Centralet bėrthamore, italianėt prishin pazarin me Berishėn

Firma “Camuzzi” pėrgėnjeshtron qeverinė pas 7 muajsh. Reagon opozita: “Premtimet e Berishės janė demagogji”

Habjon Hasani
Iku Prodi, iku dhe “Camuzzi”! Ky duket se ėshtė rezultati pas njė deklarate tė beftė tė bėrė dy ditė mė parė nga selia e kėsaj firme nė Milano, e cila ka deklaruar se ”nuk parashikon dhe nuk ka aspak nė plan, madje nuk ka pasur kurrė njė projekt pėr ndėrtimin e ndonjė centrali bėrthamor me qeverinė shqiptare”. Nė fakt kjo firmė u paraqit nė mėnyrė publike nga qeveria disa muaj mė parė si njė nga dy firmat qė kishin shfaqur interes nė ndėrtimin e kėtyre centraleve nė Shqipėri. Njoftimi zyrtar pėr pėrfshirjen e kėsaj firme nė projektin e centralit bėrthamor erdhi fill pas vizitės sė ish-kryeministrit Romano Prodi nė Tiranė. Pėrfshirja e kėsaj firme u konfirmua edhe nga disa media italiane asokohe. Megjithatė, duket se “Camuzzi” “ėshtė zgjuar” pas shtatė muajsh duke e pėrgėnjeshtruar nė mėnyrė paksa tė ashpėr kėtė fakt. “Ne jemi njė firmė qė investojmė nė gazsjellėse“, - deklaron “Camuzzi” duke nxjerrė blof qeverinė shqiptare sikur tė kishte ngatėrruar adresėn, ose mė saktė gazin me atomin. Por ky reagim i “Camuzzi”-t ėshtė paksa i vonė dhe ndoshta nuk do tė ishte e tepėrt tė thuhej se ėshtė edhe pak inatēi nė kushtet kur kjo firmė nuk e bėri pėrgėnjeshtrimin pėr muaj me radhė, por vetėm atėherė kur nė lojė hyri “Enel”, e cila shfaqi publikisht interesin ndaj ftesės sė Berishės dy javė mė parė.
Opozita
Ashpėr e ka komentuar kėtė deklaratė tė “Camuzzi”-t Taulant Balla, deputet i PS-sė. “Kryeministri Berisha, sa herė qė dėshton nė njė fushė tė caktuar tė ekonomisė, mundohet tė gjejė zgjedhje nė demagogjinė dhe blofet e veta. Demagogji dhe mashtrim duket se ėshtė edhe blofi i kryeministrit pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor nė Shqipėri”, - ka deklaruar Balla. Por ndonėse opozita e paraqet deklaratėn e “Camuzzi”-t si njė rezultat i mashtrimeve tė qeverisė, i sigurt ėshtė fakti se nėse ka qenė mashtrim nuk ka qenė vetėm i qeverisė shqiptare, por edhe i mediave italiane. Megjithatė “Camuzzi” nuk pipėtiu asnjė fjalė pėr ditė tė tėra, ndėrsa mediat artikulonin planet e saj pėr ndėrtimin e centraleve bėrthamore nė Shqipėri.
Deklarata
Strumbullari i gjithė kėsaj historie ėshtė bėrė njoftimi pėr shtyp i faqes zyrtare tė Kryeministrisė pak kohė mė parė. ”Pasi i kanė raportuar pėr ecurinė e investimit tė tyre nė ngritjen e njė fabrike pėr prodhimin e pjesėve tė kėmbimit pėr industrinė bėrthamore nė Durrės, pėrfaqėsuesit e ‘Camuzzi Holdin sps’ i kanė prezantuar kryeministrit Berisha interesin e kompanisė sė tyre dhe tė ”Westinghouse” (njė kompani e mirėnjohur kjo nė Amerikė pėr prodhimin e reaktorėve bėrthamorė), pėr tė prodhuar edhe nė Shqipėri energji bėrthamore. Kryeministri Berisha, pasi ka prezantuar situatėn energjetike nė Shqipėri, me programin dhe reformat qė ka ndėrmarrė qeveria nė kėtė drejtim, u ka bėrė me dije pėrfaqėsuesve tė kėtyre dy kompanive se qeveria qė ai drejton ėshtė e hapur pėr futjen e energjisė bėrthamore nė Shqipėri. Pasi tė vlerėsohet dhe tė studiohet nė mėnyrė tė gjithanshme problemi, nė kuadrin e pėrfshirjes sė tė gjitha alternativave pėr tė siguruar energjinė elektrike nė vend, do tė konsiderohet edhe ndėrtimi i njė centrali bėrthamor nė Shqipėri”, - pėrfundon deklarata, e cila ėshtė pėrgėnjeshtruar nga “Camuzzi” dy ditė mė parė.


Albania