Pershendetje Krishter-Prizren,dhe shume flm per shpifjet gjate postimit...
Nese Muhamedi ta kishte shpikur kete fe qe quhet Islam, do ta kishte emertuar FEJA MUHAMEDANE...
Hatixhja r.a. i besoj Muhamedit e para sepse e dinte qe tek arabt kishte per te ardhur 1 profet,ashtut siq e kishte paralajmeruar edhe Bibla tek Zanafilla 17:20...
Muhamedi nuk kishte si te ishte autor,sepse nuk dinte as shkrim as lexim...
Kjo vertetohet tek fillimi i shpalljes se tij kur i eshte thene nga engjulli Gabriel
( Xhebrail a.s.), kur i kishte thene 3 here LEXO, mirepo Muhamedi a.s. i kishte thene: " NUK DI TE LEXOJ "...
Kjo gjitheashtu profetizohet ne Bibel tek ISAIA:"...LIBRI DO TI JEPET ATIJ QE NUK DI TE LEXOJ, DHE DO TI THUHET:"LEXO!!!",MIREPO AI NUK DI TE LEXOJ.."...
Çfare mendon per kete profetesi biblike ti djalosh me nickun krishter-prizren....
Po te ishte Muhamedi a.s. autor i Kur'anit, do ta bente 1 sure me emrin EMINE, pra sipas emrit te nenes se tij...
Do ta bente 1 sure me emrin ABDULLAH,sipas emrit te babait te tij....
Do ta bente 1 sure me emrin HATIXHE,sipas emrin te gruas se tij te pare...
Do ti bente disa sure me emrat , EBU BEKER,OMER,OTHMAN,ALI,ZEJD,BILAL, sipas emrave te shokve te tij...
Pra po te kishte qene Muhamedi a.s. autor i Kur'anit, do ta hiqte suren MERJEM "MARIJA" , qe flet per nenen e Jezusit, gjithashtu edhe per Jezusin...
Do ta heqte edhe suren ALI IMRAN (familja e AMRANIT "IMRANIT",qe flet per familjen e MARIJES,dhe qe eshte emri i babait te MARIJES "MERJEMES"...
Pra Krishter-Prizren, po te ishte ai autor i Kur'anit, mbi 1 miliard njerz nuk do ta lexonin librin e tij, dhe nuk do ta mesonin permendsh mbi 50 milion librin e tij...
Pse pra ke kesi trillime,dhe kesi dyshime ne zemer... ti krishter-prizren...
Une te thash dhe prap po te them,qe poligamia eshte lejuar ne momentin qe eshte lejuar edhe lufta,por ti sa duket me te bind mendimi yt sesa mendimi i Kur'anit...
Pra pse Muhamedi nuk u martua me ndonje grua,menjehere pasi qe i kishte vdekur gruaja e pare e tij Hatixhja,por pauzoi 3 vite te tera....?????
Zoti xh.sh. kur e lejoi poligamin, e lejoi per te gjithe njejt...2 gra,3 gra ose 4 gra, por nese frikesohuni se jeni te padrejt ndaj grave,martohuni me 1...
Muhamedi edhe pse gjate jetes se tij i kishte 12 gra,e jo 22 gra siq ke shpifur ti ne postimet me perpara, te 12-tat gra nuk i kishte ne kurore te gjithat...
Me se shumti ne kurore i kishte 4 gra....
Grat e tjera ose i ka shkurorezu ose i kane vdekur....
Muhamedi a.s. nuk kishte jete te shfrenuar, dhe kete shpifje vetem goja jote qe e thote, dhe goja e atyre qe ti mesuar nga ata...
Muhamedi te gjitha grat qe i kishte,ishin me te vjetra se ai...perveq Aishes r.a....
Dhe te gjitha grat qe Muhamedi i martoi,ose ishin qe i kishin vdekur burrat, ose ishin te shkurorezuara nga burrat e tyre...
Çfare shfrenimi ka ketu...Muhamedi i martoi e nuk bashkejetoi me to...
Muhamedi a.s. nuk e lakmoi Zejneben,gruan e djalit te tij te adoptuar ZEJD IBN HARITHIT...Ta spjegoi menqurine e martetes me keta...
Urtësia e marteses me Zejneben është martese me motive ligjvënëse... Ky qëllim erdhi për largimin e disa traditave paraislame dhe të papëlqyera si p.sh.: çështja e bijësimit të cilët arabët e aplikonin para ardhjes së Islamit. Një veprim i tillë kishte marrë formën e zakonit fetarë që trashëgohej brez pas brezi. E merrte ndokush një fëmijë që nuk ishte nga loza e tij dhe e konsideronte si të ishte nga loza e tij, si të ishte fëmija i tij. E konsideronte djalë të vet, sikur djalin nga gjaku në çdo pikëpamje në trashigimi, kurorëzim, martesë, në martesa të ndaluara miqësisht, e shumë zakone të tjera që ishin bërë zakon fetar në kohen e injorances, para Islamit....
Kur ndokush e bijesonte fëmijën e tjetrit i thoshte: “Ti je biri im, të trashëgoj dhe të më trashëgosh”.
Me ardhjen e Islamit e ndaloj këtë gjë që ishte në kundërshtim me natyrën njerëzore dhe nuk i la njerëzit të hutuar në errësirën e injorancës. Pejgamberi a.s. para shpalljes e bijësoi Zejd bin Harithin, ashtu siç vepronin arabët. Kështu pra, Muhamedi e bijësoi Zejd bin Harithin dhe njerëzit filluan ta thirrnin “Zejd bin Muhamed” (Zejdi i biri i Muhamedit)....
Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi prej Abdullah bin Omerit se ai ka thënë: “Me të vërtet Zejdin, të birin e Harithit, nuk e thirrnin ndryshe veçse Zejd bin Muhamed (Zejdi i biri i Muhamedit) derisa zbriti ajeti Kur’anorë: “Ju thirrni ata sipas etërve të tyre. Kjo është më e drejtë te Allahu”. Atëher Muhamedi a.s. i tha: “Ti je Zejdi, i biri i Harithit”. (18)
Pejgamberi a.s. e martoj Zejdin me vajzën e hallës së vet (Zejneben të bijën e Xhahshul Esedijes).
Rasti më i volitshëm që gjetën qëllimkëqinjtë urrejtës dhe orientalistët mashtrues ishte martesa e Pejgamberit me Zejneben, për të shpifur trillimet e veta për Pejgamberin e pastër. Disa prej trillimeve që shpifën janë, gjoja Pejgamberi a.s. e pa Zejneben, e dashurojë e i hyri në zemër, gjoja se Pejgamberi nuk pati turp dhe ja morri nusen e djalit zejdit, e shumë tjera shpifje.
Muhamedi a.s. e njihte Zejneben qysh nga vogjlia, sepse ajo ishte vajza e hallës së tij. Kush do të mund ta ndalte Muhamedin e mos ta martojë atë? Si mundet që dikuj t’i jepet rasti që ta martojë një beqareshë, e nuk e bën një gjë të tillë, e pasi ajo të martohet e të bëhet e vejë, ai ta dashurojë?!!
Trillojnë për Pejgamberin a.s. gënjeshtra, shpifje dhe të pavërteta. Me të vërtetë këta janë një popull që nuk logjikojnë dhe thonë diçka që për të nuk dinë.
Urtësia e Allahut xh.sh. ishte që Zejdi ta shkurorëzojë Zejneben dhe urdhëroi Muhamedin a.s. që ta martojë atë, për ta asgjësuar çështjen e bijësimit, t’i vendosë bazat e shëndosha të Islamit dhe të çrrënjosë injorancen.
Pejgamberi frikësohej se hipokritët dhe të këqinjtë do të flasin dhe do të thonë: “Muhamedi e martoi gruan e birit të vet”, andaj edhe zvarriti, e mbajti të msheftë një kohë, derisa erdhi urdhëri i Allahut xh.sh. në formë qortuese:
“...E ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t’i friksohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzojmë ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarëve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer”. (El-Ahzab: 37) (19)
Ashtu siç thoshte Aishja r.a., sikur t’i lejohej Pejgamberit të fshihte diçka nga Revelacioni, do të mbante të fshehur ajetet që urdhëronin martesën e tij me Zejneben. Sigurisht, aq rëndë i kish ardhur kjo gjë individualitetit profetik. (20)
Kështu pra mori fund bijësimi dhe u flakën shumë zakone që i ndiqnin në xhahilijet e që ishin vetëm adete fetare të tyre pa kurrfarë baze. Pra martesa e të Dërguarit a.s. me Zejneben ishte bërë për një qëllim juridik e shoqërorë, që është shfuqizimi i adoptimit. Zbriti fjala e Allahut xh.sh. që edhe më tepër e vërtetoi këtë rregull të ri hyjnorë në ajetin 40 të sures El-Ahzab:
“Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send”.
Transmeton Buhariu se Zejnebja r.a. shpeshherë krenohej para grave tjera të Pejgamberit a.s. duke thënë: “Juve ju martuan prindërit (familjet) tuaja, ndërsa mua më martoi Allahu xh.sh.”.
Kjo ishte pra urtesia e marteses me Zejneben,Krishter-Prizren e jo ashtu siq e kane trilluar misionart krishter dhe orientalistet....
Tjetra qe thua per Aishen r.a. eshte si me posht...
Akuzes tende dhe e misionarëve të krishterë kundrejt Muhamedit dhe martesës së tij me Ajshen ju mungojnë dëshmitë themelore. Po të ishte martesa e tij me Ajshen diçka e pazakontë dhe e dyshimtë do të kishte mospajtime si nga ithtarët e tij e aq më tepër nga kundërshtarët e tij (gjate kohes se tij)...
Po të ishte kjo martesë diçka e jashtëligjshme dhe abuzive siç duan ta paraqesin disa të krishterë atëherë kundërshtarët e tij do ta përdornin këtë me gjithë qejf në luftën e tyre propaganduese kundër tij. Por diçka e tillë nuk është regjistruar asnjëherë.
Kulturat fetare qartë e lejojnë martesën nëse personat kanë mbërrirë pjekurinë seksuale. Është irelevante mosha e caktuar legalisht në vende të ndryshme kur të rinjëve u lejohet ligjërisht të kenë lidhje seksuale. Edhe këtu ka dallime të shumta. Në Japoni psh mosha prej kur njerëzit ligjërisht mund të kenë lidhje seksuale është mosha 13 kurse në Spanjë mosha 12 vjeçare. Kjo gjithmonë varet nga pjekuria seksuale dhe relacioni i dyanshëm....
Krijoni Kontakt