ut, Larry Rossin, i cili kishte dhënë urdhër për intervenim.

    Gallucci u kishte shkruar një letër zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku kishte kritikuar ashpër Rossinin për vendimin e tij për intervenim. E njëjta letër u ishte dërguar edhe liderëve serbë të veriut të Mitrovicës, Milan Ivanoviq dhe Marko Jakshiq. Ky qëndrim i Galluccit ka shkaktuar pakënaqësi te liderët shqiptarë të Mitrovicës.

    Sot, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, u ka deklaruar gazetarëve se do t'i ndërprejë të gjitha marrëdhëniet me administratorin rajonal të UNMIK-ut, Gerard Gallucci, sepse ai është "pengesë e jetësimit të ligjshmërisë në Mitrovicë".

    "Nju Jorku (Kombet e Bashkuara) mund ta kthejnë Galluccin në punë, por unë nuk do të bashkëpunoj me të", ka deklaruar Bajram Rexhepi.

    Ndryshe,10 ditë pas këtyre trazirave, që përveç tjerash shkaktuan konflikt mes raporteve Rossin-Galluci, policia nuk ka arrestuar askënd, që ishte përgjegjës për vrasjen e policit ukrainas dhe plagosjen e dhjetëra pjesëtarëve tjerë të policisë dhe KFOR-it.

    "Hetimet për vepra kriminale marrin kohë. Hetuesit duhet të shohin në dokumentacione, xhirime, fotografi. Kjo ka ndodhur vetëm 10 ditë më parë dhe hetimet do të marrin kohë", thotë Aleksandër Ivanko.

    Por, ajo për të cilën që tani zyrtarët e UNMIK-ut e konfirmojnë, është se në uzurpimin e objekteve të UNMIK-ut, siç ka qenë gjykata, kanë qenë të përfshirë punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

    "Siç e kam thënë edhe më parë, ne kemi prova të palëkundshme se ka pasur punonjës të MUP-it serb në gjykatë. Kemi emrat, mendoj se kjo është më shumë se e mjaftueshme", tha Ivanko.

    Ndryshe, KFOR-i, që ka qenë i përfshirë në ndaljen e trazirave të 17 marsit, ka paralajmëruar sot se çdo sulmi mbi ushtarët e tij, KFOR-i do t'i përgjigjet me mjete adekuate në bazë të së drejtës për vetëmbrojtje.

    "Mos prisni që KFOR-i do t'u shpërndajë lule atyre që e sulmojnë. Të hënën e 17 marsit ne u përballëm me trazira dhe vrasës. Unë bëj një ndarje të qartë mes qytetarëve dhe vrasësve ngado që vijnë; kudo që KFOR-i përballet me tarzirat, ushtarët e KFOR-it do të përgjigjen ndaj çdo kërcënimi me mjete adekuate në bazë të së drejtës për vetëmbrojtje. Ne, atë ditë u sulmuam dhe prova më e mirë është se ne u sulmuam me gurë, me molotovë, granata dore, dhe fatmirësisht një nuk ka shpërthyer – kjo granatë është prodhim jugosllav M74 me përbërës plastike të rrezikshëm, e dedikuar për të vrarë njerëz gjatë sulmit", tha zëdhënësi i KFOR-t, Jean-Luc Cotard.

    Ndryshe, Gjykata e Qarkut, në të cilën UNMIK-u thotë se tash e ka kthyer kontrollin, vazhdon të mos funksionojë, siç nuk janë duke funksionuar as dy pikat doganore në vendkalimin kufitar numër 1 dhe 31, të dy këto të djegura një muaj më parë nga serbët në shenjë revolte ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës. As për këtë rast, autoritet e rendit nuk kanë arrestuar askënd.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KFOR i do të reagojë me forcë sa herë që ndaj ushtarëve të misionit të ketë sulme

    Prishtinë, 26 mars Administrata e UNMIK ut ende nuk ka ndonjë përgjigje se sa kohë do të marrë finalizimi i hetimit për vrasjen e një polici dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve që ndodhën më 17 mars në pjesën veriore të Mitrovicës ku protestuesit serbë kishin sulmuar policinë dhe KFOR in pas operacionit për marrjen nën kontroll të gjykatës. Zëdhënësi i UNMIK ut Aleksander Ivanko theksoi vetëm se "hetimet janë duke vazhduar". Ai konfirmoi se UNMIK u ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se në ndërtesën e gjykatës atë ditë ka pasur pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe pasi që të kryhen hetimet do të merren hapa konkretë. Gjithashtu Ivanko tha se UNMIK u i ka emrat e personave që janë punëtorë të MUP it që atë ditë kanë qëndruar në ndërtesën e gjykatës në Mitrovicë, por nuk ka dhënë detaje tjera për shkak të procesit të hetimeve. Ndërkaq, zëdhënësi i KFOR it, Zhan Lyk Kotar ka sqaruar aksionin e trupave të KFOR it që janë detyruar ta ndërmarrin atë ditë. Ai theksoi se KFOR i do të reagojë me forcë sa herë që ndaj ushtarëve të misionit të ketë sulme. Zëdhënësi Kotar vlerësoi se më 17 mars ushtarët e KFOR it janë përballur me protestues të dhunshëm dhe vrasës. Ai tha se KFOR i e bën dallim e qartë ndërmjet qytetarëve dhe vrasësve. "Ne kemi qenë të sulmuar dhe prova më e mirë për këtë është se kemi qenë të sulmuar me granata dore. Fatmirësisht njëra nuk ka eksploduar. E dimë se ajo ka qenë prodhim jugosllav e tipit M75 me përbërës plastikë të rrezikshëm dhe që konsiderohet armë vdekjeprurëse. Është e dedikuar për vrasjen e njerëzve gjatë sulmeve", u shpreh Kotar. Zëdhënësi i UNMIK ut Ivanko tha ende nuk kanë marrë përgjigje nga propozimi i Samarxhiqit, i cili i është dërguar Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. "Ne marrim udhëzime siç e dini nga selia e OKB së në Nju Jork dhe për çështjet e ndjeshme ne gjithmonë ne referohemi nga Nju Jorku. Propozimi i Samarxhiqit ka pjesë që nuk janë në harmoni me rezolutën 1244, mirëpo kjo do të varet nga njerëzit në Nju Jork se çfarë udhëzimi do të japin për këtë çështje", tha Ivanko.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dhunën në veri të Kosovës e dirigjuan të njëjtit që i organizuan sulmet ndaj ambasadave në Beograd

    Beograd, 27 mars - Për ambasadorin gjerman në Beograd, Volfram Masa, është e pakuptueshme përse serbët në këtë moment duan të ndryshojnë situatën në Mitrovicë. Ndërkaq për "okupimin e ndërtesës së gjykatës", ai tha se "është akt i dhunshëm", ndërsa KF0R-i arriti të vërë situatën nën kontroll, pas që UNMIK-u u desh të tërhiqet, tha ambasadori gjerman. "Pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar u sulmuan me pushkë dhe granata. Çfarë ishte e mundshme të bëhet, KF0R-i e bëri", theksoi diplomati gjerman për gazetën serbe "Veçernje novosti". Ai tha se nuk e kupton se përse para tri-katër muajve një ofertë për pozitën më të mirë enklavave serbe nuk është shfrytëzuar, por në vend të saj është përdorur dhuna. "Aspak nuk dyshoj se me dhunën në veri të Kosovës kanë dirigjuar të njëjtit njerëz, të cilët e organizuan edhe 21 shkurtin në Beograd me rastin e sulmit në ambasadën tonë dhe ambasadat e tjera", tha Mas. Ai pohoi se Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës sepse kjo ishte zgjidhja më e mirë, duke shtuar se "Millosheviqi e humbi territorin e Kosovës në vitin 1999", ndërsa "tani bëhet fjalë vetëm për përshkrimin e realitetit".
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #104
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Mitrovice, serbet sulmojne fshatin, UNMIK dhe KFOR qetesojne situaten

    (Dërguar më: 30/03/08)

    Nje grup i komunitetit serb kane sulmuar shqiptaret ne nje fshat ne afërsi te Mitrovices,ndersa mesohet se nuk ka te lenduar. Sipas zedhenesit te SHPK ne Mitrovice mesohet se ngjarja ka ndodhur ne Suhado gjate oreve te mbasdites. Aktualisht gjithçka eshte nen kontroll, ndersa ende nuk eshte realizuar asnje arrestim per kete ngjarje.

    Nje grup i komunitetit serb kane sulmuar shqiptaret ne nje fshat ne afërsi te Mitrovices ndersa mesohet se nuk ka te lenduar. Sipas zedhenesit te SHPK ne Mitrovice mesohet se ngjarja ka ndodhur ne Suhado gjate oreve te mbasdites. Gjate nje lidhjeje telefonike me "News24" te zedhenesit Besim Hoti mesohet se ne momentin e sulmit banoret e fshtatit Suhado kane qene duke punuar ne tokat e tyre kur nje grup i komunitetit serb kane ardhur duke i sulmuar.
    Menjehere banoret e fshtatit jane larguar nga vendi i ngjarjes duke u shmangur nga sulmi. Ne kete moment kane nderhyre te gjitha forcat e policise si ato te Kosoves ashtu edhe turpat e huaj.
    Sipas zedhenesit Hoti mesohet se ne vendin e ngjarjes kane mberritur me shpejtesi trupat e INMIK-ut, KFOR-it te cilet kane qetësuar situaten. Aktualisht gjithçka eshte nen kontroll, ndersa ende nuk eshte realizuar asnjë arrestim per kete ngjarje.
    (News24/Balkanweb)

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •