Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mban pergjegjsi për tragjedin e Gerdecit ?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria

    100 57.14%
  • Firma amerikane

    22 12.57%
  • Gabim njerzor

    53 30.29%
Faqja 19 prej 30 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 297
  1. #181
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    flory80

    milardjere

    Shkruhet miliardere.

    Per cfare miliardash e ke fjalen ti flory80, se keshtu i bie qe duhet ta kishim pare para disa ditesh tek lista e me te pasurve te botes.

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Pse qeverria Shqiptare hesht perpara akuzave te ushtarakeve qe protestuan ne ate kohe qe armatimi te shkonte ne Poliçan?

    Me fal prape flory80,

    kur eshte bere kjo proteste, ne c'vit, kohe?

    dhe ne c'vend?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Agjencia maqedonase e lajmeve citon një diplomat të një vendi prestigjioz


    INA: Shpërthimi në Gradec, akt i shërbimeve sekrete të rajonit

    Një diplomat perëndimor në Shkup ka zbardhur një tjetër pistë të mundshme për tragjedinë e ndodhur në fshatin Gërdec ku shpërtheu një depo me municione armësh. Diplomati perëndimor, i cili nuk ka dashur të identifikohet, është shprehur për agjencinë shtetërore maqedonase të lajmeve, INA, se shpërthimi i depos së armëve në Gërdec të Shqipërisë ishte një akt i realizuar nga shërbime sekrete të rajonit. Ai e ka argumentuar qëndrimin e tij me faktin se një veprim i tillë është bërë nga shërbimet sekrete të rajonit për të minuar anëtarësimin e vendeve të Kartës së Adriatikut, dhe veçanërisht Shqipërisë në NATO. "Kjo është një vepër e qartë e përgatitur nga shërbime sekrete të rajonit të njohura si anti-NATO për të bllokuar anëtarësimin e vendeve të Kartës së Adriatikut. Konkretisht diplomati perëndimor theksoi se shkatërrimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka qenë dhe pikësynimi i këtyre shërbimeve sekrete, të cilat sipas tij synojnë bllokimin e të gjitha proceseve pas pavarësisë në Kosovë dhe për të krijuar kaos në Ballkan", citohet diplomati perëndimor nga agjencia maqedonase e lajmeve, INA.

    Diplomati që siç theksohet nga agjencia në fjalë i përket një vendi prestigjioz perëndimor të NATO-s, vlerëson se disa parti politike po shfrytëzojnë situatën për të përfituar kapital politik nga ajo dhe për të krijuar pasiguri tek qytetarët. Gjithashtu sipas agjencisë INA, këta politikanë nuk duket se janë aspak të solidarizuar me të prekurit dhe po tentojnë të krijojnë tensione, në vend që të përcjellin humanizmin. "Tendencat për të krijuar kaos dhe pasiguri në Tiranë, po vazhdojnë dhe po ndjekin disa politikanë që po shfrytëzojnë situatën për të krijuar tensione dhe jo humanizëm", nënvizon më tej diplomati perëndimor për agjencinë e lajmeve INA. Gjithashtu diplomati perëndimor thekson se detektimi i parë i municionit masiv në Gërdec ishte bërë nga marinsat amerikanë para vizitës së presidentit amerikan, Xhoxh Bush, në qershorin e vitit të kaluar në Shqipëri, ku nuk është hasur rrezikshmëri për shpërthimin e municioneve. Gjatë këtyre tre ditëve pas tragjedisë shërbimi sekret dhe Prokuroria shqiptare ende nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me ngjarjen e Gërdecit. Ndërkohë që Prokurorja shqiptare, Ina Rama, deklaroi se po grumbullohen të gjitha dokumentacionet dhe të dhënat e nevojshme për të zbardhur fatkeqësinë e Gërdecit.

    Duke nënvizuar këtë qëndrim është probabiliteti më i madh i mundshëm i shpërthimit të depove të municioneve. Diplomati perëndimor vë në dukje dhe faktin se reagimi i strukturave të shërbimeve të sigurimit shtetëror në Shqipëri ka qenë i dobët. Sipas tij, kjo është një vepër e dobët e reagimit të strukturave të sigurimit shtetëror të Shqipërisë, të cilat nuk kanë qenë vigjilente në ndjekjen e situatës dhe parandalimin e masave të tilla që krijuan siç theksoi ai, një katastrofë të rëndë në Shqipëri.

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e topana
    Anëtarësuar
    12-11-2007
    Postime
    44
    ketu dore ka shkau-sigurimi serb,ne te njejtin moment po e destabilizon te gjithe Ballkanin,

    -nese ju kujtohet kur Kosova ne vitin si meduket 90-ta shpall pavaresine ,ne Shqiperi plasin ikjet nepermjet ambasadave e gjetiu.

    -kjo do te thot se behet per te terhequr vemendjen nga Kosova dhe se po del se Kosova kjo qenka destabilizues i rregjionit. ky eshte plani i qeverise dhe politikes serbe.

    nuk eshte kurgje e rastesishme a po?.

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Sipas Majkos me 24 prill 2004 delijorgji i cili ne ate kohe quhej firma u akuzua per evazion fiskal i cili u gjykua me gjykim te lire pasi pagoi 1, 2miljon dollare si garanci bankare.Por Majko perseri e pranoj si kontraktor

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Pas kësaj tragjedie, të njëjtën përgjegjësi morale duhet të ndjejnë të gjithë, duke përfshirë këtu edhe ligjvënësit. Në asnjë rast në sallën e Kuvendit, atje ku debatohet edhe për gjëra banale, askush nuk ka ngritur qoftë edhe në një debat 5 minutash çështjen e çmontimit të armëve, askush nuk ka ngritur qoftë edhe një herë zërin për situatën në të cilën ndodhen depot e ushtrisë. Askush nuk ishte kujtuar më parë se ç’po ndodhte me armët që po shkatërroheshin, se ku kryhej çmontimi, se sa rrezikshmëri kishte ai. Situata bëhet edhe më e rëndë po të mendosh se në sallën e Kuvendit të Shqipërisë me mandatin e deputetit janë mbi 10 ish-funksionarë të lartë ushtrie dhe policie, me grada nga më e ulëtat në atë të gjeneralit. Të dalësh pas një tragjedie dhe të kërkosh dorëheqjen nga selia e një partie apo podiumi i improvizuar në një sallë, është një diçka normale, por jo e moralshme. Nuk është e moralshme, pasi askush më parë nuk ka ngritur zërin për një çështje të tillë. Asnjë deputet nga të gjitha zonat ku ka depo ushtarake nuk ka harxhuar frymën për të përçuar qoftë edhe shqetësimin e një zgjedhësi të vetëm, gjumi i të cilit është prishur në mes të natës nga shpërthimet. Askush, përfshi edhe deputetin ku ndodhen depot në Gërdec, nuk u kujtua të lëshojë një sinjal alarmi, edhe pse kambanat kishin rënë që në Dhëmblan. Edhe ata banorë në Vorë, të cilët me të drejtë sot janë të irrituar dhe bllokojnë rrugët, nuk u kujtuan më parë të ngrinin zërin qytetar për atë që po ndodhte në heshtje. As dhjetëra OJQ dhe OJF që protestojnë nëpër rrugë dhe sheshe për gjithçka, nuk ngritën kurrë një shqetësim të tillë. Tani të tërë çirren, bërtasin, përloten, shprehin dhimbje dhe ngrenë gishtin e akuzës.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Nëse dikush do e kishte bërë, dhe asnjë nga strukturat përkatëse nuk do e kishte marrë parasysh, atëherë ai sot do të kishte të drejtën morale dhe ligjore për të kërkuar jo vetëm dorëheqje, por edhe të thyente derën e zyrës së zyrtarit që do të ishte përgjegjës. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndaj dhe të gjithë duhet të ndjehen fajtorë, pavarësisht nga pesha e fajit. Askush nuk mund të çojë nëpër mend se një qeveri apo një strukturë shtetërore ndjehet mirë kur ndodhin tragjedi të tilla, por të gjithë duhet të mendojnë se si mund të shmangen situata të tilla

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Tashmë që një ministër mori përsipër përgjegjësinë morale për këtë tragjedi, organet e tjera të specializuara të këtij vendi duhet të marrin përgjegjësinë ligjore për të zbardhur këtë ngjarje. Tragjedia e Gërdecit duhet zbardhur jo vetëm për të çuar para përgjegjësisë ligjore disa zyrtare, por për të parandaluar një “Gërdec të dytë”. Nëse një vit më parë në Dhëmblan ndodhi një shpërthim dhe gjithçka u mbyll me një frazë “gabim njerëzor”, në Gërdec humbën jetën njerëz të pafajshëm. Gabimet njerëzore nuk mund të vazhdojnë të rrëmbejnë jetë të pafajshmish në këtë vend. Në të kundërt na mbetet të lutemi: “Zot na ruaj, edhe më shumë”.

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Kush është Mihal Delijorgji?


    Mihal Delijorgji është një nga biznesmenët më të mëdhenj të hekurit në Shqipëri dhe nuk i ka për herë të parë prangat. Pak vite më parë, pikërisht në prill të vitit 2004, ai u arrestua gjatë kohës që ishte president i sport-klub Dinamos me urdhër të Prokurorisë së Durrësit për shmangie të detyrimeve doganore, evazion fiskal dhe falsifikim dokumentesh. Në atë kohë, ai ishte president i firmës "Përparimi" dhe u akuzua se u është shmangur detyrimeve për importimin e hekurit, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë dollarësh. 41-vjeçari është babai i dy fëmijëve, vajzë e djalë. Ai është nga Dropulli i Gjirokastrës, në fillimet e veta emigroi në Greqi për një vit e gjysmë. Më pas ndërtoi fabrikën e tij moderne në Shkozet të Durrësit, për prodhim të zgarave, rrjetave metalike, llamarinave etj.Prokuroria dyshon per lidhje te krimit me mafien e FSHF
    Ndryshuar për herë të fundit nga alpost : 19-03-2008 më 01:09

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ngueshillime familjeve qe kane humbur te dashurit e tyre gjithashtu ngushellime popullit shqiptar per klasen drejtuese qe ka.

    Eshte mekat qe na drejton kjo shtrese e ulet hajdutesh.

    Populli thote: " Hajduti te vret" edhe nje here u vertetua qe hajdutet i vrane kto fukarenjte per ti mbuluar pislliqet e ndyra.

    Po e mbyt hajduteria Shqiperine. Ky eshte nje rast i paster hajdutelliku qe e nxorri ne drite kjo tragjedi. Mire vjedhin por edhe vrasin.

    Nuk e kuptova pse Z. Berisha diten e pare doli dhe tha qe Mediu skishte faj? Akoma pa u bere as dhe nje hetim i vogel doli ne mbrojtje te Mediut.


    Zoti i mallkofte gjithe ata njerez qe perfituan dhe qe kishin gisht ne kete tragjedi.

Faqja 19 prej 30 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •