Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mban pergjegjsi për tragjedin e Gerdecit ?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria

    100 57.14%
  • Firma amerikane

    22 12.57%
  • Gabim njerzor

    53 30.29%
Faqja 10 prej 30 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 297
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Eda64
    Anëtarësuar
    01-09-2006
    Vendndodhja
    eda_19642000
    Postime
    104
    jo per vehte as qe me shkon mendja renea me vjen keq per popullin jo per vehte se une kam ikur me koh nga shqiperia nuk ndodhem ne shqiperi fare ,sme shko mendja te zgjidh asnje as nuk i njoh se kush jan por vetem per popullin me vjen keq ,as populli tani u tremb fare zdi as populli ke te zgjedh se ashtu jan ne fillim sa jan pa be zgjedhjet te mashtrojn do bejm ate e do bejm kete e populli i shkret i zhgenjyer edhe japin voten e tyre per rregullimin e shqiperis jo per shkaterrimin moj naqe ,se e vogel te duket kjo me qe ka ndodhur atje apo nuk shiko me sy te ballit ti me gjith at flm per mendimin qe paske ,te lutem shikoi me vemendje katastrofen qe ka ndodh pastaj thuji keto llafe.

  2. #92
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Po keta qeveritaret nuke kane lindur ne ate kohe kur eshte ndertuar kjo depo ore...dhe tani ti fajsojmi keta ?
    Sa e sa depo te fshehura ka shqiperia ju as qe e keni iden, ke depo edhe mbrenda Tiranes, tash a frigohen ?
    Lshone Tiranen se po pelcet edhe aty e lejani pastaj fajin qeverise...

    Serbet e grekerit i kane duart e gjata...
    Nje gje qe edhe une nuke pajtohem eshte se nuke eshte dashur te ndertohen shtepi aty rrethe depos ose nuke eshte dashur te ndertohet nje depo municioni ne rrethine ku ka banore...
    O Kreks, dmth i vuri mavria ane e mbane e tani o burra t'i shperthejme? Po c'llogjike eshte kjo a derebardhe? Edhe sikur t'ia nxjerrim eshtrat nga varri dereziut, as ne gjyq s'e veme dot, as lengun s'i pijme se ia kemi pire ketu e 60 vjete e kusur.

    Per fjaline ne bold qe e shkruar vete lidhet qeveria, plus ca te tjera. Ti thua s'je dakort, te tjeret s'duan ta lene me opinion "jam dakort, s'jam dakort" por "pse" dhe kush mban pergjegjesi per kete?
    Ja ta zeme greket e serbet na e vune bomben, se ke parasysh, keto teorite na sherbejme gjithmone. Pse u dha leja te behet aty fabrika?! Kush e dha?!

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cdo pershkallezim i fushates se eger te mafies me kryetar edvinin e bashknenkryetara ilir meto gjinush ceko caush arapet.. per rrezimin e saliut si dhe kori i kape u ere vi-a-ve.. te medias mafioze si topi e njuz24 e kompani.. per intensifikimim e psikozes se terrorit e te luftes.. te bindin se gerdeci nuk ishte aksident nga "padija" e puntor-katunareve.. por aksion i mir-perfekt -organizuar me kohe.. nga mafia edvin gjunusho meta-se..

    mbas 40 vjetesh u pendua njeri ne shkoder..e tha.. isha une qe futa armet ne bodrum te kishes franceskane..

    do vije dita qe dhe kesaj bandeje kanibalesh do u dale dikush nga duart e do thote.. isha une nje nga ata qe me porosi te kupoles.. shkaktova ndezjen e gerdecit..

    ktu do jemi..

    qe diten e pare thash ketu.. qe kur pash edvinin ne tv.. ne oborr te spitalit.. qe edvini nuk po mundej te fshihte gezimin e djallezuar nga fytyra..
    sdi pse ja ndjeva cinizmin atij mafiozi vampir.. qe ate cast..

    dhe ditet qe vijne vec me largojne cdo dyshim.. per aksident.. pra gerdeci ska qene aksident.. por atentat..


    jam i bindur se naten e pare mbas tragjedise.. mafia edviniste ruco meto gjinushiste.. ka hapur shishet e shampanjes e kan mbrehur hanxharet..

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73

    EDI RAMA te jape doreheqjen

    Kryetari i bashkise pergjegjes per katrastrofen e vores, kryetari i bashkise nuk i mbrojti popullin qe votoi RAMEN per kryetare bashkije..

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Në rrethinat e kryeqytetit figurojnë tri baza: ajo e Shmillit, Qafë-Mollës dhe Ndroqit, jo shumë larg Tiranës. Rrethi i Elbasanit është i përfaqësuar në këtë hartë të rrezikut

  6. #96
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Berisha, Mediu dhe minoritari grek Delijorgji qe u fut ne burg, shpresojme jo qe te dali neser. Berisha te jape doreheqjen se brenda pak ditesh kemi 350 te plagosur dhe 30+ viktima perfshi tragjedine e liqenit. As ligje, as gje ne at vend. 25 vjet per me bo tranzicion ne nje vend qe eshte sa nje lagje e NYC ? Ikni mer hajduta. Te japin doreheqjen se po i bejne dem te pallogaritshem interesave tona kombetare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #97
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kryetari i bashkise qysh kur ka hypur sala ka celsat e kashtes ne dore.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #98
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kjo baza e Ndroqit thonë që mban ato raketat tokë-ajër. Të shpërthëjë ajo, u hodh në erë e gjithë Tirana, me gjithë themele.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Kjo baza e Ndroqit thonë që mban ato raketat tokë-ajër. Të shpërthëjë ajo, u hodh në erë e gjithë Tirana, me gjithë themele.
    athere duhet te japi dorheqje dhe kryetari i komunes se ndroqit lol


    hajde teme hajde, se cpun ka bashkia me depot e armatimit ne vore vec ky hapsi i temes e di
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    marre nga Korrieri, 17 Mars

    Përgjegjësia është e shtetit
    nga Fatos Lubonja

    Si ka mundësi të ndërtohet një fabrikë për çmontimin e minave dhe të predhave të artilerisë në një zonë dendësisht të banuar? Kush e ka dhënë lejen që ajo të vendoset aty? Për ç’arsye është vendosur aty? Si ka mundësi të grumbullohet një sasi aq e madhe predhash në një vend, kur, sipas deklaratës së kryeministrit, djegoret e tyre edhe shpërthejnë vetvetiu? A ka mundësi që kompania amerikane të quhet e specializuar, kur për një punë kaq të rrezikshme, punëson njerëz që dje kanë ardhur nga Greqia dhe sot punësohen, apo hallexhinj që nuk gjejnë dot punë tjetër e që deklarojnë se punonin aty për pesë lekë? A mund të jetë serioze një fabrikë çmontimi predhash, kur drejtori i fabrikës fle brenda saj, siç doli se flinte drejtori i kësaj fabrike? Nëse kompania amerikane e ka mbyllur kontratën prej shumë muajsh, siç deklaroi menaxheri i saj në “News 24”, ç’është kjo firmë shqiptare e nënkontraktuar, e cila, në fakt, bënte punën dhe mbulohej me emrin e amerikanëve? Sa të ligjshme janë këto nënkontraktime? Kush e mban përgjegjësinë: firma e kontraktuar, apo ajo e nënkontraktuar? Pse duhen këto nënkontraktime? Pse qeveritarët tanë na i mbulojnë kompanitë vendase me kompani të huaja? Të gjitha këto pyetje e të tjera presin përgjigje, por presin edhe përgjegjës gjithashtu. Sepse këtu nuk kemi të bëjmë me një mallkim, as me një fat të keq. Le të mos bëjnë teatër duke treguar nëpër media poza mediatike politikanësh që japin gjak, as të mburrim gatishmërinë e reagimit të forcave tona policore dhe as solidaritetin e rrejshëm mazhorancë-opozitë, gjoja në emër të hyrjes në NATO. Ajo që ndodhi, është pasqyra më dramatike deri më sot e asaj se ku është katandisur vendi që kemi ndërtuar me duart tona, si rezultat i sistemit politik e ekonomik që funksionon në vendin tonë prej 17 vjetësh. Le ta themi troç: është sistemi kriminal i korrupsionit super të lartë, shkaktari kryesor i rritjes marramendëse të probabilitetit të aksidenteve që ekzistojnë në vendon tonë. Kjo ngase çdo punë në këtë sistem, madje edhe ato të një rrezikshmërie kaq të lartë, nuk bëhen me logjikën e shërbimit, por të grabitjes dhe të përfitimit maksimal. Të gjithë e dinë se ky është shkaku i kësaj tragjedie dhe i shumë të tjerave që nuk kanë ndodhur e që mund të ndodhin. Atij shkaku mund t’i shkosh drejt thelbit, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Berisha, kur tha se Ministria e Mbrojtjes kishte përgjegjësi vetëm për transportin e predhave, kurse përgjegjësitë e tjera i kishte firma private. Si ka mundësi!? Paskemi një kryetar qeverie që nuk ditka as rolin e institucioneve që drejton. Por, a është vërtet kështu? Jo, aspak! Berisha e di shumë mirë se një nga rolet më të rëndësishme të shtetit është të vigjilojë mbi interesat publike, të na mbrojë nga rreziqet, nga vjedhësit, nga grabitësit, nga mashtruesit dhe nga të gjithë llojet e kriminelëve, qofshin në punë private apo shtetërore; të parandalojë aktivitetin e tyre kriminal e me radhë. Të paktën këtë e ka nga përvoja e piramidave financiare. Jo vetëm, por edhe e ka deklaruar gjatë tërë fushatës elektorale kundër socialistëve, kur ka premtuar ndërrimin e shtetit nga shtet “i kapur”, nga mafia në shërbyes të qytetarëve, sepse ai e di që kanë rënë edhe tavane shkollash të posarikonstruktuara mbi kokat e fëmijëve tanë, për shkak të këtij sistemi tenderësh korruptivë. Në rastin konkret, ai e di shumë mirë se shteti është kontraktor për të kryer një punë që u shërben qytetarëve, në emër të rritjes së sigurisë së jetës së tyre, kurse kontrata apo tenderimi që qeveria e tij ka bërë ose nuk e ka bërë si duhet, është e tillë, që e ka rritur këtë pasiguri, duke shkaktuar tragjedi të paparë. Mjafton vendosja e asaj fabrike atje, për të paditur shtetin për krim. Po, pse gabon përsëri Berisha, duke bërë deklarata të tilla larjeje duarsh nga përgjegjësia? Sepse është i kapur nga sistemi që premtoi se do ta ndryshonte. Të gjithë e njohim si funksionon sistemi ynë i korrupsionit në sektorin e punëve publike: paratë tona publike kontraktohen me firma private, të cilat shpesh zgjedhin edhe nënkontraktorë që bëjnë pazare me politikanët dhe rezultati është një cilësi minimale punimi e një vjedhje maksimale që ndahet midis kontraktorëve apo nënkontraktorëve dhe politikanëve. E që kjo vjedhje të jetë maksimale bëhet gjithçka; neglizhohen deri edhe kushtet minimale të masave të sigurisë. Kjo shpjegon shumëçka edhe në këtë rast: vendndodhjen e fabrikës, faktin pse atje punonin gra dhe fëmijë për pesë lekë, madje edhe faktin pse ato predha kanë udhëtuar si bomba shëtitëse në rrugët më të trafikuara të Shqipërisë, ndërkohë që ne nuk dinim asgjë.

    Sot ne jemi vendi që kemi vdekjet më të shumta nga aksidentet rrugore, duke i kaluar vendet e tjera 2 deri në 8 herë. Nuk ka dyshim se një pjesë e përgjegjësisë për këto vjen nga vjedhjet që nuk lejojnë të kryhen tërë vizimet, ndriçimet e mbrojtjet e duhura të rrugëve, që për më tepër janë kushte të imponuara nga normat evropiane.

    Ne kemi distributorë karburantesh apo shitës bombolash gazi brenda në qytete, ngjitur me pallate banimi e jashtë çdo norme sigurie.

    Ne kemi mu në mes të kryeqytetit një linjë tensioni të lartë, që na varet mbi kokë, mu mbi bulevard. Na u tha se do të hiqej, se ishte provizore, por sot, pas kaq vitesh, askush nuk kujtohet se pse paratë e KESH-it duhet të vidhen.

    Sot ne nuk dimë as se çfarë hamë, sepse tregtarët e ushqimeve i kemi bërë edhe ministra të ushqimeve, vetëm e vetëm për të mbrojtur fitimet e tyre.

    Ne kemi bërë ndërtime, ku nuk mund të hyjë dot zjarrfikësja, nga etja për metër katror e përfituesve.

    Ne nuk dimë çfarë mund të na ndodhë sikur të bjerë një tërmet, sepse projekteve tmerrësisht abuzive ndaj hapësirave publike, të pakontrolluar nga institute sizmike serioze, u janë shtuar edhe kate sipër, apo janë hequr themelet e pallateve të vjetra për të hapur biznese private.

    Të gjitha këto, pra, e të tjera, kanë ndodhur, sepse ata që duhet të kontrollojnë privatin, nuk kanë kryer detyrën, ngase janë paguar nga privati shumë herë më shumë nga sa i paguan shteti. Edhe kur hyjnë në politikë, politikanët tanë hyjnë duke bërë kalkulimet e këtyre përfitimeve, ndërkohë që biznesmenët tanë, kur u hyjnë investimeve, kujdesen më së pari të sigurojnë lidhjet korruptive me ta, ashtu sikurse edhe për të blerë heshtjen e mediave dhe të intelektualëve. Kaq e thjeshtë është e vërteta që e dimë të gjithë. Ky është sistemi politik e ekonomik që funksionon tek ne dhe tragjeditë e aksidenteve kësisoj janë vetëm njëri prej aspekteve më të dukshme e më tragjike të pasojave të tij mbi jetën e qytetarëve. Filozofia e piramidave financiare nuk ka rënë, ajo vetëm ka ndryshuar pamje.

    Më kujtohet se Edi Rama ka thënë njëherë: “Takohemi pas tërmetit”. Nuk e di a do të takohemi dot pas tërmetit, por këto dy ngjarje që ndodhën njëra pas tjetrës, ajo e Farkës dhe kjo e Gërdecit, më duket se janë simptoma të një sëmundjeje që paralajmëron për tërmetin. Është sëmundja 17-vjeçare e një shteti të kapur nga korrupsioni e paligjshmëria në formën më të kriminale.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 10 prej 30 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •