Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 104
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Serbët sulmojnë UNMIK-un në Mitrovicë

    Serbet sulmojne UNMIK-un ne Mitrovice, 20 te arrestuar, Makina ne flake

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=18013


    Tensione dhe dhunë në Mitrovicën Veriore


    Shtuar më: 17/03/2008 - 08:55
    • Sipas raportimeve të agjencive të lajmeve në Mitrovicë po mbretëron kaos dhe dhunë, policia e UNMIK-ut është duke u sulmuar me gurë dhe mjete të ndryshme.




    Një turmë e organizuar e serbëve rreth orës 7.30 të mëngjesit të sotëm ka sulmuar policinë e UNMIK-ut në objektet e Gjykatës së Mitrovicës. Reagimi i serbëve ka pasuar pasi që UNMIK-u mbrëmë mori nën kontroll Gjykatën, e cila për katër ditë ishte bllokuar nga serbët.

    Sipas raportimeve të agjencive të lajmeve në Mitrovicë po mbretëron kaos dhe dhunë, policia e UNMIK-ut është duke u sulmuar me gurë dhe mjete të ndryshme. Mjete të blinduara të KFOR-it gjithashtu kanë shtuar patrullimet në të gjitha pjesët e qytetarët, por siç bëhet e ditur edhe ato janë sulmuar nga grupe të organizuara të serbëve. Forcat e UNMIK-ut dhe pjestarët e KFOR-it po vazhdojnë rezistencën duke hedhur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat e serbëve.


    Dhuna ka nisur menjëherë pasi që forcat e UNMIK-ut arrestuan 20 persona nga ndërtesa e Gjykatës së Mitrovicës, të cilët që nga java e kaluar po mbanin nën kontroll këtë gjykatë. UNMIK pas ndërhyrjes ka hequr flamurin serb mbi Gjykatë, duke lënë të vendosur vetëm ate të OKB-së. Dhuna është shtuar edhe në pjesë të tjera të qytetit, por deri tani nuk jepen hollësi më të reja.

    7:00-Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së UNMIK-ut, në një aksion të shpejt të kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kanë marrë nën kontroll Gjykatën e Qarkut dhe atë Komunale në veri të Mitrovicës.Aksioni, sipas mediave të Beogradit, është zhvilluar në orën 5:30 të mëngjesit - ndërsa policia me këtë rast ka arrestuar disa serbë si dhe ka hequr flamujt serbë të vendosur dhunshëm ditë më parë në ndërtesën e gjykatës.

    Rreth ndërtesës së gjykatës thuhet të jenë vendosur dy kordonë të sigurisë – ku në të parin ndodhen ushtarët e KFOR-it me makinerinë e tyre, ndërsa në kordonin e dytë, Policia e UNMIK-ut.

    Zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Larry Rosin mbrëmë është takuar me ministrin e Serbisë për Kosovën, Sllodoban Samarxhiq, për të shprehur se sfidat ndaj mandatit ekzekutiv të UNMIK-ut duhet të ndalen, pasi ato paraqesin shkelje të premtimeve të Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thuhet në njoftimin e Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
    "UNMIK-u mirëpriti deklaratën e ministrit të jashtëm të Serbisë në Këshillin e Sigurimit, se UNMIK-u është autoritet ekskluziv administrativ në Kosovë dhe rezoluta 1244 e vetmja kornizë juridike" tha zoti Rosin dhe shtoi se "megjithatë, kjo tash e vendos përgjegjësinë në Beogradin për të shmangur ose evituar çfarëdo aksioni që e sfidon këtë autoritet".
    Në këtë kuadër, Larry Rosin tha se sulmet dhe okupimi i gjyqit komunal në Mitrovicë dhe marrja e pasurive të hekurudhave të UNMIK-ut, janë shkelje të këtij mandati ekzekutiv.
    Ai kërkoi nga ministri Samarxhiq që të ndërmerrë hapa të menjëhershëm për t'i përfunduar këto dhe shkeljet e tjera të drejtëpërdrejta ndaj autoritetet të UNMIK-ut.
    Rossin kërkoi nga ministri Samarxhiq që të përmbahet nga deklaratat publike nxitëse gjatë vizitës së tij.(INA)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Faik : 17-03-2008 më 04:51
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    U bene serbet si jevgjit ne France qe djegin vetem makina.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Mitrovicë, 5 pjestarë të forcave ndërkombëtare të plagosur

    Shtuar më: 17/03/2008 - 09:37
    • Pesë të plagosur nga forcat ndërkombëtare në Mitrovicën Veriore nga shpërthimi i një bombe, bëri të ditur zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), Veton Elshani.



    Siç bën të ditur zëdhënësi i SHPK-së, Elshani disa mjete transportuese të UNMIK-ut janë djegur dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale në afërsi të Gjykatës në pjesën veriore.

    Sipas tij, situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe se trupat e KFOR-it dhe UNMIK-ut kanë shtuar masat e sigurisë për të qetësuar turmat protestuese dhe grupet kriminale serbe.

    SHPK bëri të ditur se gjatë aksionit policor në Gjykatën e Mitrovicës janë arrestuar 53 persona që mbanin të bllokuar Gjykatën. Ata janë dërguar në paraburgim dhe pritet masat e ndëshkimit.


    Një turmë e organizuar e serbëve rreth orës 7.30 të mëngjesit të sotëm ka sulmuar policinë e UNMIK-ut në objektet e Gjykatës së Mitrovicës. Reagimi i serbëve ka pasuar pasi që UNMIK-u mbrëmë mori nën kontroll Gjykatën, e cila për katër ditë ishte bllokuar nga serbët.

    Sipas raportimeve të agjencive të lajmeve në Mitrovicë po mbretëron kaos dhe dhunë, policia e UNMIK-ut është duke u sulmuar me gurë dhe mjete të ndryshme. Mjete të blinduara të KFOR-it gjithashtu kanë shtuar patrullimet në të gjitha pjesët e qytetarët, por siç bëhet e ditur edhe ato janë sulmuar nga grupe të organizuara të serbëve. Forcat e UNMIK-ut dhe pjestarët e KFOR-it po vazhdojnë rezistencën duke hedhur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat e serbëve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Faik : 17-03-2008 më 05:58
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Hapet zjarr kundër KFOR -it në Mitrovicë


    Shkruar: 17/03/2008 - 10:01
    • Kundër misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO ja, është hapur zjarr nga armët automatike, gjatë trazirave të serbëve në veri të Mitrovicës, i ka thënë agjencisë Rojters një zëdhënës francez i KFOR it.


    Nuk janë dhënë detaje të tjera. Agjencia, duke u mbështetur në dëshmitarë, ka raportuar për të shtëna të armëve, derisa qindra serbë u përleshën me paqeruajtësit e KFOR it dhe me pjesëtarë të policisë së Kombeve të Bashkuara në Mitrovicë, ndërsa policisë më vonë iu dha urdhëri që të tërhiqet.
    Sipas një njoftimi më të ri të SHPK-së, rreth orës 07:30 një masë prej 200 300 protestuesish janë mbledhur afër ndërtesës së gjykatës së qarkut dhe me këtë rast kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi ndaj Policisë së UNMIK ut, KFOR in dhe pasuritë e tyre.
    Dy automjete të KFOR it dhe dy të tjera të UNMIK ut janë dëmtuar. Rreth orës 08:10 ka ndodhur një eksplodim dhe me atë rast tre policë të UNMIK ut dhe dy ushtarë te KFOR it janë plagosur. Evakuimi i tyre është duke u bërë - thuhet në këtë njoftim të SHPK-së, në të cilin vlerësohet se situata është e tensionuar, ndërsa forcat policore dhe të KFORI t do të reagojnë në bazë të zhvillimit edhe të vetë situatës. (Kosova)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Peacekeepers hurt in Kosovo blast
    Serb protesters throw stones at Nato troops in Mitrovica on 17 March 2008
    Kosovo Serbs are refusing to recognise Pristina's authority
    Three UN policemen and two Nato troops have been injured in an explosion in northern Kosovo, local police said.

    The blast occurred during clashes between international peacekeepers and Serb demonstrators in the divided city of Mitrovica.

    UN police were later ordered to withdraw from the Serb-held northern part of Mitrovica, a UN official said.

    The clashes began when UN police raided a UN court in the city, retaking it from Serbs who had seized it on Friday.

    This is the worst violence seen in Kosovo since its unilateral declaration of independence on 17 February, the BBC's Helen Fawkes says.

    Kosovo Serbs and Serbia refuse to recognise Kosovo's independence.

    Protesters freed

    "A blast occurred in northern Kosovo around 0810am (0710 GMT), injuring three UN policemen and two [Nato's] K-For soldiers," Kosovo's police said in a statement.

    map

    It did not provide any further details, but police spokesman Beshim Hoti was quoted by the AFP as saying he believed it was a hand grenade.

    Earlier on Monday, some 100 UN police arrested more than 50 Serbs in the operation to retake the UN court, which is in a Serb-run part of the city.

    They also used tear gas to disperse Serbs who had gathered outside the building.

    At least one UN vehicle was set ablaze and several protesters were reported to have been injured in the clashes.

    A UN convoy transporting those detained in the raid was then attacked, and some of the demonstrators managed to escape.

    Gunfire was also reported during the clashes.

    Many of the protesters who seized the court last week are said to be former staff who lost their jobs in 1999 at the end of the war in Kosovo, when it came under UN administration.

    Serbs had staged rallies outside the building for several weeks, preventing ethnic Albanian court employees from crossing the bridge over the Ibar River that divides Mitrovica into a Serb-run north and an ethnic Albanian south.

    Tension in the region has risen sharply since Kosovo declared independence.

    Last week, Serbs tried to take control of a railway line in the northern Kosovo.

    In February, some 150 Kosovo Serb police officers were suspended for refusing to take orders from the ethnic Albanian authorities in Kosovo's capital, Pristina.

    Most EU states and the US have recognised Pristina's unilateral declaration of independence.

    Serbia - backed by its ally Russia - says the move is illegal.
    Po ndahet Mitrovica per fat te keq e sa na perket neve jemi duke festu ende nje Pavarsi qe nuk e kemi e nje Sovranitet qe nuk e kemi.

    Mjaft me me organizme ' Per festimin e pavarsis' po hajde ti ngrajme punes e ti mbrojm trojet e te fillojm ta risim Ekonomin

    Titulli i kesaj teme duhet te ndryshohet dhe te behet ' Rusia/Serbia sulmon NATO/KFORIN "ushtarakisht"' se ketu siq duket pjestaret e ushtris qe KFOR jan qellu me arm automatik dhe Granata. Krejt e Financuar dhe stimuluar nga RUSIA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 17-03-2008 më 07:05

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Tensionohet situata ne veriun e Mitrovices. Policia e OKB-se terhiqet
    (Dërguar më: 17/03/08) Policia e UNMIK-ut, ka depërtuar sot në ndërtesën e Gjykatës në veri të Mitrovicës duke e rimarrë atë nga serbët, që me forcë e kishin okupuar para tri ditësh

    Policia e OKB-së tërhiqet nga veriu i Mitrovicës

    Ora 11:05 Policia e Kombeve të Bashkuara ka marrë urdhër që të tërhiqet nga pjesa veriore e Mitrovicës për shkak të përkeqësimit të përleshjeve me serbët. Lajmi eshte publikuar nga shume agjenci lajmesh te cilat citojne nje zyrtar te policisë së OKB-së. Tërheqjen e policisë së UNMIK-ut nga veriu i Mitrovicës e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Veton Elshani.

    Rossin: Të ndalen ata që po reagojnë dhunshëm

    Ora 11:00 Zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Larry Rosin kërkoi që të gjitha komunitetet në Kosovë të tregojnë qetësi, në mënyrë që UNMIK-u të mund të vazhdoje në mënyrë efikase te plotësoj mandatin e tij në gjithë territorin e Kosovë. Deklarata e tij vjen pasi forcat e policise se UNMIK-ut dhe pjesëtarët e KFOR-it rimorën kontrollin në gjykatën në veri të Mitrovicës. "Në mënyrë specifike kërkoj nga ata që po reagojnë në mënyrë të dhunshme ndaj aksionit të ndërmarrë nga UNMIK-u dhe KFOR-i që ta respektojnë rendin dhe ligjin dhe t'i ndalin aktivitetetet e tyre ilegale", tha Rosin.


    Të shtëna automatiku kundër KFOR-it
    Ora 10:50 Gjatë trazirave të serbëve në veri të Mitrovicës eshte qelluar me automatik kunder misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR. Lajmi eshte pohuar per agjencine Reuters nga një zëdhënës francez i KFOR-it. Nuk janë dhënë detaje të tjera per ngjarjen. Reuters, duke u bazuar ne deklaratat e deshmitareve, raporton se gjate perleshjeve te forcave te KFOR dhe UNMIK me protestuesit serbe ka pasur te shtena armesh, por me pas policise I ehste dhene urdher te terhiqej.

    Shperthim ne Mitrovice

    Ora 9:40 Nje shperthim ka ndodhur ne qytetin verior te Kosoves, Mitrovice. Si pasoje e shperthimit kane mbetur te plagosur 3 police ukrainas te UNMIK dhe 2 ushtare franceze te KFOR-it. Lajmi behet i ditur nga agjencite serbe te lajmeve.


    Mitrovice, UNMIK merr kontrollin e gjykates. Tensionohet situata

    Ora 8:35 - Tensionohet situata ne veri te Kosoves, ne Mitrovice, pas zbrazjes se gjykates se OKB te sulmuar javen e kaluar nga protestues serbe. Policia ka vene ne pranga rreth 20 persona. Pas berjes publik te lajmit, qindra protestues te tjere serbe u mblodhen para nderteses dhe filluan te qellonin me gure. Forcat e UNMIK nderhyne duke hedhur gaz lotesjelles, nderkohe qe gjykata eshte rrethuar nga mjete te blinduara per mbrojtjen e saj. Ne qytet ndihen shperthime dhe dhe shihen makine ne flake.
    Shumë prej protestuesve që morrën me forcë ndërtesën e gjykatës javën e kaluar ishin ish-punonjës që humbën vendet e punës në vitin 1999 në fund të luftës në Kosovë, kur ajo e vendos nën administratën e Kombeve të Bashkuara.
    Serbët kanë zhvilluar protesta jashtë ndërtesës për disa javë, duke penguar punonjësit shqiptarë të gjykatës të kapërcejnë urën mbi lumin Ibër.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Tensionohet situata ne veriun e Mitrovices. Policia e OKB-se terhiqet
    (Dërguar më: 17/03/08) Policia e UNMIK-ut, ka depërtuar sot në ndërtesën e Gjykatës në veri të Mitrovicës duke e rimarrë atë nga serbët, që me forcë e kishin okupuar para tri ditësh
    E kshtu kur lihet nderkombetarve te na mbrojn vendet tona Haj medet kuku per neve . Me vjen keq siq po duken e hupem Mitrovicen tash duhet te qohet Populli shqiptar. Kjo me eshte MJAFT

    Dhe bej thirrje qeveris se Shqiperise ata 100 000 ton municione ne depot le te na japin neve ne dijm ku ti qojm ' Jepem va mater Rusi i Serbi' derrat e kqij

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Me kete i tregojne botes se cfare bishash jane, nuk duhet te kete me meshire mbi ta, kush ka arme te qellohet! Ligji eshte ligj!

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ja dhe pamje te marra nga Reuters:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    pamje te tjera nga cmenduria serbe
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 17-03-2008 më 08:00

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •