Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mban pergjegjsi për tragjedin e Gerdecit ?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria

    100 57.14%
  • Firma amerikane

    22 12.57%
  • Gabim njerzor

    53 30.29%
Faqja 8 prej 30 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 297
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar më parë nga Doc_ERI Lexo Postimin
    Un them se pergjegjesia bie mbi qeverine pasi ne ate lloj pune duhet te futen `Ushtarake` jo persona civil qe nuk e din se ca po bejn kjo esht absurde te fusesh adoleshent ne dicka te till esht krim.
    Vetem ushtaraket duhet te cmontojn bombat dhe municionet jo civil qe nuk din tju paraprijn rreziqeve qe mund tju shkaktohen nga municionet dhe armatimet qe ndodheshin ne ato tunele.Kjo duhet te marre fund njeher e mir dhe qeveria te marri pergjegjesite e veta dhe te ndaloje qe ne te ardhmen te ndodhin tragjedi te tilla,kto kan ndodhur nga pakujdesia por pakujdesi nuk do kishin persona ushtarake te stervitur per situata te tilla,kurse civilet po.
    Jam i ketij mendimi.Por dua te shtoj edhe dicka kush i ka lejuar qe ata njerez qe banonin aty afer te jetonin afer nje depoje me arme.Une per vete si kam lejuar edhe te isha s'do ti lejoja atehere qeveria i ka lejuar.Edhe kjo depo aq me keq qe ka qene isha depo raketash edhe lende per mbushjen e raketave.Do te thot qe ata njerez qe jetonin atje,jetonin ne mes te ndojtjes se ambjentit.

  2. #72
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Ne radhe te pare jap ngushellimet e mia per familjaret qe kane humbur te afermit e tyre ne kete tragjedi. Fjalet tona s'do mund t'ua kthejne te dashurit tuaj, por Zoti i dhente hir dhe i pranofte prane vetes.
    Gjithashtu sherim sa me te shpejte dhe pa pasoja per te lenduarit.

    Te gjithe pyesim se kush mban pergjegjesi per tragjedine e Gerdecit.

    Une mendoj se ka shume fajtore per kete tragjedi. Ne keto momente e kemi shume te lehte t'i drejtojme gishtin X apo Y per t'i fajesuar. Qe te dalin fajtoret duhen analizuar shume faktore, eshte e pamundur te behet nje gje e tille tani, sepse te gjithe jemi te tronditur nga ajo qe kemi pare dhe ato pamje s'na lejojne te jemi objektiv. Gjithmone fajtore e pare per nje tragjedi mbetet "qeveria". Qeveria aktuale ka fajet e veta, ka shume faje, por nuk eshte fajtorja e vetme.

    Ka faj mendja e ndritur qe ka vendosur te ngreje depo municionesh ne vende te populluara. Kohet e fundit Gerdeci u kthye ne depo per mbledhjen dhe asgjesimin e municioneve, vendim plotesisht i gabuar duke pare se gjendet ne nje zone te mbipopullur, ne nje zone ku dhe popullsi te mos kishte eshte mes autostrades dhe duam s'duam ne ka gjithmone levizje. Eshte nje zone qe shtrihet prane aeroportit, larg qofte te bjere ndonje avion jemi prape ne rrezik.

    Ka faj qeveria apo personat e bashkise qe kane dhene leje te ndertohen shtepi prane nje zone kaq te rrezikshme (gjithmone nese ato ndertesa jane te ligjshme). Kane faj dhe banoret e asaj zone dhe jo vetem, kane faj ata njerez qe shkojne e ndertojne banesat e tyre ne vende me rrezik te madh. Ku na çon mushka ne shqiptareve te ngreme shtepine 200 metra larg nje depo plot me municione? Kaq pak e duam jeten tone?

    Ka faj situata e mjeruar qe po kalon populli shqiptar ku femija 10 apo 15 vjeç del e punon mes barutit e mes armeve per te mbajtur familjen me buke.

    Ka faj kush kerkon te pasurohet ne shpatullat e te tjereve duke bere matrapaze me tenderat sikur jeta e njerezve te ishte karamele apo fara luledielli. Ka faj ai qe blen tenderat dhe nuk i krijon punetoreve te tij kushtet me minimale, sigurimin e jetes.

    Kemi faj dhe ne, gjithe populli shqiptar kemi faj, sepse nuk dime te ngreme zerin per asgje, kemi faj sepse dalim e bertasim neper sheshe e neper mitingje per Sali e per Fatos e per Edvin dhe nuk kerkojme buke, pune, siguri. Kemi faj sepse zgjedhim te na udheheqin persona te paafte, persona qe kane si objektiv kryesor te mbushin xhepat e veta dhe te shtojne llogarite bankare, s'e vret njeri mendjen nese ha populli apo jo, nese vdes apo jo.

    Une mendoj se s'duhet te humbim kohe per te gjetur fajtoret, me fajtoret le te merren organet kompetente. Nuk mund ta kthejme kohen pas dhe ta ndalojme kete tragjedi, do te doja shume, çdonjeri prej nesh do te donte, por eshte e pamundur. Ne mund te ndryshojme situaten per dhjetra depo te tjera ne qendra te banuara, mund te ndryshojme situaten per dhjetra pika te shperndarjes se karburantit ne qendra te banuara, per qindra e mijera dyqane qe shesin bombola gazi neper pallate. Mund te bejme shume per te parandaluar tragjedi te tjera. Ka ardhur koha qe politikanet shqiptare, perfshi ketu pozite dhe opozite ne vend qe te vjedhin me thase dhe te sulmojne njeri - tjetrin duhet te mblidhen dhe te gjejne zgjidhjet e duhura, te marrin vendime te menjehershme per te parandaluar tragjedi te tjera.

    A nuk i mjafton ketyre njerezve sa kane vuajtur shqiptaret ne vite, duhet te vazhdojme te vuajme serisht? Eshte per te ardhur turp, sepse ne shqiptaret jemi armiq te vetes sone.
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  3. #73
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Qeveria berisha eshte pergjegjese = qeveri e duarve te pergjakura!

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    atehere asnje piste nuk perjashtohet ne kete tragjedi qe ndodhi por sipas mendimit tim .
    per te mbuluar pislliqet qe kane bere me muni9cione dhe per te xjerre min e mbrojtjese per te fituar pike e donacione kane djegur disa monicoine situatame pas ka degjeneruar ne dhperthimin e madh pra eshte e stisur per mua .
    kaq koencidence qenka intervista e nje nate me pare e min te mbrojtjes dhe te nesermen shperthen reparti ?????????????

  5. #75
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Qeveria, përgjegjëse për katastrofën

    Ish-presidenti Moisiu: është shkelur çdo rregull ushtarak. Meta: Dihen fajtorët

    Vendimi i qeverisë me numër 138, datë 14 mars të vitit të shkuar, detajonte rolin e Ministrisë së Mbrojtjes në procesin e çmontimit të municioneve. Objekti kryesor i tij është trajtimi i armëve, të teknikës, pajisjeve dhe municioneve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi dhe procedurat që zbatohen. Kur armët, teknika, pajisjet e Forcave të Armatosura nuk mund të shiten për qëllime, ushtarake ose joushtarake, ato i nënshtrohen procesit të çmilitarizimit dhe çmontimit dhe të shiten për skrap me ankand. Në paragrafin katër flitet konkretisht për shitjen për çmontim dhe çmilitarizim të municioneve. Ministria e Mbrojtjes, në funksion të reduktimit të stoqeve të vjetruara të municioneve të kalibrit të vogël, të nxjerra nga përdorimi dhe armatimi, mund të realizojë shitje për qëllim çmontimi dhe çmilitarizimi. Ky proces përfshin shitjen e municionit, mbikëqyrjen e procesit të çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve dhe të nënprodukteve, të rrjedhura prej tyre. Komisioni i Miratimit të Çmimeve, në Ministrinë e Mbrojtjes, përcakton çmimin për shitjen e municioneve për çmontim dhe çmilitarizim. Në përcaktimin e çmimit për këtë kategori municionesh, komisioni mban parasysh edhe koston për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve për elementë të tilla, si investimi, kosto faktike e punës së bërë, metoda e përdorur, ndikimi në mjedis etj., si dhe vlerën e nënprodukteve të përfituara nga çmontimi e çmilitarizimi i municionit. Sakaq, procedurat e shitjes së municionit për çmontim dhe çmilitarizim kryhen nga ndërmarrja MEICO në bazë të kontratave. Në lidhjen e kontratave me subjekte të ndryshme të mbahen parasysh: përvoja e ofertuesit në fushën e armatim-municioneve, kapacitetet teknike, lloji i teknologjisë së përdorur në procesin e çmilitarizimit e çmontimit, afatet, ndikimi në mjedis, respektimi i masave të sigurisë gjatë procesit të çmilitarizimit e të çmontimit dhe çmimet e miratuara. Procesi i çmilitarizimit e çmontimit të kryhet nën mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të reparteve të Forcave të Armatosura, duke regjistruar me hollësi të dhëna për regjimin, lëvizjen dhe sasinë e municioneve të dorëzuara dhe të atyre të çmontuara e të çmilitarizuara, si dhe të produkteve të tyre, pas çmontimit dhe çmilitarizimit. Pas heqjes nga armatimi e përdorimi, armët, teknika, pajisjet, municionet dhe lëndët eksplozive të FA u nënshtrohen vlerësimit dhe përcaktimit të çmimit të tyre për shitje. Në Ministrinë e Mbrojtjes, me urdhër të ministrit, krijohet Komisioni i Miratimit të Çmimeve, me ekspertë të fushave përkatëse të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ekspertë të financës, juristë, ekonomistë e të tjerë. Shitja e armëve, teknikës, pajisjeve, municioneve dhe lëndëve eksplozive të FA-së realizohet nëpërmjet ndërmarrjes MEICO.




    "Pronari i fabrikës erdhi në Shqipëri në 2007-ën për të firmosur kontratën e shtyrjes"


    Berisha: Firma, kontratë të rregullt


    Firma amerikane ka një kontratë të rregullt me Ministrinë e Mbrojtjes. Kështu është shprehur dje kreu i qeverisë, Sali Berisha, menjëherë pas deklaratës së drejtuesit të firmës amerikane, i cili u shpreh se kontrata ka përfunduar që më 7 dhjetor 2007. "Pronari i fabrikës ka bërë kërkesë zyrtare për zgjatjen e kontratës dhe ka ardhur direkt nga vendi i tij për të firmosur kontratën e shtyrjes. Pra, sipas autoriteteve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo është absolutisht e pavërtetë, pasi kontrata nuk ka përfunduar. Ka qenë një kontratë e rregullt me kompaninë amerikane", theksoi Berisha. Lidhur me firmën shqiptare nën kontraktuese, kryeministri pohoi se gjithçka do i nënshtrohet hetimit. "Por a është firmë nën kontraktuese, apo janë punëtorë, të cilët i ka trajnuar kompania e huaj, kjo do të sqarohet. Në çdo rast, qoftë kontraktorë, qoftë të punësuar, trajnimi i tyre ka qenë një detyrim i kompanisë së profilizuar në çmontimin e armatimeve. Sipas deklarimeve, trajnimi i punëtorëve është bërë, por, nëse është bëri trajnimi i të gjithë punëtorëve, kjo mbetet çështje hetimi dhe do të hetohet", tha ai. Berisha ka treguar edhe sa ka përfituar shteti shqiptar, duke ia kaluar çmontimin kompanisë së huaj. Nëse çmontimin e bën vet, materialin e përfitojmë ne dhe e shesim me ankand. Në këtë proces, shpenzimet, nëse marrim parasysh donacionet dhe paratë e buxhetit tonë, janë mbi 60 milionë dollarë. Ndërsa në rastin e dhënies së tyre kompanive private, këto të fundit, paguajnë diçka për materialin, por nuk të japin asgjë, e marrin vet materialin. E vërteta është që ligji i parë dhe më kryesor është të çlirohemi sa më parë nga ky material. Ky është imperativi ynë më kryesor", tha ai.

    Moisiu: Janë shkelur të gjitha rregulloret ushtarake


    Ish-kreu i shtetit analizon shkaqet e katastrofës


    Ylli Pata


    Ish-kreu i shtetit shqiptar është shumë i pezmatuar për katastrofën njerëzore që ndodhi në fshatin Gërdec, shumë afër Tiranës. Gjeneral Alfred Moisiu, i cili përveç përvojës së tij si burrë shteti, është dhe një nga ushtarakët më të shquar të vendit, edhe pse rezervohet për një analizë të gjerë të tragjedisë, nuk i kursen fjalët për ngjarjen e rëndë dhe përgjegjësit e saj. Duke folur për "Shqip" nëpërmjet telefonit, ish-presidenti i Republikës deklaron prerë se komenti i parë dhe i qartë i ngjarjes është se janë shkelur të gjitha ligjet dhe rregulloret ushtarake për shkatërrimin e armatimit dhe municioneve. "Unë do të flas më gjatë pas reagimit dhe qetësimit të situatës, por gabimi më i rëndë për mua është se janë shkelur të gjitha rregullat ushtarake për shkatërrimin e municioneve dhe armëve ushtarake", deklaron Moisiu për "Shqip", i cili pyetjes se si duhej vepruar sipas rregullave, i përgjigjet shpejt: "Sipas rregullave, shkatërrimi i municioneve dhe armëve dhe përpunimi i tyre duhet të bëhet jo më pak se 20 km larg zonave të banuara". Më pas, ish-kreu i shtetit shqiptar, i cili shprehet shumë i prekur, por edhe i revoltuar nga ndodhia e kësaj katastrofe me përmasa gjigande, i referohet shkrimeve në media, ku është shkruar për kontratat e Ministrisë së Mbrojtjes me kompanitë për të kontraktuar shkatërrimin e municioneve dhe armatimit. Sipas Moisiut, e gjithë kjo që ka ndodhur e ka emrin "papërgjegjshmëri", të cilin një nga ushtarakët më të shquar shqiptar e cilëson të rëndë, sepse nuk janë zbatuar rregullat përkatëse, të cilat sidomos në fushën ushtarake, e aq më keq për armatimin, janë strikte dhe kërkojnë zbatimin me fanatizëm të tyre. "Gjithçka është bërë me një mendjelehtësi të pashoqe. Duhet të merremi me ata që kanë qëllime të mbara dhe jo qëllime të mbrapshta", tha për "Shqip" ish-presidenti i Republikës, i cili drejtoi shtetin shqiptar për pesë vjet rresht, por që ka një përvojë shumë të gjatë në poste të larta, si ministër dhe zv.ministër i Mbrojtjes.

    Gjeneral Moisiu nuk e pranon edhe justifikimin që po bëhet nga autoritetet shtetërore, sipas të cilave kemi të bëjmë me një rrezik të madh siç janë shkatërrimi i sasisë së pafund të municioneve që Shqipëria trashëgon nga regjimi komunist. "Këto justifikime janë pavend, bota zbërthen të gjitha armët dhe municionet. Me teknologjinë e sotme po zbërthehen madje edhe armët bërthamore. Këto janë gjëra normale në industrinë ushtarake, prandaj të mos frikësojmë njerëzit dhe t‘i demonizojmë gjërat", thekson për "Shqip", ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ai bën të ditur se po e ndjek situatën me vëmendje dhe po shikon se cili do të jetë reagimi i shtetit shqiptar. Administrimi i armatimit dhe shkatërrimi i tyre është vërtet një çështje shumë me përgjegjshmëri, për të cilën ministria mund të këshillohet me njerëzit më të shquar të saj, të cilët kanë dhënë prova se i kanë shërbyer shtetit me devotshmëri.


    Ilir Meta: Faji bie mbi qeverinë "Berisha"


    "Nuk duhet ta fshehim kokën si struci, pasi përgjegjësia kryesore i takon qeverisë, i takon Kryeministrit Berisha". Kjo ishte deklarata e djeshme e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Sipas ish-kryeministrit duket qartë edhe nga informimi që kanë edhe mediat se Kryeministri ka qenë në dijeni të një vendimi për të realizuar këtë lloj aktiviteti pikërisht në një zonë shumë të koncentruar me banorë. "Kështu unë mendoj se këtu duhet të fillojë përgjegjësia kryesore dhe i takon atij që të ketë përgjegjshmëri të paktën në këtë rast", theksoi Meta. Ish-kryeministri shton se kjo është një tragjedi që të gjithë duhet të reflektojnë, të nxjerrin përgjegjësitë edhe të të tjerëve, por përgjegjësitë kryesore Berisha duhet t‘i marrë vetë. Ai kërkoi nga qeveria që të rrisë shkallën e transparencës për atë që ka ndodhur dhe në radhë të parë pasojat e saj njerëzore. "Pasojat e dëmeve materiale janë shumë të mëdha, njerëzit kanë humbur pronat e tyre, që në pjesën më të madhe janë të pariparueshme, që do të thotë se këto familje me të ardhurat e tyre nuk kanë mundësi t‘i riparojnë këto dëme", nënvizoi Meta. Ndaj qeveria, shtoi ai, përveç shpejtësisë për të pasur realisht nën kontroll situatën, sepse nuk kemi ende një bilanc të qartë për numrin e viktimave, numrin e të humburve dhe për shkallën e dëmtimit të këtyre shtëpive, ajo duhet të rakordojë një projekt të veçantë për riparimin dhe kompensimin e këtyre familjeve. Kreu i LSI-së, këmbënguli se qeveria duhet të kërkojë edhe një ndihmë ndërkombëtare për këtë tragjedi në radhë të parë nga OKB-ja, Bashkimi Evropian dhe të gjitha vendet e tjera. Kryetari i LSI-së ka përshëndetur në mënyrë të veçantë përkushtimin dhe pasqyrimin korrekt të mediave nga vendngjarja, duke krijuar një transparencë që i mungoi qeverisë shqiptare për të gjithë atë tragjedi që përfshiu dje popullin shqiptar. Pas vizitës në Spitalin Ushtarak, Meta, së bashku me drejtuesit e tjerë të LSI-së, ka shkuar në fshatin Gërdec, në vendngjarje, ku ka vizituar banorë të këtij fshati, të afërm dhe familjarë të njerëzve të humbur, si dhe Forcat e Armatosura në detyrë.


    Shqip

  6. #76
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Firma amerikane qe lejon punesimin e minoreneve ne nje minier me rezikshmeri te lart. qeveria ka fain qe nuk ka derguar dike te bej kontroll per puntoret qe jan aty, a jan te stervitur apo kap e fut ne pun sikur po transportojn mjell buke !
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Mua dy jane gjerat qe me bejne te uleras pas kesaj tragjedie.

    1) Si ka mundesi qe nje fabrike e tille per eliminimin e armeve ushtarake te vendoset ne nje zone te banuar? E njejta pyetje ju be Mediut dhe ky me paturpesine me te madhe tha qe territori na qenkesh populluar me vone nga banoret sepse aty dikur paskesh qene repart ushtarak. Sigurisht me "me vone", ministri ka parasysh "pas 90", por fabrika u ndertua vetem para nje viti, kur vendosja e ketyre njerezve kishte me teper se nje dekade qe ishte bere fakt i kryer. Per intuiten time, mjafton nje justifikimi i tille qesharak, qe e nxjerr ministrin ne nivelin e nje struci qe fut koken ne rere, per te provuar fajesine/pergjegjsine e tij. Nje tjeter justifikim idiot, "me te njejten firme beme dhe pastrimin e bregdetit e spatem probleme" thote Mediu. Po pse o tutkun, duhet te gezohemi e te festojme qe spatem probleme? Tragjedi te tilla mjaftojne te ndodhin njehere dhe kane efekt shkaterrues, e pergjegjsia e jote si perfaqsuesi ne fjale i shtetit eshte qe ti parandalosh cdo here jo vetem njehere.

    2) Personeli qe punonte ne nje fabrike te tille a kishte apo jo trajnimin dhe formimin e duhur, apo ne perpjekje per te maksimizuar fitimin, firma punesonte katundare te zones (dhe gra e femije kemi lexuar rendom keto dy dite)? Dyshimet shtohen kur perflitet emra qe kane pas me perpara probleme dhe precedente me drejtesine.

    Ne kete mesele duket se ka aq shume hallka e detaje per tju hakerryer. Por shteti nuk mund e nuk duhet te luaje vetem rolin e ngushelluesit pas tragjedise. Shteti eshte ne rradhe te pare te parandaloje keto tragjedi. Vetem pas mundeson sigurine e jetes se njerezve, mund te mendoje per rritjen e cilesise se jetes se tyre. E ne kete qark, shteti yne "demokratik" vazhdon te deshtoje ne menyre spektakolare per 17 vjet me rradhe. Nje rruge perurohet deri 10 here, ne perurim te punimeve, ne gjysem te rruges, para mbikalimit, pas mbikalimit, etj. etj. Vetem tragjedite si gjithmone mbesin jetime. Deri diku mund te hiqet paralele me aksidentet ne rruge. Sado tragjik, nga jetet e humbura, aksidenti i Gerdecit eshte i barazvlefshem me aksidentet rrugore te nje jave ne prag te vitit te ri. Por sigurisht, ato duke mos nxjerre aq flake e tym e buje, harrohen me lehte, dhe shteti e ka shume me te lehte te mos e vrase mendjen fare sesi ti parandaloje.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #78
    QEVERIA-QEVERIA-QEVERIA dhe prap Qeveria...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe xhenjeri alfred moisi.. eshte fajtor per tragjedine..
    kjo punishte c'armu.tezimi.. ka filluar kur ai ishte president..

    fajtori kryesor eshte mediu sepse nuk jeton me situaten..

    kastro zisua me kohe e paska pikasur mediun ne sheraton me delijorgjin..

    te dalin keto lidhje..

    PS po feston bashk me ilir gjinush skender meten.. por nuk i dihet mund te dali dhe dora e tyre ne kete tragjedi..

    Berisha nuk diti te meritoje votat e 3 korrikasve..

    kuptohet qe kjo tragjedi hap rrugen per marrjen e pushtetit nga treshja edvin Meto gjinushi.. te cilet pas kesaj do ta mbajne pushtetin nja 50 vjet..

    nuk eshte koicidence qe gerdeci ndodh kete vit te 100 vjetrot te enverit..

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    PS po feston bashk me ilir gjinush skender meten.. por nuk i dihet mund te dali dhe dora e tyre ne kete tragjedi..
    more brari qysh tallesh me tragjedit qe po e perciellin Kombin Shqiptar
    ti ende tallesh me ato qfar ngjau ne Shqiperi 97
    ti ende tallesh me Shqiptaret e Kosoves qka perjetuan ne vitet e luftes 98-99
    tani prap e shfrytzon ket tragjedin e fundit per tu tall
    shife se si ta zen goja te thuash se ka shqiptar apo parti qe e feston ket tragjedi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 8 prej 30 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •