Edhe Nënë Tereza përdoret për përfitime politike

Anila LIMANI


Për Shoqatën e Historianëve Shqiptarëve të Maqedonisë (SHHSHM) dislokimi i vendit të shtëpisë së Nënë Terezës është një vendim me prapavijë politike. “Vënien e gurë themelit më 9 maj në vendin e dislokuar, para shtëpisë së ARM-së e cilësojmë si akt vandal jo civilizues e me tendenca të përvetësimit të identitetit shqiptarë të Nënë Terezës dhe tallje me këtë figurë që i përkulet e gjithë bota. Tërë përgjegjësia për realizimin e këtij projekti vandal bie mbi dy ministrat shqiptarë dhe shqipfolësve të ashtuquajturës shoqatë të Nënë Terezës me seli në Shkup”, thuhet në reagimin e SHHSHM-së. Sipas historianëve, e gjithë kjo bëhet për të zhveshur përfundimisht nga sheshi i qytetit elementin shqiptarë dhe përvetësimit të figurës së Nënës Terezë. “Kjo Qeveri demaskoi veten dhe vërtetojë shqetësimin e shoqërisë civile shqiptare kur doli me propozimin që nën themelet e shtëpisë së Nënë Terezës të ndërtojë kishën e Shën Nikolla Gruevskit. Ky projekt vazhdojë të jetësohet edhe me bekimin e ministrave shqiptarë, të cilët në vend që të pengonin realizimin e tij, ato u vunë në ballë për të jetësuar këtë projekt vandal”, thuhet ndër të tjera në reagimin e historianëve.
Iniciativa për rindërtimin e shtëpisë së Nënë Terezës, nisi para katër viteve, por problemet që i nxirrte kryetarja e Komunës Qendër, Violeta Allarova bën që ky project të shtyhej vazhdimisht, kur më në fund ajo në bashkëpunim me Shoqatën “Shkupjania Nënë Tereza” u morën vesh që shtëpia e nënë Terezës të ndërtohej në një vend tjetër, aty ku dikur ka pas një kishë katolike. Pas katër vjetëve, Allarova me urdhër të Qeverisë, në mënyrë ekspres ndryshoi planin e qytetit dhe dha leje për ndërtimin e një kishe në vendin ku dikur ishte shtëpia e Bojaxhinjve. Edhe pse vite më parë u thanë se një sërë donatorësh kanë dhënë para për ndërtimin e shtëpisë së Terezës, tashmë ajo do të ndërtohet me vendim të Qeverisë, për ç’ka dhe janë ndarë 140 milionë denarë. Sipas planit objekti duhet të përfundojë për katër muaj.

http://www.lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=1536