Sonte eshte vigjilja e Shen Kollit. Nje feste shume e perhapur ne boten kristiane. Te gjitha familjet shkodrane katolike e festojne kete nate pamvaresisht ne se ne familje eshte apo jo nje Nikolle ose Nikoline. Tavolina mbushet si ne nje dite feste theret nje pule ose nje gjel dhe karakteristike eshte pogaēja; buke pa maja birre. Para buke mbas lutjes recitohen ne forme vjershe mrekullite e shenjtit, bekohet pogaēja me uje te bekuar dhe pastaj fillon darka. Shen Kolli ka jetuar ne shekullin e III-IV, atij i atribuohen shume mrekullira dhe eshte mbrojtesi i udhetareve, marinareve, i te burgosurve, i te shtypurve etj....
Me kalimin e kohes ne besimin popullor Shen Kolli behet dhe Babbo Natale, si i themi ne Plaku i Vitit te Ri; ai qe me sliten e tij shperndan dhuratat e Krishtlindjes femijeve. Ne anglisht Shen Kolli quhet Santa Claus dhe amerikanet quajne keshtu Babbo Natalen.
Kjo eshte festa e pare e festave kristjane te fundit te vitit. Me 13 eshte Shen Luēia, me 25 krishtlindja, me 26 Shen Stefani, me 31 nata e vitit te ri ose nata e Shen Silvestrit dhe e fundit me 6 janar ujet e bekuar ose Epifania dhe ne Itali thone:
Epifania tutte le feste li porta via. Epifania gjithe festat i merr me vete me qe mbarojne.
Urimet e mija te gjitheve qe kane kete emer dhe te gjitheve qe festojne kete shenjt te madh
Krijoni Kontakt