Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 78
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    A ekziston Triniteti?

    ftoj ne diskutim besimtaret e krishtere ne lidhje me kete ceshtje shume te perfolur

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Trinia (Monoteizmi i krishterė)

    Sa pėr fillim disa fjalė rreth tė vėrtetės sė fesė mbi Trinitetin e Zotit nė pėrgjithėsi.

    Rrėfimi qendror i fesė sė krishterė ėshtė: “Ne besojmė nė njė Zot tė vetėm”. Ka rėndėsi themelore tė shquash unicitetin e Zotit nė Kristianizėm, sepse ēdo shpjegim ose teologji e natyrės trinore tė Zotit, qė do tė tentonte tė mohojė unicitetin e Tij, nuk mund tė merret parasysh, si njė shprehje e vėrtetė e fesė sė krishtere.
    Nė historinė e Krishtėrimit, disa vetė ose grupe kanė mbajtur njė qėndrim qė e mohon unicitetin e Zotit dhe kanė mbritur deri tek pohimi i tre zotave. Nė ēdo rast kėto mendime janė kritikuar nga kishat e krishtera si tė papranueshme me mėsimin e vėrtetė tė krishterė.
    Nė gjuhėn e popullit, disa shprehje tė tė krishterėve, tė bėjnė tė mendosh pėr “triteizmin praktik”. Ka raste, personash tė krishterė, qė kur flasin ose shkruajnė, tė japin pėrshtypjen se tė krishterėt adhurojnė tre zota. Sidoqoftė, kėto shprehje janė kundėrshtuar gjithmonė prej krerėve tė kishės sė krishtere dhe teologėve, si tė gabuara.
    Megjithėse nė kohėn e Muhametit, kishte shumė tė krishterė nė Arabinė e Madhe, nė krahinėn e Mekes (Hijaz) ishin tė paktė. Meka, duke qenė faltorja e besimit pagan, nė kohėn e Jahiliyya-s, kundėrshtoi pėrhapjen e mendimeve tė Krishtėrimit. Tė krishterėt dhe paganėt qė ndodheshin nė Hijaz, duket se nuk kishin marrė mėsime tė rregullta pėr fenė e krishterė.
    Nė atė kohė s’kishte “shkolla” ose institute pėr mėsimin e fesė sė krishterė dhe Shkrimet e krishtera ende s’ishin pėrkthyer nė arabisht. Kėshtu njohja e vėrtetė e mėsimit tė krishterė, duket se ishte vetėm nė hapat e para.
    S’do tė ishte keq tė pėrmendim edhe njė gjė. Megjithėse fiset e ndryshme arabe u jepnin emra tė ndryshėm hyjnive tė veta pagane, ata njėsuan Allah-un, Zotin e Madh, me Atin, Marinė si Nėna e madhe dhe Krishtin si Zotin, bir i lindur fizikisht, prej Allahut dhe Marisė. (Duket se ky pranim pėr tė vėrtetėn gojėdhanore pagane, u pranua me lehtėsi prej Arabėve tė krishterė tė kthyer, qė ishin mėsuar, mos mė keq, nė fenė e krishtere). Ky ėshtė njė shtrembėrim i fesė sė krishtere, dhe teologėt e krishterė mė me autoritet e dėnuan. Edhe Kurani e dėnon kėtė besim, si tė padenjė pėr natyrėn hyjnore. Tė krishterėt janė dakort me mėsimin e Kuranit, se Zoti qėndron shumė mė lart se fakti qė tė lindė njė djalė, apo Maria e Jezusi janė zota qė i shtohen Allahut, ose Allahu ėshtė njėri prej tre zotave. Kurani, pra, e dėnonte mėsimin pagan, gjysėm tė kristianizuar, qė gjėndej atėherė nė Hijaz, njė besim qė as kishat e krishtera nuk e pranojnė.

    Zoti ju ndriēoftė mendjen e zemrėn!
    IHS

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Danieli
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    134

    Pershendetje!

    Shpresemir, doja te te beja nje verejtje, kur thoni se ne Hixhaz kishte te krishter porse keta ishin te paket. Ne fakt edhe fjala e "e paket" nuk mjafton, pasi ta te cilet ndodheshin ne Mekke dhe vetquheshin si krishter nuk beheshin as sa gishtat e njeres dore, per me teper qe thuhet se kur Muhammedi u shpall profet, ata kishin vdekur te tere.
    Apo jo?

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Mesues ,

    a te pyes per dicka?

    Si e mendon ti se do te mund te provohej triniteti?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    11
    shpresmir

    ju falenderoj per mundimin.
    Do te nderhyja ne disa gjera.
    Kur ka ardhur Muhammedi si Profet te krishteret nuk figuronin.Njerezit ne ate kohe nuk adhuronin Isain,nen e tij,por adhuronin idhujt,te cilat i kishin perpunuar ata vet.Ata kishin nje gje qe sot te krishteret eshte e dyshimt.Ata e pranonin All-llahun si Krijus,Zot i gjitheshkaje,e cila, te krishteret eshte shume e dyshimt,ku ka shume per tu diskutuar.

    Une e kuptoj ate qe ju doni te thoni,por ju duhet te shpreheni edhe me konkret,duhet te perdorni autoritetin e vertet te njeriut para Krijusit te tij.Duhet ti jepni hakun ketij Krijusi edhe me shume.Ku dihet ju te krishteret keni ber shume gafa ne kete drejtim.
    Triniteti te tekrishteret eshte verbimi me i madh ne te gjithe shoqerin kristiane.Ajo ka ren viktim e viruseve ēifute.Kjo nuk mbaron ketu per te krishteret .

    shpresmire
    ju duhet te kuptoni ne ate qe thoni,nuk do deshiroja qe ajo,thenia juaj,te jet thjesht nje moment.Do doja qe ajo te ishte nje ndryshim i plot per te e verteta.Ju e keni kete zgjuarsi,keni mundesi qe ta kryeni,te shkeputeni nga ajo qe ju e mohoni.
    Adhurimi i nje Zoti te vetem eshte detyra e ēdo krijese,e cila mendon e llogjikon.
    I lutem All-llahut qe ta hapi zemren per te kjo e vertet e ti japish Atij,All-llahut hakun ne adhurim.

    Nuk ka zot tjeter veē All-llahut dhese All-llahu eshte nje e i pa shok.Ai meritn qe te adhurohet.
    Me kete ka ardhur Muhamedi dhe te gjithe profetet e tjere para tij.
    Drejtimi eshte nje.
    Adhurimi eshte nje.
    Feja eshte nje.

    faleminderit
    Sheriati,ligji i All-llahut,ligji i barazis. Drejtesia do te dhunohet deri me ardhjen e sheriatit islam...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Besėlidhja e Re dhe Trinia

    Bibla nuk pėrdor asnjėherė fjalėn “trini”. Pėrdorimi i parė qė mbahet mėnd nė fenė e krishterė, vjen prej Teofilit tė Antiokisė, nė vitin 180. Sidoqoftė, themelin pėr kuptimin e Trinisė, mund ta gjejmė nė Testamentin e Ri, ku shprehja mė e qartė ėshtė formula e pagėzimit e Ungjillit tė Mateut: “Pagėzoni nė emėr tė Atit, e tė Birit e tė Shpirtit Shenjtė”.
    Pėrsa i pėrket Zotit, Testamenti i Ri pėrdor fjalėn greke "ho theos" (Zoti). Kjo fjalė tregon Zotin e pėrjetshėm, krijuesin qė e mban gjallė jetėn, Zotnija mė i lartė. "Ho theos" tregon gjithmonė Zotin e Abramit, tė Isakut, tė Jakobit, Zoti i Moisiut dhe Profetėve. Nė Bibėl, as Krishti, as Shpirti Shenjtė s’janė thirrur "ho theos".
    Autorėt biblikė e thėrrasin Zotin “At”, fjalė kjo qė ėshtė e trashėguar prej Judaizmit. Siē u tha mė sipėr, Jezusi i mėsoi dishepjut tė luten “Ati ynė qė je nė qiell”, duke i dhėnė kėsaj fjale njė tingull tė afėrm, familjar (Abba). Jezusi j’u thotė se po kthehem te “Ati im, te Ati juaj, pranė Zotit tuaj.”
    Megjithatė, letrat e Testamentit tė Ri, pohojnė njė lidhje tė veēantė midis Jezusit dhe Zotit, Atit. Siē e kemi parė, Gjoni flet pėr Fjalėn e amshuar tė Zotit, qė mishėrohet dhe qėndron mes nesh, nė personin e Jezusit (Gjn 1,1). Pali pėrdor tė tillė shprehje: “Zoti ishte nė Krishtin.” Nė njė vend tjetėr Pali thotė se “Mirėsia e Zotit dhe dashuria e tij pėr njerėzit u zbuluan tek Jezusi” (Titi 3,4).
    Nė Ungjillin e Gjonit, Jezusi thotė: “Unė e Ati jemi njė gjė e vetme”. Mendimi ėshtė pėr bashkim dashurie e veprimi tė ngushtė e tė veēantė. Jezusi kryen pikė pėr pikė vullnetin e Atit. Ēdo gjė qė Jezusi njeh dhe qė mėson “mė ėshtė dhėnė prej atit tim”. Dhe shton: “Ati ėshtė mė i madh se unė”.
    Pėr tė kuptuar natyrėn e lidhjes midis Jezusit dhe Zotit, mund tė na ndihmojnė mendimet e hulu-it (shkretėtirė) dhe tė ittihad-es (bashkimi) pėr tė cilin flasin shkrimtarėt Sufi. Megjithėse pjesa mė e madhe e Myslimanėve nuk i pranojnė kėto mendime si autentike tė traditės Islamike, janė kėto fjalė qė autorėt arabo-tė krishterė tė Mesjetės, i pėrdornin pėr tė pėrshkruar lidhjen midis Jezusit dhe Atit.
    Prej kėtyre lidhjeve tė veēanta me Zotin, Jezusi thirret “Biri i Zotit”. Ky titull s’ėshtė pėrdorur kurrė nė kuptimin e njė breznie fizike. Mendimi se Zoti mundet tė bėjė fėmijė, ėshtė e neveritshme si pėr tė krishterin si pėr myslimanin. Nė njė vepėr biblike, tė pėrhapur shumė nė tė krishterėt, J. McKenzie thotė: Titulli “Biri i Zotit” ėshtė njė mjet pėr kishėn mė tė hershme pėr tė shprehur besimin e vet pėr karakterin plotėsisht tė veēantė tė Jezusit. Prej kėsaj lidhje tė posaēme, tė krishterėt besojnė se Zoti lidhet me njerėzimin nėpėrmjet Jezusit. Jezusi ėshtė Shėrbėtori i Tij, lajmėtari i Tij. Ka marrė prej Atit njohjen dhe forcėn pėr tė gjykuar dhe dhuruar jetėn. Ai ėshtė i vetmi ndėrmjetės midis Zotit e njerėzve, dhe veprimet e tij kanė njė fuqi shpėtuese tė posaēme.
    Librat e Testamentit tė Ri, pėrmendin shpesh Shpirtin Shenjtė si Shpirtin e Zotit. Mendimi i krishterė pėr Shpirtin Shenjtė ndryshon prej atij tė Islamizmit. Nė Shkrimet e Shenjta dhe nė traditėn e krishterė, Shpirti Shenjtė nuk njėsohet me Engjėllin Gabriel. Shpirti nuk ėshtė njė qėnie e krijueshme dhe e ndryshme prej Zotit, por Zoti vetė si Ai jeton e vepron nė zemrat e njerėzve dhe nė krijimin e pėrbotshėm. Shpirti ėshtė pranie e fuqishme e Zotit, qė buron e zhvillohet brenda vetes e qė vepron nė botė. Jezusi u pėrftua prej fuqisė sė Shpirtit dhe u ēua prej Shpirtit nė shkretėtirė. Ungjijtė na tregojnė se si nė fillim tė punės sė tij profetike Shpirti zbriti mbi Krishtin nė formėn e njė pėllumbi.
    Shpirti i prin dhe e mėson bashkėsinė e krishtere. Ai zbulon misteret e Zotit dhe frymėzon Shkrimet. Nė librat e Testamentit tė Ri, thirret Ngushėlluesi, Shpirti i Urtisė, i fesė, i guximit, i dashurisė, i gėzimit.
    IHS

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    a egziston triniteti?

    Tashme eshte e qarte dhe nga shpjegimi i mesiperm qe nuk ka tre zota por vetem nje te vetem .
    Termi trinitet eshte thjeshte nje shpikje njerezore qe ka ndodhur ne shekullin e dyte te eres sone,dhe nuk ka asnje baze biblike.
    Ne koncept triniteti ka kuptimin ''nje substance e nje lloji te vetem qe perben tre persona''.Megjithate ,ky koncept eshte shume i gabuar sepse ne radhe te pare nuk ka snje prove biblike qe ta provoje.
    Madje ,bibla provon qe ATI eshte me i madh se BIRI .Kur u pyet nga dishepujt e tij se kur do te vinte dita e harmagedonit, Jezui u pergjigj se ate ''nuk e di as une as engjejt e qiellit ,por vetem ATI''. Mjafton vetem ky pohim per te kuptuar qe perendia nuk eshte trinitet,por eshte nje i vetem. Cdo njeri qe mundohet te provoje te kunderten ,nuk ben gje tjeter vecse humb kohen,nje kohe te vlefshme qe nderkohe mund t'ja kushtonte kerkimit te se vertetes ne lidhje me te ardhmen qe pret njerezimin

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Fjala trinitet pershkruan nje koncept. Pavaresisht se fjala trinitet nuk ndodhet ne Bibel, kjo nuk do te thote qe koncepti qe pershkruhet nga kjo fjale nuk gjendet ne Bibel.

    Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte jane NJE.

    Kjo nuk eshte doktrine njerezore, e shpikur nga dikush per qellime te caktuara, por gjendet fare qarte ne Bibel. Kushdo qe lexon Biblen me kujdes do ta kuptoje nje gje te tille.
    Per ata besimtare te "krishtere" qe nuk adhurojne Jezusin, por e quajne ate njeri, engjell, kryengjell, apo dicka tjeter qe Ai nuk eshte do t'ju inkurajoja qe t'i luteshit Zotit per te kuptuar te verteten.

    Per te pare disa vargje Biblike per Jezusin dhe se kush Ai eshte ne te vertete, ju lutem lexoni temen Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte.

    Se fundi, per mesuesin dhe "besimtare" te tjere si puna e tij:
    Me duket se jeni Deshmitare te Jehovahit. Do t'ju lutesha qe te tregonit besimin tuaj - besimi nuk duhet mbajtur i fshehte, apo personal.

    Per te gjithe te tjeret, Deshmitaret e Jehovahit nuk jane aspak te krishtere, dhe aspak deshmitare te Zotit. Jane nje kult i krijuar nga Russell e Rutherford ne vitet 1900 e ca.

    Dhe njehere: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte jane NJE. Per disa vargje ne lidhje me Jezusin, lexoni tek Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte. Se shpejti do perpiqem te shkruaj ne lidhje me Frymen e Shenjte.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Njė Zot i vetėm, por nė tre persona nė historinė e krishterė

    Po, berat96, ashtu ėshtė!

    Testamenti i Ri, megjithėse nuk e pėrdor fjalėn “trini”, flet pėr Zotin i quajtur “Ati”, pėr lajmin e Zotit qė bėhet mish e qėndron tek Jezusi, pėr praninė e Zotit tė fuqishėm e veprues brenda vetes, i quajtur “Shpirti”. Breznitė e njėpasnjėshme tė tė krishterėve, kanė menduar mbi atė qė na mėsojnė Shkrimet dhe kanė pėrdorur fjalėt e kategoritė e veta, pėr tė arritur njė kuptim mė tė mirė pėr atė qė ėshtė mėsuar nė Bibėl.
    Gjatė historisė sė Kishave tė krishtera, tė krishterėt e kanė parė natyrėn treshe tė Zotit si njė mister, qė prek brendinė e vėrtetė, natyrėn e Zotit. Duke qenė kėshtu, ajo nuk mund tė shprehet nė asnjė formulė njerėzore. Shkrimtarė tė krishterė, teologė, mistikė, prijėsa, janė pėrpjekur qė t’i pėrdorin tė dhėnat e Testamentit tė Ri pėr t’u afruar nė njė kuptim tė pėrafėrt me natyrėn e Zotit. Megjithatė, edhe pasi veprojnė kėshtu, kuptojnė se pėrpjekjet e tyre kanė qenė tė pamjaftueshme.
    Nė ēdo epokė, mendimtarėt e krishterė, kanė bėrė tė pamundurėn qė tė merren me mendimet e sistemet filozofike tė kohės sė tyre, me qėllim qė tė shprehin misterin e Zotit tė vetėm, por nė tre persona. Koncilet e Kishės sė Papės, na kanė mėsuar se disa formulime tė veēanta, janė tė gabuara, pa i vėnė kufi formulimeve tė mėsimit tė krishterė autentik, me deklaratat e tyre.
    Pasi tė krishterėt besojnė se kisha udhėhiqet gjithmonė prej Shpirtit Shenjtė tė Zotit, ne besojmė se kuptimi jonė pėr misterin e Trinisė rritet vazhdimisht e zhvillohet me Papėt, Koncilet, teologėt e mistikėt duke dhėnė tė gjithė ndihmėn e tyre me vėzhgime tė reja. Koncilet e para tė krerėve tė Kishės (Nicea, Efezi, Kalcedoni e Konstantinopoli) pėrcaktuan njė Zot tė vetėm nė tre hipostaze. Fjala greke “hipostaz” mund tė pėrkthehet si “njė mėnyrė qėndrese”. Tri hipostazet e Zotit janė kėshtu tri rrugė ose tri mėnyra qėnjeje e veprimi tė Zotit.
    Fjala “hipostaz”, u pėrkthye nė arabisht nga shkrimtarėt arabo-tė krishterė nė sifah (karakteristikė, paraqitje) ose ugnum (e marrė nga fjala greke gnome qė dmth. formė). Po e njėjta fjalė u kthye nė latinisht, si person qė do tė thotė “maskė”, ose “mėnyrė tė qeni”. Sidoqoftė, nė gjuhėt moderne, “person” nuk ka marrė kuptimin e njė mėnyre tė qėni, veprimi, por na ēon tek njė individ i dalluar, autonom dhe njė qėnie e pavarur, qė ka intelektin e vet tė veēantė, me njė vullnet tė vetin dhe me pėrgjegjėsinė e vet morale.
    Kėshtu sot, kur tė krishterėt flasin pėr “Njė Zot tė vetėm nė tre persona”, mund tė kuptohet gabimisht se tė krishterėt besojnė nė njė Zot qė pėrbėhet prej “tre vetėsh” apo “tre personash”, njė lloj komuniteti tresh. Nuk ėshtė ky mėsimi i drejtė krishterė, nuk ėshtė ky qėndrimi i Koncileve tė para tė Kishės.
    IHS

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    berat 96

    I
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesues : 29-05-2002 mė 18:38

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ajo qė ėshtė e bukur...
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 17-07-2008, 21:31
  2. Isuf Luzaj
    Nga Veshtrusja nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 28-09-2007, 08:48
  3. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. A ekziston lufta kundėr Islamit?
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  5. Nese Perendia ekziston... perse sundon e keqia..
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 09-09-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •