Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 104
  1. #71
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    A UN police officer has died from injuries sustained in the worst violence in Kosovo since it declared independence last month.

    The Ukrainian officer was one of hundreds of riot police, backed by Nato helicopters and armoured vehicles, deployed in the Serb-dominated north of the Albanian-majority province.

    Police used grenades and teargas to restore control of a court building occupied by Serb activists last week in the town of Mitrovica. Rioters threw rocks, grenades and Molotov cocktails and used automatic weapons against Nato troops.

    More than 60 UN and Nato forces and 70 protesters were wounded, and a police spokesman said an officer died in a military hospital after suffering unspecified injuries yesterday.

    The court at the centre of the violence has been run by the UN since Kosovo became an international protectorate at the end of the Nato-Serbia war over Kosovo in 1999.

    Some 40,000 Serbs of Mitrovica are militantly opposed to Kosovo's independence and, backed by Belgrade, are bent on partitioning Kosovo and taking over the police and justice institutions in the north.
    Guardian.
    http://www.guardian.co.uk/world/2008...kosovo.serbia1

  2. #72
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ishalla bejne dhe ndonje budallellek tjeter serbet qe pastaj tua shtypim koken me bomba si ne 1999!
    vini re llogjike 'moderatori': ishalla na jepet shanci tu shtypim kokat, sepse ne duam shume tua shtypim kokat atyre, por s'po na jepet shanci.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Vdes nga plagët e marra në Mitrovicë një polic ukrainas

    Një polic ndërkombëtar nga Ukraina ka vdekur mbrëmë pas plagëve të marra në protestat e dhunshme në veri të Mitrovicës. Kjo është konfimuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës si dhe nga zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani.
    Sipas informatave të fundit, në protestat e djeshme në veri të Mitrovicës janë lënduar 20 paqeruajtës të Ukrainës dhe 22 paqeruajtës polakë. Paqeruajtësit e lënduar i janë nënshtuar tretmanit mjekësor. Zyrtarët e KFOR-it, ndërkaq, kanë njoftuar se nga 22 paqeruajtës të lënduar, 12 janë dërguar në Francë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ndryshe, situata në Mitrovicë sot është e qetë, por e tensionuar.
    RTK
    18 mars 2008 - 11:18:33
    qudi ne prishtin ke krejt ndryshe ....te vdekur kishte ne protestues Pa arme ne dorê !!e jo ne polici e pra e pra ! problemi u ba i madh nga te gjith ....

    dy forca dy mundesi ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    qudi ne prishtin ke krejt ndryshe ....te vdekur kishte ne protestues Pa arme ne dorê !!e jo ne polici e pra e pra ! problemi u ba i madh nga te gjith ....

    dy forca dy mundesi ....
    kush pot thot ty qe protestuesit ishin pa arme ne doree ??? edhe keq paskit ndegju ska as nje protestues te vdekur fatkeqsisht ..... kjo qa ka ndodh ne mitrovic une hala skom ni kerkun me ndodh ma shumm polic e ushtar te Plagosun se sa protestues .... ne kso rastesh protesta te dhunshme gjithnje ne avantazh jan Forcat e Siguris por ksaj radhe
    We are all Aliens

  5. #75
    HIJA E ZEZË Maska e Elmo
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    101
    HIJA E ZEZË

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Lexoj qafezezin qe thote te japin Mitrvicen. Mos ia fut kot mor vella. Po ta pranonin kosovaret kete do te benin gabim te madh. Mitrovica eshte simboli i kosoves dhe serbet nuk kane cfare te pretendojne aty, ata duhet ta kuptojne dhe te bindet se e kane humburMitrovicen dhe Kosoven.Lugina e Presheves eshte pjese e Kosoves dhe nuk ka pse te behen pazare me te. Shendet!

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Intervista
    Pajaziti: S'ka kompromise me grupet e huliganëve në Mitrovicë


    Zenun Pajaziti

    18.03.2008
    Zijadin Gashi

    "Institucionet e Kosovës dhe mekanizmat e pranisë ndërkombëtare janë të vendosura që të mos bëjnë kompromise me askënd, kur është në pyetje siguria, zbatimi i ligjit dhe tërësia territoriale e Kosovës", thotë ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti ministër, fillimisht, si e vlerësoni gjendjen në pjesën veriore të Mitrovicës, ku dje ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë së UNMIK-ut?

    ZENUN PAJAZITI
    Siç jeni në dijeni, dje ka pasur ngjarje që na kanë shqetësuar seriozisht, për shkak se grupe të caktuara ka ditë që po i cenojnë institucionet tona, ndërsa dje është përdorur dhuna nga një grup i caktuar huliganësh.

    Po ashtu, kemi pasur një angazhim të shtuar të mekanizmave të KFOR-it dhe të Policisë së UNMIK-ut, për ta rikthyer gjendjen në normalitet dhe si rezultat i kësaj ka pasur disa të burgosur, të cilët kanë pasur qasje të uzurpimit të institucionit të gjykatës dhe si pasojë kemi pasur reagime të dhunshme të një pjese të qytetarëve, të cilët e kanë vënë në rrezik jetën e bashkëqytetarëve të tyre, si dhe sigurinë dhe jetën e përfaqësuesve të mekanizmave të sigurisë ndërkombëtare.

    Si pasojë, kemi shumë të lënduar dhe kemi edhe një polic të vrarë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Ndërkohë, si paraqitet gjendja e atjeshme? A është kjo gjendje e menaxhueshme dhe sa mund t’i kthehet normalitetit Mitrovica dhe pjesa veriore e Kosovës?

    ZENUN PAJAZITI
    Gjendja duket më e qetë. Duhet thënë se ne jemi të përkushtuar për ta rikthyer gjendjen në normalitet. Duhet ta kenë të qartë të gjithë ata që vënë në pikëpyetje sundimin e ligjit, që nuk do t’u lejohet kjo gjë tutje. Është një përkushtim i madh i bashkësisë ndërkombëtare, në këtë drejtim i Policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it.

    Ka mbështetje të mjaftueshme ndërkombëtare për ta realizuar një ambient të sundimit të ligjit dhe një ambient ku nuk duhet lejuar grupeve të huliganëve të manipulojnë me institucione, me pronën e qytetarëve dhe sidomos ta vënë në rrezik jetën e bashkëqytetarëve të tyre.

    Institucionet tona me kujdes po e shikojnë këtë situatë. Reagimi jonë vazhdon të jetë i matur, duke pasur parasysh dhe duke kuptuar se një pjesë e qytetarëve serbë janë shumë të manipuluar, janë të kërcënuar dhe janë në pozitë të vështirë.

    Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që të paktën të kenë në konsideratë, të mos lejojnë të bien në aventura të tilla, ku rrezikohet jeta e qytetarëve dhe ku do të detyrohen institucionet përkatëse të sigurisë të marrin masa në këtë drejtim.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Sa kanë ndihmuar në përshkallëzimin e situatës deklaratat dhe vizitat e zyrtarëve dhe ministrave të ndryshëm nga Beogradi nëpër enklavat serbe?

    ZENUN PAJAZITI
    Kjo është fatkeqësi që përfaqësues politikë të Qeverisë së Beogradit e kanë në fjalorin e tyre gjuhën që është përdorur më herët, në kohën e Millosheviqit. Ata po ashtu nuk mund ta kuptojnë që ne vetëm se e kemi shpallur shtetin tonë të pavarur dhe kjo tashmë është punë e kryer.

    Politikanë serbë të ndryshëm dhe përfaqësues aty-këtu religjiozë po mundohen ta paraqesin një pasqyrë tjetër për ne, për institucionet tona dhe ata po manipulojnë në një formë shumë të rrezikshme me një pjesë të qytetarëve dhe kjo po ndikon dukshëm në situatën e tillë, e sidomos në pozitën e qytetarëve serbë në Kosovë.

    Ata po punojnë që ta izolojnë edhe më tutje komunitetin pakicë serb në Kosovë dhe nëse vazhdohet kështu, ata po marrin përgjegjësi shumë të rrezikshme mbi vete.

    Ne nuk do të bëjmë kompromis për sa i përket çështjeve që tash janë të kryera dhe nuk do të bëjmë kompromis sidomos me njerëz që janë nga rruga dhe që janë thjesht grupe të caktuara huliganësh.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Parashihet që pas kalimit të tranzicionit, shumë kompetenca që i ushtron UNMIK-u të kalojnë tek Qeveria e Kosovës. Në raste të tilla, sa është e gatshme Qeveria dhe sa janë të gatshme institucionet e Kosovës që të marrin përgjegjësi për zhvillimet e ngjashme, siç ishin ato dje në Mitrovicë?

    ZENUN PAJAZITI
    Institucionet tona janë të gatshme ta marrin mbi vete gjithë procesin. Këtë e kemi thënë disa herë. Po ashtu, ne jemi të gatshëm dhe kemi filluar të bashkëpunojmë ngushtë edhe me misionin e ardhshëm të BE-së në Kosovë.

    Projekti ynë i ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës është një projekt i koordinuar mirë me qytetarët, me institucionet ndërkombëtare, me shtetet e ndryshme perëndimore dhe ne do të vazhdojmë të jemi në bashkëpunim të ngushtë me ta.

    Institucionet tona, në mbështetje të fuqishme nga misioni i ardhshëm i BE-së në Kosovë, do të jenë të gatshme të përballen me çdo sfidë. Në fakt, jemi të gatshëm të menaxhojmë jo vetëm me situatën në Kosovë, por me procesin tonë kah integrimet evropiane dhe procesin e konsolidimit edhe më tej të angazhimeve të tjera të bashkëpunimit në regjion dhe më gjerë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Cila do të jetë përgjigjja e vendorëve dhe e ndërkombëtarëve në përpjekje të vazhdueshme të Beogradit, qoftë për të krijuar rajone autonome serbe në Kosovë, apo edhe për ndarjen e Kosovës?

    ZENUN PAJAZITI
    Agjenda jonë është agjendë e qartë e ndërtimit dhe e avancimit të institucioneve tona, të shtetit tonë, të Republikës së Kosovës. Ato që tentohen të bëhen nga jashtë, sidomos nga Beogradi, janë plotësisht të parealizueshme. Pasqyra që po mundohen ta paraqesin ata si konfliktuoze, është një pasqyrë që tashmë e kanë kuptuar të gjithë.

    Ne po përkujdesemi që ta rikthejmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës dhe, çka është me rëndësi, ne nuk do të lejojmë që nga veprimet e tilla të komprometohet procesi ynë. Jemi të sigurt në rrugën tonë, jemi të mbështetur fuqishëm dhe nuk ka asnjë dilemë që ne nuk do të kemi progres të theksuar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    De Marnhac: Protestuesit (serbë) kishin qëllim për të vrarë njerëz

    18.03.2008 16:39 ET Prishtinë (KosovaLive)
    De Marnhac: Protestuesit (serbë) kishin qëllim për të vrarë njerëz

    Të hënën në mëngjes është kaluar vija e kuqe, me një qëllim të pastër të protestuesve (serbë) për të vrarë njerëz me koktej molotovi, granata dore dhe me armë zjarri ndaj policisë dhe KFOR-it, tha komandanti i KFOR-it, Xavier De Marnhac.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Qka do te ben qeveria e kosoves apo popullata nese ndahet Kosova?

    Kosova është në rrezik të ndahet, thuhet në një raport të GNK-së
    Në një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizave thuhet se një muaj pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është në rrezik të ndahet, dhe i bëhet thirrje BE-së dhe NATO-s të veprojnë para se të jetë tepër vonë.
    "Ka rrezik real që ndarja të forcohet në veri të lumit Ibër dhe Kosova të bëhet edhe një konflikt i ngrirë", si Abkhazia apo Osetia Jugore thuhet në raport.

    RTK

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Milan Ivanovic

    Intervenimi është kryer me
    urdhër të shefit të UNMIK
    Joachim Rucker pas urdhërit të
    Kryeministrit të Kosovës Hashim
    Thaçi dhe Kryetarit Fatmir Sejdiu.”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •