Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 78
  1. #11
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    triniteti

    Dua qe te le fjalen e Perendise qe te flase per kete gje:
    TRINITETI
    1- zanafilla 1:26, 3:22, Mateu 3:16-17, 28:19, 1korintasve 12:3-6,2korintasve13:13(edhe pse deshmimtaret e Jehovait e kane ndryshuar kete varge por ai mbetet ne origjinalin siē e ka shkruajtur pali), gjoni 14:23,veprat 7:55-56, galatasve 4:4-6, 1pietri1:2, etj.

    JEZUSI ZOTI EDHE PERENDI

    2- PSALMI 24:7-10, 1korintasve2:8, jakobi2:1, isaia 44:6, apokalipsi 1:17,isaia 48:12-16, apokalipsi22:13(Jezusi perserit te njejtat fjale qe perserit Perendia), gjoni 1:1-5, filipianet 2:5-11,
    joeli2:32,veprat2:21, 1korintasit 1:2, veprat 16:31, romaket 10:8-13,hebrenjte 1:8,10-12,isaia 9:5, tito2:13, romaket9:5, 1gjoni5:20, 1korintasve4:5, 2korintasve 5.10, 2timoteu 4:1, ligji i perterire 10:17, apokalipsi 17:14, 1samueli2:2, veprat3:14, veprat 10:36, romaket 10:11-13, isaia 40:28, kolosianet1:16, hebrenjte 1:2, kolosianet 2:9, hebrenjte 1:3 etj. etj. kam edhe shume te tjera por nuk e di nqs mund ti lexoni(ju keshilloj ti shenoni edhe ti lexoni me ngeh)

    SHPIRTI I SHENJTE

    3- HEBRENJTE 3:7-9, 2PIETRI1:21, veprat 28:25, veprat 7:51, luka 2:26-29, veprat 4:23-25;veprat 1:16,20, veprat 5:3-4, hebrenjte 9:14, romaket 15:19, jobi33:4, etj etj.edhe per frymen e shenjte kam shume por mendoj se per kesaj radhe mjaftojne!

    :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: ::::::::::::::::::::::::::::::::::

    nje here nje katolik po ecte neper bregun e detit edhe po mendohej se si mund ta zgjithte ose ta shqyrtonte me mendje faktin e trinitetin edhe duke ecur takon nje femije qe kishte hapur nje grope edhe po kerkonte qe te hidhte te gjithe detin ne ate grope qe kishte hapur. e Pyet rrituri ē'fare po bene, ai i pergjigjet ja po hedh detin ne kete grope, i rrituri filloj te qeshe me hironi edhe ti thote a ka mundesi qe i gjithe deti te hyje ne kete grope qe ke hapur? Femija i pergjigjet, mire po te bej edhe une nje pyetje a eshte e mundur qe Perendine kq te madhe ta futesh ne mendjen tede kaq te vogel? Atehere e kuptoj qe kishte gabuar qe perndia nuk llogjikohet por besohet!

    :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: ::::::::::::::::::::::::::::::::::

    Te dashur miq une ju kerkoj ndjese qe e zgjata por mendoj se keto rreshta qe ju lash (po ti lexoni), tju hapin syte sepse fjala e Perendise e ka shpiegimin e triniteti edhe eshte shume i thjeshte. Nuk duhet te beshe shkolle por duhet te besosh!!!

    Zoti ju dhente frymen e vet per te kuptuar

    Ne dashurine e Zotit Jezus ju le edhe ju pershende
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230

    Per mesuesin

    Mesues,

    Krishti ka thene qe te mos gjykojme. Por kjo s'do te thote qe kur dikush shpall nje mesim te gabuar te rrime ne heshtje. Eshte detyra e cdo besimtari qe te korrigjoje nje mesim te gabuar.

    Nje mesues i mire, i korrigjon nxenesit kur bejne gabime, dhe aq me teper kur keto gabime kane te bejne me ceshtje kaq te rendesishme si Jezusi.

    Une nuk e di se cfare ti beson personalisht. Me aq sa kam lexuar kam kuptuar se je anetar/simpatizues i organizates Deshmitaret e Jehovahit, pasi te gjithe Deshmitaret e Jehovahit qe kam ndeshur kane te njejtin stil te menduari, sic diktohet nga revistat Watchtower (Kulla e Rojes) dhe Awake (Zgjohuni).

    Deshmitaret e Jehovahit jane nje kult sepse transformojne karakterin e vertete te Krishtit dhe te Frymes se Shenjte duke hedhur poshte se cfare thuhet ne Bibel. Eshte detyra e cdo besimtari te keshilloje njerezit per mesime te gabuara.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Jezusi tha:...

    Me lejoni qe shkurtimisht tju sjell dy vargje te cituara nga Zoti Jezus.
    Tek Mateu7:1:
    Jezusi thote:
    " Mos gjykoni qe te mos gjykoheni"
    Tek Gjoni:7:24: Jezusi thote:
    " Mos gjykoni simbas pamjes se jashtme, por gjykoni
    simbas drejtesise."
    Ketu kemi dy vargje te thena nga vete Zoti yne Jezus Krisht. Tek Mateu , Jezusi na urdheron qe te mos gjykojme , sepse do te gjykohemi. Cfare do te tregoje Jezusi nepermejt ketij vargu?
    Shume njeres, bile dhe te krishtere ,shpeshhere kete varg e perdorin si nje "mburoje" per te evituar gabimet dhe problemet e tyre, duke e vene kete varg te Jezusit , si nje barrjere ne menyre qe te evitojne gjykimin e ceshtjes ne fjale. Valle Jezusi me ane te ketij vargu ka per qellim qe , te krishteret duhet te jene "sy leshte" dhe duhet te mos gjykojne ndaj nje problemi apo faji? Jo, Kjo nuk eshte aspak e vertete. Kur Jezusi thote : Mos gjykoni, ka parasysh qe askush nuk ka te drejte qe te beje gjyqin e Perendise tek njeriu. Psh: Askush nuk mund ti thote vellajt te tij Raka(Budalla), askush nuk mund ti thote tjetrit : Ti do te shkosh ne Ferr, askush nuk mund ti thote tjetrit : Satan . Pra ky lloj gjykimi i perket vetem Perendise , sepse ai di fundin dhe fillimin e cdo gjeje. Pra atij i takon Gjyqi. Le te shohim nje shembull.
    Kur Krishti u kryqezua ne kryq, bashke me te ishin dhe dy kriminele. Me lejoni qe tju dretjoj nje pyetje:
    Kush prej njerezve , pervec Jezusit e dinte se njeri prej krimineleve do te shpetohej dhe do te shkonte ne parajse? Askush. Vetem Zoti Perendi e dinte se krimineli i kryqezuar ne kryq , ne agoine e tij do te pranonte Jezus Krishtin per shpetimtar te jetes se tij. Pra ky gjykim i takon vetem Perendise. Pikerisht kete gje naj zbulon Jezusi tek ungjilli pas Gjonit:7:24. Ai thote jykoni vetem sipas se vertetes , cdo gjykim jashte ketij fakti denon veteveten. Kush eshte e vertea? Jezus Krishti. Pra nese gjykoni, te gjykoni me drejtesi Perendie. Nese vellai juaj shkon ne mekat, duhet ta gjykosh veprimin e tij simbas drjetesise. Nese kundershtari yt blasfemon ose te perndjek , gjykoje simbas drejtesise. Nese dikush sjell doktrine te gabuar dhe jo fjalen e Perendise, gjyko simbas drjetesise, dhe drejtesia eshte Jezusi 1korinth:1:30: Dhe te gjykosh simbas drejtesise do te thote te besh dashurine e Krishtit. Nese dikush ecen ne doktrine te gabuar , gjykoje simbas drejtesise, nese dikush meson nje mesim te gabuar, gjykoje simbas drjetesise. Pra gjithshka te nxjer vetem tek Krishti.
    Nese ju i nderuar Mesues , pretendoni se askush nuk ka te drejte qe tu gjykoje per besimin tend , kjo eshte e vertete, une skam te drejte qe te bej gjyqin e Perendise ne ty, kete te drejte e ka vetem Krishti, i cili do ta gjykoje boten me drejtesi. Por, une kam te drejte te gjykoj me drejtesi Perendie cdo gje , cdo doktrine apo mesim. Ja se si thote Apostulli Pal tek 1kor:2:15:
    " Por njeriu qe eshte frymor, gjykon cdo gje dhe vete nuk eshte i gjykuar nga asnjeri."
    Pra njeriu frymor, dmth, besimtari, ka te drejte te gjykoje cdo gje, pervec gjyqit te Perendise, dhe Pali thote se ky njeri frymor nuk eshte i gjykuar nga askush.
    Dhe ju i nderuar mesues, nuk ka te drejte qe tju gjykoje askush , per besimin qe ndjek, kete te drejt e ka vetem Perendia, por cdo besimtar ka te drejte qe te gjykoje doktrinene apo mesimin qe ti perhap, dhe kete gykim te beje gjithmone simbas drejtesise, (Krishtit)."
    Deshmuesi i Krishtit.

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sot qe u regjistrova ne forum dhe jam pushim,m'ka hyp i qejf me shkrujt,qe s'po edi dhe vete.
    Nuk po kuptoj,se ku qendron problemi.Tek ajo se termi Trini nuk ekziston ne Bibel,apo nese Perendia eshte Trini ose jo?Padyshim qe ky eshte konkluzioni,ku duan te dalin Jehova Witnesses.
    1)Arsyeja pse ky term nuk eshte ne Bibel nuk nenkupton mosekzistncen e Trinise,por ka te beje direkt me problemin kryesor,qe solli protestantizmin dhe me vone devijime fantastike teologjike dhe ringjallje herezish te vjetra si ajoe deshmitareve te Jehovait me Ariusin e Aleksandrise,Mormoneve me ato gnostike,madje dhe vete islamizmi eshte pare si nje herezi e krishtere.Ky problem qendronne menyren se si e shikojme ne Shkrimin e shenjte,Testamentin e Ri.
    Kisha Orthodokse,mesa di une dhe Katolicizmi,ka per baze te zbuleses hyjnore jo thjesht nje liber,por nje Person,Jisu Krishtin.Ky eshte burimi i doktrines sone dhe kjo doktrine eshte nje Zbulese nga Zoti i misheruar dhe vec se pranohet sic eshte nuk diskutohet.Krishti nuk erdhi me misionin te sjelle nje liber tjeter(sic muslimanet e paraqesin,por edhe protestanet praktikisht e trajtojne),ku saktesia doktrinore do te varej nga interpretimi i sakte i ketij libri.Kete ju do ta vereni dhe ne Ungjill,ku asnjehere Ai nuk permend rendesine e te shkruarit te thenieve te tij.Krishti mes te tjerash erdhi qe te krijoje njeriun sipas modelit te krijuar nga vete Ai dmth te rigjeneroje dhe ringreje racen njerezore nga renia e pesuar nga Adhami.Per kete Ai krijoi dhe nje Kishe(Trupi i Tij),qe edhe dyert e ferrit nuk do ta mundenin dot,qe do te mbante,ruante dhe soste vepren e tij shpetimtare deri ne fundin e koherave.Kjo Kishe me "mendjen" dhe Shpirtin e Krishtit kur e pa te nevojshme i hodhi ne leter theniet kryesore te Tij,me pas i grumulloi dhe formoi nje Liber me to(Testamentin e Ri).Per kete u deshen afro 300-vjet o te nderuarit e mi.Pergjate ketyre 300 viteve besa ishte e gjalle dhe konform me ato qe ju lexoni sot ne ungjill.Kjo per shkak te tradites gojore dhe te shkruar dhe krijimi dhe kanonizimi i Testamentit te Ri nuk eshte vecse nje konfirmim i asaj bese dhe tradite ndryshe nuk do te ishte krijuar.Ajo Bese dhe Tradite nga ku Bibla erdhi dhe te cilat edhe konfirmon eshte pa asnje ndryshim ruajtur nga Kisha e shenjte Orthodhokse.
    Per kete arsye Testamenti i ri nuk mund te permbaje cdo detaj doktrinor dhe se ka as per qellim.Lexoni fundin e Ungjillit sipas shen Joanit,ku thote se te gjitha ketou shkruajten qe ju te besoni se Krishti eshte Bir i Perendise-dhe se jo te gjitha ato qe Ai beri mund te shkruhen.Kjo bese dhene Trupit te Tij(qe dhe dyert e ferrit nuk e mundin,korruptojne dot or muslimane)shpall misterin hyjnor enje Perendie ne Tre Persona.Kjo e Vertete dhene trupit te Tij eshte e mjaftueshme per besim dhe nese e Verteta e shkruar se pershkruan ne detaj.
    2)Shenimet nga Shkrimi i Senjte qe jane dhene ne artikuj te mesiperm per Trinine jane te mjaftueshme.
    Pershendes te gjithe ju me respekt.

  5. #15
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    pyetje

    Dua te dij nje gje klod une vertet e lexoj bible e kam pranuar Zotin ne jeten time para 8vjetesh edhe e jetoj ēdo dite me leximin e fjales se tij edhe me lutje(qe eshte detyra e nje te krishteri). Jam protestant ungjillor edhe nje kam kuptuar, s'eshte e bukur imponimi(influencimi) siē bejne deshmimtaret e Jehovahit ose edhe fete tradicionale katolike edhe ortodokse mbifene. po shpiegohem me qarte: ne fene qe permenda ne fillim duhet te beshe studimet e feseose njohurite nga ana e asaj fese qe ndjek edhe me pas mund te lexosh biblen edhe pse kjo eshte e gabuar behet njelloj!!!

    Une nuk e kam pranuar Zotin ne nje vend ku ne fillim me kane bere koken dhalle edhe pastaj jam bindur, por duke lexuar thjesht biblen edhe duke filluar te lutesha per esapin tim pa ditur se kujt feje i perkisja edhe nuk me interesonte fjala fe edhe pse do te thote shkenza mbi Zotin, per mua ishte nje fjale qe kishte shtremberuar fjalen e Perendise se gjithepushtetshem! isha vertet myslyman edhe nuk me foli asnje per krishtin veēse motra ime qe dinte sa dija uneedhe filluam ta lexonim edhe perendia na udhezoj ate qe te benim me ane te lutjeve!!!

    nje nuk behet i krishtere se ndjek nje fe por po te pranoj ne Zemren e vet Jezusin si Zoti edhe shpetimtarin e vet edhe ne funde te beje nje eksperience me te(duke lexuar fjalen e tij edhe duke u lutur per ate qe lexon) i gjejme keto ne veprat16:31, romaket10:7-13 joshua(Jozueu) 1:8-9, 1thesalonikasve ose 1selanikasve 5:16:23!!!


    Une nuk flas nga cetja ime por le frymen e shenjte qe te fjase nepermjet fjales ne Zemrat e njerezve!!!


    Zoti ju dhente gjithēka qe ju nevojitet... ah desh e harrova une besoj ne trinitetin edhe kam dhene disa rreshta qe kush nuk beson fjala e perendise do ti flase edhe jo une!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    re;triniteti

    I krishtere nuk e di a me kuptove qarte:Ne disa shkrime te mesiperme,ku ti replikon me Trinity,ne mos gaboj,ti permend disa here ortodoksit dhe katoliket,si shkaktare te asaj qe njerezit blasfemojne Biblen sot dhe se madje ne edhe e paskemi cenuar ate.Une e respektoj situaten shpirterore ku ti je dhe ato cka ti flet ne pergjithesi,por nuk mund ti leja ne heshtje ato pika qe permenda me lart.Perseri rezervohem karshi pjekurise me te cilen ti flet,por qe ti beson ne bibel dhe ne Krisht une te pergezoj.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodi.. Krishteri..

    Mendoj se gjeja qe na bashkon dhe na ben bij te Perendise , eshte vetem besimi tek Biri i Perendise Zoti Jezus Krisht. Fjala "Fe", ne gjuhen shqipe nuk ka shpesh here kuptimin e fjales se vertet ne greqisht. Ne greqisht kjo fjale ka nje kuptim teper te rendesishem dhe konkret. Te qenit Fetar simbas bibles do te thote: Te besosh tek Krishti, ta dorzosh veten tende ne dore te Krishtit, ta perzgjedhesh Perendine Jehovah si shkembin e Shpetimit, te ecesh me Krishtin , ti bindesh Krishtit, te punosh per Krishtin dhe te jesh i shenjte.
    Nuk jemi te shpetuar nga qe i perkasim nje sekti te caktuar, nuk jemi te shmpetuar nga qe kemi lindur ne nje familje ortodokse, katolike apo protestante.Shpetimi , thote bibla , vjen vetem me ane te besimit tek Krishti, pra vetem Jezusi eshte shpetuesi i atyre qe e therasin Emrin e tij me te vertete.
    Kisha e Krishtit eshte Trupi i tij, dhe ne trup ka lloj lloj organesh ku secila kryen funksoionin e vet, dhe kontribon simbas punes ne te cilen Zoti e ka vendosur. Keshtu nepermejt ketij shembulli shikoni dhe sektet e ndryshme te krishtere, ku secili sekt kontrinbon simbas dhuntise qe Zoti i ka dhen.
    Mos haroni dhe dicka tjeter: Kur Krishti te vije per here te dyte, Ai do te mare Kishen e tij , e cila ndodhet brenda kishes , sepse jo cdo njeri qe shkon ne kishe eshte nje i Krishter i vertete.
    Vargu me te cilin dua tju inkurajoj eshte ateu:7:21-29:
    Krishti ju bekofte me dashurine dhe paqen etij.
    Deshmuesi i krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 12-05-2002 mė 11:10

  8. #18
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    pergjigje

    vertet gjeja qe na bashkon eshte krishti!!!

    une nuk kam dashur kurre qe njerezit te beheshin ungjillore kur ju flisja(une jam ungjillor)por kam dashur qe njerezit te pranonin Jezusin ne jeten e tyre edhe nuk me pelqen qe nje fe pretendon qe njerezit te behen te asaj feje!

    krishterimi nuk eshte fe por besim edhe pse fe do te thote shkenca e Zotit por nuk me pelqen feja sepse eshte sipas njeriut edhe e krijuar nga njeriu ndersa PERENDIA dha JEZUSIN qe te besohej d.m.th. besimi!!!

    klod me fale n.q.s.u shpreha keq une nuk kam ndermend te shajne nje person por ta inkurajohi me ane te fjales se PERENDISE!!!

    HALELUJA PERENDISE SONE TE LAVDISHEM!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    triniteti

    F
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesues : 29-05-2002 mė 18:41

  10. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore po c'jane keto perkthime more!!!!

    "me prodhuan...."
    "kur ende Ai se kishte SAJUAR..."


    Po flet per ndonje uzine,punetoret e saj...?Po ketu e ka fillimin dhe menyra,se si Studentat filluan ta lexojne Biblen....

    Vetem nje gje,a nuk u ngjan shume atyre,qe jo shume me vone,u mblodhen neper fabrika e uzina per te studiuar KAPITALIN?
    Prandaj dhe djaloshi nga Austria i persekutonte,i ngjanin me idete cifute dhe komuniste.....nejse...po kaloj tek ato qe thua....

    PYETJE-
    A di ti te lexosh vargun ne kontekst?
    A je i sigurte,se per cfare flitet aty?
    A i referohet vargu direkt Krishtit?

    Po a kundershton ky varg,qe si rreferohet direkt Krishtit,vargje te tjera,qe pohojne direkt perjetesine e Krishtit?

    Kur ti shohesh keto pika,shpresoj se do ta kuptosh me mire...

    KRISHTI MBRET DHE ZOT!

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ajo qė ėshtė e bukur...
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 17-07-2008, 21:31
  2. Isuf Luzaj
    Nga Veshtrusja nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:48
  3. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. A ekziston lufta kundėr Islamit?
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  5. Nese Perendia ekziston... perse sundon e keqia..
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 09-09-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •