Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 104
  1. #51
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Ngjarjet mund të cilësohen në dy variante.

    1. Shkijet kan marrë garancë se do të mund të ndajnë Kosoven , por duhet bërë zhurmë sa më shumë, bile të vritet ndonjë prej tyre , që rusia të ngis zërin dhe të filloj një etap e re e negociatave për veriun e Kosovës ku rezultati duhet të jetë Status special që dmth pjes e pavarur e indirekt pjes e serbisë.

    2. Shkijet e kan humbur rrugën në oborr dhe tani nuk din cfarë të bëjnë e tentojnë që së paku të shkaktojnë d¨me sa më të mëdha duke mos pasur shpresa që të ndajnë këtë pjesë të tokës shqiptare nga kosova.

    Unë mendoj , me shpresë të kam gabim , se është e para.

    Po u pyeta unë, si për rastin e parë edhe për të dytin, por sidomos për të parin , do të ndërmirja një aksion të tipit "SHTRENGATA" ("OLUJA" e kroatëve në krainë) dhe të shpërnguli të gjith shkijet nga veriu për në serbi.
    Pastaj me marveshje të kthehen ata që nuk kanë dosje kundër shqiptarëve , që natyrisht janë pak , për të mos thënë asnjë.

    Natyrisht këto fjalë , ose më mirë të them këtë zgjidhje të problemit duhet ta shtroi qeveria e vendit para ndërkombëtarëve dhe t`u ipet atyre, ndërkombëtarëve një afat i shkurtëk kohorë që ata ta bëjnë këtë ose të lejojnë që TMK dhe Shpk të hyj në veprim .
    Vetëm me dhunë shkau do të urtësohet. Gjitha këto marifetllëqe që po bëjn në vazhdimëis shkijet , po e bëjn se po e dinë se akush nuk po ia prish qejfin.

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Pakica serbe me planin e Ahtisaarit kane te drejta qe nuk i ka asnje pakice kombetare ne bote. Te drejta te tilla nuk kane as shqiptaret ne Maqedoni qe e perbejne edhe mbi 30% te popullsise se Maqedonise. Nese pakices serbe ne Kosove iu jepet autonomi, atehere te njejten do kerkojne edhe shqiptaret ne Luginen e Presheves (qe me numer jane perafersisht sa edhe pakica serbe ne Kosove), e edhe shqiptaret ne Maqedoni, e Mal te Zi. Pra, kjo do hapte probleme te reja, prandaj edhe komuniteti nderkombetar nuk do ta pranoj ne asnje menyre.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    pamvarsi leshi

    pa ushtri pa polici kena met ndur t'huejve
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #53
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Genesis Lexo Postimin
    Lioness,
    UNMIK dhe KFOR jane gjera te ndryshme. UNMIK ka lene Mitrovicen dhe eshte futur ushtria e NATO-s. Lajm i mire a i keq varet si e shef dhe si do jene ngjarjet ne ditet qe vijojne. Perderisa eshte futur ushtria e NATO-s dmth KFOR-i kjo tregon se situata eshte shume e rende. UNMIK-u nuk ka mandat te luftoj ne Kosove ndersa KFOR-i ka mandat qe te bej lufte per te mbrojtur integritetin territorial. KFOR-i eshte ushtria e perkoheshme e Kosoves faktikisht.
    Ok, se tani hoqa syte nga forumi per te pare lajmin ne BBC. Sipas tyre, UN iku, u be zallamahi e madhe, te arresturit u "liruan" nga protestuesit (se sa s'e thane tamam.) Dhe spokesman per NATO-n tha qe situata eshte me ne fund e qetesuar (ora 11 e nates andej) por teper e tensionuar. Qeveria serbe nga ana tjeter ka bere thirrje te mos perdoret force. Keshtu qe ku jemi? Dmth te shohim ditet qe vijojne.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Nuk e di une nga i merrni lajmet, por BBC dhe Euronews thone qe KFOR dhe NATO jane terhequr nga Mitrovica. Dhe per momentin eshte lene ashtu, ne status quo.
    Përleshje në veri të Mitrovicës
    enlarge

    Mitrovicë, 17 mars 2008
    17.03.2008
    Arton Konushevci

    Dyzet e dy policë të Kombeve të Bashkuara dhe njëzet e dy pjesëtarë të KFOR-it janë plagosur nga një shpërthim, gjatë përplasjeve të sotme midis protestuesve serbë dhe forcave ndërkombëtare të rendit, në veri të Mitrovicës. Kundër misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, është hapur zjarr nga armët automatike, gjatë trazirave të serbëve në veri të Mitrovicës, i ka thënë agjencisë Reuters, një zëdhënës i KFOR-it francez. Mjetet serbe të informimit njoftojnë se janë lënduar 50 protestues serbë, të cilët janë trajtuar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës.


    Dyzet e dy pjesëtarë të Policisë së UNMIK-ut dhe njëzet e dy ushtarë të KFOR-it janë plagosur nga një shpërthim, gjatë përplasjeve të sotme midis protestuesve serbë dhe forcave ndërkombëtare të rendit, në veri të Mitrovicës.

    Kundër misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, është hapur zjarr nga armët automatike gjatë trazirave. Autoritetet e rendit, në fakt, kanë thënë se janë shfrytëzuar mjete të ndryshme shpërthyese nga protestuesit serbë, gjë që ka nxitur edhe tërheqjen e policisë së Kombeve të Bashkuara nga veriu i Mitrovicës.

    Aleksandar Ivanko, zëdhënës i Policisë së UNMIK-ut, thotë se 42 policë janë lënduar, ku 4 prej tyre me lëndime të rënda.

    “Ne kemi 42 pjesëtarë të policisë ndërkombëtare, të cilët janë lënduar. Katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë, njëri prej të cilëve tashmë është operuar në spitalin ushtarak të KFOR-it”, tha Ivanko.

    Ai ka shtuar se shumca e policëve, të cilët janë lënduar sot, kanë marrë lëndime nga granatat që janë hedhur nga protestuesit.

    Nga ana tjetër, zëdhënësi i KFOR-it, Jean Luc Cotard, thotë se bilanci i ushtarëve, të cilët janë plagosur, ka arritur në 22 persona.

    “Janë të lënduar 22 ushtarë nga radhët e KFOR-it, të cilët janë të plagosur nga granatat e dorës. Për momentin, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën dhe ata po mjekohen në spitalin e KFOR-it”, tha Cotard.

    Pas sulmeve me mjete shpërthyese, që dyshohet të jenë granata dore dhe armë zjarri, Policia e UNMIK-ut është urdhëruar që të tërhiqet nga veriu i Mitrovicës, që situatën ta ketë nën kontroll KFOR-i. Tërheqja e tyre u bë për shkak të sigurisë, njoftojnë autoritetet e rendit .

    Ndryshe, mjetet serbe të informimit njoftojnë se deri më tash janë lënduar një numër i konsiderueshëm i protestuesve serbë, të cilët janë trajtuar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës, dy prej të cilëve thuhet se janë në gjendje më të rëndë.

    Përplasjet e sotme kanë nisur pas ndërhyrjes së policisë së Kombeve të Bashkuara dhe forcave paqeruajtëse në Kosovë, për të ritkhyer kontrollin mbi ndërtesën e Gjykatës së Qarkut dhe Gjykatës Komunale në veri të Mitrovicës. Kjo ndërtesë është okupuar, të premten që shkoi, nga disa protestues serbë, akt ky të cilin autoritetet vendore dhe ndërkombëtare e kanë cilësuar si vandalizëm.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Mitrovicë, Nebojsha Joviq, ka kërkuar nga Beogradi “që të ushtrojë presion tek UNMIK-u dhe të qartësojë nëse Kosova, siç thuhet, është pjesë e Serbisë". Sipas tij, komuniteti serb nuk e ka dashur dhunën e sotme, por sot është arrestuar drejtësia nga, siç ka thënë, kriminelët dhe ata që ushtrojnë dhunë. Ai i quan zhvillimet e sotme një skenar që për synim, sipas tij, kanë krijimin e kaosit, por në të cilin nuk guxon të ketë të lënduar apo viktima.

    "Në momentin që do të ketë viktima, do të jetë një pikë prej së cilës nuk do të ketë më kthim mbrapa", ka thënë Joviq.

    Ai u ka bërë thirrje autoriteteve në Beograd që të jetësojnë planin e tyre aksional, duke thënë se me heshtje Beogradi rrënon preambulën e Kushtetutës së Serbisë, në të cilën thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë.

    Por, perfaqësuesi rajonal i administratës ndërkombëtare në Mitrovicë, Gerard Galuci, përmes zëdhënësit të tij, Gorgi Kakuk, u ka kërkuar protestuesve serbë që të tërhiqen nga protesta, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet.

    "Secili duhet ta kuptojë se të gjithë duhet të tërhiqen. Secili duhet të tërhiqet tash, në mënyrë që të evitojmë eskalimin më serioz të situates”, tha Gorgi Kakuk.

    Tridhjetë e dy personat që ishin arrestuar lidhur me okupimin e ndërtesës së Gjykatës së Qarkut dhe asaj Komunale, pasi që janë intervistuar, u janë marrë shenjat e gishtërinjve dhe janë fotografuar rreth orës 16:45 dhe të gjithë ata janë liruar në procedurë të rregullt.
    Në Mitrovicë, sot, ka qëndruar edhe ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiq, i cili ka bërë thirrje për protesta paqësore, por, megjithatë, ka kritikuar UNMIK-un për trazirat e sotme në Mitrovicë.

    EUROPA e LIRE
    ------------------------------------------------------------------------------

    Rritet numri i të lënduarve nga KFOR dhe UNMIK

    Violeta Hyseni
    BBC Mitrovicë



    Dhuna në Mitrovicë
    45 pjesëtarë të KFOR-it dhe 37 policë ndërkombëtarë janë lënduar gjatë përplasjes së forcave ndërkombëtare me protestuesit serbë.

    Ndërkohë numri i të lënduarve serbë ka arritur në 70.

    Forca paqeruajtëse e NATO-s ka marrë përgjegjësinë për situatën në qytetin e ndarë të Mitrovicës, pas tërheqjes së forcave policore nga pjesa veriore.

    Për momentin gjendja është e qetë, por e tensionuar.

    Në operacion u përfshinë qindra forca policore të Kombeve të Bashkuara dhe trupat franceze të KFOR-it.

    Policia thotë se arriti të arrestojë 53 pjesëtarë të komunitetit serb. Por një pjesë e të arrestuarve janë liruar pasi autokolona e makinave të policisë së UNMIK-ut që po i transportonte ata, u sulmua nga protestuesit serbë.

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi ka thënë se përdorimi i kontrolluar i forcës nga ana e autoriteteve të rendit ka qenë e vetmja mënyrë për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Mitrovicës.

    Ai ka theksuar se tërheqja e policisë nga pjesa veriore është e përkohshme.

    Ndërsa një përfaqësues politik i serbëve, Marko Jakshiq ka thënë se ndërhyrja e KFOR-it ndaj qytetarëve serbë ka qenë shumë e ashpër.

    Ai ka apeluar te UNMIK-u dhe te KFOR-i që siç është shprehur "të mos provokojnë serbët dhe të mos nxisin dhunë në pjesën veriore të Mitrovicës", ndërsa u ka bërë thirrje serbëve të qëndrojnë të qetë në pronat e tyre.

    BBC
    ----------------------------------


    KFOR-i ka rivendosur kontrollin në Mitrovicë, tha një zëdhënës i KFOR-it


    KFOR-i ka rivendosur kontrollin në Mitrovicë, në veri të Kosovës, pas përleshjeve të dhunshme. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KFOR-it, Etiene du Faye në Prishtinë. Të gjitha rrugët që të çojnë për në Mitrovicë janë mbyllur dhe kontrollohen nga njësi të KFOR-it. Para gjykatës së qarkut në Mitrovicë po qëndrojnë aktualisht rreth 100 serbë, tha më tej oficeri. Në përleshjet e KFOR-it dhe UNMIK-ut me demonstruesit u plagosën rreth 100 vetë. Rreth 70 serbë po trajtohen në spital, u bë e ditur nga spitali i Mitrovicës. -Njoftohet se 25 policë të UNMIK-ut dhe 8 paqëruajtës janë plagosur në përleshjet në veri të Kosovës. Disa prej tyre mendohet se janë plagosur gjatë një shpërthimi, ndërkohë që njoftohet se mbi ta është qëlluar dhe me armë zjarri.

    DW.
    ---------------------------------------

    UNMIK-u dhe KFOR-i morën nën kontroll kufirin verior të vendit

    17.03.2008 13:55 ET Prishtinë (KosovaLive)
    UNMIK-u dhe KFOR-i morën nën kontroll kufirin verior të vendit

    Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Larry Rossin dhe komandanti i KFOR-it, Xavier de Marnhac, e dënuan, siç e quajtën ata, dhunën vdekjeprurëse në Mitrovicë dhe konfirmuan se policia e UNMIK-ut në bashkëpunim me paqeruajtësit e KFOR-it kanë marrë nën kontroll të gjitha pikat kufitare në veri të vendit, duke përfshirë edhe portat 1 dhe 31.

    KOSOVA LIVE

    ----------------------------------

    Lioness
    nuk di une kan e ndegjon ti veq edhe sipas disashokve qe i kam ne Mitrovic po te njejten e thon se Kfori e ka kontrollen e jo serbet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    policia o, derjanso,

    edhe ushtria do behet, dmth do legalizohet, por jo nga Shaba, pasi usa e ka pa qe ka nevoje per ushtare shqiptare ne bote
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #56
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Poashtu, Nato dhe KFOR dhane nje deklarate te forte sot, qe do perdorin forcen ne vetmbrojtje ne rast se sulmohen nga kriminelet dhe huliganet serbe atje, dhe nuk do tolerojne asnje lloj dhune. Atje tani mbreteron pothuajse nje gjendje e jashtezakonshme.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #57
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sulmoni sulmoni, nje fjale thote: "Pas cdo sulmi vjen kundersulmi", do qani o Sllavo-derra per kete qe po beni, sdo i gjeni copat nga i keni, naci e prisht!

  8. #58
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    policia o, derjanso,

    edhe ushtria do behet, dmth do legalizohet, por jo nga Shaba, pasi usa e ka pa qe ka nevoje per ushtare shqiptare ne bote
    Ushtria duhet urgjentisht,biles jo vetem ne kosove por edhe shqiperia duhet te rishikoje sa me shpejt trajtimin qe i ben ushtrise...Buxheti i ministrise se mbrojtjes duhet te pakten dyfishuar... Serbi nuk ka as per se largmi ne plan te largohet plotesisht prej kosoves,keshtu qe shteti shqiptar duhet te marre ne konsiderate krijimin e nje force te gatshme specifike per Kosoven, ne rast lajthitjeje te Serbise ,qe te mos ndodhe ne kosove si ne bosnje ne kohen e masakres se Srebrenices...

    Amerikani ne do ushtare shqiptare e ka te thjeshte..4-5 mije dollare ne muaj dhe ke 100- 200 mije shqiptare te gatshem te shkojne edhe ne ferr ...Mjaft te marre shembull nga roma,bizanti dhe turku....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #59
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga _PDK_ Lexo Postimin
    valla m.u.t i madh ishe more sabrioviq
    po shum po te djeg ty shpallja e Shtetit te Kosoves
    baju atje ne serbi e vajto nga vendi i yt.
    Për mendimin tim, Kosova nuk duhet të shpallej shtet sovran dhe demokratik (duke e marrë parasysh propozimin e Martti Ahtisaarit) për tri arsye. E para, sepse propozimi i Martti Ahtisaarit, sikundër dihet , nuk thotë se Kosova do të jetë shtet sovran dhe i pavarur. Kështu që, ta shpallësh Kosovën shtet sovran dhe të pavarur duke e marrë parasysh Pakon e Ahtisaarit ose Rezolutën 1244 është contradictio in adjectio (sikur të thuhet katrori është i rrumbullakët). E dyta, Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur më 19 tetor 1991, por pa u bërë paraprakisht shtet sovran dhe i pavarur. Pra, e kemi parë se me shpallje nuk krijohet shteti. Fillimisht duhet ta bëjmë shtetin, e më pas të kërkojmë njohje prej komunitetit ndërkombëtar. E treta, Pakoja e Ahtisaarit thotë se dhjetë apo më shumë deputetë të Kuvendit (deputetë serbë), mes tjerash, do të kenë të drejtën që të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji apo vendimi të miratuar nga Kuvendi. Do të thotë që kushtetutshmëria e vendimit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës mund të kontestohet nga deputetët serbë dhe, si rrjedhojë, vet shpallja mbetet e pavlere ose mbetet per nje kohe bukur te gjate me nje konfuzion ligjor,juridik e nderkombetar.

  10. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    kjo qe po bejne serbet eshte normale... te njejten do bente gjithkush. momentin kur fillojn e vriten serb behen gjerat me keq. psh nqs vritet ndonje serb prej shqiptareve atehere do behet m.t vendi. kto ceshtje perfitojne prej martirizmit. shih Adem Jasharin.

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •