Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mban pergjegjsi për tragjedin e Gerdecit ?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria

    100 57.14%
  • Firma amerikane

    22 12.57%
  • Gabim njerzor

    53 30.29%
Faqja 0 prej 30 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 297
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e ANDI_
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Vendndodhja
    Aty ku ben ftote
    Postime
    55

    Kush mban përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit?

    Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë sondazh për të mësuar se kë fajësoni ju për tragjedinë e Gërdecit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-03-2008 më 19:43
    Bye Bye Serbia

  2. #-8
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Postime
    437

    Kush mban përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit?

    Kush mendoni qe mban pergjegjsi per këtë tragjedi ?

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ne ende spo e kuptojm se si erdhi deri te explodimi.. kishte qen mire te presim edhe disa dite qe ta dim sakt kush ishte fajtori..se tani vetem lodhemi kot..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #-6
    Burrels Forever. Maska e Doc_ERI
    Anëtarësuar
    22-06-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    249
    Un them se pergjegjesia bie mbi qeverine pasi ne ate lloj pune duhet te futen `Ushtarake` jo persona civil qe nuk e din se ca po bejn kjo esht absurde te fusesh adoleshent ne dicka te till esht krim.
    Vetem ushtaraket duhet te cmontojn bombat dhe municionet jo civil qe nuk din tju paraprijn rreziqeve qe mund tju shkaktohen nga municionet dhe armatimet qe ndodheshin ne ato tunele.Kjo duhet te marre fund njeher e mir dhe qeveria te marri pergjegjesite e veta dhe te ndaloje qe ne te ardhmen te ndodhin tragjedi te tilla,kto kan ndodhur nga pakujdesia por pakujdesi nuk do kishin persona ushtarake te stervitur per situata te tilla,kurse civilet po.
    If My Heart Could Talk,You Would See How Much I Love You.

  5. #-5
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Mendoj se eshte teper heret per te dhene nje mendim te plote mbi pergjigjesine ne tragjedine e Gredecit! Hetimet qe do zhvillohen, mbase do nxjerrin ne drite shkaqet qe rezultuan ne kete tragjedi. Eshte natyre e jona njerzore qe per gjithcka qe ndodh te kerkojme e te fajesojme dike, por per momentin thjesht do uroja kurim sa me te shpejte te lenduarve dhe sa me pak viktima.

    __________________________________________________ ______________

    Nga ana tjeter....

    Aktivitete te tilla si cmontimi i armeve dhe i lendeve shperthyese qe kane potenical kaq te larte rrezikshmerie nuk duhet te zhvillohen kurresesi prane zonave te banuara. Ka Shqiperia zona plot ku as dhite e egra nuk shkelin.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  6. #-4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Postime
    1

    pershendetje

    Jam E Sigurte Se Per Kete Tragjedi Eshte Fajtore Qeveria Shqiptare Qe Kurre Nuk Eshte Perpjekur Ne Ndihme Te Shtetasve . Por Gjithmone Ka Pare Interesat Personale . Ka Me Krim Dhe Turp Per Ne Si Shqipater Te Vuajme Akoma Nga Kjo Situate Jemi 2008.

  7. #-3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ende sdihet shkaku i kesaj tragjedie, por mund te japim secili mendimet tona se si mund te kete ndodhur.

    Une personalisht mendoj se ka qene nje gabim njerezor, ska te bej as qeveria me kete pune e as firma amerikane, sipas mendimit tim ishte nje gabim njerezor qe u kushtoi jeten disa personave dhe lendim disa tjereve.

  8. #-2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    cfirm amerikane more
    aty punonte mihal delijorgji nje ish i burgosur per pislliqe i cili kohet e fundit shihej shpesh ne sheraton me fatmir mediun e shkelzen berishen

    kujt do ja kerkoni gabimin njerezor atyre puntorve te patrajnuar qe kompania i merte nga rruga e i paguante me 10,000 lek te vjetra diten???

    kesaj historie do i dalin shpejt lakrat

  9. #-1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    shekulli

    IRANË- Tragjedia e djeshme në Gërdec të Vorës, ka deri tani një fajtor: kushtet e këqija të punës dhe mungesa e sigurisë. Fillimisht u propagandua nga qeveria shqiptare se çmontimi i predhave të ushtrisë në këtë vend po kryhej nga një kompani amerikane dhe ishte projekt amerikan. Në këtë mënyrë, qeveria u mundua që t’i jepte pak siguri njerëzve por pas tragjedisë vetë Ambasada Amerikane në Tiranë konfirmoi se nuk ka asnjë projekt apo kompani të SHBA-së që po merret me këtë punë. Më pas, ishin burimet e Ministrisë së Mbrojtjes që shpjeguan se nënkontraktor është një firmë shqiptare, e cila ka si pronar Mihal Delijorgjin.

    ***

    Vetë kryeministri shqiptar Sali Berisha konfirmoi dje se çmontimi i predhave të ushtrisë po bëhej nga një kompani amerikane. Madje ai pohoi edhe emrin e saj, “Southern Ammonition”. Por një kontroll i thjeshtë në faqen e internetit të kësaj kompanie tregon se ajo është e specializuar në çmontimin dhe prodhimin e fishekëve të pistoletave dhe pushkëve të ndryshme, por jo të predhave të kalibrit të madh të ushtrisë shqiptare. Më pas, ishte radha e Ambasadës Amerikane në Tiranë që të mohonte çdo lidhje të firmave të SHBA-së me këtë çështje. “Nuk ka asnjë firmë amerikane që po merret me çmontimin e predhave në Shqipëri. Ky nuk është një projekt i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne nuk kemi asnjë lidhje”,- pohuan burimet zyrtare të Ambasadës. Edhe vetë punonjësit që janë marrë me çmontimin e predhave, por edhe të afërmit e tyre në fshat, nuk kanë qenë të sigurt nëse bëhej fjalë për një firmë amerikane apo jo. Ata kanë shpjeguar se fillimisht aty janë paraqitur disa shtetas amerikanë, në rolin e ekspertëve. Por ata nuk kanë bërë trajnime për punëtorët. E vetmja gjë që kanë bërë ekspertët amerikanë, ka qenë të këshillojnë punëtorët që të mos pinin cigare pranë barutit.

    ***

    Burime nga Ministria e Mbrojtjes pohuan dje për “Shekullin” se firma që po bën çmontimin e predhave është shqiptare dhe pronari i saj është Mihal Delijorgji. Ata u shprehën të bindur se kjo është firma e vetme që po merret me çmontimin e predhave. Vetë Mihal Delijorgji ka shpjeguar dje disa detaje mbi procesin e çmontimit të predhave dhe shpërthimin e ndodhur. “Kanë qenë rreth 3 mijë ton municione të prodhimit kinez të vitit 1960-‘65. Bëhet fjalë për predha të kalibrit 105-150 milimetër. Zjarri ka filluar fillimisht rreth orës 12.00 dhe pas 10 minutash ka ndodhur shpërthimi i madh. Kjo kohë është shfrytëzuar nga punëtorët për t’u larguar nga reparti. Brenda fabrikës kanë qenë rreth 80 punëtorë që po bënin pushimin e drekës. Ata janë strehuar në godina dykatëshe dhe kanë marrë vetëm plagë të lehta e djegie. Shpërthimi ka qenë në lartësi e jo në gjerësi”,- ka pohuar dje Mihal Delijorgji.

  10. #0
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tragjedia, nga një gabim njerëzor

    Shpërthimet zinxhir nga ndezja e pirgjeve të barutit


    Ka qenë ndezja aksidentale e pirgjeve të barutit të grumbulluara gjatë zbrazjes së gëzhojave ajo që ka shkaktuar eksplozionin fillestar, i cili i ka dhënë jetë më pas një zinxhiri të pambarimtë shpërthimesh. Është ky skenari që përshkruan një ekspert ushtarak shumë pranë skuadrave të specializuara që operojnë prej kohësh në sektorin e shkatërrimit të municioneve.

    Ndërkohë, eksplozionet masive që pasuan kanë ndodhur për shkak të përqendrimit të sasive të konsiderueshme të predhave të magazinuara shumë pranë njëra-tjetrës.

    Skenar që, sipas burimit, i cili preferon të flasë në kushtet e anonimatit, bëhet i pranueshëm edhe po t‘i referohemi rrjedhës së ngjarjeve të treguara me kalimin e orëve nga dëshmitarët okularë: fillimisht u panë flakë zjarri të pasuara nga disa krisma jo shumë të forta, të cilat, pas rreth 15 minutash, u shoqëruan nga një shpërthimi gjigant, që i hodhi njerëzit që ndodheshin aty pranë deri 7-8 metra larg. "Baruti i zi, me të cilin janë mbushur predhat e artilerisë - vazhdon eksperti - gjatë djegies arrin temperatura deri 3 mijë gradë Celsius, gjë që mund të ketë krijuar edhe kushtet për nisjen e eksplozioneve zinxhir, duke tejnxehur mbushjet e municioneve".

    Përkundrejt asaj që mendohet gjerësisht, sidomos duke iu referuar përmasave veçanërisht të mëdha të shpërthimeve, sipas ekspertit municioni i magazinuar në depot e Gërdecit ishte i llojit të konsideruar me rrezikshmëri të ulët. Në pjesën dërrmuese bëhet fjalë për predha artilerie të kalibrave të ndryshëm, që nisin nga kalibrat 37, 57, 85, 100 dhe maksimumi 152 milimetrash. Eksperti përjashton çdo lloj mundësie për ekzistencën në depo të armëve me mbushje të mëdha eksplozive. Sqaron se materialet luftarake me rrezikshmëri të lartë, si bomba aviacioni, mina nënujore dhe silurë janë asgjësuar falë një projekti nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes më 15 dhjetor të vitit të shkuar.

    Ka qenë sasia shumë e madhe e tyre dhe magazinimi nëpër depo sipërfaqësore dhe jo në tunele të posaçme që i dha të tilla përmasa shpërthimit. Përveç vendndodhjes mbi terren, është shkelur çdo standard i mundshëm i ruajtjes dhe magazinimit të materialeve të tilla, duke lejuar ndërtimin e godinave civile në afërsi të zonës. Një tjetër faktor që e ka bërë më të pranishëm këtë rrezik është edhe lloji i municionit dhe sidomos koha e gjatë e qëndrimit të tij në magazina e depo ushtarake. Në pjesën dërrmuese bëhet fjalë për predha kineze e ruse të prodhuara në harkun kohor 1960-1965.

    Çfarë mund ta ketë shkaktuar shkëndijën fillestare? Me shumë gjasa një gabim njerëzor, shpjegon eksperti, i cili mund të vijë edhe si pasojë e një cigareje të vetme të ndezur. Një rrezik tjetër shumë i madh është edhe prania e rrjeteve elektrike në ambientet ku bëhet çmontimi i predhave dhe zbrazja nga baruti. Nga ana tjetër përjashton çdo mundësi që këto materiale të rrezikshme të jenë trajtuar nga duar jo eksperte, siç u raportua nga disa media, sipas të cilave në fabrikën e demontimit punonin gra e fëmijë. "Në të vërtetë, kompani të këtij lloji pjesën më të madhe të të punësuarve e kanë afruar nga radhët e ish- ushtarakëve, të gjithë specialistë të fushës së armatimit, madje disa syresh edhe me grada të larta, si kapitenë e majorë".

    Për ekspertin, tragjedia e fshatit Gërdec mund të jetë shkaktuar nga një skenar shumë i përafërt me atë të ngjarjes së 6 majit të vitit 2006 në Dhëmblan të Tepelenës, ku për shkak të shpërthimit të shkaktuar nga një pakujdesi mbetën të vdekur specialistët Ardian Hana e Namik Gjolena dhe u plagosën tre kolegë të tjerë.



    Shqip

Faqja 0 prej 30 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •