Policia e UNMIK-ut tërhiqet nga veriu i Mitrovicës
Shkruar: 17/03/2008 - 10:01
• Policisë së UNMIK-ut i është urdhëruar që të tërhiqet nga pjesa veriore e Mitrovicës për shkak të përkeqësimit të përleshjeve me serbët, ka thënë një zyrtar i policisë së OKB së, njofton Rojters.
Ndërkohë nga Polonia njoftohet se janë plagosur 13 policë polakë në përleshjet me protestuesit serbë. Tërheqjen e policisë së UNMIK ut nga veriu i Mitrovicës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani. Tani forcat e KFOR-it do të kenë atje përgjegjësinë për situatën. (Kosova)
![]()
Krijoni Kontakt