Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mban pergjegjsi për tragjedin e Gerdecit ?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria

    100 57.14%
  • Firma amerikane

    22 12.57%
  • Gabim njerzor

    53 30.29%
Faqja 14 prej 30 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 297
  1. #131
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Pista e prokurorisë: Katastrofë e qëllimshme
    Hen, 17 Mars 2008
    Flamur Vezaj

    Kryeprokurorja bën publike 4 pistat e hetimit, për tragjedinë e Gërdecit. Dyshime edhe për akt terrorist


    Ina Rama: Dyshime për një veprim kriminal të kryer me dashje, për të fshehur gjurmët e vjedhjeve


    TIRANË- Hetime për një katastrofë të qëllimshme. Hetime për vjedhje të municioneve. Hetime për konkurrencë të pandershme dhe shpërdorim detyre. Hetime për një gabim njerëzor, prej ndonjë pakujdesie apo fërkimi të hekurave të predhës. Të gjitha pistat e mësipërme janë artikuluar dje nga prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, gjatë një konference për shtyp mbi katastrofën e Gradecit. Pasditen e djeshme, Rama doli para mediave, e shoqëruar nga dy drejtuesit e grupit hetimor të tragjedisë, prokurorët Gent Xholi dhe Genci Qano. Sipas kryeprokurores Rama, grupi hetimor ka filluar verifikimet dhe ka ngritur rreth pesë pista hetimi, të cilat po verifikohen dhe hetohen në terren. "Pas hetimeve paraprake, grupi hetimor po heton konkretisht në disa pista hetimi, ndër to, mbi dyshimet nëse e gjithë ngjarja është pasojë e një veprimi kriminal të kryer me dashje",-sqaroi Rama para medias, duke lënë të kuptohet se ekzistojnë dyshimet edhe të kryerjes së një akti-terrorist, për të fshehur gjurmët e ndonjë vjedhjeje të mundshme të barutit, bronzit, bakrit e çelikut, të grumbulluar nga çmontimet e punëtorëve të kësaj fabrike. Në fjalën e saj, prokurorja Rama nënvizoi edhe pistat e tjera të hetimit, si shpërdorimet e detyrës apo konkurrencën e pandershme.


    ***

    "Ndër pistat dyshuese të ngritura nga grupi hetimor është edhe shpërdorimi i detyrës prej ndonjë funksionari të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, apo konkurrenca e pandershme mes firmave, si shkak që mund të ketë shkaktuar ardhjen e pasojës së rëndë. Po verifikohet se sa janë zbatuar rregullat për administrimin dhe ruajtjen e lëndëve plasëse nga të gjitha subjektet që janë aktorë të këtij procesi, duke filluar nga firma shtetërore që merret me shitjen dhe demontimin e municioneve, MEICO, firma amerikane "Southern Ammunition Company" dhe tek firma "Alb-demil" me president Mihal Delijorgjin dhe drejtor kunatin e tij, Dritan Minxholi. Sa janë zbatuar rregullat për ruajtjen fizike të objektit, që ishte marrë përsipër nga firma private e sigurimeve "Vrana Security" si dhe sa janë zbatuar rregullat nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me përzgjedhjen e vendit ku është kryer ky proces"-tha në fjalën e saj prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

    ***

    Në fjalën e saj, kryeprokurorja nuk harroi të përmendë edhe veprimet e kryera nga grupi hetimor që nga momenti i shpërthimit të rreth 3 mijë tonëve eksplozivë deri në daljen e saj publike para mediave. "Sapo prokuroria u vu në dijeni për ngjarjen, grupi hetimor tentoi nëpërmjet prokurorëve të tij të afrohet në vendin e ngjarjes, gjë që rezultoi e pamundur për shkak te rrethanave tashmë të njohura",-tha Rama. Ndërkaq, grupi hetimor, sipas burimeve pranë akuzës, duke parë rrezikshmërinë e zonës ku kishte ndodhur ngjarja, janë tërhequr për t'iu drejtuar dyerve të Spitalit Ushtarak dhe atij të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT-së) në kryeqytet për të marrë dëshmitë e banorëve të zonës dhe punëtorëve të kësaj fabrike që po merrnin mjekimet e nevojshme në këto qendra Spitalore.


    Hetimet në Durrës

    Në qytetin e Durrësit, prokurori i rrethit, Ardian Ndoja, bashkë me një grup prokurorësh e oficerësh të këtij qyteti, deri në orën 2:00 të natës së shtunë duke u gdhirë e diela kanë marrë në pyetje rreth 44 persona në cilësinë e deklaruesve. "Grupi hetimor, i drejtuar nga dy drejtuesit e prokurorisë së Tiranës, menjëherë pas ngjarjes kanë filluar të kryejnë veprimet e para hetimore si në identifikimin e kufomave që gjendeshin në morgun e spitalit ushtarak dhe atij të QSUT-së "Nënë Tereza" prej oficereve të policisë gjyqësore. Pyetjen e rreth 30 personave që kane dijeni për rrethanat e ngjarjes, ku kontakti me ta ka qenë shume i vështire, sepse gjendeshin të shpërndarë nëpër vende të ndryshme dhe ishin shumë të traumatizuar nga ngjarja. Janë sekuestruar një pjesë e konsiderueshme e dokumentacionit në Ministrinë e Mbrojtjes, firmës "Alb-Demil" dhe kontrata mes firmës së fundit dhe kompanisë private të sigurimeve "Vrana Security"-tha prokurorja Rama.


    Hetimet paraprake zbulojnë shkelje të sigurisë dhe kushteve teknike të demontimit


    Hetimi: Shkelje penale për sigurinë në punë


    TIRANË- "Gjatë hetimeve paraprake janë evidentuar shkelje penale, pasi është vërejtur një mungesë e kushteve të punës, një siguri shumë e ulët në kushtet e punës dhe rekrutimin e punëtorëve dhe mbikëqyrjes së këtij reparti ushtarak të privatizuar". Ky është konkluzioni paraprak i nxjerrë nga grupi hetimor i tragjedisë së tre ditëve më parë, por që nuk preferojnë të identifikohen, pasi drejtuesja e Prokurorisë së Përgjithshme, Ina Rama nuk bëri publike asnjë nga detajet e arritura të hetimit duke u mjaftuar vetëm me renditjen e pistave. Sipas këtyre burimeve mësohet se gjatë mbledhjes së dëshmive të të mbijetuarve që punonin në fabrikë kanë treguar kushtet shumë të këqija të sigurisë në punë, e deri të mungesa e kualifikimit të punëtorëve që kryenin çmontimin e predhave dhe fishekëve të armëve të rënda. "Janë kryer disa verifikime të dëshmisë dhe rezulton se ka elementë të veprës penale, "shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë" që parashikon dënimin jo më pak se pesë vjet burg e deri në dhjetë vjet. Gjithashtu, në këto konstatime të kryer nga prokuroria ka rezultuar se ka shkelje edhe në punësimin e paligjshëm të punëtorëve të pasiguruar, që edhe në këtë rast mbështet nga prokuroria në bazën ligjore të nenit 170a ku parashikohet një dënim nga gjoba prej 100 mijë lekë deri në 2 vjet burg. "Janë konstatuar shkelje të sigurisë teknike në punë, mungesës së sigurisë fizike, mungesës së kushteve të ruajtjes së lëndëve shpërthyese dhe marrjen në punë të punëtorëve poshtë moshës 18 vjeç",-thuhet nga burimet e prokurorisë. "Deri tani nuk kemi evidentuar ndonjë minoren të punësuar",-tha dje Ina Rama,gjë që bie ndesh me denoncimet e banorëve të cilët kanë pohuar punësimin e fëmijëve në këtë fabrikë. Gjithashtu, është vërejtur nga grupi hetimor se siguria brenda objektit ka qenë shumë i dobët, pasi reparti ishte rrethuar me llamarina të holla dhe ruajtur me roje private. Po këto burime, konfirmuan se janë evidentuar se ekziston një kontratë mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane, por që kjo e fundit e ka mbaruar kontratën në dhjetor të vitit që lamë pas, duke nënkontraktuar kompaninë shqiptare "Albdemil", të cilët kanë vazhduar punën, duke paguar jo ekspertë, por punëtorë krahu e nxënës që punonin me normë dite nga 500 lekë deri në 1500 lekë.


    Shkon në 44, numri i dëshmive të marra nga prokurorët. Merret në pyetje edhe Pinari i MEICO

    Delijorgji në prokurori: Nuk merresha me punëtorët

    TIRANË- Grupi hetimor, i drejtuar nga drejtuesit e prokurorisë së Tiranës dhe Durrësit deri në orët e vona të natës së kaluar kanë marrë në pyetje mbi 44 persona, në cilësinë e deklaruesve dhe personave që kanë dijeni për ngjarjen. Në mes të të pyeturve, sipas kryeprokurores Ina Rama, janë drejtues të kompanisë shtetërore të MECIO-s, që merren me shitjen dhe blerjen e armëve pranë Ministrisë së Mbrojtjes, drejtues të firmës "Alb-demil", drejtuesit e kompanisë së sigurimeve fizike "Vrana Security" dhe shumë dëshmitarë dhe punëtorë të tjerë. "Janë pyetur drejtuesit teknikë të firmës "Albdemil", Mihal Delijorgji e Dritan Minxholi si dhe specialistë, të cilët me nën kontraktim kanë marrë përsipër procesin e çmontimit të këtyre municioneve",-tha Rama. Ndërkohë, burimet kanë sqaruar se Delijorgji ka shpjeguar të gjitha detajet e kontratës deri në marrjen e punëtorëve në punë, për të cilët është shprehur se nuk ka dijeni që të jenë marrë minorenë në punë, duke shtuar gjithashtu se: "nuk merrej ai me marrjen e punëtorëve në punë". Gjithashtu, nga grupi hetimor janë pyetur edhe drejtuesit e firmës "Vrana Security", e cila kishte marrë përsipër ruajtjen fizike të objektit në të cilin kryhet çmontimi, të cilët kanë shpjeguar se me çfarë masash e ruanin barutin, bronzin, bakrin e çelikun dhe kishte kontroll të punëtorëve në hyrje të fabrikës. Ndërkaq, pasditen e djeshme janë marrë në pyetje drejtuesit dhe specialistët e firmës shtetërore "MEICO", e cila funksion si strukturë pranë Ministrisë së Mbrojtjes. "Është marrë në pyetje edhe drejtori i MEICO-së, Ylli Pinari i cili ka pranuar të japë shpjegime në lidhje me kontratën e firmosur mes tij dhe drejtuesve të kompanisë amerikane, ku ka mohuar të ketë një marrëveshje mes institucionit të MEICO-së dhe firmës "Albdemilit".


    MINISTRI

    Ramaund të kërkojmë dëshminë e Mediut

    TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, gjatë konferencës së mbrëmshme për shtyp nuk përjashtoi mundësinë e marrjes në pyetje edhe të ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Pyetjes së çfarë përgjegjësie ka ministri i Mbrojtjes në të gjithë këtë histori që solli tragjedinë e dhjetëra të vdekurve e të humburve, kryeprokurorja Rama u shpreh se: "nëse gjatë fazës së hetimeve rezulton se është e nevojshme marrja në pyetje e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. ne do kërkojmë pyetjen e tij duke përdorur të gjitha mundësitë që na jep ligji. Ndërsa, sa i përket përgjegjësisë, është herët të drejtojmë gishtin dhe të nxjerrim personat përgjegjës për këtë tragjedi",-tha Rama në mbyllje të fjalës së tij rreth 20 minuta para mediave. F.Vezaj

    Neni 289

    Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë

    Shkaktimi i vdekjes ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, prodhimin, shërbimin, të përcaktuara në ligj, në aktet e Këshillit të Ministrave apo në rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike, të mbrojtjes në punë, të higjienës dhe sigurimit nga zjarri prej personave të ngarkuar me respektimin e rregullave dhe marrjen e masave në zbatim të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

    Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

    Neni 170/a

    Punësimi i paligjshëm

    (Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2) Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 47)

    Punësimi pa regjistrim në organet kompetente ose pa garantuar sigurimin e të punësuarit sipas rregullave, kur është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 10 mijë lekë për çdo rast ose me burgim deri në 1 vit.

    Moskryerja me dashje ose mbulimi i shkeljeve lidhur me punësimin dhe sigurimin social nga persona të ngarkuar me zbatimin dhe kontrollin e dispozitave përkatëse, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me burgim deri në 2 vjet.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #132
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga Eagle Lexo Postimin
    ti mer vlla, e paske mbledh me tenden, dhe kot pyet lart e poshte... fajin pse municioni eshte lart e poshte ne qiell te hapur, e paska popullata civile qe as haberin sia ka ketyre puneve. dmth, nqs ty te japin nje foshnje te perkujdesesh dhe ai rrezohet nga karroca se ti je tuj pi i duhan ne verande, eshte faji i foshnjes bythelevizur dhe jo i yti qe e more persiper te perkujdeseshe nje pasdite...beje vete paralelizmin tani, se qenke dhe prind.

    fajin per masakren e Gerdecit, dhe mos e quani me fatkeqesi se late nam, e ka Shteti, e shteti or ti, eshte sidomos qeveria. te tjerat jane lojra fjalesh.

    Gerdeci iku. U mor vesh ai muhabet, nje doreheqje dhe pas disa ditesh harrohet krejt. mirepo tere fshatrave banoreve nga jugu ne veri u ka hyre data, se i kane shtepite as 150 metra nga pularite e kthyera ne depo municionesh. As me intereson fare ne i shesin a e hane barutin politikanet tane. Me intereson te mos kete asnje jete te rrezikuar ne vendin tim, nga kjo mendjelehtesi dhe ligesi e pushtetit.

    Eshte e turpshme qe Shqiperia ka per minister te pare nje njeri pa kredibilitet moral a politik dhe sidomos me nje nivel inteligjence te mjere. eshte torture te degjosh ndonje fjalim te tij, sepse nuk kuptohet ku nis e ku mbaron.

    Kaq vite demokraci, akoma ska ndonje prej Harvardi a Oksfordi te marre ate karrige. Tragjedia ska brire...
    Per cdo veprim anormal qe bejne shqiptaret...... e kane fajin te gjithe, por jo ata!!!!!!!. kete don te thuash!
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #133
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kryeministri sali berisha eshte kryeshkaku, kryedushku, kryemashtruesi, kryehajduti, kryekasapi, kryesatrapi, kryehajvani, kryekrimineli, kryekomunistri, kryeramizisti, kryepunisti, kryeklepisti, kryefaturisti i fatkeqesive kombetare Shqiptare ...

  4. #134
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Edhe sikur te jete kompania Amerikane qe e ka marre tenderin NUK E KA FAJIN KOMPANIA AMERIKANE. Jo sepse ne na pelqen shume Amerika dhe o burra ti pranojme per cdo gje por si ta paska fajin Amerika ty kur para pak ditesh ne nje varke ku duhet te hypnin jo me shume se 6 vete hypin 20 dhe vdesin trecereku i tyre !!!!!! Kjo tregon qe ai vend NUK KA LIGJE, nuk ekzistojne ligjet dhe sidomos ligjet qe te MBROJNE INDIVIDIN. Kompania Amerikane nese e ka marre e ka NENKONTRAKTUAR. Ajo kompani mund te kete me dhjetra kontrata te tilla dhe eshte gje mese normale qe ka nenkontraktime sepse keshtu funksionon biznesi kudo.

    Faji eshte i joti qe ti nuk i ke percaktuar KUSHTET e PUNES qe Deligjorgji me shoke i shfrytezojne. Do thoni ju, edhe kompania Amerikane duhet ta di si jane kushtet e punes. E di qe cke me te, por prap se prapi ata jane biznesmene si kushdo, dhe fundia fundit e zeme se qellojne Biznesmena xhentellmen(gje qe nuk ben vaki sepse biznesmeni gjithmone shef interesin e vet) 1 here apo 2 here, por 90% te rasteve je ti qe duhet te mbrohesh dhe te kesh klauzola apo ligje te rrepta per puntoret. Fakti eshte qe kjo pune nese e kane marre Amerikanet e kane nenkontraktuar. Qeveria Shqiptare ka mbyllur sy bashke me Mediun, paret qe kan marre kushedi se sa mund te jene dhe lenin gra e femije me 100 euro ne muaj.


    Kjo puna e kompanise Amerikane eshte hap nga Sala se vec ai flet. Jo vetem kjo por arriti debili te thoshte qe eshte "kompani nga shteti amerikan". Nuk eshte e njejta gje "kompani amerikane" me "kompani nga shteti amerikan" saqe u detyrua ambasada e SHBA te jap sqarime. Ky njeri nuk esht normal dhe po na shkaterron interesat kombetare. Me ket tragjedi nese humbet ftesa per ne NATO qe Bush-i me Rice-n kane 2-3 vjet qe e permendin ne cdo takim dipllomatik qe te behet gati futja e Shqiperise do kete vetem nje pergjegjes dhe ai eshte Sali Ram Berisha. Nese populli do ja fali ketij njeriu mungesen e hyrjes ne NATO-s eshte katastrofe.

    Nese nuk e keni gjetur akoma fajtorin ne ket mes vec me i pat syt ne b** ai popull.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 17-03-2008 më 23:34
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #135
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar më parë nga oliver55 Lexo Postimin
    Per cdo veprim anormal qe bejne shqiptaret...... e kane fajin te gjithe, por jo ata!!!!!!!. kete don te thuash!
    ore kupton shqip ti apo ben vete? per cfare veprim anormal te shqiptareve flet ti? ku eshte anormalja e njerezve qe vdiqen ne menyren me absurde? e mijera te tjereve qe humben shtepi e katandi...
    bejri mor troc e thuaj qe ke me shume hallin e nje berishe sesa te nje shqiperie...

    me fal po paske learning dhe understanding disability.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Edhe kanunin e lexova këtu o Zoti im!

    Ecni mor edukohuni me ligj shteti se kanuni ka vdekur. Me të vërtetë habitem dhe pyes a flas me shqiptar apo me ndonjë racë jashtëtokësore?! Njerëz mësohuni një herë të keni durim, t'i shohim faktet nga hetimet që bën shteti, mësohuni të rrespektoni hierarkinë në jetën moderne të këtij shekulli mos jetoni ende në shek.20 ai kaloji.

    Unë sjam shqiptar nga Shqipëria por dhimtën e kam shumë të madhe për këtë tragjedi (jo masakër). Kjo tragjedi është mbarëkombëtare prandaj mos flitni me hamendje kush, si, pse?

    Fajtor janë të gjithë nga pak duke filluar prej fshatarëve të Gërdecit që nuk kanë protestuar për depon e minave aty, e dini çka do të bënin Zvicëranët nëse shohin se shteti dërgon mjete shpërthyese të çfar do lloji në afërsi të tyre? E dini? Jo nuk e dini? Po ju tregoj, zvicëranët do t'i vjernin ata pushtetarë - shkurt. Por, ku është Zvicra ku është Shqipëria? E dini edhe këtë? Jo nuk e dini, po ju tregoj! Zvicra ka traditë mbi 700 vjeçare të shtetit, ndërsa Shqipëria bëri 90 vjet nëpër baltë dhe ende jeni nëpër baltë duke u vrarë e shkatëruar në baza të Kanunit të Lekë Dugagjinit! Po ju jeni të sëmurë mor!

    Opozita aktuale përpara se të kërkon dorëheqje nga z.Berisha, ajo duhet të nxjerrë provë konkrete se ka kërkuar nga qeveria aktuale të mos dislokohen municion që ka përmasa shkatërimi aq të madh në lokacione ku ka banorë, e ka këtë opozita?

    Prandaj them, të gjithë e kanë përgjegjësinë sepse punoni si pula pa kokë, jepni deklarata kuturu, vetëm të thoni diçka! Jeni njerëz pa ndjenja, çfar shqiptarësh jeni mor, mos jeni ju ato të njejtit që me 97 ngitnit 3 gishta në shenjë solidariteti për shkatërimin e Shqipërisë? Ecni mor shporuni se ju jeni dëmi shqiptar.

    Qeveria le të punon, le të vazhdon hetimet, paralel me këtë le të pastron gërmadhat e Gërdecit dhe të fillon pa humbë kohë ndërtimin e fshatit të ri me plan urbanistik modern, ku familjeve të traumatizuara së paku t'ju kthehet dinjiteti duke i kthyer në shtëpitë e tyre. Që ky fshat i ri të bëhet modern, qeverisë personalisht i jap 3 muaj, ndërsa fshatarët le të qëndrojnë aty ku janë tani për këto tre muaj. Nuk vjen në shprehje dorëheqja e qeverisë tani, keni lujtur menç me qëllim apo pa qëllim se di por kështu doni që Shqipëria të mbesë gjithmonë mbrapa tani kur pritet thirja për në NATO. Defenitivisht shoh që opozita shqiptare nuk ka lidhje me politikën, njerëz pa bosht kurizor, të shfrytëzojnë rastin tragjik për poena politik!

    Eh Shqipëri e mjera Shqipëri!
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Modest, nuk e di sa kontakte ke apo ke patur me Shqiperine por po te them se punet ne Shqiperi nuk rjedhin si ne Zvicer.

    Kudo ne bote rrezohen ura, shemben pallate, hidhen ne ere lagje te tera qyteti (Hollande), digjen rafineri nafte e shume aksidente te tilla te cilat jo ralle shoqerohen me tragjedi njerezore apo ekollogjike.

    Ne boten perendimore (ku Shqiperia perpiqet te aderoje) te tilla aksidente shoqerohen, pervec ndihmes humane, me nje hetim te hollesishem te organeve perkatese. Ketu nuk e kam fjalen vetem per organet e drejtesise, por edhe per organet e tjera licensuese, regulluese, ligjvenese egzekutive etj. Secila nga keto dikastere nxjer mesimet e duhura, permiresohet ligji, regullat, zbatimi i tyre ne terren, denohen pergjegjesit kur konstatohen shkelje.

    Mirepo c'ndodh ne Shqiperi? Ne keto 17 vjet tranzicion faji ose ka mbetur jetim, ose ne raste te ralla a ha ndonjeri pa mbeshtetje (pa b_ole i themi ne kendej). Sigurisht qe pala kundershtare politike fillon e bertet fort dhe e shfrytezon situaten per kapital politik. Te njejten gje bejne dhe te menjanuarit nga tenderat perkates me anen e mediave qe zoterojne. Rezultati? Sic e the vete Shqiperia ka 17 vjet ne balte.

    Me c'po shoh edhe tani po veprohet sipas skenareve te njohura.

    - Zonja Topalli e rrethuar nga kamerat dhe fotoreportere jep gjak. Politikane qe u premtojne viktimave qiellin mbi dhe, Vere ketu! Shpenzimet i pagon qeveria (dmth i pagojne taksapagusit shqiptare dhe jo shoqerite e sigurimeve)
    Populizem injorant e primitiv, porse gjithsesi sherben per te treguar vemendje, perkushtim. Mesazhi: Qeveria po ben gjithshka qe mundet. Perkujdesja ndaj popullates eshte prioriteti kryesor tani per tani....... te tjerat sqarohen me vone.
    Sherben edhe per te mbuluar skandalin, qe shoqeria qe operonte nuk ishte e siguruar per demet qe mund te shkaktonte.

    - Behen publike pista te cuditshme. Terrorizem, sabotim apo i hidhet (qofte edhe terthorazi) faji te tjereve SA, SIC. Nuk habitem edhe sikur te dalin edhe te thone qe ne vendngjarje gjetem tesera te PS, LDI apo ketyre partive te tjera qe jane ne opozite. Nuk behen publike kontratat perkatese.
    Bomba tymce i themi ne knej.

    - Hetimet do vazhdojne gjaaaaaaate me arsyetime te tilla si: terren i veshtire, mot i veshtire, prokurori ceshtjes iku per specializim ne USA, deshmitari ka ikur jashte shtetit.
    Synimi: Sa me shume zgjaten ne kohe hetimet aq me shume harrohet ceshtja.

    - Nese hetimet mbarojne ndonjehere, atehere ne raport do lexohen shprehje apo fjale si: gabim njerezor, pergjegjesi turnit, inxhinjeri dhe ndoshta pronari. Rregulli eshte: sa me ulet ne rang aq me shume e ha. Nese nje hajdut shpijash ha disa vite burg, keta qe vrane dhjetera do hane po kaq, por ne dallim nga hajduti shpijave do dalin me heret nga burgu.
    Asnje fjale sdo thuhet per afera korruptive te qarqeve te larta, asgje per kontrollet e munguara nga organet perkatese, asgje per pasurite e dyshimta qe rriten eksponencialisht, asnje rekomandim per te ardhmen.

    Dhe keshtu e kalojme per te arritur te tragjedia tjeter e rradhes. Sigurisht qe kur tragjedia tjeter ndodh, do kujtohemi dhe themi: ore a nuk ndodhi dicka e tille atehere, ketu e aty. Dhe historia perseritet. Ka 17 vjet qe ndodh keshtu.

    Uroj qe kjo tragjedi te sherbeje si pike kthese dhe ky cikel vrastar te marre fund.
    Por druhem se nuk do te ndodhe keshtu.

    Nese asgje nuk ndodh, qeveria ti krijoje kushte punetoreve qe te vazhdojne punen te pakten.
    Ah po, barrakat sjane me.
    Atehere le ti sistemoje te bodrumet e Kryeministrise, ministrise mbrojtjes apo prokurorise. Ku te kete me teper vend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Patrioti : 18-03-2008 më 04:09
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Besoj se ka arritur momenti qe te fillohet te hetohet me force dhe pa asnje paragjykim per te gjetur fajtoret e vertete te kesaj tragjedie.

    Nje kompani amerikane,nje shqiptare dhe vete Ministria e Mbrojtjes.
    Fillojne te valeviten kontrata qe eshte shume e mundur te jene fallso,perndryshe duhet te ishin regjistruar sepse eshte Ministria qe ka punesuar kete firme.
    Perse fadromat e ushtrise gjendeshin ne ate vend.

    Flitej per asgjesimin e municioneve,kur ne te njejten kohe baruti ruhej dhe laheshin predhat,ose me sakte kapsullat.Keto kapsulla mund te perdoren 4-5 here nese trajtohen mire.
    Ku shitej materiali dhe kush eshte ai qe ka perfituar nga ky trafik.Eshte e pamundur qe Ministria e Mbrojtjes,gjen nje vend ku te ndertoje nje fare fabrike qe perdorej per eliminimin e armatimeve,dhe te mos dije çfare ndodh ne ate vend.Ky vend çuditerisht gjendet pak km larg Tiranes,aereoportit dhe portit qe jane pika nevralgjike.Ne te vinin perdite kamiona me armatime nga e gjithe Shqiperia.

    Sistemi i çarmatimit te predhave teknikisht nuk eshte i veshtire nese behet nga duar eksperte,por vdekjeprures dhe katastrofik nese behet nga gra,femije e fshatare.
    Prandaj poshte kesaj tragjedie fshihen shume segrete,shume trafiqe qe nuk duhen eliminuar me thjeshtesi.
    Nuk eshte e vertet qe ne Shqiperi nuk ekzistojne kushtet e sigurise per punetore.Behet vetem aty ku i intereson shtetit dhe punedhenesit.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #139
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    dikur para disa vitesh njera nga estradat e vendit tone jepte nje shfaqje..nje aktor kishte ne dore nje shkrepese ( cakmak ) dhe tentonte ta ndizte por ajo nuk i ndizej.pas cdo tentimi ai thoshte...ah qeveri e poshter..njeri e pyeti se pse thoshte qeveri e poshter..po ja spo me ndizet cakmaku more....

  10. #140
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Fajtor kryesor eshte qeveria,


    Arrestohen 3 nga te shoqeruarit e marre ne pyetje per shkeljet qe kanë çuar në katastrofën e shpërthimit të fabrikës së çmontimit të predhave dhe municioneve në Gërdec. Prokuroria ka firmosur sot urdherarrestet per drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari, administratorin e firmës “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe drejtorin e fabrikës në Gërdec, Dritan Minxholi. Ndaj tyre rendon akuza e moszbatimit te rregullave te sigurise, qe lidhet konkretisht me administrimin, ruajtjen dhe demontimin e municioneve.

    Nderkaq per te shoqeruarin tjeter, administratorin e agjencisë së sigurisë “Vrana Security”, Agim Vrana, organi I akuzes eshte shprehur se nuk jane gjetur ende prova qe te tregojne fajesine e tij. Megjithe arrestimet, prokuroria eshte duke vazhduar hetimet per ngjarjen.

    Tragjedia, arrestohen 3 prej te shoqeruarve

    Prokuroria ka firmosur sot urdherarrestet per drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, administratorin e “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe drejtorin e fabrikes ne Gerdec

    Keto hetime nuk jane perqendruar vetem ne masat e sigurisë dhe kushtete e punës në fabrikë, por dhe ne distancen e sigurisë se objekteve qe mbajne municion, distance e percaktuar me ligj. Objektet që mbajnë municione deri ne 250 ton duhet të jenë të paktën 2.5 km larg zonave të banuara, ndërkohë që në rasin e fabrikës së Gërdecit rezulton se kjo distancë sigurie nuk është zbatuar. Frabrika ndodhej disa dhjetra metra larg banesave, disa qindra metra nga autostrada Tirane- Durres dhe vetem 1 km nga Vora.
    Liberté, égalité, fraternité

Faqja 14 prej 30 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •