Poeti mistik e atdhetar Nexhat Peshkėpia*

Nga Anton Ēefa

-Me rastin e 100-vjetorit tė lindjes

Nexhati u lind nė Vlorė, nė vitin 1908, viti i shpresave jetėdhėnėse shqiptare dhe i zhgėnjimeve tė mėdha xhonturke, viti i abecesė shqipe, njė nga vitet e mėdha tė Arbrit.

Erėra tė moēme e tė reja, erėrat e pėrpjekjeve tė pareshtura dhe tė luftės sė shqiptarėve pėr liri e pavarėsi i vinin Nexhatit tė vogėl nga tė gjitha anėt. Vinin nga Manastiri, Stambolli, Gjirokastra, erėrat e pėrpjekjeve tė penės dhe erėrat e barutit nga malet e gjithė Shqipėrisė. Kėto erėra frynin edhe nė vatrėn e Peshkėpive, njė nga familjet e njohura tė Gjirokastrės qė prej dy breznish qe shpėrngulur nė Vlorė, e dėgjuar gjithnjė pėr emrin e mirė dhe pėr shqiptarizmin e saj. Ungji i tij plak, Mulla Azizi, kishte nėnshkruar me Plakun e Vlorės dhe me burrat e tė katėr anėve tė trojeve shqiptare Dokumentin e Pavarėsisė. Qė nė fėmijėri, i parafytyrohej Nexhatit atje tek oxhaku mbi vatėr kjo firmė e bėrė me shkronja arabe, qė rrinin me dashuri e dashamirėsi pranė shkronjave latine, e shkruar nė dokumentin e madh qė e bėnte “mė vehte, tė lirė e tė mosvarme” Shqipėrinė.

I ati, Tahsim Peshkėpia, qe njė nga anėtarėt mė nė shenj tė kėshillit drejtues tė klubit patriotiko-kulturor “Labėria”, qė u formua nė Vlorė, mė 24 korrik 1908, dhe pati mbajtur lidhje tė ngushta me klubin “Drita” tė Gjirokastrės. Pėr veprimtarinė e tij patriotike, ai u internua nga qeveria turke nė Xhide, njė nga portet detare tė Arabisė Saudite tė sotme, ku edhe vdiq.

Vatra e Peshkėpive ishte e njohur edhe pėr traditėn e saj tė shkollimit. Babai i Nexhatit, si kreu liceun Sultani Galata Saraj nė gjuhėn frėnge, u diplomua nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Stambollit. Talipi, vėllai mė i vogėl i tij, kreu Fakultetin e Drejtėsisė sė kėtij universiteti dhe ungj Azizi ndoq mėsimet dhe u diplomua nė Fakultetin e Teologjisė dhe tė sė Drejtės Kanonike Islame. Njė dallojė tjetėr e Peshkėpive qe lidhja e ngushtė e tyre me traditat e familjes gjirokastrite e vlonjate nė fushėn e zakoneve e tė virtyteve tė lashta shqiptare. Filiz i kėsaj familjeje qe Nexhati, qė bashkė me tė vėllanė, Manushin, dhe kushrinjtė e ēoi mė tej emrin e mirė tė saj.

Ishte katėr vjeē, kur atdheu i tij u shpall shtet i pavarur. Dhe po bėnte mėsimet nė njė shkollė italiane tė Vlorės, kur andartėt grekė bėnin kėrdinė mbi popullsinė myslimane nė qarkun e Gjirokastrės, nė disa rrethe tė Korēės dhe nė gjithė Ēamėrinė. Shumė familje iknin nga fshatrat e tyre dhe vinin nė Vlorė. Ata qė nuk njihnin njeri strehoheshin nė ullishtat e kėtij qyteti. Sigurisht qė Nexhati i vogėl i pau ata pleq tė lodhur nga jeta e dhimbja, gratė e reja qė pėrkundnin djepat me lot nė sy dhe moshatarėt e tij qė loznin symbyllazi duke u mshehur mbas rrėnjėve tė ullinjve, dhe ndjeu njė dhimbje tė dyfishtė, dhimbjen humane ndaj ēdo njeriu qė vuan e nėpėrkėmbet prej tė tjerėve dhe aq mė tepėr dhimbjen ndaj atyre njerėzve qė ishin bashkatdhetarėt e tij, tė munduar e tė poshtėruar prej grekut. Fėmijė, mėsonte tek ajo shkollė italiane; po me sa dėshirė e zjarr shkonte tek ajo ndėrtesa tjetėr nė lagjėn Muradije, ku disa burra qė mė vonė do t’i njihte e tėrė Shqipėria: Jani Minga, Thoma Papapano, Halim Xhelo e Avni Rustemi u mėsonin fėmijėve shqipen, kėtė gjuhė tė bukur, qė deri vonė kishte qenė e ndaluar sa prej turkut e sa prej grekut.

Studimet nė Leēe tė Italisė

Mė 1920, nė moshėn 12-vjeēare, kur studionte shkencat ekonomike nė shkollėn e mesme tė Institutit Briganti tė Leēes, siē kishte qenė dėshira e ungjit Talip (avokat e tregėtar nė Vlorė), tash qė kishte provuar nė mendjen e nė zemrėn e tij jetėn e mėrgimtarit, Nexhati kishte njė vizion mė tė qartė pėr atdheun dhe e kuptonte se diē e rėndėsishme po luhej mbi fatet e tij. Me krenari e gėzim tė papėrshkruar, ai pėrjetoi nė kėtė kohė bėmat e popullit tė vet, qė iu kundėrvu Evropės, e cila kėrkonte ta mohonte e ta copėtonte. Dhe fill mbas kėsaj ngjarjeje, ai mėsoi pėr evenimentet heroike tė bashkatdhetarėve tė tij, qė i hodhėn nė det ushtarėt e kėtij vendi, gjuhėn e kulturėn e tė cilit ai po e mėsonte; ata ushtarė qė kishin shkuar pėr ta robėruar qytetin e tij tė dashur tė lindjes, Vlorėn, pėr tė cilėn sa e sa herė i ngushtohej shpirti nga pėrmallimi dhe i mbusheshin sytė me lot. Me kėto ndjenja e mendime, me dashuri shqiptare e me mėsime italiane, ai shkoi nė Belgjikė pėr tė ndjekur studimet universitare. U kthye i gėzuar nė atdhe dhe u emėrua mėsues i matematikės e i fizikės nė Shkollėn Teknike tė Tiranės.

Pushtimi i Shqipėrisė nga Italia, mė 7 Prill 1939, pushtimi i Korēės e i Gjirokastrės nga Greqia mė 1940, dhe rrokullisja e ngjarjeve tė mėvonshme, e tronditėn shpirtėrisht dhe sollėn ndryshime nė jetėn dhe mentalitetin e tij. Qysh nė atė kohė, Nexhati iu pėrkushtua me mish e me shpirt luftės pėr shpėtimin e atdheut.

Njė dorė burrash shqiptarė qė nė ditėt e para tė atij prilli tė zi kishin formuar Komitetin e Rezistencės Antiitaliane, nėn kryesinė e patriotit tė madh Midhat Frashėri, dhe ku luante njė rol parėsor miku i familjes sė tij, Hasan Dosti. Ėshtė ky komitet qė i riorganizuar mė vonė, nė vjeshtėn e vitit 1942, mori emrin Balli Kombėtar. Me rastin e Festės sė 28 Nėntorit tė kėtij viti, u shpėrnda pėr tė parėn herė nė Tiranė “Dekalogu i Ballit”, pėr tė cilin kishte punuar edhe Nexhati. Kėtij dokumenti tė rėndėsishėm historik iu dha dora e fundit nė njė mbledhje intelektualėsh nė shtėpinė e Nexhatit.

Gjatė viteve tė luftės kundėr pushtuesit italian, mė vonė gjerman, dhe gjatė asaj kasaphane vėllavrasėse qė ia imponuan popullit komunistėt sllavofilė, mbasi hodhėn poshtė Marrėveshjen e Mukjes tė 1 e 2 gushtit 1943, Nexhati bėri njė punė tė dendur agjitative me gojė e me shkrim. Ai qe anėtarėsuar nė Organizatėn e Ballit Kombėtar nga fundi i tetorit tė vitit 1942. Si anėtar i Nėnkomitetit tė Shtypit tė kėsaj organizate, Nexhati hartoi pjesėn mė tė madhe tė trakteve qė bėnin thirrje pėr luftė kundėr okupatorėve, demaskonin shkaktarėt e luftės vėllavrasėse, sqaronin popullin pėr platformėn e Ballit, trajtonin ēėshtjen e Kosovės e tė Ēamėrisė, etj.

Viktimė e njė fati tė pamerituar

Por qe thėnė qė fatet e Shqipėrisė tė shkonin sė prapthi. Me marrjen e pushtetit nga komunistėt, shumė patriotė shqiptarė morėn rrugėt e mėrgimit. Me brengė tė madhe nė zemėr, u largua nga atdheu edhe Nexhati, duke lėnė pėr tė mos i parė mė kurrė gruan Feride, vajzėn Tefta, djalin Nandi dhe tė vėllanė Manushin, i cili u pushkatua nė kohėn qė u hodh bomba nė ambasadėn sovjetike. Kjo qe njė humbje e goditje e rėndė pėr Nexhatin, i cili, siē kanė shkruar miqtė e tij, e donte shumė Manushin. (Manushi ishte poet me talent. Njė pjesė e poezive tė tij janė botuar nė njė antologji shqipe nė Gjermani).

Nexhati u soll rrugėve tė mėrgimit – “viktimė e njė fati tė pamerituar”, siē do tė shprehej mė vonė shoku e miku i tij i ngushtė Xhevat Kallajxhiu – nė Itali, Francė dhe Sh. B. A., pa e harruar atdheun pėr asnjė moment dhe duke punuar pėr tė me pėrkushtimin e shenjtė tė njė atdhetari idealist.

Nė vitin 1953, u bė anėtar i Komitetit Kombėtar Shqipėria e Lirė. Ky Komitet, nė krye tė tė cilit qe fillimisht Midhat Frashėri, u formua nė Paris mė 1949, dhe kishte qendrėn nė Romė. Qėllimi i Komitetit, ku bėnin pjesė personalitete tė shquara tė politikės shqiptare nė mėrgim, kishte qėllim ēlirimin e Shqipėrisė nga diktatura komuniste dhe propagandimin e ēėshtjes sonė kombėtare. Nexhati mori pjesė aktive nė fazat qė pėrvijuan organizimin dhe riorganizimin e kėtij Komiteti, nė vitet 1953 dhe 1956. Nga viti 1956-1970 qe kryeredaktor i gazetės “Shqiptari i Lirė”, organ i Komitetit nė fjalė. Janė thėnė e shkruar fjalėt mė tė mira pėr punėn editoriale dhe krijuese tė tij nė kėtė gazetė. Buletini Katolik Shqiptar (v. 1994, f. 271) shkruan lidhur me gjuhėn e “Shqiptarit tė Lirė”: “Pastėrtia dhe eleganca e stilit tė gjuhės shqipe ėshtė meritė e kujdesit dhe e zotėrimit nė pėrsosmėri tė gjuhės shqipe tė tė ndjerit Nexhat Peshkėpia”.

Nga Komiteti Shqipėria e Lirė u botuan edhe shumė artikuj studimorė dhe informativė mbi Shqipėrinė si dhe disa libra me vlerė, ndėr tė cilėt mund tė pėrmendim: “Lahuta e Malcis” e At Gjergj Fishtės, “Andrra e Preatshit”, e At Anton Harapit, “Libri i Burgut” i Arshi Pipės, etj. Nuk jemi tė sigurt, por ka mundėsi qė nė kėtė veprimtari botuese tė jetė mishėruar edhe puna e pakursyer e Nexhatit.

Veprimtaria e tij politike lidhet edhe me Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Robėruara tė Europės (ACEN), ku bėnte pjesė bashkė me Komitetet e Bullgarisė, Rumanisė, Hungarisė, Ēekosllovakisė, Polonisė, Lituanisė dhe Estonisė edhe Komiteti Shqipėria e Lirė. Qėllimi kryesor i ACEN-it, themeluar mė 1954, qe ēlirimi i popujve tė shtypur tė Evropės Lindore nga sundimi sovjetik dhe regjimet komuniste, satelitė tė tij.

Nexhati nuk u shqua vetėm pėr veprimtarinė patriotike dhe publicistike, ai qe shkrimtar dhe studiues letėrsie. Nė vitin 1966 botoi nė Nju Jork, me ndihmėn e “Vatrės”, librin “Fan Noli si poet dhe si poet-pėrkthyes”, njė studim me vlera tė mėdha njohėse nė fushėn e kritikės letrare dhe tė historisė sė letėrsisė. Mė 1967, botoi “Njė zemėr nė mėrgim”, njė pėrmbledhje poezish lirike dhe prozash poetike. Kishte ndėrmend tė botonte edhe njė libėr tjetėr dhe mund tė punonte edhe mė, por vdekja ia shkurtoi jetėn para kohe, me 8 shkurt 1970, nė moshėn 62-vjeēare. Vdiq me gurin e rėndė tė mallit tė atdheut dhe tė familjes nė shpirt dhe me dhimbjen e thellė qė nuk e pau tė lirė atdheun.

Bashkėsia shqiptare e Amerikės

Bashkėsia shqiptare e Amrerikės dhe i gjithė populli shqiptar, mbasi tė njihen me veprėn atdhetare, politike e letrare tė Nexhatit, do ta radhisin atė pėrkrah personaliteteve tė shquara shqiptare, qė gjithė jėtėn e tyre ia kanė pėrkushtuar idealeve patriotike, lirisė dhe vlerave tė larta humane tė njerėzimit dhe do t’i japė vendin qė i takon nė letėrsinė shqipe. I mbetet kohės sė ardhshme mbledhja nė njė vėllim mė vete e shkrimeve tė tij nė shtypin ilegal nė Shqipėri gjate Luftės sė Dytė Botėrore dhe shkrimeve tė botuara nė shtypin shqiptaro-amerikan, sidomos nė gazetėn “Shqiptari i Lirė”. Po ashtu, ėshtė detyrė kombėtare qė veprat e botuara: “Njė zemėr nė mėrgim” dhe “Noli si poet dhe si poet-pėrkthyes” tė bėhen tė njohura nė atdhe.

Shokėt dhe miqtė, ish-nxėnėsit e tij tė shkollės e tė jetės dhe, nė pėrgjithėsi, tė gjithė ata qė e njohėn, punuan apo patėn tė bėjnė me tė, i kanė atribuar atij vlerat mė tė fisme njerėzore e atdhetare. “Jam e lumtur . . . qė atdheu ynė i dashur ka nė radhėt e bijve tė tij njerėz kaq tė shquar si prof. Peshkėpia . . . Ai nuk i pėrket vetėm intelektualėve e patriotėve shqiptarė, por asaj aradhe njerėzish tė mėdhenj qė nuk jetojnė pėr vete, por pėr tė tjerėt dhe pėr kėtė fisnikėri janė tė shpėrblyer prej kujtimit tė pėrjetshėm tė mbarė njerėzimit.”, ka shkruar profesoresha e nderuar, Violeta Qiraku.

Z. Rexhep Krasniqi, njė prej personaliteteve tė shquara tė diasporės shqiptare-amerikane, qė ka kryesuar pėr vite tė tėra Komitetin Shqipėria e Lirė, e quan Nexhatin “njė njeri tė jashtėzakonshėm, njė shqiptar i madh, njė luftėtar i flaktė i ēdo gjėjė qė kishte tė bėntė me atdheun dhe me popullin shqiptar”.

Edhe pse interesat intelektuale dhe prirjet shpirtėrore tė tij anonin dukshėm nga letėsia dhe filozofia, ai u dallua edhe pėr aftėsitė pedagogjike tė mėsimdhėnies. Dalloja mė rėndėsore e profilit pedagogjik tė tij qe idali kombėtar, i plazmuar fuqishėm nė njė botė tė pasur shpirtėrore. “Dashuria pėr atdheun qe lėnda kryesosre qė dha Nexhati si profesor i rinisė shqiptare, si nė atdhe ashtu edhe nė mėrgim”, ka thėnė njė koleg dhe mik i tij. Dhe ne mund tė shtojmė: ai qe mėsues jo vetėm i dashurisė pėr atdheun, por edhe i disa lėndėve tė tjera tė vyera si dashuri universale, drejtėsi, mirėsi, etj. Me fjalė tjera, i asaj lėnde qė e quajmė fisnikėri shpirtėrore.

Me interes paraqitet kėndvėhtrimi filozofik i Nexhatit pėr jetėn shoqėrore. Filozofia nuk sendėrtoi tek ai njė sistem pikėpamjesh botėkuptimore pėr t’i qėndruar besnik nė mėnyrė dogmatike. Duke studiuar dhe duke bėrė tė veten atė ēka mė tė qenėsishme pluskon nė detin e tallazitur tė teorisė sė mendimit, qė nga misticizmi i lashtė i popujve tė Lindjes dhe stoicizmi i filozofit tė lashtė grek Epictetus dhe deri tek filozofia moderne, ai u formua si intelektual, i lirė tė jetojė e tė veprojė sipas filozofisė sė tij tė jetės, kategoria thelbėsore e sė cilės qe liria e njeriut, ajo liri qė ai e ēmonte mbi ēdo tė drejtė njerėzore. Ky konceptim transparent mbi lirinė mishėron personalitetin e tij deri nė shfaqjet mė konkrete e deri nė veprimet mė tė thjeshta tė jetės sė pėrditshme.

Pėr botėkuptimin e Nexhatit, liria njeriut i ėshtė dhuruar nga Perėndia, dhe pikėrisht pėr kėtė, si atribut njerėzor me origjinė e vlerė hyjnore, nuk mund t’i mohohet, t’i nėpėrkėmbet e t’i shtrajtėsohet, siē po ndodhte nė atė qėrthull gjeografik e politik ku gjallonte populli i tij. Koncepti i tij pėr lirinė nuk kufizohej vetėm nė fushėn politike, por kishte njė hapėsirė tė plotė njerėzore, duke pėrfshirė mundėsinė e tė drejtėn e njeriut pėr t’u pėrsosur nė tė gjitha rrafshet e qenies shoqėrore, nėpėrmjet gabimeve dhe, pse jo, edhe nėpėrmjet dėshtimeve. Njeriu nė kėtė botė ka njė atdhe, qė pėr Nexhatin ėshtė njė entitet i shenjtė, qė ekziston pėrmbi interesat e banorėve tė vet. Kėshtu, ndėrsa lirinė e pajiste me njė vel hyjnor, atdheut i vishte njė robė tė shenjtėruar. Atdheu dhe liria, qė nuk mund tė kuptohen veēmas, siē e ka pėrvijuar ai vetė nė lirikat e tij filozofike, pėrbėnin boshtin rreth tė cilit lėvizte qenia e tij, brumosej mendimi, ekzaltohej ndjenja dhe ēelnikosej vullneti.

Zemra e madhe e kėtij njeriu, e pėrcaktuar prej atyre qė e njohėn, si “bontą di un santo”, e mbrujtur me njė logjikė tė mprehtė dhe nė sfondin e njė kulture tė gjerė, trajtėsuan tek ai njė personalitet tė fuqishėm, qė tėrhoqi admirimin e tė gjithė atyre qė e njohėn. Autoriteti i tij bindės, profili i human dhe shpirtėrisht i pasur, filozofia e tij e jetės, kultura e gjerė; shkurt, personaliteti i tij imponues, duke ushtruar njė pėrshtypje tė thellė hapėn njė brazdė gjurmėlėnėse ndikimi nė ndėrgjegjen e tė gjithė bashkatdhetarėve qė e njohen ose lexuan penėn e tij. Le tė mbetet gjithnjė e gjallė, e dritėsuar dhe e vlertė mbresa e jetės dhe e veprimtarisė sė kėtij “nositi” shqiptar!

*Ky shkrim, qė po ribotohet kėtu me pak ndryshime, ėshtė botuar sė pari nė “Dielli”, nr. October – December 1994.