Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mban pergjegjsi për tragjedin e Gerdecit ?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria

    100 57.14%
  • Firma amerikane

    22 12.57%
  • Gabim njerzor

    53 30.29%
Faqja 12 prej 30 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 297
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    lajmin e kam dhene qe te shtunen Eagle.

    Delijorgji.

    kaq eshte i vlefshem.

    Dje ne nje emision tek Vision Plus nje ish-ushatarak qe duhet te jete marre me kete pune, kur e pyeten per formen e kerpudhes, qe kishte shperthimi thas qe nje forme e tille, mund te dale vetem nga nje detonim, qe nenkuptonte qe ndofta ka pas shperthim te komanduar

    plus qe atje, ne ate barake prej llamarine, qe kto e quajne fabrike cdo gje ka qene jashte cdo norme te sigurimit teknik dhe e nje karakteri primitiv.

    S'eshte perjashtuar pista e nje sabotazhi, por nese kjo esthe e vertete e ndihmuar nga mendjelehtesia dhe pangishmeria e atyre qe e kishin ne dore te caktonin kete gje, si dhe nga budallaleku i fashtareve te zones.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #112
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    problemi eshte se si duhet te parandalohen tragjedi te tilla,se kur te ndoollin hapi deren i thojn nje fjale!!!
    mendoj se pergjisine ne keto momente te veshtira per banoret e asaj zone,e kane politikanet ne pergjithsi qe nga regjimi i hoxhes ,pasuesit e tyre socialist,si dhe keta qe jane ne pushtet aktualisht!!
    nje pergjisi te malle e e kane dhe disa politikane te pa pergjegjshem apo te pa moral,te cilet me zi presin qe te ndolle nje tragjedi vetem e vetem te perfitojne politikisht dhe kjo eshte paftyresia me e malle!!
    uroj te mos ndollin me tragjedi te tilla!!

  3. #113
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Nuk ka fare rendesi kujt i bie pergjegjesia. Le te merten masa qe nje gje e tille mos te ndodhe me. Po nuk e pesove nuk meson kurre. Qeveria duhet te ngreje rrogen minimale deri ne 200 euro ne muaj dhe te ndaloje punen ne te zeze te padeklaruar. Ne Shqiperi punojne qorrat dhe hane horrat. Vend i prapambetur.

  4. #114
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Fjale me vend, se kush mban pergjegjsi!? nuk dua te hy ne politike por nje gje e di se akoma jemi larg pergjegjsise qe ndodh ne Shqiperi,sepse qe kur ka filluar 2008 ka shume vdekje shume viktima pa as çfare pergjigjesie qe vriten njerzit ne Shqiperi.
    Ne Shqiperi mungon akoma mendja e vaarfer te popullsia sepse pergjigjesi duhet te mbajne gjithe banoret ne Shqiperi qe ndodhin çdo dite nga nje apo me shume viktima per arsye shume te dobeta,Si dhe me ne fund rasti ne Gerdec,sepse edhe banoret e fshatit jane me "faji"e kane dite se aty afer çmontoheshin armet dhe nuk kane protetstuar,pastaj kane faji dhe shteti totalisht si te djathe ashtu edhe te majte,por gabimi me i madhe eshte i shoqerise Shqiptare 17 vjet demokraci turp per Shqoerine Shqiptare turp per ato qe kane zene kolltuqet dhe postet dhe nuk çajne asçfare se si te ndertohet ky vend dhe si te hec perpara ky shtet,nuk mund te ndez televizori sepse dite per dite ka ka nje viktime ne Shqiperi Shqoqeria Shqipetare ka shume pergjigjesi çka ndodh ne ate vend totalisht nuk i prejashtoj asnjerin te gjithe komplet.

    Nuk jemi nje vend i madhe si Kina 1 miljarde banore por nje shte me 3 mij banore ku ka me shume viktima se sa ne Kine.
    Dhimbja me e madhe eshte te femijet e vegjel,sepse ai eshte fryti i nje kombi qe sa po lulezon, ngushellime te gjithe familjeve te viktimave ndaj dhe une bashke me ju ndaj dhimbjen sepse me djegen sepse kam gjak Shqiptari.

    Me nje fjale ZOTI E BEKOFTE SHQIPERINE DHE SHQIPTARET KU DO QE JANE, ME SHUME MENDJE TE SHENDOSHET NE PERGJITHESI.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dibrani2006 : 17-03-2008 më 20:44

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    1
    Padyshim qe pergjegjesine e pare dhe kryesore e kane specialistet e ministrise se mbrojtjes.
    Keta specialiste (ushtarak, inxhinier, jurist etc.) te kesaj ministrie, te cilet kane lejuar me nenshkrimin e tyre kete tragjedi (pa e menduar mire, ose me keq akoma e kane shitur kete nenshkrim), duhet te shkojne ne burg.

    2
    Pergjegjesine e dyte e kane firma amerikane dhe Mihal Delijorgji.
    Si amerikanet ashtu edhe Delijorgji kane operuar jo me papergjegjshmeri, por vetem me energji kriminele.
    Amerikanet eshte mire qe te hidhen ne gjyq ne atdheun e tyre, sepse atje edhe gjoba per te tilla raste (pra dhe perfitimi qe do mund te marrin familjet e demtuara) eshte goxha e madhe.
    Delijorgjit duhet ti konfiskohet komplet pasuria, qe te vihet ne dispozicion te viktimave dhe te rraset ne burg minimumi nja 10 vjet, qe te zene mend edhe te gjithe ata mijra delijorgjerit e tjere.

    3
    Pergjegjesine e trete e kane vete viktimat e kesaj tragjedie.
    Nuk egsiston as nje leter, as nje ankese, as nje peticion as nje proteste e tyre, qe ti drejtohej presidentit, qeverise, mediave, per vdekjen qe po ju sillnin prane shtratit te femijeve.
    Nuk eshte e nevojshme qe te kesh mbaruar akademi ushtarake, per te ditur çfar shkaktojne mijra ton municion 20m, 50m,100m,200m afer shtepise.
    Nuk eshte e nevojshme te kesh mbaruar juridikun per ti shkruar presidentit, kryeministrit, avokatit te popollit, "Fiks Fare", keto dy gisht leter:

    Shume i nerumi Zoti ...

    du me ju njoftu se 50m larg krevatit te kalamajve te mi, Hajria dhe Qazimi bujq pa as ni klas shkoll, po zmontojn per 150 mi lek nmuj te Dali Jorgji, gjyle topi tmdhaja sa alameti. Me bo me pellcit ato, ne fshina ka faqja dheut.
    Ose jani kha e myllni ket qamet, ose un kam me marr kalamajt ene grun, e kam me ardh me fjet mu para presidences ene para kryministris.

    Me shum rrespekte
    ...

    +++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++

    Ndoshta pas kesaj tragjedie ata qe jetojne siper pikave te shitjes se gazit, ngjitur me pikat e karburantit, ne ato pallati ku nuk mberrin dot Zjarrfiksja e te tjera zona me rrezik vdekjeje, do ta ngrene zerin per vete, por ne rradh te pare per jeten e femijeve te tyre.


  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gërdec - të paktën një dorëheqje!

    Eagle,

    lexoje pak c'thote ky Komshiu yt ne Boston, sot tek panorama.


    Gërdec - të paktën një dorëheqje!


    (Vendosur: 17/03/08) Eduard Zaloshnja

    Përgjegjësia numër një e çdo qeverie është sigurimi i jetës së subjekteve që qeveris. Vetëm pasi ka bërë këtë gjë dhe vetëm atëherë, ajo mund të mendojë për sigurimin e një jete më të mirë të tyre. Por a e kanë kaluar këtë test qeveritë shqiptare në 17 vjetët e fundit? Fatkeqësisht, jo. Dhe ç'është më e keqja, deri më sot, asnjë kryeministër apo ministër nuk ka dhënë dorëheqjen kur qeveria ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësisë numër një të saj. Thënë ndryshe, sukseset kanë pasur shumë baballarë, ndërsa dështimet kanë mbetur jetimë.
    Tragjedia e Gërdecit, si dhe ajo e liqenit të Farkës para saj, janë shembujt më të freskët të paaftësisë së qeverisë për sigurimin e jetës së njerëzve. Por në të njëjtën kohë, ato janë edhe një ilustrim i kobshëm i rëndësisë së vogël që ne si shoqëri tregojmë ndaj rregullave më elementare të sigurisë së jetës. Dhe këto dy raste tragjike, për hir të përmasave dhe dramacitetit të tyre, bënë xhiron e botës në televizionet kryesore të globit. Por lajme të tjera mortore, më pak dramatike nga përmasat, mbesin vetëm në qarkun e TV-ve tona. Kështu, për ndjekësit e lajmeve televizive shqiptare, është bërë një ritual i zakonshëm parja e kronikave të aksidenteve automobilistike që ndodhin në rrugët e Shqipërisë. Në fakt, këtë shans të keq ata e kanë pothuajse çdo ditë të vitit. Sepse, sipas statistikave, në Shqipëri, ndodh mesatarisht një aksident në ditë. E përkthyer në një numër të krahasueshëm me vendet e tjera, kjo statistikë do të thotë se në Shqipëri ndodhin 3.5 herë më shumë aksidente për 1000 automjete se në vendet ish-komuniste, e 10 herë më shumë se në Suedi. Dhe ç'është më e keqja, gjysma e aksidenteve automobilistike shqiptare përfundojnë me vdekjen e së paktës një prej viktimave - një rekord i kobshëm evropian ky.
    Po pse në Shqipëri ndodhin kaq shumë aksidente? Arsyeja më thelbësore duhet të jetë mentaliteti fatalist që mbizotëron në shoqërinë shqiptare. "Po ta ketë shkruajtur Zoti, si shpëton dot së keqes," - kjo është shprehja pothuaj standarde që dëgjon sa herë i thuhet dikujt që të tregohet i kujdesshëm në ngjarjen e makinës apo kur i sugjerohet të përdorë rripin e sigurisë. Por a i lë jashtë përgjegjësisë qeveritë shqiptare ky mentalitet fatalist i subjekteve që ato qeverisin? Padyshim që jo. Sepse udhëheqësit duhet të jenë të paktën një hap përpara udhëndjekësve, e jo në një hap me ta.
    Kështu, ministrit të Mbrojtjes nuk i falej që të ecte në një hap me pronarin e firmës që çaktivizonte predhat në Gërdec. Në qoftë se ky i fundit kishte vënë një bast me veten se nuk do ndodhte aksident në atë fabrikën e tij me kushte minimale sigurie, e fare pranë shtëpive të banuara, ministri i Mbrojtjes, nëpërmjet vartësve të tij, duhej t'ia kishte ndërprerë kontratën për sa kohë që kushtet e sigurisë nuk ishin plotësuar 100%. Dhe pyetja është nëse ky dështim në të udhëhequr i ministrit të Mbrojtjes ka të bëjë me paaftësinë e tij për të prirë, apo me ndonjë aferë korruptive ku mund të jetë përzierë. Në rast se e para është e vërtetë, ai duhet patjetër të japë dorëheqjen. Ndërsa për të dytën, i takon Prokurorisë të flasë. Dhe në fakt, sipas një informacioni konfidencial që kam, asaj, së shpejti, ndoshta do i duhet të flasë.
    Informacioni që kam ka të bëjë me një raport investigativ të një gazete shumë të rëndësishme amerikane, i cili pritet të botohet në ditët e ardhshme. Sipas këtij informacioni, raporti do tregojë se ministri i Mbrojtjes Mediu është përzier në një aferë korruptive me pronarin e fabrikës së Gërdecit, aferë që ka të bëjë me një kontratë për municione. Unë s'mund të vë dorën në zjarr për saktësinë absolute të informacionit rreth ekzistencës së raportit, por ama, në qoftë se raporti botohet, mund të vë jo një, por dy duar në zjarr për seriozitetin dhe saktësinë e gazetës që do e botojë atë. Rrallë ka qëlluar që raportet investigative të asaj gazete të kenë qenë gabim, ndërkohë që shpesh ka qëlluar që politikanë të rëndësishëm të kenë dhënë dorëheqjen pas botimit të tyre. Apo më keq akoma, të kenë shkuar në burg.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #117
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po lexoja kete artikull tek TemA. Eshte plotesim i mire per kete teme.


    Fatmir Mediu, përgjegjës ligjor për tragjedinë
    Nga Enton Palushi

    Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është përgjegjës ligjor për tragjedinë e ndodhur në Gërdec, në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave, të miratuar me kërkesë të tij, në mars të vitit 2007 dhe prokuroria duhet të nisë sekuestrimin e dokumenteve dhe kontratave që kanë çuar në këtë tragjedi.

    Zoti Mediu, i cili dha dje dorëheqjen, duke e arsyetuar me përgjegjësi politike, në të vërtetë është promotori i një nisme tepër të rrezikshme, e cila mund t’i kishte kushtuar sot postin kryeministrit të vendit. Në fillim të vitit 2007, ai i ka propozuar qeverisë shqiptare një VKM, në të cilin kërkohej që qeveria shqiptare të prokuronte përmes VKM direkt kompaninë amerikane “Southern Ammunition Company”. Kjo fushatë lobuese e tij, tepër e dyshimtë, pas së cilës mendohet se qëndronin qarqe mafioze të lidhura me pushtetin, u hodh poshtë nga qeveria.

    Kryeministri Berisha nuk ka pranuar pas konsultës me stafin e tij këtë projekt VKM dhe i ka rekomanduar zotit Mediu një VKM tjetër, në të cilën t’i jepej Ministrisë së Mbrojtjes një leje parimore për procedurat e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve luftarake të hequra nga përdorimi. Ky veprim praktikisht e ka nxjerrë sot të larë kryeministrin nga përgjegjësia direkte për këtë tragjedi dhe bën përgjegjës ligjor Fatmir Mediun për gjithë çka ndodhur.

    Në pikën III të kësaj VKM, ku flitet për armët dhe pajisjet e Forcave të Armatosura që do të shiten për skrap, theksohet në paragrafin 2, se procedura e shitjes është me ankand. Në të vërtetë, procedura e lidhjes së kontratës është bërë me prokurim të drejtpërdrejtë. Kjo ndoshta për shkak të përdorimit të Pikës IV të kësaj VKM, ku flitet për “Shitjen, demontimin dhe demilitarizimin e municioneve.”

    Në paragrafin 4 të kësaj pike thuhet se: “Procesi i demilitarizimit e demontimit të kryhet nën mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të Forcave të Armatosura, duke mbajtur regjistrime të hollësishme për regjimin, lëvizjen dhe sasinë e municioneve të dorëzuara dhe të atyre të demontuara dhe demilitarizuara dhe produkteve të tyre pas demontimit dhe demilitarizimit.”

    Interesant po ështu është fakti se në këtë VKM, në të gjitha rastet kur i referohet nevojës për shitje, përdoret fjala ankand. Vetëm në pikën IV të kësaj VKM kjo kërkesë mungon, çka tregon se ka qenë e paramenduar, pasi pika IV i takon procedurës së demontimit dhe demilitarizimit, kontratë që u lidh me kompaninë amerikane. Prokuroria shqiptare duhet ta hetojë me hollësi këtë VKM, e cila për fat të keq nuk gjendet më në faqet zyrtare të Këshillit të Ministrave dhe urojmë që të mos jetë zhdukur dhe nga fletoret zyrtare. Sidoqoftë, prokuroria duhet t’i sekuestrojë ato si dokumente ligjore pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas kësaj VKM, e cila ka pasuar tentativën e dështuar të ish-ministrit Mediu për t’ia kaluar përgjegjësinë kryeministrit, Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse për gjithë procesin e demontimit të këtyre lëndëve plasëse. Kjo e bën zotin Mediu përgjegjës ligjor dhe jo vetëm politik, siç tha dje në konferencën për shtyp.




    Dyshimet për kompaninë amerikane dhe nënkontraktorin shqiptar




    Kompania amerikane “Southern Ammunition Company” mund të mos ketë qenë e interesuara direkte për këtë kontratë. Burime të besueshme të gazetës “TemA” bëjnë të ditur, se nënkontraktori zyrtar shqiptar është personi që ka përdorur profilin e tyre për t’u ofruar për këtë kontratë. Duke mos dashur të cenojmë autoritetin e kësaj kompanie, nga faqja e saj në internet rezulton se ajo ka njëfarë përvoje në çmontimin e fishekëve të pistoletave, por jo predhave të topit që ishin në Gërdec. Fakti që drejtues të kompanisë amerikane nuk kanë qenë kurrë fizikisht në terren për të drejtuar operacionin e çmontimit, por ia kanë besuar gjithçka nënkontraktorit Delijorgjii, do të thotë se kemi të bëjmë më shumë me një ofertë për kompaninë amerikane sesa me një ofertë të saj për Ministrinë e Mbrojtjes. Nga ana tjetër, emri i nënkontraktorit shqiptar është paksa i dyshimtë lidhur me ekskluzivitetet që ka patur dhe ka në Ministrinë e Mbrojtjes. I lidhur ngushtë me shefin e MEICO, drejtorit të përjetshëm të kësaj ndërmarrjeje që mbulon shitje-blerjet e armëve në shtetin shqiptar, ai është bërë pjesë e një skandali ende të pashpërthyer ndërkombëtar për devijim të shitjes së armëve nga Qipro në Afganistan. Ai po ashtu ka qenë i përfolur për disa probleme me tenderin e skrapit për tanket disa vite më parë, kur ministër i Mbrojtjes ishte Pandeli Majko.

    Dyshimet se nënkontraktori shqiptar në fakt është kontraktori real dhe zoti Mediu është i përfshirë personalisht në realizimin e kësaj kontrate, mund të rëndojnë pozitën e tij, nëse hetimet shkojnë në rrugën e duhur. Tentimi i tij që kjo gjë të bëhej me VKM direkt në emër të kësaj kompanie, është një tentim që duhet hetuar seriozisht, duke kontrolluar ndoshta mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku është bërë kjo tentativë. Ajo natyrisht vlen për të kuptuar interesin e tij për lobim ndaj kësaj kompanie. Fakti që dhe pas kësaj procedure formale sërish “Southern Ammonution Company” e fitoi këtë kontratë, na bën të besojmë se lotimi i tij ka qenë i qartë dhe ai vetë ka qenë favoriti i kësaj kontrate. Në relacionin që ka pas dërguar për të mbrojtur VKM që prokuronte direkt “Southern Ammonution Company”, Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se “me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes, u krijua grup pune për të përcaktuar koston e demontimit dhe të demilitarizimit të fishekëve”.

    Më lart e ka vlerësuar këtë kompani si një nga tri kompanitë e vetme në botë që mund ta bëjë këtë çmontim, por të tjerat ishin të pafavorshme, sipas tij, pasi ishin për kalibra të mëdhenj. “Aktualisht, janë tri ndërmarrje me profil ushtarak që mund të trajtojnë municione të kalibrave të mëdha, por nuk trajtojnë municione me kalibër të vogël”, - thuhet në arsyetimin, pse duhej marrë kjo kompani.

    Në fakt, gjëma ndodhi nga kalibrat e mëdhenj. “Southern Ammunition Company”ka nënshkruar nga pronari i saj, Patrick Henry, në dhjetor të vitit 2007 një shtesë kontrate, që përfshin edhe çmontimin e municionit me kalibër të madh. E kontaktuar sërish me këtë informacion, përfaqësuesi i firmës “Southern Ammunition”, pohon se në të njëjtën ditë kjo firmë ia ka kaluar kontratën firmës shqiptare “Alba Demil”. Kjo e bën të qartë faktin se kemi të bëjmë me një pazar paraprak, ku zoti Mediu nuk mund të mos jetë i përfshirë, përderisa ka lobuar hapur për të.




    Mungesa e transparencës nga qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes




    Në gjithë këtë histori ka një mungesë të menduar transparence nga qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes. Por, për dy ditë rresht, asnjë media nuk ka në dorë as VKM e qeverisë që autorizon Ministrinë e Mbrojtjes për këtë çështje, as kontratën e Ministrisë së Mbrojtjes me kompaninë amerikane. Megjithëse po flasin publikisht për transparencë, institucionet shtetërore i kanë kyçur thellë dokumentet, të cilat janë të detyruara me ligj t’i bëjnë publike.




    Mediat ngatërrojnë projektin e DASH me kontraktor kompaninë SAIC, me kompaninë e tragjedisë me emrin SACI




    Ka patur një ngatërresë, duket të qëllimshme, në lidhje me një projekt të asgjësimit të armëve të rënda të realizuar midis Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, i realizuar me ndihmën e kompanisë kontraktore amerikane, SAIC (“Science Applications International”) që filloi zbatimin në maj 2007 dhe përfundoi në dhjetor 2007, me tenderin e fituar me prokurim të drejtpërdrejtë nga kompania amerikane, SAC (“Southern Ammunition Company”), një kompani private.

    Projekti mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane, i realizuar në bashkëpunim me kontraktorin SAIC, ka mundësuar asgjësimin e 2772 tonëve municione detare dhe të aviacionit, 5781 mina detare dhe bomba aviacioni, 307 silurë, 39785 djegore dhe detonatorë, gjithsej mbi 46 mijë artikuj.




    Ambasada amerikane: Bëhet fjalë për një kompani private amerikane




    Edhe ambasada amerikane ka nxituar të bëjë sqarimin në lidhje me ngatërresat që kanë lindur për shkak të emrit të firmës. “Kemi vënë re se disa agjenci lajmesh gabimisht kanë raportuar se në depon ku ndodhi një numër shpërthimesh, më 15 mars ishte në proces një projekt për çmontim të armëve, financuar nga qeveria e SH.B.A. Do të donim të qartësonim se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk e ka ndihmuar Ministrinë e Mbrojtjes për çmontimin e municioneve në këtë bazë magazinimi. Megjithëse qeveria e SH.B.A. ka bashkëpunuar më parë në mënyrë të suksesshme me Ministrinë e Mbrojtjes për një sërë projektesh shkatërrimi armësh, aktualisht nuk ka projekte të tilla të përbashkëta në Shqipëri. Me sa kuptojmë nga një deklaratë qeveritare e datës 15 mars, qeveria e Shqipërisë kishte kontraktuar me një kompani private amerikane, “Southern Ammunition Company”, Inc. (SACI) nga Karolina e Jugut, për të ndihmuar për çmontimin e municioneve në këtë depo. Kontrata nuk financohet nga qeveria e SH.B.A.

    Dëshirojmë të përsërisim shqetësimin dhe ngushëllimet tona për të gjithë personat e prekur nga ky incident tragjik”, - thuhet në deklaratën e ambasadës.




    SAC: Kontrata e dytë i është kaluar firmës shqiptare në të njëjtën ditë




    Përfaqësuesit e firmës amerikane “Southern Ammunition Company” thanë sot, se ata nuk kanë qenë të përfshirë në operacionin e fundit në fshatin Gërdec për çmontimin e municioneve. Të kontaktuar nga “Zëri i Amerikës”, përfaqësues të kësaj kompanie me qendër në Karolinën e Jugut, shpjeguan se kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë ishte lidhur në prill të vitit 2007, për të çmontuar municione të kalibrit të vogël dhe kishte përfunduar në dhjetor të 2007.

    Kontrata, sipas tyre, përfshinte vetëm dhënien e pajisjeve dhe jo transport, ose personel dhe vetëm për çaktivizimin e municionit të kalibrit të vogël. Zyrtarët e firmës thonë, se aktiviteti i tyre është zhvilluar në fshatin Gërdec, aty ku ndodhi shpërthimi i së shtunës. Sipas zyrtarëve të kësaj firme, një operacion i dytë, që filloi në janar të vitit 2008 për çmontimin e municioneve me kalibër të madh, nuk përfshinte kompaninë “Southern Ammunition”.

    Ndërkohë, sipas burimeve nga Shqipëria, ekziston një kontratë e dytë me kompaninë “Southern Ammunition” të nënshkruar nga pronari i saj, Patrick Henry, në dhjetor të vitit 2007, që përfshin edhe çmontimin e municionit me kalibër të madh. E kontaktuar sërish me këtë informacion, përfaqësuesi i firmës “Southern Ammunition”, pohon se në të njëjtën ditë kjo firmë ia ka kaluar kontratën firmës shqiptare “Alba Demil”. Përfaqësuesi nuk pranoi të bënte komente të mëtejshme.




    Kontrata e parë për fishekë, e dyta për predha të kalibrit të lartë




    Ministria e Mbrojtjes ka bërë pas tri ditësh të njohura dy kontratat e lidhura me kompaninë amerikane “Southern Ammunition Company”, e para më datë 6 qershor 2007 dhe e dyta në fund të vitit, më 28 dhjetor 2007.

    Ndërsa në kontratën e parë kompania amerikane merr përsipër të kryejë punën për demontimin dhe demilitarizimin kryesisht të fishekëve deri në 12.7 e 14.5, ashtu siç dhe është deklaruar në sitin zyrtar të kësaj kompanie, ndërsa në kontratën e dytë, të firmosur nga presidenti Patrick C. Henry III, rezulton se kompania do të marrë përsipër demontimin dhe demilitarizimin e armëve mbi 20 mm, deri në 152 mm.

    Në të dy kontratat theksohet se malli do të transportohet nga shitësi, në këtë rast MEICO, në fabrikën industriale të blerësit, që në kontratë përcaktohet se do jetë Gërdeci. Në kontratën e parë theksohet se një pjesë e territorit do të jetë nën kontrollin e një force komanduese të përbashkët, ndërsa në kontratën e dytë theksohet se një pjesë e territorit do të jetë nën kontrollin e shitësit, d.m.th të “MEICO”.

    Por, diferenca e kontratës së parë me atë të dytën vërehet sidomos te termat e sigurisë.

    Në kontratën e parë theksohet qartësisht se SAC do të ndërtojë dhe instalojë të paktën linja demilitarizimi dhe do të ofrojë nga katër deri në dhjetë teknikë amerikanë për të instaluar, mbikëqyrur dhe mirëmbajtur pajisjet. Një gjë e tillë nuk thuhet në kontratën e dytë.

    Në kontratën e parë theksohet se SAC do të punësojë një kompani shqiptare për ekzekutimin e programit në Shqipëri, sipas të gjitha rregullave shqiptare për aktivitet industrial. Por, një gjë e tillë nuk ekziston në kontratën e dytë.

    Ajo që bie në sy në kontratën e parë dhe të dytë është kërkesa që “MEICO” të sigurojë leje për punonjësit që të hyjnë në një zonë ushtarake.


    back | 17.03.2008

  8. #118
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Eagle,

    lexoje pak c'thote ky Komshiu yt ne Boston, sot tek panorama.


    Gërdec - të paktën një dorëheqje!


    (Vendosur: 17/03/08) Eduard Zaloshnja

    Përgjegjësia numër një e çdo qeverie është sigurimi i jetës së subjekteve që qeveris. Vetëm pasi ka bërë këtë gjë dhe vetëm atëherë, ajo mund të mendojë për sigurimin e një jete më të mirë të tyre. Por a e kanë kaluar këtë test qeveritë shqiptare në 17 vjetët e fundit? Fatkeqësisht, jo. Dhe ç'është më e keqja, deri më sot, asnjë kryeministër apo ministër nuk ka dhënë dorëheqjen kur qeveria ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësisë numër një të saj. Thënë ndryshe, sukseset kanë pasur shumë baballarë, ndërsa dështimet kanë mbetur jetimë.
    Tragjedia e Gërdecit, si dhe ajo e liqenit të Farkës para saj, janë shembujt më të freskët të paaftësisë së qeverisë për sigurimin e jetës së njerëzve. Por në të njëjtën kohë, ato janë edhe një ilustrim i kobshëm i rëndësisë së vogël që ne si shoqëri tregojmë ndaj rregullave më elementare të sigurisë së jetës. Dhe këto dy raste tragjike, për hir të përmasave dhe dramacitetit të tyre, bënë xhiron e botës në televizionet kryesore të globit. Por lajme të tjera mortore, më pak dramatike nga përmasat, mbesin vetëm në qarkun e TV-ve tona. Kështu, për ndjekësit e lajmeve televizive shqiptare, është bërë një ritual i zakonshëm parja e kronikave të aksidenteve automobilistike që ndodhin në rrugët e Shqipërisë. Në fakt, këtë shans të keq ata e kanë pothuajse çdo ditë të vitit. Sepse, sipas statistikave, në Shqipëri, ndodh mesatarisht një aksident në ditë. E përkthyer në një numër të krahasueshëm me vendet e tjera, kjo statistikë do të thotë se në Shqipëri ndodhin 3.5 herë më shumë aksidente për 1000 automjete se në vendet ish-komuniste, e 10 herë më shumë se në Suedi. Dhe ç'është më e keqja, gjysma e aksidenteve automobilistike shqiptare përfundojnë me vdekjen e së paktës një prej viktimave - një rekord i kobshëm evropian ky.
    Po pse në Shqipëri ndodhin kaq shumë aksidente? Arsyeja më thelbësore duhet të jetë mentaliteti fatalist që mbizotëron në shoqërinë shqiptare. "Po ta ketë shkruajtur Zoti, si shpëton dot së keqes," - kjo është shprehja pothuaj standarde që dëgjon sa herë i thuhet dikujt që të tregohet i kujdesshëm në ngjarjen e makinës apo kur i sugjerohet të përdorë rripin e sigurisë. Por a i lë jashtë përgjegjësisë qeveritë shqiptare ky mentalitet fatalist i subjekteve që ato qeverisin? Padyshim që jo. Sepse udhëheqësit duhet të jenë të paktën një hap përpara udhëndjekësve, e jo në një hap me ta.
    Kështu, ministrit të Mbrojtjes nuk i falej që të ecte në një hap me pronarin e firmës që çaktivizonte predhat në Gërdec. Në qoftë se ky i fundit kishte vënë një bast me veten se nuk do ndodhte aksident në atë fabrikën e tij me kushte minimale sigurie, e fare pranë shtëpive të banuara, ministri i Mbrojtjes, nëpërmjet vartësve të tij, duhej t'ia kishte ndërprerë kontratën për sa kohë që kushtet e sigurisë nuk ishin plotësuar 100%. Dhe pyetja është nëse ky dështim në të udhëhequr i ministrit të Mbrojtjes ka të bëjë me paaftësinë e tij për të prirë, apo me ndonjë aferë korruptive ku mund të jetë përzierë. Në rast se e para është e vërtetë, ai duhet patjetër të japë dorëheqjen. Ndërsa për të dytën, i takon Prokurorisë të flasë. Dhe në fakt, sipas një informacioni konfidencial që kam, asaj, së shpejti, ndoshta do i duhet të flasë.
    Informacioni që kam ka të bëjë me një raport investigativ të një gazete shumë të rëndësishme amerikane, i cili pritet të botohet në ditët e ardhshme. Sipas këtij informacioni, raporti do tregojë se ministri i Mbrojtjes Mediu është përzier në një aferë korruptive me pronarin e fabrikës së Gërdecit, aferë që ka të bëjë me një kontratë për municione. Unë s'mund të vë dorën në zjarr për saktësinë absolute të informacionit rreth ekzistencës së raportit, por ama, në qoftë se raporti botohet, mund të vë jo një, por dy duar në zjarr për seriozitetin dhe saktësinë e gazetës që do e botojë atë. Rrallë ka qëlluar që raportet investigative të asaj gazete të kenë qenë gabim, ndërkohë që shpesh ka qëlluar që politikanë të rëndësishëm të kenë dhënë dorëheqjen pas botimit të tyre. Apo më keq akoma, të kenë shkuar në burg.

    panorama.
    thanks Xhuxhu. Shkrim shume i mire, kembane per te gjithe politikanet ne shqiperi.
    me thane qe kishte nje bisede ne shqip sot me Ngjelen e ndoken e ca te tjere.. di gje me shume...
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  9. #119
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    dhe Zeri i Amerikes njofton ngjashem:

    Southern Ammunition mohon se ka gisht në çështjen Gërdec

    17-03-2008



    Përfaqësuesit e firmës amerikane “Southern Ammunition Company”, thanë sot se ata nuk kanë qenë të përfshirë në operacionin e fundit në fshatin Gërdec për çmontimin e municioneve.

    Të kontaktuar nga Zëri i Amerikës, përfaqësues të kësaj kompanie me qendër në Karolinën e Jugut, shpjeguan se kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë ishte lidhur në prill të vitit 2007, për të çmontuar municione të kalibrit të vogël dhe kishte përfunduar në dhjetor të 2007.

    Kontrata, sipas tyre, përfshinte vetëm dhënien e pajisjeve dhe jo transport, ose personel, dhe vetëm për çaktivizimin e municionit të kalibrit të vogël.

    Zyrtarët e firmës thonë se aktiviteti i tyre është zhvilluar në fshatin Gërdec, aty ku ndodhi shpërthimi i së shtunës.

    Sipas zyrtarëve të kësaj firme, një operacion i dytë, që filloi në janar të vitit 2008, për çmontimin e municioneve me kalibër të madh, nuk përfshinte kompaninë Southern Ammunition.

    Ndërkohë sipas burimeve nga Shqipëri ekziston një kontratë e dytë me kompaninë Southern Ammunition të nënshkruar nga pronari i saj Patrick Henry në dhjetor të vitit 2007, që përfshin edhe çmontimin e municionit me kalibër të madh.

    E kontaktuar sërish me këtë informacion, përfaqësuesi i firmës Southern Ammunition, pohon se në të njejtën ditë kjo firmë ia ka kaluar kontratën firmës shqiptare Alb Demil. Përfaqësuesi nuk pranoi të bënte komente të mëtejshme. //ii

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Eagle Lexo Postimin
    thanks Xhuxhu. Shkrim shume i mire, kembane per te gjithe politikanet ne shqiperi.
    me thane qe kishte nje bisede ne shqip sot me Ngjelen e ndoken e ca te tjere.. di gje me shume...
    se di c'ka pas shqipi, qe ben politiken e Rames, qe vetem sot doli pas metes te kerkone doreheqjen e Mediut dhe sales.

    por si ngjela si ndoka, jane shoke te mediut.

    ata qe vertete jane te ndershem nga politikanet tane, o i kane nxjerre jashte politike, o i kane dhene nje vend pune, ku s'ju degjohet zeri.

    Por mund te lexosh edhe ketu ne kete link te panorames, per informacione te me tejshme.

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=12235

    ne nje pjese te tij eshte edhe ky pasazh.

    Mediu vinte me eskortë në fabrikë”

    TIRANË - Baki Halili, është nga të vetmit banorë që është rikthyer të shohë ç’ka ndodhur me shtëpinë e tij. Ai beson se në këtë tragjedi, në mos shteti, kanë dorë njerëz të veshur me pushtet. Ai tregon se vazhdimisht në këtë repart shikonte që vinte një fuoristradë me eskortë. “Ishte një fuoristradë, modelin nuk ia mbaj mend sepse nuk i njoh makinat. Ishte në ngjyrë të errët. Një herë e pashë dhe e dallova mirë. Ishte Fatmir Mediu”. Bakiu këmbëngul se personi që ka parë aty ishte ministri aktual i Mbrojtjes Mediu, të cilin pohon se e ka parë shumë herë të vijë në fabrikën e çmontimit dhe shkrirjes së municioneve. “Unë e njoh shumë mirë atë. Madje vinte rreth orës shtatë apo tetë të mbrëmjes dhe futej në fabrikë. Po kështu e kam parë edhe herë të tjera në mëngjes, por më shumë në orët e mbrëmjes”, thotë ai. Bakiu tregon se ka dëgjuar edhe nga njerëz të tjerë që thoshin se e kanë parë shpesh ministrin e Mbrojtjes në fabrikë, i shoqëruar nga njerëz të tjerë të cilët më pas largoheshin me eskortën e tij. “E kisha parë të vinte shpesh të them të drejtën. Ndoshta mund të vinte një herë në javë, një herë në dhjetë ditë apo në dy javë që prej shumë muajsh”. Burri që tashmë ka humbur gjithçka nga pasuria e tij, veç të afërmve apo anëtarëve të familjes që nuk kanë pësuar dëmtime. Shtëpia e tij, e babait e vëllait dhe të kushërinjve, janë kthyer në gërmadha. Shtëpia e tij më e vjetër se të tjerat është bërë njësh me tokën dhe themelet “Nëse do ma kishte thënë njeri në telefon nuk do ta kisha besuar, por kur e pashë vetë ministrin që vinte këtu në fabrikë edhe kohët e fundit s’di ç`të them. Nuk u besoja as syve”. Kështu tregon Bakiu, një burrë rreth të 40 vjeç, që i ka kaluar të gjithë vitet e jetës së tij në këtë fshat. Ai tregon se ka kryer vetë shërbimin ushtarak në këtë repart, në vitet ‘84-‘86, në atë që dikur ka qenë brigadë tankesh. “Aty vinin çdo ditë kamionë të tërë me municion që shkarkoheshin dhe që çmontoheshin. Kush donte mund të shkonte të punonte dhe s’kishe nevojë të trajnoheshe. Pak minuta pasi kishte mbërritur në fabrikë për herë të parë, punëtori niste të çmontonte predhat dhe djegoret”. d.b
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 12 prej 30 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •