Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mban pergjegjsi për tragjedin e Gerdecit ?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria

    100 57.14%
  • Firma amerikane

    22 12.57%
  • Gabim njerzor

    53 30.29%
Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 297
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    „NEW YORK TIMES”: SKANDALI I FURNIZIMIT ME ARMË TË USHTRISË AFGANE, NËN MBROJTJEN AMERIKANE

    Perktheu: Orjeta Zhupa Gazeta “SHEKULLI”

    Gazeta ndërkombëtare New York Times ka publikuar sot një raport prej 13 faqesh mbi skemën e furnizimit me armë të ushtrisë Afgane nga Shqipëria.
    Më poshtë do të publikojmë të plotë këtë raport, mbi të cilin kanë investiguar 7 gazetarë të kësaj gazete.

    Shpërthimi i një depoje armatimi në Shqipëri, u bë shkas për të hedhur dritë mbi problemet e municioneve dhe skemën e furnizimit të ushtrisë afgane.

    Që prej vitit 2006, kur kryengritjet afgane u intensifikuan, qeveria Afgane u bë e varur nga ushtria amerikane, dhe mbështetja u dha më shumë në luftën kundër Al Qaedas dhe Talebanëve.

    Por për të armatosur forcat Afgane, të cilat kanë qenë edhe udhëheqësit e kësaj lufte, ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e një kompanie të udhëhequr nga një 22-vjeçar.

    Me një kontratë nga SHBA, të vlefshme 300 milionë dollarë, kompania AEY Inc., e cila operon e paregjistruar në një zyrë në Miami Beach, u bë furnitori kryesor i ushtrisë afgane dhe forcave të policisë.

    Që atëherë, kompania ka furnizuar municion që është shumë i vjetër, mbi 40 vjet, dhe i demontuar nëpër arka. Municioni është vëzhguar nga vetë gazetarët e New York Times ndërkohë që është konfirmuar edhe në intervistat me zyrtarë Amerikanë dhe Afganë.

    Shumica e municioneve ka ardhur nga rezervat e vjetra të bllokut komunist, dhe është konsideruar e pasigurt dhe e pavlefshme nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga NATO. Për ta asgjësuar këtë municion të rrezikshem per jeten e njerzve, janë vënë në dispozicion miliona dollarë.

    Në blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar gjithashtu me ndërmjetës dhe një kompani demontimi, që në listën e rezervës federale rezulton si kompani ilegale e lidhur me trafikimin e armëve.

    Për më tepër, miliona nga këto pushkë dhe armatime janë prodhuar në Kinë, duke e qenë kështu të ndaluara sipas ligjit amerikan. Presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, është rregjistruar fshehtaz në një bisedë që tregon qartë korrupsionin në blerjen e më shumë se 100 milionë armatimeve në Shqipëri.

    Këtë javë, pas hetimeve mbi performancën e kompanisë AEY nga ‘The Times’, Ushtria mënjanoi kompaninë nga çdo lloj kontrate federale, dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar duke thënë se armët ishin Hungareze dhe jo kineze.

    Z. Diveroli, i kapur me telefon në një intervistë, tha se ai nuk kishte dijeni për këtë ngjarje.

    Problemet me municionin ishin evidente në vende si Nawa, Afganistan, një vend afër kufirit me Pakistanin, ku një zv/kolonel Afgan bëri ekspertizën e arkave me fishekë dhe armatime. Menjëherë pasi municioni kishte arritur atje, arkat shpërthyen dhe municioni doli jashtë duke zbuluar se ishte me të vërtetë municion i prodhuar në Kinë në vitin 1966.

    “Ky ishte municioni që ata na jepnin për të luftuar” – tha koloneli, Amanuddin, i cili si shumë të tjerë afganë ka vetëm një emër. “Ky municion na bëri të shqetësoheshim, pasi ishte shumë i vjetër, dhe municioni pas shumë dekadave bëhet më pak i fuqishëm, dhe shumë më pak i sigurtë.

    AEY është një kompani mbrojtjeje e panjohur më parë, e cila ka lulëzuar që prej vitit 2003, kur Pentagoni mori vendimin të shpenzojë miliarda dollarë për të trajnuar dhe dërguar forca në Afganistan dhe Irak. Është një kompani e dalë nga errësira dhe duket se është një sukses i pashembullt i administratës së Bush-it, dhe strategjisë së tij së luftës.


    Duke hetuar mbi të kaluarën e kompanisë AEY, nëpërmjet intervistave të bëra në shumë vende të botës, duke investiguar mbi shumë dokumeta konfidencialë qeveritarë dhe duke ekzaminuar një pjesë të municionit, u bë e qartë se ‘Ushtria’ nën presionin e lartë të Pentagonit për të furnizuar trupat afgane me municion, lejoi një kompani të pakonsoliduar të futej në botën e errët të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Kjo kompani arriti të futej lehtësisht në këtë treg me ndihmën e Pentagonit, me një kontratë të shkruar shumë të paqartë me pak kufizime.

    Pas pezullimit të punës, AEY është nën investigim nga Departamenti i Mbrojtjes dhe nga forcat e Imigrimit, rreth cilësisë dhe origjinës së municioneve që ajo furnizonte, si dhe për korrupsion e tregti të jashtëligjshme.

    Z. Diveroli në një intervistë të shkurtër telefonike, hodhi poshtë zërat për mashtrime: “Unë e di se kompania ime bën çdo gjë shumë mirë”- tha ai.

    Ai gjithashtu sugjeroi që aktiviteti i tij të mos bëhej objekt publik. “AEY është duke punuar nën një projekt të Departamentit të Mbrojtjes. Unë nuk dua të flas për detajet” – tha ai.

    Pyetjet në drejtim të tij, ai ja dha një avokati, Hy Shapiro, i cili ktheu këtë përgjigje me e-mail: “Ndërkohë që AEY po punon me shumë intensitet për të përmbushur detyrimet që ka sipas kontratës me Ushtrinë Amerikane, drejtuesit nuk kanë kohë për tu ulur në diskutime për detaje”.

    Si pjesë e pezullimit të punës në kompaninë AEY, as Z. Diveroli as kompania e tij nuk mund të marrin më përsipër punë nga shteti federal, derisa të zgjidhen lidhjet e saj me Ushtrinë e USA.

    Por atij mund ti lejohet të furnizojë municionin që ka në kontratë për Afganistanin, sipas një ligji ndërkombëtar të ushtrisë.

    Nga ana tjetër, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili la detyrën e tij si ministër pas shpërthimit të depos, nuk pranon korrupsionin në shitjen e armëve.


    NJË KOMPANI E VOGËL AMERIKANE NDËRTON NJË BIZNES GLOBAL

    Një djalosh i ri, 25- vjeçar, David M. Packouz, ishte zv/president në kompaninë AEY, dhe është licencuar si masazhit.

    Në muajin Janar, komandot amerikane në Kabul, të shqetësuar nga municionet e pasigurta që sillte për ta AEY, kanë kontaktuar ‘Army’s Rock Island Arsenal”, në Illinois, dhe kërkuan përfundimin e kontratës me AEY. Komandot që shërbenin në ‘Army Sustainment Command,’ pasi u takuan me përfaqësues të AEY në fund të Shkurtit, thanë se kishin kërkuar të ulnin sasinë e municioneve që vinin për në luftë, për shkak të standardit që ato kishin.


    Por menjëherë pas takimit, AEY dërgon një tjetër anije me të paktën 1 milionë fishekë në Afganistan. Koloneli David G. Johnson, nga departamenti i sigurisë, tha se armatimi ishte jashtë standardit dhe shumë i papërshtatshëm për luftim. “Ne nuk jemi të kënaqur nga mënyra se si ai municion u soll këtu” – tha kolonel Johnson.

    Shumë zyrtarë thanë se problemi mund të ishte shmangur nëse Ushtria amerikane do të kishte bërë një kontratë të qartë për kontraktonin.

    Dokumentet publikë tregojnë se kontratat e AEY-së që prej vitit 2004 kanë qenë të vlefshme më shumë se 1 e treta miliardë dollarë. Z. Diveroli vendosi vlerë më të lartë; ai deklaroi se arrin të fitojë më shumë se 200 milionë dollarë në këtë biznes çdo vit.


    Shumë oficerë të lartë dhe zyrtarë të qeverisë, të cilët duhet të mbeten anonim për shkak të investigimit, kanë bërë të qartë se si Z. Diveroli dhe një grup njerëzish të papjekur, të cilët nuk i kanë arritur as të 20-tat, dhe pa mbaruar asnjë shërbim ushtarak apo shkollë të ngjashme, futen në një biznes të tillë me përmasa qeveritare.

    “Shumica prej nesh ngrejnë pyetjen, Si ja kanë arritur të futen në këtë biznes?”- tha një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.


    NJË KOMPANI AMBICIOZE

    Kryengritjet e rebelëve Afganë alarmuan Pentagonin në vitin 2006, dhe njësia Amerikane që trajnon dhe mbështet forcat Afgane kërkoi një sasi shumë të madhe municioni tek Komanda e logjistikës së Ushtrisë.

    Porosia ishte për 53 tipe të ndryshme municionesh: karabina, pistoleta, fishekë, granata dore, raketa, plumba shotgani, murtajë, tanke e shumë të tjera. Si fillim forcat afgane kanë përdorur armë të prodhuara në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të thoshte se shumica e municionit nga lista e paraqitur duhej të blihej diku jashtë nëpër botë.


    AEY ishte një nga 10 kompanitë që ka dhënë ofertën për tu futur në këtë biznes në fund të shtatorit 2006, dhe pikërisht në fund të afatit kohor të fendosur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.


    Michael Diveroli, i jati i Efraimit, ka themeluar kompaninë në vitin 1999, kur Efraim ishte vetëm 13 vjeç. Për disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal dhe Michael Diveroli, ishte i vetmi punonjës i kompanisë AEY.


    Në vitin 2004, AEY fut në skenë Efraim Diverolin, në atë kohë vetëm 18 vjeç, si oficer me 1% të aksioneve.


    I riu Diveroli me një eksperiencë të vogël pune në municione kishte punuar më parë në një kompani në Los Angeles, Botach Tactical, e cila merrej me furnizimin me armë të ushtrisë, dhe që ishte nën pronësinë e xhaxhait të tij, Bar- Kochba Botach.


    Z. Diveroli ndërpreu intervistën kur u pyet për Botach Tactical. Ndërkohë Z. Botach, në një intervistë telefonike, tha se të dy si Michaeli dhe Efraim Diveroli kishin punuar pak kohë për të, por më vonë duke parë intensitetin e kontratave qeveritare për furnizimin me armë, me fillimin e luftës, ata themeluan kompaninë e tyre dhe u ndanë më vete.


    “Ata më lanë dhe morën te kompania e tyre edhe një pjesë të klientëve të mi” – tha ai. “Ata sigurisht që thanë: Pse duhet të punojmë për Botach? Kur mund ta bëjmë vet këtë punë”.


    Kur Efraim Diveroli u bë pjesë e AEY-së, filloi të bëhej shumë agresiv për të kapur kontratat e qeverisë amerikane.


    Ai fitoi 126 000 dollarë për furnizimin me municione dhe materiale të Forcave Speciale; të Departamentit të Energjisë, të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit; për Administratën e Sigurisë dhe Departamentin e Shtetit.


    Në vitin 2005, kur Z. Diveroli u bë president i AEY-së, në moshën 19 vjeçare, kompania bënte oferta në të gjitha agjencitë qeveritare për të furnizuar me armë, helmeta, boma, bateri për makinat X-ray- për ndihmat amerikane në Pakistan, Bolivi dhe kudo tjetër.
    Koloneli i moshuar Amanuddin ka survejuar municionin kinez të vjetër 42 –vjeçar që furnizonte AEY në Afganistan.

    Kjo kompani ka furnizuar gjithashtu ushtarët amerikanë në Irak, biznes i vlefshëm 5.7 milionë dollarë.

    Dy zyrtarë amerikanë të përfshinë në kontratën e Bagdatit thanë se AEY krijoi menjëherë një reputacion të keq. “Ata nuk ishin të besueshëm, dhe sillnin municion shumë të rrezikshëm”- tha njëri prej tyre, i cili kërkoi që emri i tij të mbahej anonim, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me reporterët.

    Nga ajo kohë, presionet kanë arritur deri te jeta e Efraim Diverolit. Në nëntor 2005, një grua e re mori një urdhër për mbrojtjen e tij në “Dade Country Circuit Court”.

    Gruaja në fakt nuk u paraqit në gjyq, dhe lidhjet e saj me Diverolin asnjëherë nuk ecën. Por në letrat e gjyqit, gruaja tha se pasi marrdhëniet e saj me Z. Diveroli u mbyllën, ajo kishte marrë disa mesazhe kërcënuese.


    Sipas të dhënave, sjellja e tij ndaj kësaj gruaje ishte shumë arrogante. “Herën e parë kur kanë pasur një debat ballë për ballë, ai e ka shtyrë dhe hedhur në dysheme dhe i ka kërkuar të mos ikë”. Herë të tjera, sipas saj, Z. Diveroli erdhi në shtëpinë e saj nën efektin e pijes, dhe ka goditur dyer e dritare”.


    GRUAJA KA DEKLARUAR NË GJYKATË SE SJELLJA E TIJ E KA FRIKËSUAR DHE SE NUK DUHEJ ANASHKALUAR NGA POLICIA


    Z. Diveroli foli me shumë bindje në gjyqin e sigurisë. “Unë jam Presidenti dhe i vetmi punonjës zyrtar i biznesit tim” – shkruajti ai në gjyqin e datës 8 Dhjetor, 2005. “Biznesi im është i një rëndësie të madhe për vendin pasi unë jam i licencuar nga Mbrojtja e SHBA-së, për të mbështetur luftën kundër terrorizmit në Irak, dhe po bëj ç’është e mundur për të furnizuar trupat me armatime dhe paisje luftarake”.


    Vështirësitë e Z. Diveroli filluan kur AEY po përpiqej të fitonte kontratën më të madhe qeveritare të bërë ndonjëherë.


    Në 26 nëntor 2006, policia e Miami Beach është thirrur në godinën e tij për të zgjidhur një keqkuptim midis tij dhe të dashurës. Sipas raportit të policisë, ai e ka kërcënuar atë “e ka zhveshur dhe i ka kërkuar të dilte jashtë”.


    Dëshmitarët kanë thënë në polici se Z. Diveroli e ka zvarritur atë më pas nga korridori në apartamentin e tij. Policia e gjeti gruan duke qarë; por ajo para policisë tha se Diveroli nuk e kishte zvarritur, kështu që ai nuk u dënua për këtë.


    Në datën 21 dhjetor, 2006, policia është njoftuar prapë për të shkuar në shtëpinëe tij pasi Z. Diveroli dhe zv/presidenti i AEY-s, David M. Packouz, ishin duke u grindur me rojen e parkingut.


    Sipas policisë, sherri filloi pasi roja refuzoi ti jepte Z. Diveroli çelsat e tij dhe Z. Diveroli hyri në garazh për ti marrë ato me forcë. Një dëshmitar tha se Z. Diveroli dhe Z. Packouz të dy kanë qëlluar mbi rojen; policia kishte fotografuar burrin, mbi të cilin dukeshin qartë shenja dhune në kurriz dhe në fytyrën e tij.


    Kur policia kërkoi Z. Diveroli, ata panë se patenta e tij ishte me moshë 4 vjet më të madhe, dhe kjo me synimin për të blerë alkool, pasi mosha e tij ishte minoren. Ditlindja e tij ishte një ditë më parë.


    “Mua nuk më duhet më kjo patentë” – tha ai në polici. “Tani jam 21 vjeç”.

    Z. Diveroli është akuzuar për prapësira, krime, agresivitet dhe fallcifikim dokumentesh.

    Akuzat e tij e vunë biznesin e tij në rrezik. Z. Diveroli kishte një licencë me SHBA-në, e cila duhej për punën e tij. Me një akuzë për krim, licenca mund të anullohej.

    (Z. Packouz gjithashtu ishte i mbushur me akuza, por më vonë ato u hodhën poshtë; ai refuzoi të intervistohej për këtë. Për të shmangur ndonjë kundërshti në raportim, Z. Diveroli u fut në një qendër rehabilitimi në Maj 2007, gjë që e shpëtoi atë nga gjyqi).

    Një i afërm pagoi Z. Diveroli për 1000 dollarë si garanci pasi kontrata e tij për furnizimin me armë të Afganistanit për konkretizohej.

    Që të pranohej, sipas ligjit kompania duhej të ishte një “kontraktor i përgjegjshëm”, dhe për këtë duhej të bëheshin ekzaminimet financiare, të kishte kapacitete transporti, një background të pastër në përputhje me ligjin dhe të ishte kompani serioze.

    Një javë pasi i afërmi pagoi garancinë, ‘Banc of America Investment Services’ në Miami lëshoi për Z. Diveroli një letër ku vërtetohej se kompania e tij kishte para ‘cash’ të mjaftueshme për të blerë municione me sasi të madhe. U tha se AEY kishte në llogari 5,469,668.95 dollarë.

    AEY e fitoi kontratën në Janar 2007. Të pyetur pse zgjodhën AEY, Komanda e Ushtrisë u përgjigj me shkrim se: “Oferta e AEY ishte më e mira për qeverinë”.


    ARMATIMET E BLLOKUT LINDOR

    Si Ushtria Amerikane (Army) ashtu edhe AEY i kanë mbajtur sekret blerjet e municioneve. Ata e kanë quajtur një çështje konfidenciale, dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion se ku blihej municioni, për çfarë çmimi dhe sasie.

    Por faktet e dhëna nga një zyrtar hidhnin dyshime mbi performancën e kompanisë, si kompani që merrej me trafikimin e armëve në Europë. Raporti tregonte se AEY merrte armë nga rezervat e armëve në bllokun lindor, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Republikën Ceke, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë.

    Armatimi ripaketohej në mënyrë që të mos dukej si i vjetër. Disa ishin me cilësi më të mirë, por kishte të tjera që ishin jashtë përdorimit.

    Kontrata që kishte bërë Ushtria Amerikane (Army) me AEY nuk kishte përcaktuar qartë dallimin midis llojeve të municioneve.

    Kur SHBA ose NATO blejnë municione për nevojat e tyre, përcaktojnë qartë edhe standardet që duhet të ketë municioni përfshirë prodhimin, paketimin, ruajtjen, testimin dhe transportin.

    Standardet janë të ndara sipas armatimeve pasi ka municione që prishen. Me kalimin e kohës, armatimet dhe eksplozivët degradojnë, dhe pjesa e jashtme merr ngjyrë tjetër. Kushtet e mjedisit – lagështia, ndryshimi i temperaturës, lëkundjet etj – përshpejtojnë ndryshkjen duke i bërë municionet më pak të sigurta.

    Rregullat e NATO-s kërkojnë që municioni të testohet vazhdimisht gjatë jetës së tij; dhe test rregjistrohet.

    Për fishekët e pushkëve, testimi fillon që në moshën 10 vjeçare, sipas Peter Courney –Green, shef i municioneve në Zyrën e NATO-s.

    Bashkimi Sovjetik, i cili ka përcaktuar municionin që ka blerë AEY, ka zhvilluar të njëjtat testime, të cilat janë akoma në përdorim. Por kur Ushtria amerikane (Army) shkruajti kontratën për Afganistanin, nuk mori parasysh as standardet e NATO-s as ato të Rusisë. Në kontratë është shkruar vetëm se municionet duhet të jenë ‘të fortë dhe rezistentë në të gjitha njësitë pa kualifikim”.

    Se çfarë do të thotë kjo nuk mund të përcaktohet. Një zyrat në Komandën Mbështetëse të Ushtrisë (Army) tha se municionet ishin për armë të huaja, dhe e rëndësishme ishte që fishekët të futeshin në armë.

    “Nuk është kërkuar asnjë testim, dhe nuk ka limit vjetërsie” – tha Michael Hutchison, drejtori i komandos për blerjen. “Përderisa municioni nuk është për inventarin e SHBA-së, Ushtria (Army) nuk ka pse kërkon standarde cilësie apo paketimi për këtë municion” .

    Kur blihej ky municion, Z. Hutchison tha se, Ushtria kufizohej nga standardet që vinte “klienti”- dmth njësia e Ushtrisë në Afganistan. Dhe sipas tij, “klienti” nuk kishte vënë as kritere vjetërsie as testime për municionin.

    Me këto standarde të paqarta në dorë, AEY e kishte rrugën të hapur. Stacioni i parë ishte Shqipëria, një shtet i pakalueshëm gjatë kohëve sovjetike, që tani kërkon ti bashkohet NATO-s. Në Shqipëri ka sasira të mëdha stoku municionesh, të prodhuara nga Kina në vitin 1960-1970.

    Cilësia e rezervave të armatimeve ndyshon shumë, tha William D. G Hunt, një oficer britanik tashmë i dalë në pension, i cili ka pasur në ngarkim të gjithë armatimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë nga viti 1998 deri në vitin 2002. Sipas tij të paktën 90% e rezervave në Shqipëri janë më shumë se 40 vjeçare.

    “Nëse do të kërkohej një raport unë dyshoj se shumica e municionit do të ishte jashtë standardit” – tha ai.

    Kjo firmë e vogël amerikane e cila u fut në këtë biznes global nuk kaloi pa probleme për Shqipërinë, kur depua shpërtheu në afërsi të Tiranës, duke vrarë të paktën 23 persona, plagosur 300 të tjerë dhe duke shkatërruar qindra shtëpi.


    Para se kontraktorët eUshtrisë Amerikane filluan të blejnë nga këto depo, municionet Shqiptare ishin në listën e asgjësimit nga NATO dhe Perëndimi. Gjatë vitit2007, SHBA ka kontribuar me 2 milionë dollarë për të asgjësuar armët e kalibrit të vogël dhe 2,000 ton municione shqiptare, sipas Departamentit Amerikan të shtetit.

    Një Program i NATO-s që përfundoi në fund të vitit të kaluar, kishte në plan shkatërrimin e armëve në 16 vende lindore. Ajo ka dhënë 10 milionë dollarë për të shkatërruar 8700 ton municion të vjetruar. SHBA kontribuoi gjithashtu me 500 000 dollarë në këtë program. Midis armëve të shkatërruara ishin 104 milionë fishekë 7.62 milimetëra, që janë ekzaktësisht municionet që AEY bleu nga Shqipëria.

    Shqipëria ofroi shitjen e 10 milionë fishkëve të prodhuar para vitit 1950. Pas testeve, një përfaqësues i AEY mori 1000 fishekë për ti asgjësuar. Kjo sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisë së eksportit në kohën e shitjes.

    Sipas të dhënave, AEY bleu më shumë se 100 milionë fishekë me urdhrin e Pentagonit. Municioni sipas listës së paketimit daton në vitin 1960.

    Kompania kontraktoi gjithashtu një biznesmen lokal me emrin Kosta Trebicka, për të hequr municionin nga arkat e vjetruara prej druri dhe duke i vendosur në kuti metali hermetike- sipas standardit ushtark të paketimit që mbron municionet nga lagështia dhe plasja, si dhe lehtëson transportin.

    KANE RAPORTUAR:

    C. J Chivers raportoi nga Nawa, Afganistan, Russia dhe Ukraina; Eric Shmitt raporton nga Washington dhe Miami Beach; dhe Nicholas Wood nga Tirana. Nw raportim ka kontribuar dhe Alain Delaqueriere dhe Margot Williams nga New York, James Glanz nga Baghdad, dhe Stefanos Evripidou nga Qipro.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #282
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    sali berisha mban pergjegjesi per ngjarjen e Gerdecit qe mori dhjetra jete njerezish, qe lendoi me plage zjarri qindra, qe shkaktoi trauma aq te renda ne jeten e mijra e mijra njerezve.

    djali i tij kishte kontakte me te interesuarit e veprimtarise se Gerdecit ...

    baxhanaku (viktime) i tij ishte "kontrollori" ne vend i veprimtarise gerdeciane ...

    jane punesuar deri edhe femije ... te pa kualifikuar ... per nje kothere paguar ...

    ministria e mbrojtjes eshte pjese e administrates qe kryson sali berisha ...


    askush nuk e akuzon ate se i ka vene shkrepsen gerdecit, por ajo veprimtari eshte rjedhoje e aferave dhe e babezitjes se sali berishes, jo vetem per pushtet sa me absolut, por edhe per nje pasurim kriminal te pakrahasuar ...

    lojen qe ai ben me akuza nga te kater anet, perfshi edhe median vendase dhe ate nderkombetare, tregon se ai eshte i inkriminuar, dhe kerkon me çdo kusht te "mbijetoje" ne baze te skemave qe ai ka perdorur me sukses ne te kaluaren me fatos nano e kompani ... dhe perdor karta nga me te ndryshme ... qe tregon inkriminimin e tij sigurimso-nomenklaturist, nje kamorre kriminale mafioze qe po gulçet gjakun e plaget e Shqiptareve dhe te Shqiperise ...

    nje njeri qe ka lejuar kontrabanden e karburantit dhe te armatimeve drejt Serbise, nuk paska dijeni per "tregtine" e muncion-armatimeve, ku jane implikuar drejtperdrejt njerez te familjes se tij dhe ministri i mbrojtjes ne qeverine qe ai aq paaftesisht e drejton ...?

    sali berisha nuk e ka problem te mbijetoje ne karrige ne çfardo forme e metode, me genjeshtra, mashtrime, abuzime kriminale ... sherbetori kameleon i nomenklatures komuniste ...

    ai sherben si leter higjienike e athin-beogradit per te realizuar synimet e tyre te kahershme ndaj Shqiptarise dhe Shqiperise ...

    letra higjienike duhet te shkojne aty ku e kane vendin!

  3. #283
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176

    Kur nuk ta lene vendin edhe ne ferr...........

    Dragjedia dhe sondazhi..................

    Fajtoret: Pushtetaret natyrisht se duhet te ruhesh nga armiqte.Cfare ndodhe kur njeriu nuk meson nga gabimet! te kthen dhe njehere ne 1997,po prape ne vlore,nga njera depo ne tjetren,nga tragjedia tash i themi injorance e vetevetes.

    Le ta leme pak llogjiken te flase pak me veten,ne 97 u hapen depot ne vlore,dhe greket e dinin dhe oren magjike,se kur do te hapeshin dhe radhen ne menyre kronologjike.

    Tani prape ne vlore,le te shpresojme qe CIA do te arrije ne te njejtin konklucion,qe greket nuk po e lene shqiperine edhe ne ferr,dhe prape me falni per shprehjen,ca bire kurvash me prejardhje greke,qe recitojne ne gjuhen shqipe,
    kerkojne corapet....por nuk ka kepuce per te veshur.

    Dhe per opoziten eshte bere pak gjate pa ardhur ne pushtet,duhet te vajosen dhe ata,kur humbet dhe durimi,shkojne nga komshiu(greke)dhe ne kthim,klanet e rrezimit te pushtetit,disa njerez nuk pyesin per rremuja,anarki,vuajtje,kthim ne epoken e qepes.

    ,,,,,,,,,,,,,,,,dhe disa pionere qe shkruajne ne forum se cfare u ka thene gjyshja, e cfare kane pare ne televizor, me sondazhet....fatkeqesi natyrore,Saliu,Fatosi...ect

    ,,,,mos valle edhe ne boten tjeter do ti kemi komshinje.



    Kur njerezit te fitojne ndergjegjesimin,atehere kemi gjetur vendodhjen,


    zoti i bekofte shqipetaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kristal : 30-03-2008 më 16:14
    Edhe pak gjak aortal.

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    NYTimes: Berisha dhe i biri, pas armëve

    Misteri Thomet, selia e "Evdin" në Qipro, një klub nate. Drejtori: Unë vetëm regjistrova kompaninë, kundrejt pagesës.

    Biznesi ndërkombëtar i armëve vepron pjesërisht në dritë, e pjesërisht në hije. Ai është i mbushur me kompani guaska me jetë të shkurtër, ndërmjetës dhe korruptim zyrtarësh. Gjatë viteve, qeveritë janë përpjekur që të rregullojnë atë nga afër, por me sukses të kufizuar.

    Familja MAFIOZE Berisha

    Teksa Diveroli nisi të përmbushë kërkesat e mëdha të ushtrisë, ai po hynte në botën e errësirës dhe në intervistën e tij të shkurtër, ai tregoi se ishte në dijeni që korrupsioni mund të ndërhynte në marrëveshjet e tij në Shqipëri. "Çfarë ndodh në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes? Kush është i pastër, e kush është i pisët? Ju mund të dini rreth kësaj",- ka thënë ai. Nga mënyra se si biznesi i AEY ishte strukturuar, Diveroli, të paktën zyrtarisht, nuk bëri marrëveshje direkt me zyrtarët shqiptarë. Në të vërtetë, një kompani ndërmjetëse e regjistruar në Qipro, EVDIN LTD, bleu municionet dhe ia shiti kompanisë së tij. Paketuesi lokal i përfshirë në marrëveshje, Kosta Trebicka, tha se ai dyshonte që qëllimi i EVDIN ishte kalimi i parave tek zyrtarët shqiptarë.

    "Blerja ishte një skemë. Shqipëria shiti municionet tek EVDIN me një çmimi 22 dollarë për një mijë fishekë. EVDIN i shiti ato tek AEY për shumë më tepër. Diferenca, dyshoj se është ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, përfshirë Pinarin, kreun e agjencisë së eksportit të armëve dhe kreun e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu",- ka thënë Trebicka. (Zoti Mediu ka dhënë dorëheqjen javën e kaluar pas shpërthimit të depove të municionit. Zoti Pinari u arrestua).





    Efraim Diveroli, presidenti 22 vjeçar i firmës që bleu armë në Shqiperi, dhe David M Packouz, 25-vjeç, zv/presidenti i AEY

    Qeveria shqiptare ka qenë tepër e egërsuar nga pohimet e Kosta Trebickës. Sali Berisha, kryeministri, Mediu dhe Pinari mohuan përfshirjen e tyre në këtë çështje. Por Trebicka tha se pasi paraqiti shqetësimet e tij rreth EVDIN në Ministrinë e Mbrojtjes, kompania e tij u nxorr jashtë kontratës së ripaketimit. Më 11 qershor 2007, zoti Trebicka dhe Diveroli kryen një bisedë telefonike rreth problemeve të kryerjes së biznesit në Shqipëri. Trebicka arriti që të regjistrojë bisedën dhe më vonë ia dorëzoi klipet audio hetuesve amerikanë. Sipas tij, biseda tregon se kompania amerikane ishte në dijeni të korrupsionit dhe marrëveshjeve të saj në Shqipëri dhe se Heinrich Thomet, një tregtar armësh zviceran, fshihej pas EVDIN. Në regjistrimet, të cilat Trebicka ia ka dhënë "The Times", zoti Diveroli sugjeron që Thomet, i quajtur Henri, po vepronte si ndërmjetës. "Pinari ka nevojë për një djalë si Henri në mes që të kujdeset për të dhe njerëzit e tij, por kjo nuk është puna ime. Nuk dua të di për biznesin e tij. Unë dua të di për biznesin e ligjshëm",- ka thënë Diveroli. Ai ka rekomanduar që zoti Trebicka të përpiqet për kontratën, duke dërguar "një nga vajzat e tij" që të bëjë seks me Pinarin. Ai ka sugjeruar se edhe paratë mund ta ndihmonin. "Le ta bëjmë atë të lumtur, ndoshta ai të jep ty një shans tjetër. Nëse merr 20 mijë dollarë nga ty...",- ka thënë Diveroli. Dhe në fund, Diveroli duket i pikëlluar për biznesin e tij me Shqipërinë. "Ka shkuar shumë lart, tek kryeministri dhe djali i tij. Unë nuk mund të luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët sapo dolën jashtë kontrollit",- ka thënë Diveroli. Në shkëmbimet e emaileve, z. Thomet ka mohur një rol zyrtar në kompaninë Evdin. Përfshirja e tij në marrëveshjen me Shqipërinë, tha ai, ka qenë në prezantimin e zotit Diveroli me partnerët potencialë dhe zyrtarë. Bogdan Choopryna, manaxheri i përgjithshëm i Evdin, gjithashtu tha se thëniet e zotit Diveroli nuk janë të vërteta. "Ne dëgjuam fjalët e z Diveroli dhe kështu unë jam i përgjegjshëm për çfarë ai ka thënë?", -tha ai.

    Mosmarrëveshjet për rolin e Evdin dhe kush është përfituesi në këtë histori mbeten të pazgjidhura publikisht. Evdin është përfshirë në këtë marrëveshje më 25 shtator, 2006 – një javë pasi Z. Diveroli nënshkroi një kontratë për në Afganistan, bazuar në regjistrin qipriot. Kompania është e regjistruar me zyrë në Larnaca, Qipro dhe drejtori i pëgjithshëm i saj është Pambos Fellas.

    Nga një vizitë e bërë nga një reporter në adresën e gjetur në një një regjistër biznesesh u konstatua se adresa ishte vetëm një klub nate. Evdin nuk kishte zyrë dhe staf atje. Gjithashtu, zoti Fellas, që ishte në brendësi, tha që nuk ishte ai drejtori i përgjithshëm i Evdin, por një drejtor i komanduar dhe roli i tij ishte vetëm që të regjistronte kompaninë. Sipas vetë thënieve të tij, ai kishte regjistruar me mijëra kompani të tilla për një pagesë, ndërsa nuk dinte asgjë për biznesin e kompanisë Evdin.


    Disa të dhëna të kthejnë pas në Zvicër. Z Pinari në fillim i tha dy reporterëve se ai punoi me Evdin nëpërmjet Zotit Thomet. ( pasi një reporter ia tha Z Thomet këtë, Z Pinari ndryshoi historinë e tij, duke i referuar Z Fellas dhe zyrën e Evdin në Qipro).Z Diveroli gjithashtu tha se kompania Qipriote po drejtohej nga një individ zviceran. Z Thomet është akuzuar në të shkuarën nga grupe private, përfshirë këtu edhe Amnesty International, për shkak të trafikimit ilegal të armëve nën emra të firmave fantazmë. Aktivitet e tij kanë qenë të arkivuara gjithashtu në Uashington, ku z Bernatik dhe Evdin janë në listën e kompanive që janë nën vëzhgim, përsa i përket Kontrollit të Tregtisë së Armëve, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan.

    Z Thomet tha se pretendimet për përfshirje të tij në trafikun ilegal të armëve kanë ardhur për shkak të "deklaratave false të konkuretëve të tij të mëparshëm". Hugh Griffiths, manaxher operacionesh në Arms Transfer Profile Initiative, një organizatë private ku zbulohen trafigjet e paligjshme të armëve, e ka përshkruar Z Thomet si një ndërmjetës në kontratat për blerje armësh në ish- Bllokun Lindor. Sipas deklaratave të z Griffiths, afërsia e tij me shitjet e AEY ngre pikëpyetjet nëse Pentagoni ishte duke e bërë këtë biznes në emër të tij. "Thënë shumë thjesht, shumë nga njerëzit e përfshirë në kontrabandën e armëve në Afrikë janë të njëjtët që janë përfshirë edhe në marrëveshjet me Pentagonin, si në dërgesat e AEY në Afganistan dhe Irak",- tha ai. Pas pezullimit të urdhëruar të mërkurën, Ushtria planifikon të vazhdojë të pranojë armatim, siç kishte urdhëruar më parë kompaninë AEY. Në 21 Mars, ajo ka urdhëruar 155 milionë dollarë municione, referuar Komandës Qendrore të Ushtrisë.Në Afganistan, oficerët Amerikanë të municioneve po kontrollojnë të gjithë armatimin e armëve të lehta që u ka shitur atyre AEY. Shitja përfundimtare, që ka mbërritur në ambalazhim të drunjtë, kohët e fundit ka në përbërje shumë armatime me probleme, referuar thënieve të tre oficerëve të kontrollit. Autoriteti kontraktues, Rock Island Arsenal tha se është duke bashkëpunuar me hetues, që kanë vizituar Shqipërinë dhe Afganistanin.

    Dhe në Miami Beach, përpara se të ndodhte pezullimi, AEY kishte humbur anëtarët e stafit. Michael Diveroli, krijuesi i kompanisë i tha një reporteri se për një kohë të gjatë ai nuk kishte pasur më lidhje me kompaninë. Z Packouz, që kishte qenë zëvendës president i AEY dhe Levi Meyer, 25, që ishte regjistruar si menaxher i përgjithshëm kishin lënë gjithashtu kompaninë. Zoti Meyer deklaroi për NYT se: "nuk jam përfshirë në këtë rrëmujë".

    28.03.2008
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Zjarri erdhi nga jashte fabrikes"



    Zjarri ne fabriken e demontimit te municioneve, prone e firmes "Alba Demil", ka qene i qellimshem dhe i shkaktuar jashte ambienteve. Deklaraten e ka bere Dritan Minxholli, drejtori teknik i punimeve ne Gerdec, i cili eshte edhe personi qe ka kontrolluar drejtperdrejt punetoret ne fabrike dhe punen e tyre. I ndaluar se bashku me pronarin e firmes, Mihal Delijorgji dhe drejtorin e ndermarrjes MEICO, Ylli Pinari, 35-vjecari tregon edhe momentet e para te renies se flakeve jashte fabrikes dhe shpejtesise se ndezjes se barutit. Tre te dyshuarit akuzohen per "shkelje te rregullave per lendet plasese dhe radioaktive", ndersa u arrestuan tri dite pas tragjedise. Numri dy i firmes e ka cilesuar procesin e ndezjes se barutit te shpejte, ndersa perjashtoi mundesine e aksidentit ne pune.

    Rrefen Minxholli

    Ne shpjegimet e dhena avokatit te tij mbrojtes, Arben Prifti, Minxholli sqaron se zjarri i rene ne fabrike ka ardhur nga jashte. "Dy roje kane qene ne fabrike te dera kur ka rene zjarri. Keta te fundit nuk kane pare asgje se si mund te kete ndodhur ngjarja, pervec flakeve te zjarrit qe kishte marre baruti", eshte shprehur i izoluari ne qelite e burgut 313 ne Tirane. Ne shpjegimet e tij, Minxholli hedh dyshime per nje venie te qellimshme te zjarrit ne fabrike dhe eliminimin e mundesise se gabimit njerezor. "Mendoj se ka qene i qellimshem, se zjarri ka ardhur nga jashte brenda fabrikes, ku ndodheshin edhe pjesa me e madhe e punetoreve", ka kembengulur drejtori teknik i "Alba Demil", i cili ka qene afer fabrikes ne momentin qe ndodhi ngjarja e rende. Ne shpjegimet e tij, Minxholli sqaron se ne fabrike, diten e 15 marsit, kur ka ndodhur edhe shperthimi, te pjesa e perparme e fabrikes gjendeshin dy roje privat te firmes "Vrana Security", te cilet nuk kane mundur te shohin asgje.

    Dyshimet per zjarrin

    Numri dy i firmes se demontimit shpjegon se ngjarja ka qene e befasishme dhe veprimi shume i shpejte, duke i kapur te papergatitur. I pandehuri Dritan Minxholli i ka rrefyer avokatit te tij se shpejtesia e ndezjes se barutit ka ardhur si pasoje e llojit te tij, qe ka qene ne ngjyre te zeze, ose sic njihet ndryshe, baruti i zi. Ndersa eshte perpjekur t'u vije ne ndihme punetoreve, duke njoftuar policine dhe ambulancen, 35-vjecari ka marre urdhra nga pronari i tij, Delijorgji, qe menjehere te largonte punonjesit pas zjarrit. Shpejtesine e zjarrit ne fabrike, Minxholli e ka krahasuar edhe me ate qe ra pese vjet me pare ne depot e Dhemblanit ne Tepelene, ne te cilen vdiq nje ushtarak dhe u plagos nje tjeter. Por ne rastin e Gerdecit, sasia e municioneve dhe e barutit ka qene e madhe, duke sjelle edhe pasoja tragjike. Drejtori teknik i ka shpjeguar avokatit dje se, "probabiliteti i nje gabimi njerezor eshte shume i vogel, vetem nje per qind, nderkohe qe 99 per qind flasin per nje zjarr te qellimshem". Minxholli ka sqaruar se intervali kohor ka qene shume i shkurter nga momenti i ndezjes se barutit, deri te shperthimi ne fabrike. Baruti, i cili ndodhej pothuajse ne te gjithe zonen, sipas 35-vjecarit, ka qene edhe shkaku u veprimit te shpejte dhe e pasojave tragjike ne Gerdec.

    (KJ)

  6. #286
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291

    Kush mban përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit?

    Per Mendimin Tim Pergjegjesi Mban Ai Qe ka Qen duke e drejtu Ate Depo apo fabrike zmontimes hArme Dhe Monicione
    e Theksoj qe Ska Pergjegjesi Kryeministri BERISHA
    BanDa-BuTueSi

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk ka dyshim qe gerdeci nuk eshte aksident por aksion i mir organizuar..

    mirpo kur vjen kryetari kooperatives ne mengjez e numuron lopet e i dalin mangut.. nuku rri te gjej lopet po therret operativin e i thote.. rrase brenda zalon qe ka qen roje nate..
    tjerat i shohim me vone..

    pra zalua eshte fajtor.. shum a pak e vendos partia me vone..

    dhe gerdeci..ka fajtor mediun e salen e krejt ministrine e mbrotjes.. pik...

    11 shtatori ka fajtor dhe muhamet attat por muhamet atta at pun kish..ta djege ameriken.. kurse ai m.uti..himarjoti..i cias kish detyre ta ruaje.. e derisa nuk e ruajti eshte fajtor pik..

    taksa pagusi te paguan ty o medi o sali o tenet.. qe ta mbroc.. pik..
    nuk e mbrojte.. ik..

    cthot ai zullapi imami arben..

    ai do duhej te hapte syte si i kenduar ne kto lojrat 97-tiste..
    ato do pelcisnin nje dizaj..
    se ku.. pse brari do u a gjente..
    le ta gjenin..
    dembelhane paraziter..

    ka marre krevatin than saliu ne zyre e u gezova une..

    do punoj thash ki nat e dite..

    nje m.ut te madh ka bere..

    --

    llap.. me gerdecin ..ju ra shi ne kallamoq dhe juve..

    kam nje dyshim qe kini gisht ju..enveristet e kosov ilirides ne kte pune..
    edhe se salia fort po ju donte e ju mbronte.. ( asnji here nuk preku ceshtjen ahmet krasniqi ) ju nuk e harroni ku.rvicen PS qe ju frymezon e ju dirigjon ne detyra speciale..







    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-04-2008 më 17:30

  8. #288
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Degjova se Sali Berisha ka pesuar atak zemre nga ngjarja e Gerdecit.

    Sot me duket se e kane cuar ne spital. (nga top channel kjo)

    e vertete eshte?

  9. #289
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar më parë nga *Anxhi* Lexo Postimin
    Degjova se Sali Berisha ka pesuar atak zemre nga ngjarja e Gerdecit.

    Sot me duket se e kane cuar ne spital. (nga top channel kjo)

    e vertete eshte?
    as une sjam e sigurte por tashi ska 1 min sa ma thane edhe mu , presim ndonje lajm ....
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  10. #290
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, 07 April 2008

    Kërpudha e zjarrtë, e Gërdecit

    Nga Izet SHEHU

    Koha nuk është vetëm vazhdimi e kalimi i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve, i muajve, i viteve nga e shkuara në të ardhmen, por dhe kujtesa jonë e shkurtër.Dje jetonte një i dashuri ynë, por sot s’është më. Dje qe një fshat i ri, i ngritur me mundin dhe djersën e bijve të tij, që çanë male e dete, pa ndihmën e askujt, pa kujdesin e askujt, për të punuar ndër dhera të tjera, duke kursyer qindarkë për qindarkë ato që fitonin, për të bërë një jetë më të mirë, por sot sakrifica e tyre u shndërrua në gërmadhë.

    Sa i vetëtimtë, sa shfarosës qe ky shndërrim! Kërpudha e zjarrtë mbi Gërdecin e hedhur në erë do të na i rrëqethë gjatë shpirtin dhe kujtesën. Duam ta largojmë, por s’mundemi. Kur udhëtoja në autostradën Tiranë-Durrës, sytë më shlodheshin në ato kodra të bleruara. U gëzohesha shtëpive të bukura, që ngriheshin çdo ditë. U gëzohesha ndryshimeve, fryteve të punës së lirë në demokraci. Sa pranë e pranë qenkërka gëzimi dhe rrënimi! Pas një udhëtimi të tillë të ngazëllyer, një shpërthim ta rropas kujtesën e shkurtër, aq sa të duket i beftë si një ëndërr e kobshme. I fërkon sytë, por më kot. S’di pse pas kërpudhës përvëluese, më rrëshqiti në kujtesë ajo përralla me ariun, që përballoi rrebeshet gjithë natën e natës dhe në mëngjes, sapo lindi dielli, shtriu këmbët dhe fjeti gjumin e madh.

    Në Gërdecin e vogël, të panjohur për shumë njerëz gjer më 15 mars 2008, ndodhi një tragjedi kombëtare. Dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur; burra e gra, djem e vajza. Midis tyre fëmijë. Midis tyre lule të brishta. Midis tyre burbuqe ëndrrash, të përgjakura. Nga na erdhi kaq e papritur kjo gjëmë e madhe?! Ç’faj i pati bërë njerëzimit ai vogëlushi, që u dogj duke i çuar bukën së ëmës në punishten e babëzitur të vdekjes? Më thoni, ç’faj i kishte bërë? Po ajo nusja, që si një bajame e lulëzuar, e zbathur dhe e tmerruar, vraponte për t’u shpëtuar tigrave të flakëve? S’do t’i harrojmë kurrë në kujtesën tonë të rrëqethur ato skena të mënxyrta.

    Një fshat i kthyer në gërmadha, jetë njerëzish të pafajshëm, që u prenë në mes, që u sakatuan, që u traumatizuan. Ç’faj të kishin bërë, perëndi?! Dikush, që do karrigen më tepër se çdo gjë tjetër në botë, do të më shohë vëngër, do të më skërmit dhëmbët. E kuptoj fare mirë shqetësimin e tij, por ja që s’mundem të rri mënjanë e me gojë të kyçur. Nuk mundem që nuk mundem, sepse i druhem një gjëme tjetër edhe më të rëndë.

    Tragjedi e madhe ndodhi. Po kush qe fajtori? Kur hesht, të duket vetja si bashkëfajtor, dreqi e mori. Atëherë, e gjejmë një shteg: “Do ta zbulojë drejtësia”, pohojmë me vete. Ç’është e vërteta, kemi kohë që s’e kemi parë drejtësinë. Diktaturën po. Po drejtësinë s’e kemi parë. Kemi kapërcyer edhe katastrofa të tjera. Mbase i ka fshehur koha, ose kujtesa e shkurtër?! Ja dhe gjëma e madhe e Gërdecit. U ndje gjer në Groenlandë.

    Tani besojmë më tepër se kurrë se, fjalën e ka drejtësia. O sot, o kurrë ky institucion duhet që t’u thotë shqiptarëve: “Mjaft u vramë, u premë, u përdhunuam, u mashtruam dhe u bëmë turpi i botës”!. Shpresojmë se kështu do t’u thotë: “Mjaft”, në emër të atyre që u dogjën në gojën e kuçedrës së pangirë për të fituar një qindarkë! Mjaft, o gjakpirës, o të babëzitur, o mafiozë, o mashtrues, o agjentë, mjaft! Mjaft dhe ti, kuqoja i djallit! Murin e Berlinit s’e shembe ti. Kosovën të pavarur s’e bëre ti.

    Shqipërinë në Familjen e Madhe Euroatlantike s’e fute ti. Ndaj, mos e rrih gjoksin, kuqoja i djallit, se askush s’të beson, veç ndonjë i marrë. Koha është kujtesa jonë e shkurtër. Ajo, mbase i shëron plagët, mbase i zbut gjëmat, mbase me një gjëmim të ri e shurdhon një gjëmim të vjetër, por kërpudha e zjarrtë e shpërthimit apokaliptik të Gërdecit, do të na e djegë gjatë shpirtin dhe kujtesën, nëse nuk do të gjenden fajtorët.

Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •