Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 161
  1. #71
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Berisha: Gjeta partnerė pėr centralet bėrthamore

    Kryeministri tregon para grupit tė PD-sė projektet e mėdha pėr gazin


    Qeveria nuk tėrhiqet nga vendimi pėr ndėrtimin e centraleve bėrthamore nė Shqipėri. Kryeministri Berisha i ka treguar nė mbledhjen e grupit tė PD-sė deputetėve tė tij se ēėshtja e centralit bėrthamor ėshtė njė ēėshtje serioze dhe mesazhi i tij ka ardhur menjėherė pas kthimit tė tij nga Davos, i Zvicrės.


    Ēėshtja e ndėrtimit nė Shqipėri tė centralit bėrthamor ėshtė diskutuar pėr herė tė parė nė shtator tė vitit tė kaluar pėrpara ardhjes nė Shqipėri tė kryeministrit italian, Romano Prodi.

    Duket se Kryeministri Berisha ka gjetur nė Forumin Ekonomik botėror nė Davos njė partner tė sigurtė pėr tė ndėrtuar centralin bėrthamor nė Shqipėri. Kryeministri u ndal edhe nė rėndėsinė e energjisė nukleare, tė cilėn e vlerėsoi si mėnyrėn mė tė mirė pėr tė ulur emetimin e gazit karbonik. "Shpreha hapur pikėpamjen time pėr energjinė nukleare, si mėnyra mė e mirė, mė e shpejtė dhe mė e fuqishme pėr tė ulur emetimin e gazit karbonik", tha ai. Kryeministri tha se ka siguruar bashkėbiseduesit se Shqipėria do tė vazhdojė pėrpjekjet pėr tė plotėsuar sa mė shpejt kuadrin ligjor dhe tė procedojė nė bazė tė interesit tė tregut pėr ndėrtimin e centralit bėrthamor. "Energjia nukleare ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ulur emetimin e gazit karbonik", tha Berisha. Kryeministri Berisha u shpreh nė mbledhjen e grupit parlamentar, se gjatė punimeve tė Forumit Ekonomik tė Davosit ka marrė pjesė edhe nė panelet ku temė qendrore ka qenė diskutimi i ndryshimeve klimaterike si dhe pasojat qė ato sjellin. Ndonėse Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, tha Kryeministri, ajo nuk mbetet e paprekur nga ndryshimet klimaterike. "Nė Davos u diskutua edhe pėr klimėn dhe pasojat e ndryshimit tė saj. Tė pakta janė vendet qė kanė pasur pasojat mė tė rėnda nga ndryshimi i klimės, sesa Shqipėria. Nuk ka vend qė emeton mė pak dioksid karboni, por qė merr pasojat mė tė rėnda tė tij se sa Shqipėria", tha Berisha. Kryeministri deklaroi se "pėr pozicionin gjeografik tė shkėlqyer qė ka Shqipėria duhet qė tė jetė edhe vendkalim i projekteve tė mėdha evropiane pėr sa i pėrket gazit". Gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, zoti Berisha theksoi se "Forumi Ekonomik i Davosit u fokusua edhe nė ēėshtjen e gazit, ndėrkohė qė dihet se ka shumė projekte gazi nė rajon, disa prej tė cilave e pėrjashtojnė Shqipėrinė jashtė kriterit ekonomik". "Nuk na vjen aspak mirė, pasi asnjė vendi nuk i vjen mirė tė pėrjashtohet nga njė skemė. Mbi kėtė bazė, pėr mė shumė se njė vit, ne kemi bėrė pėrpjekje shumė tė mėdha pėr tė favorizuar projektin e gazsjellėsit Trans-Adriatik qė kalon nė Qafė Thanė-Fier", deklaroi Kryeministri Berisha. Nė kėtė drejtim, ai shprehu bindjen se "do tė ketė zhvillime shumė pozitive, pasi ky ėshtė njė nga projektet qė deri mė tani ka progresin mė tė madh". "Unė takova Presidentin e Azerbajxhanit, Aliyev, vendi i tė cilit ka rezerva kolosale tė gazit, tė lira dhe tė kapshme. Natyrisht me tė u takuan edhe personalitetet mė tė larta zvicerane, sepse kompania ėshtė zvicerane. E gjithė biseda u pėrqendrua te gazsjellėsi dhe besoj se do tė kenė shumė zhvillime qė do t‘i bėjė publike vetė kompania", deklaroi Kryeministri. Kryetari i PD-sė theksoi se pėr mė shumė se njė vit, qeveria ka bėrė pėrpjekje pėr tė favorizuar projektin Trans-Adriatik, qė kalon nė aksin Qafė Thanė-Fier-Vlorė dhe se deri tani, sipas Kryeministrit ky projekt ka shansin mė tė madh.



    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #72
    Centrali berthamor eshte me rrezik, nuk eshte TEC. Te bejn ndonje gafe gjate punes ata specialistat tone, s'kemi ku shkojme pastaj se aq vende jemi, duhet boshatisur gjithe Shqiperia.

  3. #73
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Una thomi qe sala te boj nji her ato centralet me ere (m.uti) don quihoteske, mbasandaj te shkoje te marri ca kova korenti ne planete, duke filluar nga me i largeti ...

  4. #74
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kur ēbėhej ideja pėr njė film

    Mes dy pallatave tė lartė, njėri i gjelbėr dhe tjetri blu, tetė kate mė poshtė se kati i epėrm i pallatit tė gjelbėr, nė pallatin xhuxh qė e quajnė se e kanė zėnė pėr fyti, ndodhet banesa ku po pėrpėlitet Bardhi pa fund. Shtrati i ėshtė nxehur, mbulesa i ėshtė rrudhosur, kėmbėt i kanė ardhur ėndėrrshumit afėr fytyrės, fjalėt nuk i mban dot brenda, i ulėret:

    - Ndėrro ėndėrr, ndėrro...
    - S’ke ku shkon. Duart lart!
    - Ik tutje!
    - Ēbėji sytė. Lugat!
    - Oh ndihmė! Ngado veē Homer Simpsons. Mami...
    - Hė se tė ndihmoj unė djalko: Kokė e verdhė tullace, dy fije i pėrkunden varur nga maja e kokės. Mami... Dhe pantallona blu, dhe nje bluzė e bardhė. Dhe barku sa njė derr.. Spider pig, spider pig...
    - Jo, jo. Ti teknik, nė centralin tim atomik? Jo, jo...
    - Nėn veshje tė bardhė, me ata sy tė pėrhumbur. Dhe erė alkoholi, po, po...
    - Kur shkoj ndėr mend botėn time, mė del pėrpara ti, Homer ziu.
    - Aty mė rri, hehehe. Se bota jote jam unė. Nuk e pe qė nė krye mė vunė.
    - Paris, Romė, Vjenė, Berlin, Londer, mbet njė nė mendje tė lutem shumė. Kulla Eifel, Luver, Kullat Binjake, po, aeroplanėt i hyjnė pėrmidis, kullat... jo. Danub, festival Salcburgu, recito Moissi, recito...na ishte njehere Jedermann...
    - The Simpsons, dadadadadadadadadadaadadadaadadada.
    - Adriatik, Jon, Dajt, Ne ecim pėrpara, pėrpara gjithmonė, se ndrin fitimtare...
    - Dadadadadadadadadadaadadadaadadada. Hehehe...
    - Central atomik, mekanik, bukavik, gjenerik, mami motrės ia dha burrin gjenerik, gjenerik, rri gjithė ditėn poshtė makinės si zhapik, si zhapik...
    - Kokė e verdhė tullace, dy fije i pėrkunden varur nga maja e kokės. Dhe pantallona blu, dhe njė bluzė e bardhė. Dadadadadadadadadadaadadadaadadada
    - Bėj buum dhe mė lėr rehat. Buuum!!! Urraaa! Hahaha, shpėtova plehrė, tė munda...

    Aty me vrull zgjohet.

    - Ky eshte sllogani, po!

    Ngren telefonin tė njoftojė kolegun Drit, i cili duke mallkuar pėr zgjimin nga gjumi pret siglėn qė duket do u dashka tė ēelė ēdo seri tė filmit Homer Simpsons nė Shqipėri. Kartonat i kanė prerė, nė i thėnēin kėshtu. Fytyrat i kanė vizatuar. Driti vrapon tek gjyshja t’i rrėfehet. Dhe ajo e zgjuar nga gjumi, nė dhomėn tė cilėn ia kanė kthyer nė kantier ndėrtimi, e pyet t’ia ndalė vrullin:

    - Po mirė mo Drit xhani, po tė drejtėn e pėrdorimit tė personazhit a e keni marrė?
    - Aman nėna dhe ti, ku merr vesh ti nga kėto punė. Ti je nėnė.
    - Po mor bir, se nėnat hanė bar, kėshtu mendon ti.
    Ajo i mbyll sytė me qetėsi.
    - Mos fli nėna, mos fli, se do na pushtojė budallallėku. Shih si po zbret, dhe fillon tė bėjė numra me duart e ca akrobaci.
    Gjyshja qesh me sytė e mbyllur dhe i kėndon:
    - Fli, bir i nėnės fli... Kėshtu ėshtė kur tė lė jot ėmė e yt atė tė livadhisėsh.

    Driti zhduket shumė i zhgėnjyer nga vetja mbi si ka mundėsi qė nė kėtė moshė akoma shkon i rrėfehet gjyshes dhe rrėmben sėrish telefonin, t’ia prishė ėndrrėn kolegut Bardh.

    - Shok or shok, i thėnēim film. Na ka dalė njė vėshtirėsi, me tė cilėn na del mė lehtė e me lirė ta ndėrtojmė me duart tona njė central atomik.
    - Alo, alo, alo, ty tė dėgjoja ... prapė ti? Mami motrės ia dha burrin gjenerik, gjenerik, rri gjithė ditėn poshtė makinės si zhapik, si zhapik...pik, ēik, dua njė ēikė dhe pikė...

    Bardhi kėndon sa mundet nėn sharjet e Dritit dhe me telefonin mbetur hapur bie pėrsėri ne gjumin e centralit atomik.

    - Telefoni tė mbeti hapur or qyp. Qyp, qyyyp, thėrret Driti dhe aty djallėzor sa mė s’bėhet ....


    Vazhdimi vijon...

  5. #75
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    meqe u soll fillimi...


    ... i drejtohet laptopit, duke u skėrmitur, hap skedarin me kėngė e tinguj nga kohėt e errėta tė njerėzimit dhe nis tė kėrkojė mė tė tmerrshmen. Ka kėrkuar me vite pėr tė mbėrritur tek kjo madhėsi e thellėsi thesari, tė cilin e ruan nė tė gjithė format e mundshme elektronike, qė edhe po t’i ndodhė diēka laptopit, thesari po thesar tė mbetet.
    Kallashanikovi nuk di tė pushojė. Lagjet e Tiranės heshtin edhe mė shumė se nata vetė. Koha e vetme qė ai ka nė kujtesė, kur njerėzit do e kapėrdinin ēdo fjalė kundėr mungesės sė dritės. Ajo kish vdekur deri dhe nė mendjet e tyre. Karikatori i parė mbaron dhe pas tij nis njė i dytė, njė i tretė.
    “Sa keq qė nuk i kam nė video, thotė me vete, “me ato dritat e kuqe qė ndjekin njėra-tjetrėn nė qiell. Dhe unė frikacaku qė e kisha mundėsinė sa qindra herė tė shtija nė dorė njė tė tillė e tė qėlloja sa herė tė doja... si Bardhi qė desh humbi njė sy. Ah si ka pėr t’u ngritur nga karikatori, zgupthi, hehehe.”
    Nis tė qeshė dhe pastaj erret.
    “Mė mirė po dal pėr tė freskuar pak trurin”, i thotė vetes.
    Pa zhurmė, shkon i thotė tė ėmės, qė kish rėnė prej orėsh nė gjumė, se do tė dalė nje xhiro. Ajo zgjohet e tmerruar.
    “Jo, ku shkon ti? Po edhe dje, po kėshtu dole, edhe pardje. T’u bė zakon tani.”
    “Ti s’thua falemnderit qė tė lajmėroj tė paktėn qė po dal. Ju kam mėsuar keq unė, s’keni faj ju.”
    Ky ėshtė dialogu qė zhvillohet vazhdimisht, qė prej kur e mban mend daljen e vet tė parė si adoleshent.
    Kthehet nė dhomė, e afron telefonin me altoparlantėt e lidhur me laptopin, klikon mbi dokumentin audio nė skedar dhe kallashnikovi trondit dhomėn. E ndėrpret tek krisma e tretė, sepse kujtohet pėr nėnė e babė nė dhomėn ngjitur dhe pėr gjyshen, pėr tė cilėn do tė sakrifikonte ēdo marrėzi nga ato qė e bėjnė tė ndihet adoleshent i lumtur.
    “Eh ē’mė iku rasti, dreqin... Po hė se kėtu jemi”, i premton shokut qė gėrhiste nga ana tjetėr e linjės. Mbyll telefonin, mbyll laptopin, mbyll pas vetes derėn e dhomės, mbyll dialogun me tė emėn, e cila nuk rrinte dot pa u ngritur ta pėrcjellė:
    “Jo, mami, ajo qė dėgjove nuk ishte breshėri kallashnikovi. Do tė kesh parė ėndėrr.”

    “Jo, Ada, jo, ajo qė dėgjove nuk ishte breshėri kallashnikovi. Ēfarė po bėje tani?”
    Kėshtu e niste pothuajse ēdo bisedė me Adėn, nė telefonatat e vitesh mė parė. Ajo jetonte nė anėn tjetėr tė lagjes sė pėrbashkėt dhe dėgjonte po tė njėjtat krisma kallashnikovi, sikundėr ai, kuptohet kur krisnin. Por edhe kur nuk krisnin, duket mezi ē’priste pėr pretekstin qė t’i telefononte.
    “Gėzhojat kishin mbetur pezull sot nė mėngjes. Drit, mishi mė qėndronte i rrėnqethur, ato nuk zbrisnin nė tokė. Mė dukej sikur kishin sy dhe ktheheshin nė mėnyrė tė komanduar pėr tė parė kalimtarėt. Po sikur tė kish ndonjė plumb tė pashkrehur nė mes tyre e tė mė ndiqte si silur."
    Ai qeshte.
    "Mos qesh me tmerrin tim", e ngrinte ajo zėrin.
    "Po kjo ka qenė ėndėrr“, i thoshte Driti. "Ja, unė kam parė psh, sikur mė qėlluan aq shumė, sa ishte e pamundur tė mos kisha vdekur. Shihja trupin tim, bira-bira, por as gjak, as shenja lotėsh nė sytė e mamit, qė mė shihte nga njė qoshe. Qoshja ishte e njė dhome trekėndėshe me mure tė shkurtėr qesharake. Nga qoshja tjetėr mė shihte babi dhe ai qė qėllonte nga qoshja e tretė ma bėnte me gishtin drejtuar pėr nga lart : trim qenke ! Gjyshja, e cila ra befas tek kėmbėt e mia, e vrarė nga njė plumb qorr, sapo kish thėnė: po kjo qenka piramidė kokėprerė.”

    Dy muajt e pushimit nga shkolla ia kishin hapur syte tė dyve. Nė ritakimin e parė nė oborrin e shkollės, kur shkolla nisi pėrsėri nė fund tė prillit 1997 pėr fytyrėn e saj kėrkonte. Deri kur e pa dhe aty pas shkėmbimit tė thellė dhe njė buzėqeshjeje tė mbetur pėrgjysėm e kish kthyer kokėn rrėmbimthi nė tjetėr drejtim. Mė shumė ngrohtėsi se ē’duhet, ėshtė e rrezikshme. Kjo ishte motoja qė kish pasur dhe ndoshta ajo qė e kish bėrė tė ishte akoma vetėm, i lirė, mė vete, i mosvarur. Ada kish emigruar pak mė shumė njė vit mė pas nė SHBA bashkė me familjen.
    "Unė kam akoma rrėnqethje, Drit", i thoshte ajo. "Tė lutem tė mė kuptosh. Po ti mund tė vish me vonė aty. Edhe ti do tė studiosh, unė e di qė ti ke aftėsinė tė bėhesh diēka e madhe. Nė SHBA kjo mundėsi i jepet gjithkujt. Do tė jemi aty bashkė.” Ajo e zgjaste meditimin gjithmonė, sa herė pėrsėriste fjalinė “Tė lutem tė mė kuptosh”.
    “Ē’tė kuptoj”, thotė me vete dhe tek e kap veten tė bjerė nė grackėn e tė njėjtit kujtim i flet: “Akoma ti. Nuk ka mė tė trishtueshme, se edhe kaq vite pas tė tė rrahė mendja po pėr tė njėjtėn nevoje kuptimi. Ti je me gjoja i lirė, mė vete, i mosvarur. “
    Adės ndėrkohė i kishte dalė kohė pėr t’u dashuruar, fejuar, martuar, ndarė e gjetur njė tjetėr bashkėjetues. Tė paktėn sipas zėrave, si ky i tė dehurit plak nė qoshe tė pallatit tė vet. Ai thuajse pėr ēdo natė ndodhet aty, endacak, i pastruar, kur e ka mundėsinė, i pavend nė vend tė vet me njė numėr qesesh plasmasi qė i duhen pėr kartona dhe batanije tė vjetra. Shtroja dhe mbuloja e natės.

    Diku tek Shallvaret, kur i duhet t’i dalė qark rrugės, pėr shkak se me vonesė kujtohet qė ura e vogėl pėr tek Blloku ėshtė duke u rindėrtuar, i zė syri njė fėmijė, tek tė nėntat apo tė dhjetat. I mitur, i imėt me njė kuti nė dorė, plot me cigare. E sheh ai me ca sy tė pėrgjumur dhe i zgjat kutinė.
    “Po ēfarė bėn ti kėtu? Shko shpejt nė shtėpi”, i thotė Driti. Fėmija qesh me gjysmė zėri dhe largohet me vrap duke mbajtur kokėn tė kthyer nga ai.
    "Oh Zot", bėrtet Driti pak ēaste mė vonė. Pati ndriēimin mbi ēfarė ishte dashur tė bėnte nė ēastin e ndeshjes me fėmijėn. Nxjerr portofolin dhe e sheh se para ka mjaftueshėm. Kthehet tė ndjekė fėmijėn, andej nga e pa qė po largohej, por nuk po e shquan mė. Tmerrohet.
    “Po sikur pikėrisht kėtė natė, atij fėmijė qė unė mund ta kisha nisur nė shtėpi tė lumtur me parate e cigareve tė shitura nė dorė, t’i ndodhė diēka e keqe, t’i ndodhė mė e keqja...”
    I bie tėmthave me grushta.
    Idiot!, thėrret.
    “O ēuni!!!. O ēuni!!!” Ējerr fytin pa sukses.
    I kthehet rrugės sė vet dhe dy fshesaxhije, tė cilat i ndjek njė re e madhe pluhuri mbi kokė, e vejnė re, kur ai desh iu shkeli grumbullin e mbeturinave qė kishin arritur tė mblidhnin.
    “Kėtej kalon ai ēuni ēdo natė”, i thotė njėra prej tyre duke e tėrhequr zėrin zvarrė sikundėr dhe fshesėn. “Po tė dalėsh nesėr nė tė njėjtėn orė, kėtu e ke.” Dhe vazhdojnė me punėn nėn renė e pluhurit.
    Driti gėlltit pluhur dhe i sheh me vėmendje nė lėvizjet e tyre. Nė anėn tjetėr tė urės qė po rindėrtohet, jetohet nata, e errėt si kjo e fėmijės, me ndryshimin e madh a tė vogėl: ajo ėshtė e zgjedhur tė jetė e tillė. Nė lokalin e parė e di cilėt do tė gjejė. Ne tė dytin po ashtu. Nė tė tretin rehatohet mes tymit tė duhanit dhe shikimeve tė djemve e burrave mbi nje vajzė qė pėrdridhet e zhvishet me ngadalė pėrpara njėrit, qė nuk mund kurrsesi tė jetė i dashuri i saj.
    “Spektakėl qyl mer lalė”, i tha kamarieri, qė e njihte si mik i lokalit, pėr pyetjen qė Driti as nuk e kish shtruar. “Uiski?”, e pyet ai.
    “Jo”, ia kthen Driti. “Tė lutem mė sill fletė tė bardha, po munde tė gjesh. A fletore, a diēka tjetėr. Dhe njė dopio ekspres.”
    Kamarieri largohet me vėshtirėsi nė mes tė trupave tė nxehur nga kėrcimi dhe shikimet.

    Nė gllėnjkėn e parafundit tė kafes porosit njė tė dytė. Pėrpara i qėndrojnė shtruar fletė tė mbushura me skica. Ka kaluar njė orė dhe ėshtė munduar tė fiksojė nė thuajse errėsirėn e lokalit fytyrat e tė gjithė njerėzve, por jo nė siē po i njeh aty me sy tė gjallė, por me syrin e botės tjetėr, i fikson gati tė miturit si tė rritur, tė babėziturit qė rrijnė me duart qark beleve tė zbuluara dhe vitheve tė vajzave gati tė mitura si skelete, tė trashėt si tė hollė, tė shkurtėrit si tė gjatė e mė shumė e mė tej. Nė nisjen e kafes sė dytė provon se ēfarė do t’i shkonte secilit mė shumė: njė kallashnikov, njė libėr nė dorė, njė lule, njė kuti me cigare pėr t’u shitur, njė fshesė, njė dekoratė, njė kostum prej heroi, kėpucė prej argjendi, ēelėsat e njė BMW-je, ēelėsat e njė banke, tė njė piramide, kodet mbrojtėse tė njė centrali bėrthamor, fijet e njė truri, jetėt e nje populli, gjumi i njė fėmije.
    “Mė duhen dhe pafund kafe qė ta gjej atė”, mendon nė mbarimin e fletėve. “Dhe kushedi sesa errėsira tė tjera”.
    Kur del i hip biēikletės, sė cilės siē duket i kish ngarė pa e ditur qė nė fillim dhe endet duke vrojtuar zgjimin e natyrės nėn gėrhimat e lubisė metropol.

  6. #76

    Centrali atomik, nis projekti

    Agjencia Ndėrkombėtare ndez dritėn jeshile. Akademia e Shkencave pėrgatit projektin bėrthamor nė Shqipėri. Italia: Tė ndėrtohet

    Tė mbledhur nė kuadėr tė Javės sė Energjetikės, ekspertėt italianė dhe shqiptarė dolėn nė konkluzionin se e ardhmja e burimeve tė energjisė sė rinovueshme ėshtė "centrali bėrthamor". Edhe pse pėrmban kosto tė lartė dhe afat tė gjatė, ndėrtimi i njė objekti tė tillė do tė garantonte furnizim tė vazhdueshėm me energji elektrike jo vetėm pėr vendin, por edhe pėr eksport, duke shtuar njė tjetėr avantazh: mbrojtjen e mjedisit. Ambasada italiane organizoi gjatė kėsaj jave nė qytete tė ndryshme tė vendit Konferencėn Ndėrkombėtare "Energjia: Prodhimi, Shpėrndarja dhe Kėrkimet", duke e konkluduar nė ditėn e djeshme. Tė pranishmit vinin nga sfera akademike e sektorit tė energjisė pėr tė dyja vendet, atashe tė ambasadės, pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, ajo e Arsimit, KESH, AKBN, etj. Konferenca u zhvillua nė kuadėr tė bashkėpunimit mes dy vendeve, nė zhvillim tė sektorit energjetik, duke kėrkuar me ngulm burime alternative tė prodhimit tė energjisė elektrike. Diskutantėt shtruan teza tė ndryshme, duke dalė nė pėrfundimin se ndėrtimi i centralit bėrthamor do tė shmangte varėsinė e dy vendeve nga shumė faktorė qė kushtėzojnė prodhimin e energjisė. Thuhet pėr dy vendet, sepse nga ky projekt kėrkon tė pėrfitojė Italia, e cila ėshtė zotuar tė mbėshtesė Shqipėrinė nė ndėrtimin e kėtij impianti aq shumė tė diskutuar kohėt e fundit.


    Centrali


    Akademia e Shkencave ka nisur punėn pėr hartimin e programit bėrthamor me ndihmėn e Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Nukleare (OECD). Konfirmimi vjen nga Gjergji Gjiniko, shef i kabineti nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės. i ndodhur nė panelin e diskutantėve, Gjiniko tha se "zbatimi i kėtij projekti kėrkon ngritjen e njė sistemi rregullator efikas, zhvillimin e burimeve tė nevojshme njerėzore tė organizmave publike, e deri tek organizimi i diplomave universitare dhe pasuniversitare, qė trajtonte legjislacionin bėrthamor dhe traktatet e konventave respektive, pėr hartimin e mbetjeve radioaktive dhe ruajtjen e vlerave tė tyre. Shefi i kabinetit nė MASH shtoi se realizimi i kėtij projekti kėrkon, nė radhė tė parė, kėrkime dhe studime intensive paraprake, nė mėnyrė qė strategjia tė dalė sa mė e suksesshme. Lidhur me kėtė pikė, Milo Kuneshka, drejtor i Pėrgjithshėm i Agjencisė Kombėtare tė Burimeve Natyrore (AKBN), theksoi se "projekti pėr prodhimin e energjisė bėrthamore konsiderohet tepėr i rėndėsishėm dhe mundėsitė pėr ta realizuar njė gjė tė tillė janė tepėr tė mėdha". Ndėrsa Ricotti Marco, profesor i "Hyrjes nė Inxhinierinė Bėrthamore", nė Universitetin e Milanos, foli veē tė tjerash pėr gjendjen e kėrkimeve bėrthamore nė Itali dhe perspektivat pėr vitet nė vazhdim, duke theksuar avantazhet qė vijnė nga pėrdorimi i centraleve nukleare pėr qėllime energjetike. "Italia ėshtė i vetmi vend nė botė qė nuk ka central bėrthamor, tė mbyllura pas aksidentit tė Ēernobilit (Ukrainė 1987), por pavarėsisht kėsaj, kėrkimet dhe studimet pėr gjetjen e formave tė duhura rreth kėtyre projekteve vazhdojnė tė jenė nė qendėr tė vėmendjes. E ardhmja e energjisė nukleare nė vitet 2030 parashikohet tė jetė "brezi 3+", ndoshta "brezi i 4-ėt" i nuklearėve bėrthamorė, tė cilėt do tė zėvendėsojnė centralet aktuale pėr avantazhet qė do tė ofrojnė. Pas diskutimeve tė shumta rreth kėsaj ēėshtjeje, akademikėt e fushės dolėn nė disa konkluzione mes tyre: zhvillimi i sektorit tė energjisė bėrthamore.



    Saba D‘Elia

    I pranishėm nė konferencėn e djeshme ishte dhe ambasadori italian, i cili veēoi disa nga elementėt e bashkėpunimit mes dy vendeve. Duke folur pėr projektet italiane nė vendin tonė, tė cilat njė pjesė flasin pėr sektorin energjetik, ambasadori D‘Elia siguroi asistencė tė mėtejshme pėr institucionet shqiptare pėr tė zhvilluar sektorėt e prodhimit tė energjisė elektrike nga era, dielli etj., burime alternative, kėto tepėr tė rėndėsishme.

    Durim Kraja

    Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Ekonomisė dhe Energjetikės, tha se vendi zotėron potenciale tė mėdha nė prodhimin e energjisė elektrike. Sipas njė studimi tė bėrė nga ministria, me sistemin aktual tė lumenjve nė vendin tonė, energjia elektrike nė total e prodhuar prej tyre pėrllogaritet nė rreth 16 miliardė kilovat/orė, ndėrsa me kapacitetet qė zotėrojmė aktualisht shfrytėzohet vetėm 30 pėr qind e kėsaj sasie.

    Carlo Bollino:

    Drejtori i Shėrbimeve Elektrike, njėherėsh pedagog nė Universitetin e Peruxhias, theksoi nevojėn e realizimit tė linjės sė interkoneksionit Itali-Shqipėri, duke i lėnė qeverisė shqiptare pėrcaktimin e zgjidhjes strategjike, por duke respektuar kriteret e sigurisė sė koneksionit me rrjetin italian. Ai shtoi se Shqipėria mund tė eksportojė energji tė rinovueshme drejt Italisė nė kėmbim tė "certifikatave tė gjelbra".


    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=38628
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  7. #77
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Te keqen Brooklyn e lexova me heret lajmin, ky projekt duhet te stopohet menjehere . Nuk ka kushte tani per tani Shqiperia edhe fund.

  8. #78
    Te ndonji ndonje incident te centrali u shuajt Shqiperia, se nje grusht vend jemi. Ata te Cernobilit e lane qytetin e iken ne vend tjeter, po ne ku do ikim ?

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Italia: Tė ndėrtohet
    Per ne Shqipni duhet me vendose shqiptaret. I takon atyne me thane: te ndertohet apo te mos ndertohet.
    Italianet vendosin per ne Itali dhe per ne vendin e vet kane thane: te mos ndertohet. Ne Itali centralet berthamore jane te ndaluem nepermjet nji referendumit. Me qe s'munden me e ndertue atje dhe energjia i duhet, ta ndertojme ne Shqipni thone. Si puna e plehnave pak kohe ma perpara. Te vetmit qe s'kane te drejte me thane te ndertohet ne Shqipni jane italianet perderisa nji gja te tille ne vendin e tyne e pengojne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 17-03-2008 mė 10:19

  10. #80
    I'm in love with you Maska e enderrimtarja
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten e endrrave, vetem aty mund te jem gjithēka per ty
    Postime
    71
    Edhe Centralin atomik kemi mangut ne shqiptaret te ikim per l.... te gjithe, me falni per shprehjen por ky eshte realiteti. Ne nje depozite armesh punesonin njerez qe s'merrnin vesh, me 4 klase shkolle imagjino se ke mund te punesojne ne nje central atomik. Mesa duket i kemi ngrene buken ktyre barbonave qeveritareve tane se s'ka mundesi. Po a nuk e kuptojne kta delet se Italia as e ēan koken fare nese vdesim ne, mjafton ato te kene energji dhe te jete larg tokes se tyre. Ku kemi perfundu mer zot, te baj bota eksperiment me ne, mire na e bajne kur i lejojme vete.

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Central berthamor ne Shkoder, nga Kroatet?
    Nga DOR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:47
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •