Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131

    Ditėlindja e Muhamedit a.s.

    Ditėlindja e Muhamedit a.s.: 20.03.2008

    Ta perkujtojm ditlindjen e Muhamedit a.s. me lutje dhe me vepra te mira.
    Inshallah dot takohemi ne xhenet.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Nese e meriton dikushe prej njerzve te m`dheje te kesaj bote qe ti festohet ditlindja,ateher padyshim qe me i merituari eshte Muhamedi a.s.

    Paqja dhe meshira e Allahut xh.h qoft mibi Muhamed Mustafan a.s mbi familjen e tije te paster dhe mbi gjithe pasust e tije.
    Te falenderoj o Zote qe e zdrite dynjan ne kete dite kaq te madhe, te falenderoj o Allah qe na dergove ne kete dite Muhamed Mustafan a.s shpres per njerzimin.
    Edhe pse eshte postuar disa her kjo poezi, prap nuk po mundem qe mos ta postoj edhe ne kete teme kete poezi kaq te bukur dhe kaqe te madhe qe e ka shkruar baca Mexhid.

    Selam (PAQ)


    KUSH LINDI SOT?

    L I N D I

    Mėshira e Gjithėsisė-
    Mėshira e Njerėzisė.


    Nė ēastet mė tė errėta tė historisė, nė
    Hixhaz, nė qytetin Meke t'Arabisė, lindi Mėshira e
    Gjithėsisė - Mėshira e Njerėzisė.
    Kush lindi sot?
    Lindi sot krijesa mė e dashur e t'Madhit
    Zot. Lindi mė i madhėruari, mė i merituari, lindi mė i
    lavdėruari.
    Kush lindi sot?
    Lindi ai qė e stolisi jetėn tokėsore me
    Frymėn Hyjnore. Lindi udhėrrėfyesi mė i madh jetės
    njerėzore.
    Kush lindi sot?
    Lindi i dėrguari mė i fundit, por qė
    ishte i pari. Lindi mė bujari, mė i
    pėrkryeri, mė i vyeri.
    Kush lindi sot?
    Lindi mė i besuari, mė i ēmuari, mė i
    dalluari.
    Ai nuk ishte hyjni, ai ishte njeri.
    Ai ishte njeri, sikurse unė e ti. Ai
    ishte sikurse ne, por i veēant nga tė gjithė njerėzit
    mbi kėtė dhe.
    "Ai ishte njeri ndėr njerėz porsi
    xhevahiri midis gurėve."
    Po, sikur thuhet nė njė Fjalė Hyjnore,
    Hadith Kudsi, qė ndritė mė shumė se Dielli, po tė mos
    ishte ai, nuk do tė ishte krijuar as Ademi dhe as Toka
    e Qielli.
    Poeti, Busajriu, shprehet kėshtu:

    "Njerėzit e pėrgjumur,
    Qė jetojnė nė ėndėrra e qetėsi,
    Si mund ta kuptojnė tė Vėrtetėn e Tij…?"

    SHPALLJA HYJNORE

    Kush lindi sot?
    Lindi sot ai qė i Madhi Zot, qė ėshtė
    Krijues, Furnizues, Shpėtues, Burim i Mirėsisė, i
    Bukurisė, i Madhėshtisė e zgjodhi shembull tė
    shkėlqyeshmėrisė, tė pėrsoshmėrisė, vulė e
    pejgamberisė.
    Kush lindi sot?
    Sot lindi ai, qė nė moshėn 40-tė vjeēare, nė
    shpellėn Hira nė "Malin e Dritės" (Xhebel un-Nur),
    filloi t'i zbulohet, pėr krijesat njerėzore, Shpallja
    Hyjnore.
    Kush lindi sot?
    Sot lindi ai, qė fjalėt e para, qė iu zbuluan,
    kishin tė bėnin me diturinė -pėr ta udhėzuar
    njerėzinė.
    Kush lindi sot?
    Sot lindi ai qė tha: "Kėrkoni diturinė edhe
    nėse ėshtė nė Kinė"
    Kush lindi sot?
    Sot lindi ai qė e pėrjetoi Natėn e Miraxhit.
    Miraxhin ruhani, por edhe Miraxhin xhismani – Pra,
    ngritjen shpirtėrore dhe ngritjen trupore. Kjo ėshtė
    rruga qė sjellė fitore…
    Kush lindi sot?
    Sot lindi ai qė tėrė jetėn meditoi, veproi
    dhe luftoi. Por, luftėrat (pėrpjekjet) i quajti:
    el-xhihad ul-esger dhe el- xhihad ul-ekber,
    lufta e vogėl me armikun, pėr tė Vėrtetėn, kurse lufta
    e madhe me epshin, egon, me vetveten.
    Kush lindi sot?
    Sot lindi ai i cili tha se mė e vlefshme ėshtė
    penda e dijetarit sesa gjaku i luftėtarit…
    Sa tė veēanta janė kėto fjalė. Kėto fjalė, si
    edhe shumė fjalė tė tjera, kanė diēka nga ajo Dritė,
    qė ende nuk ėshtė zbehė dhe as qė ka pėr t'u zbehė
    por, qė bota shumė pak po e njeh.
    Sot, bota ka shumė nevojė qė zemrėn ta
    zgjerojė. Ta zgjerojė zemrėn nė masėn e kėsaj zemre.
    Vetėm nė masėn e kėsaj zemre ne do tė kemi
    jetė. Vetėm kjo jetė ėshtė e vėrtetė, sepse ėshtė jetė
    e ndriēuar prej Dritės sė Pashuar.
    Jeta e ndriēuar prej Dritės sė Pashuar ėshtė
    jetė e vėrtetė, ėshtė jetė pa mashtrime, pa zhgėnjime…

    Mjafton qė tė hedhim njė shikim rreth vetes,
    rreth botės, pėr tė parė pėrnjėherė, kudo qė jemi, se
    sa mashtrime, zhgėnjime, dhunime, torturime, krime ka
    kjo ekzistenca jonė nė kėtė botė tė kotė, tė mjerė dhe
    tė pa vlerė…
    Bota, shekull pas shekulli lėviz drejt
    ndryshimeve. Po, megjithė ndryshimet qė janė bėrė, a
    ka pėrparuar njerėzimi? A e njohim ne qėllimin e
    jetės, kuptimin e ekzistencės sonė, rrugėn e sė
    vėrtetės?
    Vlerėsohet se nė pesė mijė vjetėt e fundit nė
    botė kishte 14.500 luftėra dhe nė kėto luftėra tė
    llojllojshme humbėn jetėn rreth tre miliardė e
    gjashtėqind milionė njerėz.
    Nė luftėn e Parė Botėrore (1914-1918) humbėn
    jetėn rreth dhjetė milionė njerėz.
    Nė luftėn e Dytė Botėrore (1939-1945) pėsuan
    rreth pesėdhjetė milionė njerėz…Miliona tė tjerė
    pėsuan mė vonė-deri nė kohėn tonė…
    Pėrse e kujtojmė tė kaluarėn kaq tė
    pėrgjakshme?
    Sepse, siē thoshte Santayana, ata qė nuk e
    kujtojnė tė kaluarėn janė tė dėnuar ta pėrsėrisin. E
    kaluara nuk ėshtė ardhmėri, ajo ėshtė histori. Histori
    e cila po pėrsėritet, herė mė shumė-herė mė pak,
    gjithnjė, me gjak, pothuajse, nė ēdo brezni. Nė ēdo
    brezni shkruhen histori me pėrmbajtje zi e mė zi…!
    E pyetėn Shopenhauerin, ē'ėshtė pėrmbajtja e
    historisė? Ai u pėrgjigj: "Shakatė evropiane".
    "Shakatė evropiane" pėrmes karikaturave u
    pėrpoqėn tė fyejnė Mėshirėn e Gjithėsisė-Mėshirėn e
    Njerėzisė. Pse ndodhi kjo? Sepse askush nuk mund tė
    shoh pėrtej vetvetes. Secili sheh te tė tjerėt, atė qė
    ėshtė nė vetvete…
    Kush lindi sot?
    Sot lindi ai qė ishte i paralajmėruar nė tė
    gjitha Shpalljet Hyjnore, ai qė do t'i sjellė
    njerėzimit tė Vėrtetėn Madhėshtore, Paqėn Botėrore.
    Kush lindi sot?
    Sot lindi dėshmuesi, pėrgėzuesi, qortuesi,
    paralajmėruesi…
    Sot lindi ai qė ishte aq i vendosur, i
    pėsosur, i pėrkryer, ai qė ishte si njė pasqyrė, i
    cili tha:
    "Unė jam si pasqyrė, pasqyroi jo atė qė unė dua,
    por ashtu ēfarė
    je ti, atė e sheh nė mua"
    ēfarė je ti? ēfarė jam unė? ēfarė jemi ne? Kjo
    ka shumė rėndėsi, nė veēanti, pėr ne, nė kėtė Atdhe!
    Faik Bej Konica (1876 - 1942) thoshte:
    "Tė mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do
    tė ishte mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar."
    Kur e pyetėn M. Xhelal ed- Din Rumiun (1207 -
    1273) kush je ti? Ai tha:
    "Unė jam shėrbėtor i tė Madhėrueshmit Kur'an,
    Derisa shpirt kam,
    Unė jam pluhur nėn kėmbėt e Muhammedit alejhi
    selam…"
    Nė Kur'an e Madhėruar, pėr kėtė lindje tė
    bekuar, kėshtu ėshtė shkruar:
    "Vėrtetė! All-llahu dhe engjėjt e Tij e bekojnė
    Pejgamberin. O besimtarė! Bekojeni dhe pėrshėndeteni
    me njė pėrshėndetje tė denjė!"

    (Kur'an, 33:56)
    Amin! Amin!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  3. #3
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Selamu aleikum

    Ta Gezojm e ta festojm te gjith se bashku .
    Emri i tije (muahmed a.s ) mos u harroft kur nga myslimanet.
    FieRaK

  4. #4
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Pershendetje gjithe besimtareve musliman te ketij forumi..
    Urime nga une,

    Sam1r
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  5. #5
    ......???? nga e keni argumentin o ju te mesipermit qe u festoka ditlindja e profetit s a w s
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    a e ka festu Mhuhamedi s.a.v.s. ditlindjen e vet ? nese po ta festojm edhe ne pse jo, nese nuk e ka festu , pse na ta festojm?, apo ndoshta ne dim mamir?. sa kam degju nga muslimanet aj ka lind edhe ne pote njejten dit, e qka po festojm ne ditlundjen apo vdekjen, kujdes!

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkumn we rahmetullah we berekatuhu.All-llahu na udhėzoftė tė gjithėve sepse ne jemi tė paditur,kurse Ai ėshtė i dituri dhe kė don Ai e udhėzon,dhe s'ka kush qė e devijon, kurse atė qė e devijon s'ka kush qė e udhėzon.Ne e lusim All-llahun Xh.Sh.,qė tė na bėjė prej atyrevetė udhėzuarve AMIIIIIIIIIIIIN.Selam alejkum.

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. KUR'ANI:Fjalė e Allahut xh.sh. apo vepėr e Muhamedit a.s.
    Nga Senadi_ul nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 15:50
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Njė miliard musliman nė krah tė Muhammedit a.s
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 14:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •