Abu Hamza AL-Masri: " Bota ndahet nė "besimtarė" e nė "qafirė" "
Nė veri tė Londrės, ne Finsbury Park - dy hapa larg klubit tė futbollit te Arsenalit - ndodhet xhamia mė e madhe e kryeqendrės sė Britanisė. Nėse hyni brenda, ne korridor do takoni disa djem tė rinj - shumė tė sjellshėm dhe me njė shikim tė pėrmbajtur mosbesues - me mjekrra te gjata siē e do estetika e islamit politik. Nė krahun e djathtė, ndodhet njė stendė me libra pėr islamin. Njė prej tyre ka titull nė arabisht dhe nė kopertinė duket fotografia e Bin Ladenit. Nė kėtė xhami, Imami Abu Hamza AL-Masri predikon ligjin e Allahut dhe Sharian e cila "njė ditė do tė bėhet ligji universal i gjithė tokės". Sheikhu Abu Hamza AL-Masri lindi nė Aleksandri tė Egjiptit nė vitin 1958 dhe emigroi nė Britani para 22 vjetėsh. Studion nė qytetin e Brajtonit dhe merr diplomėn e tij si inxhinjer ndėrtimesh, gjė qė i lejon tė shpjegojė me "mėnyrėn e vet". Aty vjen nė kontakt me sharmin e islamizmit politik. Bėhet anėtar i "karvanit te xhihadit" dhe shkon nė Afganistan ku do tė humbasė d orėn e djathte dhe syrin e majtė. Nė vitin 1994 kthehet nė Londėr ku vetshpallet Sheik.
Konsiderohet si njė nga udhėheqėsit mė tė "fortė dhe karizmatike" tė islamit politik me qendėr ne Europė. Eshtė autor i shumė librave dhe ata qė pėrbėjnė audiencen e tij janė shumica tė rinj, qytetare britanikė qė i pėrkasin brezit tė tretė tė emigranteve myslimanė nė Britaninė e Madhe. Sot sheiku Abu-Hamza gjendet nė shenjestrėn e shėrbimeve skrete Britanike dhe Amerikane pėr marrdhėnie tė dyshimta me Al Kaidan. I kanė ngrirė pasurinė, i kanė sekuestruar pasaportėn e tij britanike dhe i kanė ndaluar tė predikojė nė xhami. Megjitahtė, Imami Abu- Hamza deklaron se "do tė predikojė deri nė ditėn qė do vdesė".
" -Nė Perendim, qė tė gjithė janė tė bindur se pas sulmit mbi Kullat Binjake ne Nju Jork me 11 shtator fshihet Al Kaida dhe Bin Ladeni? Cili ėshtė mendimi juaj.
Nuk i besoj kėto gjera. Ka shumė mundėsi qė tė ketė pasur inflitrim nė radhėt e myslimaneve ose Amerikanet e dinin shume mirė ēfare do tė ndodhte por nuk morėn asnje masė t'a parandalonin sepse u interesonte. Une jam diplomuar inxhinjer ndėrtimesh nė Perendim dhe mund tė them se ėshtė e pamundur qė goditja e nje aeroplani dhe karburanti i tij tė shembė Kullat e Nju Jorkut. Prandaj jam i sigurtė qė amerikanet vendosen eksploziv brenda Kullave qe t'i shėmbinin. Ata qė e bėnė kėtė duhet tė jenė disa qarqe mafioze, tregtarė armėsh dhe sigurisht hebrejte. Nuk flas pėr tė gjithė hebrejte, por pėr sionistėt tė cilėt pėrdorin holokaustin si justifikim qė tė bėjnė holokaust kundėr Palestinezėve. Me tė njėjtėn menyre u planifikuan edhe Kullat Binjake, si njė lloj holokausti qė tė justifikoje holokaustet e vėrteta.
" -Por ju thoni se 11 shtatori ishte njė ndėshkim i Zotit ndaj Amerikės. Nuk e kuptoj si pajtohen kėto dy versione...
Po ėshtė njė ndėshkim i Zotit pavarėsisht se kush e kreu: tregtarėt e armėve dhe sionistėt apo disa myslimanė. Ata qė e bėnė, donin tė mbillnin tmerrin nė shpirtin e njerėzve. Prandaj ėshtė ndėshkim prej Zotit pėr ata qė nuk i binden vullnetit tė tij. Se si Zoti e aplikon kėtė me anė tė njerėzve tė tu apo armiqve tė tu, kjo nuk ka shumė rėndėsi. Sidoqoftė pas 11 shtatorit ėshtė rritur numri i tė konvertuarve nė fenė islame. Nė Perėndim ishte 35 nė ditė dhe pas 11 shtatorit numri ka arritur 65.
" -Cili ėshtė mendimi juaj pėr talebanėt dhe Bin Ladenin?
Talebanet nėse nuk ishin tė mirė duhet t'i permbyste populli i tyre. Sa pėr Bin Ladenin, mendoj se abuzoi me mikpritjen e talibaneve por ėshtė njė muxhahedin shumė i mirė. Ndjek dhe zbaton detyrimet e tij edhe pse ne mendojmė se nė kėtė moment nuk pėrbėnte prioritet pėr myslimanet, qė t'i shpallnin luftė Perendimit. Sepse ne duhet qė pikė sė pari t'i ēlirohemi zgjedhės sė tiranėve nė vendet tona.
" -Nė librat tuaja ju shkruani se do tė vijė njė ditė qė e gjithė bota do tė gjendet nėn ligjin e Allahut dhe tė Sarias. Dhe nė ē'mėnyrė, sipas jush do bėhet kjo?
Kjo ėshtė e sigurtė. Nuk e them unė por Shkrimet e Shenjta.
" -Atėherė ēfarė do bėhet me ata qė nuk duan tė qeverisen nga Sharia?
Seicili do kete mundesi te ruaj menyren e jeteses dhe kulturen e vet, mjafton qe keto mos te jene jo-te-shenjta. Sepse njerezit qe pretendojne se kane per Perendi te tyre lirinė kane shkaterruar planetin tone. Shihni se c'behet me prodhimet gjenetike, me lirine e homoseksualeve dhe me shakterrimin e familjes. Te tilla liri nuk do tė ekzistojne kur Sharia (ligji fundamentalist islamik) ta qeverisė botėn. Dhe as liria qė tė shkruajė kush tė dojė dhe si tė dojė pėr profetėt dhe Perendinė. Liritė e tjera qė nuk bien ndesh me vullnetin e Zotit do tė lejohen.
" -Atėherė, supozoj se ju jeni dakord qe Selman Rashdi tė dėnohet me vdekje....
E predikova diēka tė tille publikisht dhe mė dėrguan nė gjyq dhe me ndaluan qė tė predikoj nė xhami.
" -Fjala demokraci ēfarė do tė thotė pėr ju?
demokracia me menyrėn qė funskionon sot, pėrben njė blasfemi (fyerje tė Zotit). Ēfarė demokracie ėshtė kjo qė i lejon individit me votėn e tij tė votojė pėr ligje qė lejojnė prostitucionin, duke perēmuar kėshtu ligjin e Moisiut, tė Jezuit dhe tė Muhametit. Sigurisht, mund tė zgjedhėsh njerėz qė tė tė qeverisin mė mirė se disa njerėz tė tjerė, por vetėm pasi tė jenė vendosur ligjet e Perendisė, dhe kėta njerėz tė zgjedhur do zbatojne kėto ligje.
" -Megjithatė shumė janė ata qėe e kanė tė vėeshtirė tė kuptojnė se si nė emėr tė Zotit i pritet dora dikujt qė vjedh ose dėnohet me vdekje me goditje me gurė njė grua qė ka seks jashtėmartesor....
Tė tilla denime ekzistojne edhe nė fenė kristiane dhe hebraike. Ē'faj kemi ne, se kėta njerėz harruan fenė e tyre? Le tė marrim p.sh. rastin e atij qe i presin dorėn sepse vjedh. Nese e fut nė burg njė njeri tė tillė pikė sė pari do tė thotė qe nuk i bindesh Zotit qė ka zgjedhur njė mėnyrė tjetėr pėr ndėshkimin e tij. E dyta, duke e futur nė burg ndėshkon familjen dhe fėmijėt e tij. Sepse, ky njeri mban familjen nga ana ekonomike, fėmijet e tij mbeten jetimė dhe gruaja e tij ka edhe ajo dėshira dhe do fillojė tė kėrkojė gjetkė qė t'i kėnaqė ato. Kėshtu, promovohet imoraliteti, shaktėrrimi i familjes dhe kriminaliteti. Pastaj kur burgos dike qė vjedh ai do tė dalė akoma mė hajdut nga burgu, ndėrsa kur i pret dorėn tė gjithė e njohin dhe kėshtu bėhet njė mėsim pėr tė gjithė ata qė duan tė vjedhin. Pėr mė shumė, nė burg ai njeri ka mundėsi tė bėhet homoseksual. Nė fund, ky njeri nė burg do ushqyer, do shpenzime pėr gjyqin etj, dhe tė gjitha kėto duhet t'i paguajė bashkėsia. Nuk e di ne se do t'ju lejojne t'i shkruani kėto qė po ju them. E njejta gje vlen edhe pėr dėnimin me vdekje me goditje me gurė. I njejti dėnim ekziston edhe ne Ungjill. Nje mashkull mund tė ketė sa femra tė dojė dhe nuk shkaktohet ndonje dizekuiliber seksual, ndėrsa kur ndodh e anasjellta atehere pėrhapet degradimi moral dhe sėmundja. Pra ndėshkon dike duke i prerė dorėn sepse dora ėshtė organi qė kreu mekatin, ndėrsa adulteri kryhet me tė gjitha shqisat prandaj s'mbetet rrugė tjetėr veēse zhdukja e kėtij personi prej bashkesisė. Nė ēdo rast feja islame e bėn shumė tė vėshtirė kėtė dėnim sepse duhet tė ekzistojnė katėr dėshmitarė qė tė kenė parė aktin seksual. Dhe ky pėrbėn njė rast shumė tė rrallė.
" -Megjithatė, ekzistojnė shumė myslimanė, ndėrmjet tė cilėve dhe shumė myslimane intelektualė, qė nuk i pranojne aspak keto qe thoni ju...
Ata qė nuk zbatojnė ose nuk bien dakort me kėto ligje nuk mund tė quhen intelektuale por idiotė sepse kujtojnė se janė mė tė zgjuar se ai qė i ka krijuar.
" -Atėherė kur tė fitoje Sharia cfare do behet me keta myslimane?
Kur Sharia do fitojė do ketė shumė pak myslimanė tė tillė.
" -Njė profesor amerikan ka shkruajtur njė libėr me titullin "Konflikti i qytetėrimeve". Ju besoni se ėshtė i pashmangshėm konflikti midis Perendimit dhe botės islame?
Amerika pas Bashkimit Sovjetik kėrkon tė shpik njė armik tė ri. Dhe e ka gjetur kėtė armik te myslimanet e tė gjithė botės. Shikoni se kush bombardon. Ne bombardojme Ameriken apo Amerika na bombardon ne? Me pak fjalė, gjendja ėshtė e tillė qė nuk ka mė vlerė as shprehja "sy pėr sy" por "njė sy pėr njėqind sy". Nė rast se Perendimi na le tė qetė dhe nuk na shtyp e shfrytėzon mė, atėherė nuk do ketė asnjė pėrleshje. Feja islame ėshtė fe paqeje pėr ata qė duan paqen, por fe lufte pėr ata qė duan luftėn. Nėse Perendimi do paqe duhet tė jetė e drejtė.
" -Si do tė reagojnė myslimanet e Europės nė rast se SHBA dhe aleatėt sulmojnė Irakun?
Nuk e besoj se do te ekzistoje ndonje lloj reagimi pėrderisa myslimanet janė akoma shume tė dobėt. Ne myslimanet e Europės sidomos pas 11 shtatorit jemi objekt keqtrajtimi dhe represioni. Nese na trajtojne ashtu siē trajtojnė Palestinezet, pa dyshim do tė reagojmė si ata, me sulme kamikaze dhe ēdo lloj tjetėr mėnyre.
" -Disa thonė se prania e myslimanėve nė Europė do tė krijojė njė " islam europian ". Ju si i vlerėsoni kėto ide?
Myslimanėt janė myslimanė. Te jesh mysliman do tė thotė t'ja dorėzosh vehten tėnde Zotit dhe Ligjit tė Tij. Pra, nuk ka nevojė pėr emra dhe pėrkufizime tė tjera. Mjafton kriteri qė e ndan botėn nė "besimtare" dhe "qafirė". Ky ėshtė edhe kriteri i Hyut.
Krijoni Kontakt