Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Mustafaj: Vepra e Kadaresė pas "90, mediokre!

    Ish ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj shprehet pėr herė tė parė se miqėsia e tij me Berishėn u prish

    Pas dorėheqjes keni deklaruar se keni marrėdhėnie korrekte institucionale me kryeministrin dhe kryetarin e partisė demokratike z. Berisha. Ju keni qenė miq. Mė mirė njė mik se njė ēiflig thotė njė fjalė e urtė. Kaq i lartė qenka ēmimi i pushtetit sa ja vlen tė sakrifikohen miqėsitė e vjetra?

    Unė mendoj se kjo pyetje duhet t’i bėhet Berishės. Unė tek Berisha pėrpara se tė jetė njė lider i rėndėsishėm politik kam pasur njė mik, por unė dua tė them me njėlloj kėnaqėsie se nga dhjetori i 90, pra tė themi nga java e parė pas krijimit tė Partisė Demokratike, sepse nė krijimin e Partisė Demokratike kemi qenė tė barabartė. Pra pas javės sė parė tė Partisė Demokratike kur ai u identifikua si i parė mes nesh qė po krijonim Partinė Demokratike unė e kam pranuar atė pėr lider dhe e pranoj deri nė kėto momente qė po flasim bashkė, por deri nė momentin qė unė kam dhėnė dorėheqjen i gjithė bashkėpunimi im me tė ka qenė i mbėshtetur nė dy kolona, njė kolonė e respektit dhe luajalitetit ndaj liderit tė cilin e kam edhe tani dhe njė kolonė miqėsie. Miqėsia u prish. Mbeti raporti midis njė personaliteti tė Partisė Demokratike, qė jam vetė, nuk dua tė bėj modestin kėtu sonte, dhe kryetarit tė Partisė Demokratike qė ėshtė zoti Berisha. Pra vazhdon tė funksionojė kjo gjė dhe ky bashkėpunimi ynė sot dhe nė vazhdim dhe qė nga dorėheqja ėshtė i mbėshtetur nė kėtė kolonė....

    Pėr tė bėrė miqėsi duhen dy palė. Pėr ta prishur ndoshta kėrkohen dy palė. Ky ėshtė dhe rasti juaj?

    Nuk do tė hyj nė bisedat e miqėsisė, sepse nuk e kam bėrė dhe nuk do ta bėj kėtė bisedė. E rėndėsishme ėshtė se nė Partinė Demokratike Berisha ka nevojė pėr bashkėpunimin me mua, siē edhe unė e pranoj atė pėr kryetar. Pra nė kėtė kuptim ne kemi njė ekuilibėr normal, qė na bashkon te partia demokratike...

    Por a ka njė komunikim normal?

    Komunikimi ėshtė shumė normal brenda grupit parlamentar, ka qenė shumė normal brenda strukturave tė Partisė Demokratike, por i mungon temperatura qė ka pasur mė pėrpara. Kaq.

    A keni qenė ndonjėherė miq me Kadarenė?

    Nuk kam qenė asnjėherė mik me Ismail Kadarenė, por kam qenė njė admirues i vendosur i njė pjesė thelbėsore tė veprės sė Kadaresė, qė janė disa nga romanet e tij qė mendoj se janė pasuri e pazėvendėsueshme nė bibliotekėn e letėrsisė shqiptare. E kam kuptuar dhe e kam justifikuar gjithė ambiguitetin e sjelljes politike tė Kadaresė nė diktaturė. Madje mua mė janė dukur gjithmonė naive disa teori tė Kadaresė se unė jam nisur kur kam shkruar romanin “Dimri i Madh” apo kur kam shkruar poemėn “Shqiponjat fluturojnė lart” apo kur kam shkruar romanin “Koncert nė fund tė Dimrit”, jam nisur nga qėllimi tė jap njė model, siē thotė vetė Ismail Kadareja, tė jap njė pasqyrė deformuese ose pėrmirėsuese tė diktatorit nė mėnyrė qė ai tė shohė dhe ta pėrmirėsojė regjimin nga brenda. Kadareja ka qenė ai qė kur ka shkruar romanin “Dimri i vetmisė sė madhe” citonte Engelsin dhe e merrte si model pėr veten, Shkrimtari kur arrin tė pėrshkruajė si personazhe figurat e mėdha tė historisė ka arritur pjekurinė e tij maksimale. A ka pasur ndonjė tentativė nga miq tuaj tė pėrbashkėt pėr tė sqaruar apo pėr tė bėrė njė pakt pėr tė mos ngritur shigjetat e kritikės nė publik?

    Unė nuk e kam kėrkuar njė gjė tė tillė, nuk mė ėshtė ofruar njė gjė e tillė sepse unė vazhdoj tė mbetem njė lexues i pa kondicionuar i 5 apo 6 romaneve tė Ismailit. Natyrisht qė unė ndjen njė keqardhje kur shoh veprėn e tij tė shkruar pas viteve 90, e cila nė rastin mė tė mirė ėshtė mesatare dhe pėrgjithėsisht ėshtė mediokre. Proza dhe eseistika e tij e shkruar pas rėnies sė komunizmit ėshtė njė ...

    Edhe “Pasardhėsi”...

    Ėshtė njė ēudi e madhe me Kadarenė qė nė tė gjitha rastet qė njoh ėshtė i vetmi shqiptar qė nuk ka mundur tė pėrshtatet me lirinė. Nuk ka mundur qė lirinė ta kthej nė favor tė imagjinatės sė tij dhe kjo ėshtė njė keqardhje qė kam unė pėr Kadarenė, por Kadareja ėshtė i mjaftueshėm. Njė shkrimtar qė ka shkruar “Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur” apo “Kronikė nė Gur” edhe sikur tė mos shkruante mė asnjė libėr do tė ishte shkrimtar i madh.

    Pas viteve 90 ne kemi “Pasardhėsin”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”...

    Janė romane mediokre. Nuk ta merr mendja. Kėrkush... njė lexues i zellshėm i vėmendshėm nėse nuk do ta njihte Kadarenė nė vazhdimėsi nuk mund ta besonte qė Lul Mazrekun e ka shkruajtur ai qė ka shkruar Pallatin e Ėndrrave, apo “Kronikė nė Gur”. Janė gjėra mediokre. Kėta mund t’i shkruaj njė shkrimtar... nuk po pėrmend emra, por janė vepra krejtėsisht mesatare dhe spekulative..

    Ju jeni shprehur se jeni personi qė i keni propozuar zotit Berisha idenė e KOP (Komitetit tė Orientimit tė Politikave). Njė proverb anglez thotė: tė provosh ilaēin qė ke prodhuar vetė. Kjo ishte ideja juaj fillestare qė KOP –i tė zhvendosej nė ekzekutiv?

    Unė nuk e kam shpikur vetė atė. Komiteti i Orientimit tė Politikave me tė njėjtėn emėr ekziston te partia e Sarkozisė, ka qenė edhe te Partia e Shirakut. Ėshtė njė strukturė konsultative qė mbledh nė gjirin e saj njerėz tė menēur dhe tė ditur, njerėz qė kanė ide qė lidhen me tė djathtėn me qendrėn e djathtė qė ėshtė partia e Sarkozisė, ose gjithė partitė popullore europiane nė pėrgjithėsi....Por dallimi qė ekzistonte te Partia e Sarkozisė po themi dhe te KOP-i ynė ishte se kėtu u afruan me rekomandime apo drejtpėrdrejt u afruan njė numėr tė rinjsh shumė tė zot, por qė njėkohėsisht po vinin me idenė e pushtetit dhe ata zbuluan se Berisha kishte njė kompleks ndaj tyre dhe e shfrytėzuan kompleksin e Berishės pėr ta spostuar Partinė Demokratike nė shumė aspekte dhe pėr t’i marrė si tė thuash, pėr ta depolitizuar administratėn politike qė nė Kushtetutė dhe nė ligj qė tė jenė pjesė e politikės, pra nuk po hyj te administrata publike dhe pėrfituan nga ky kompleks i Berishės dhe unė nuk kam qenė dakord, nuk po e them pėr herė tė parė qė nuk mund tė depolitizohet qeveria. Qeveria ėshtė produkt politik pėrderisa del nga zgjedhjet.

    Kur flisni pėr kompleksen e keni fjalėn pėr...

    E kam fjalėn pėr njė kompleks tė Berishės ndaj disa njerėzve me diploma, ėshtė njė kompleks i Berishės ndaj 96-ės, e kam fjalėn pėr disa aspekte qė Berisha mendonte se e bėnin tė pėlqyeshėm. Pėr mua ka bėrė gabim. Pėr mua vazhdon tė bėjė gabim.

    Nuk ka tė bėjė mosha.....

    Berisha ėshtė shumė i ri, nė kėtė aspekt...

    Njė pjesė e mirė e kabinetit tė parė ishin 35 vjeēarė...

    Berisha nuk ka komplekse moshe dhe Berisha ka njė vitalitet qė ėshtė vitalitet i njė tė riu. Nė kėtė pikė ai punon shumė mė tepėr se Lulzim Basha, ose Aldo Bumēi apo kėta kopistėt qė kishim dhe kemi nė qeveri. Si volum pune Berisha nuk pėrballohet dot. Berisha punon mė shumė se gjithė ministrat dhe ky ėshtė avantazh i madh i tij. Berisha nuk ka komplekset e volumit. Berisha ka komplekset e dizanjit.

    Kush ėshtė dėshtimi mė i madh i kėsaj qeverie?

    Lufta ndaj korrupsionit. Ėshtė njė dėshtim qė nuk e kisha besuar se do t’i ndodhte Berishės. Berisha a nuk deshi a nuk mundi, por nuk po arrin ta luftojė korrupsionin.

    Po flitet shumė tė paktėn qė nga zgjedhjet lokale tė vitit tė shkuar, pėr ndarjen posteve mes ekzekutivit dhe Partisė. Nė opinion njė pjesė e drejtuesve tė PD-sė janė shprehur pėr njė ndarje tė detyrave, njė pjesė tjetėr pėr njė pėrfaqėsim tė fortė politik nė qeveri. Cili ėshtė opinioni juaj?

    Tė dyja formulat janė demokratike. Unė kam qenė nė qeveri nė atė kohė kur kryeministri Berisha ėshtė shprehur pėr ndarjen e kėtyre posteve unė kam thėnė se kjo nuk ėshtė aspak demokratike qė Ridvan Bode tė jetė edhe sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike edhe ministėr i Financave, por problemi ėshtė qė nė qeveri Ridvan Bode, bie fjala, ndjehet apo nuk ndjehet edhe sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike, dmth, reflekton nė analizat dhe vendimet qė merr ai lidhur me financat, me politikėn financiare, me politikėn e taksave, me buxhetin e ku e di unė me tė gjitha, ndjehet apo jo qė ėshtė figura numėr dy e njė partie tė qendrės sė djathtė, pra reflekton njė filozofi tė qendrės sė djathtė apo hiqet si njė njeri teknicien apolitik.

    Pra unė nuk jam as pėr ndarjen e as pėr mbajtjen e tyre nė mėnyrė tė prerė. Pėr mua tė dyja janė formula qė janė demokratike. Ka eksperienca nė tė gjitha format e kėtyre dy varianteve. Nėse do tė ndahen tė ndahet edhe posti i kryetarit tė partisė. Nuk ka asnjė arsye qė sekretari i pėrgjithshėm tė quhet i papajtueshėm me qenien nė qeveri dhe kryetari i partisė tė quhet i pajtueshėm. Ne kemi disa modele edhe te partitė shqiptare nė Ballkan qoftė nė Maqedoni, qoftė nė Kosovė ku kryetari i partisė nuk ka marrė poste nė qeveri. Siē kemi edhe kėtė tjetrin ku kryetari partisė bėhet kryeministėr, rasti i Thaēit, rasti i Berishės, rasti i Fatos Nanos, pra i kemi tė dy formulat kemi rastin Fatos Nano jo kryeministėr, Pandeli Majko apo Ilir Meta kryeministėr. Pra tė gjitha janė formula tė provuara si demokratike.

    Marrė me shkurtime nga emisioni “Pėrballe” nė TVSH

    Shekulli Online
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2008
    Postime
    39
    Per Kadarene ka shume te drejte! Letersia e tij e pas viteve 90 nuk mund te krahasohet me ate te para viteve 90. Per te tjerat mendoj se po ashtu nuk e ka keq

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    mediokre.....,nuk do mund t a thoja...por mbase

    Ėshtė njė ēudi e madhe me Kadarenė qė nė tė gjitha rastet qė njoh ėshtė i vetmi shqiptar qė nuk ka mundur tė pėrshtatet me lirinė.

    i vetem??

    Nuk ka mundur qė lirinė ta kthej nė favor tė imagjinatės sė tij

    po kush ka mundur ndonje te jete me gjithmend prijes i mendimit int.?

    dhe kjo ėshtė njė keqardhje qė kam unė pėr Kadarenė, por Kadareja ėshtė i mjaftueshėm.

    pak me teper, nje cike me teper se..qofte per hir te reputacjonit...


    Njė shkrimtar qė ka shkruar “Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur” apo “Kronikė nė Gur” edhe sikur tė mos shkruante mė asnjė libėr do tė ishte shkrimtar i madh.

    kjo eshte me se e vertete, ashtu si dhe juve z.Besnik jeni nje exponent i cquar i letrave e i politikes,urime

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Pse cfar prisnit te thote per Kadarene ?Per librat para 90tes ai nuk tha ndonje gje te re ,po perse mbas 90tes paska ndryshuar Kadareja ,ka ndryshuar sepse ishte nder zerat me te fuqishem kunder vendosjes se Mustafait si minister i jashtem pa ditur anglisht..................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Personalisht e vleresoj shume shkrimtarin Ismail Kadare dhe jam e mendimit qe veprat e tij kane qene dhe jane po aq te mrekullueshme!
    Ismail Kadare ngelet per mua shkrimtari i preferuar i letersise shqiptare,ndonese ne 1990 dhe me vone nuk me pelqeu sensi "i atdhetarizmit" qe shfaqi ndaj emigranteve dhe ndaj te kaluares se tij !
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    DI ANA lexo nga Kadareja ''Ra nje mort me u pa'' per atdhetarizmin e tij.sikur dhjete perqind te ishin politikanet tane sa eshte Kadareja atedhetar ,ky vend nuk do te ishte keshtu.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #7
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ajzberg...

    E kam lexuar vetem nje gje nuk me ka pelqyer,pasi ikem neper amabasada ne 1990 oshte Ismail Kadareje ai qe i quajti ata qe iken "Jashteqitja e kombit" dhe pas me mbrapa erdhi dhe kerkoj statusin e azilit politik ne France duke thene qe kishte qene i keqtrajtuar prej Enver Hoxhes,ne nje kohe qe nuk ka qene e vertete,pasi dihej qe Kadareja ka qene nje nga keshilltaret e tij dhe shikohej shume ne bllok!

    Ps....persa i perkte librit,nuk kam cte them,pasi me ka pelqyer!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    DI ANA ,ka nje shprehje populli yne ''afer detit afer mbretit'',por po te ishe afer Enverit do te kishe shpaten e Demokleut mbi koke dhe kete gje e pesuan shoket me te ngushte te tij e jo me Kadareja.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-07-2004
    Postime
    118
    ...me ka rrasti ne fund te viteve 90-ta te kemi nje tubime te ngushte miqesore me Artistine e madhe te Kombite Reshat Arbanen pasi ai ishte ne vizite ne diaspore pikerishte ne gjermani dhe si mergimtare njerze qe jane te eture per te qene afer Artit Kombetare afer atyre qe i kane dhene shpirt Artit Shqipetare si Reshat Arbana nje nga pyetje e shume miqev ishte edhe se cka menond ai per Kadaren ai na u pate pergjigjura shkurte:
    -Eshte e lehet te tregohet e shkruhate nga parisi se si duhet duket Shqiperia e eshte dic tjeter ta ndertosh Shqiperin nga Tirana nga mbrendesia e saj...


    ... Pasi Diktatura ka ikur mot po te ishte aq atdhetare sa shtirret Kadareja moti do te kthehej ne Shqiperi, une mendoj se Kadare eshte nje shkrimtare i madhe po ne rrafshine politike dhe ate Kombetar mbas 90-shit ai ka bere gabime te turpshme, dhe ka treguar se eshte shume labil...

    ...une pajtohem ne shume pika me gjykimin qe i ka bere Mustafaj...



    tungiii

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ndonese intervista e Mustafajt eshte e fresket, problemi qe preket eshte teper i konsumuar dhe nuk kuptoj pse vazhdohet t'i meshohet ketu ne forum fenomenit Kadare. Ka ne kete forum dhjetra, ne mos qindra shkrime dhe nuk eshte sot as vendi, as koha te hidhen perseri insinuata rreth nje vepre dhe nje jete komplekse ne llojin e saj. Koha ka per te saktesuar gjithshka dhe s'ka per te ndodhur kursesi, qe per shkak te nje qendrimi hierarkik ne nje sistem, te njollosen vlerat e nje talenti, Kadare, apo kushdo tjeter qofte, sikurse s'ka per te ndodhur, qe per hir te talentit te talentohet dhe piedestalohet nje jete kontradiktore ne periudhen dy kohore te sistemeve diametralisht te kundert. Sa per shkallet cilesore te krijimtarise, ato kurre nuk jane si shkallet e zakonshme te ngjitjes ne nje pallat. Perkundrazi. Jane rropatje, mundime, perpjekje, pengime, gervishtje deri ne gjakosje, njelloj si rruga malore me thepisjet dhe zbutjet e saj. Ka pra dhe lodhje, ka ndalim, ka shuarje etjeje ne nje burim, ka mbase dhe rreshqitje, sikurse dhe manovrim per kapercimin e kesaj rreshqitjeje. Nese Kadareja ja ka arritur t'ja dale mbane ngjitjes, gje qe eshte e vertete e pamohueshme, pse merremi me pjeset e tjera te ecjes shpateve te malit? Apo se jemi vete ne rreze te tij?
    -------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E,SH)

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Janulla Rapi pėr djalin e saj
    Nga janulla nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 09:55
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •