Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 161
  1. #61
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Eghbali Zarch
    Ambasadori i Iranit nė Tiranė flet pėr ēėshtjen e centralit bėrthamor

    .... Alibeman Eghbali Zarch, shprehet se Evropa dhe komuniteti ndėrkombėtar nuk duhet tė pėrdorin dy standarde ...
    Problemi me Iranin nuk eshte deshira per te ndertuar nje central berthamor, por deshira per te pasuruar uranium.
    Pra, normal qe per dy probleme te ndryshme do te kete dy standarde te ndryshme.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #62

    BE, Brukseli OK ndertimit te nje centrali berthamor ne Bullgari

    BRUKSEL- KE dha sot OK per ndertimin e centralit berthamor te Belenes, ne veri te Bullgarise.
    Sofja parashikon ndertimin e ketij centrali me dy reaktore dhe kapacitet 1 000 megawat afro 100 kilometra nga centrali ekzistues i Kozloduit, dy nga gjashte reaktoret e te cilit jane ende autorizuar te funksionojne qe prej anetaresimit te Bullgarise ne BE me 1 janar te ketij viti.
    Sic ben te ditur agjencia e lajmeve AFP, per ēdo investim te ri qe lidhet me aktivitetet berthamore duhet njoftuar Komisioni Europian, i cili jep mendim per ēdo vend anetar.
    Miratimi i Komisionit do t'i mundesoje qeverise bullgare te kerkoje miliona euro financime.
    Shume shoqata ekologjiste dhe nje ekspert berthamor bullgar i bene thirrje Komisionit ne fund te nentorit te mos miratoje ndertimin e centralit Belene, duke nenvizuar se ai do te ndertohet ne nje zone sizmike.
    "Centrali, i parashikuar te jete operacional ne vitin 2013, pritet te ndertohet 14 kilometra nga fshati Svishtov, ku ne vitin 1977 gjeten vdekjen 120 persona si pasoje e nje termeti", nenvizuan ata.



    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=12787

    P.S. Na e "futi" Bullgaria, po e ndertojne para nesh
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    teci i vlores dhe ky centrali jane fillimet e ndertimit te zones industriale te evropes perendimore ne ballkan
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  4. #64
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Centralet bėrthamore, planet e sė ardhmes.

    Pritet qė nė vitet nė vijim tė ndėrtohen 100 tė tillė nė gjithė globin

    Pavarėsisht kundėrshtive, numri i tyre ėshtė rritur dhe bumi i vėrtetė pritet tė jetė Kina


    Frika nga ndonjė katastrofė e re si ajo e Ēernobilit ka rėnė gradualisht dhe po zė vend ideja, se centralet bėrthamore janė zgjidhja mė e pranueshme pėr kapėrcimin e kokėēarjes qė sjell rritja e ēmimit tė naftės e ngrohjes globale.

    Nėpėr kabinetet e kryeministrave e presidentėve nė tė gjithė botėn, po merren vendime pėr "copėtimin e atomit", si mėnyra mė e mirė pėr ta ruajtur ekonominė e vendeve tė tyre nga ēmimet e gazit e naftės, domethėnė nga vendet qė janė furnizuesit mė tė mėdhenj me kėto burime energjie.

    Vendimi i paradokohshėm i qeverisė sė Britanisė sė Madhe, pėr tė miratuar ndėrtimin e brezit tė ri tė centraleve elektrike bėrthamore, gjykohet se do tė ndikojė edhe te shtetet e tjera evropiane, qė duan tė jenė sa mė tė pavarura energjetikisht, duke u justifikuar se centralet elektrike bėrthamore e pakėsojnė emetimin e gazeve, tė cilat paraqiten si fajtorėt kryesorė pėr ndryshimet klimaterike.

    Sipas Jon Hatonit, ministri britanik i Energjetikės, Britania e Madhe duhet tė ndėrtojė centrale bėrthamore, sepse kjo do ta shmangė varėsinė e madhe tė saj nga importi i energjentėve, ndėrsa rezervat e naftės nė vendburimet e Detit tė Veriut mund tė pakėsohen shpejt, citon "Rojters". Britania e Madhe tani prodhon 18% tė energjisė nga centralet bėrthamore.

    "Nuk dua tė kufizoj artificialisht atė pjesė tė energjisė qė prodhon Britania e Madhe nga centralet bėrthamore, ose nga ndonjė burim tjetėr qė mundėson prodhim energjie, me mė pak emetim gazi karbonik", tha Haton, duke iu drejtuar anėtarėve tė Parlamentit.

    Por, prapa arsyetimit ekologjik dhe luftės kundėr ndryshimeve klimaterike, fshihet edhe pėrpjekja pėr ta shmangur varėsinė e madhe nga gazi rus. Mbyllja vitin e kaluar e gazit rus pėr Ukrainėn i bindi Italinė, Hungarinė, Francėn, Gjermaninė dhe tė paktėn shtatė vende tė tjera tė Evropės Qendrore e Lindore, se janė shumė tė varura nga gazi rus. Pėr mė tepėr, sipas vlerėsimeve evropiane, BE-ja deri nė vitin 2020, dy tė tretat e nevojave energjetike do t‘i plotėsojė me import, kryesisht nga Rusia.

    Sipas analistėve evropianė, tensioni qė krijoi Putini me Ukrainėn, nėpėr tė cilėn kalon njė gazsjellės drejt BE-sė, i ka dhėnė mbėshtetje lobistėve tė industrisė bėrthamore, pėr tė bėrė programe ambicioze nė kėtė fushė.

    Deri para pak kohėsh, energjia bėrthamore nuk ka pasur tė ardhme tė ndritur brenda BE-sė, por tani nė kėtė aspekt, Franca, jo vetėm qė nuk e ka nisur mbylljen e centraleve bėrthamore, por e ka zhvilluar industrinė e tyre. Madje, 78% tė energjisė elektrike, francezėt e marrin nga centralet bėrthamore. Ndėrsa nė botė, nga centralet bėrthamore prodhohet 16% e energjisė sė pėrgjithshme.


    Qėndrimet e BE-sė ndaj energjisė bėrthamore janė tė ndara. Kėshtu, Gjermania e Suedia vazhdojnė pėrgatitjen pėr ndėrprerjen e prodhimit tė energjisė bėrthamore, ndėrsa Bullgaria, Rumania e Sllovakia po nisin ndėrtimin e tyre. Nga 27 vendet e BE-sė, 12 prej tyre nuk kanė reaktorė bėrthamorė. Kėto vende janė Austria, Estonia, Letonia, Polonia, Portugalia, Malta, Qipro, Luksemburgu, Irlanda, Danimarka, Greqia e Bullgaria.

    Nga 15 vendet e BE-sė qė kanė centrale bėrthamore, Franca ka mė tepėr, 59 gjithsej, e pasuar nga Britania me 23, Gjermania 17, Suedia 10, Spanja 9, Belgjika 7, Sllovakia e Ēekia nga 6, Hungaria, Rumania e Finlanda nga 4, ndėrsa Lituania, Holanda e Sllovenia kanė nga 1.

    "Po pėrballemi me rilindjen bėrthamore. Energjia bėrthamore nuk ėshtė mė djalli. Djalli ėshtė qymyri", u shpreh Ana Loverzhon, drejtoreshė e pėrgjithshme e kompanisė bėrthamore franceze, "Areva".

    Kėto fjalė i justifikon fakti, se edhe SHBA-ja, pas njė pauze jo pak, por 30-vjeēare qė nga avaria e centralit atomik "Ishulli tre milje" nė Pensilvani, vendosi tė fillojė ndėrtimin e centraleve tė reja.

    Kina ka 5 centrale bėrthamore dhe planifikon, qė deri nė vitin 2020, tė lėshojė nė punė mė shumė se 30 centrale tė tjera, nė pėrpjekje pėr tė bėrė tė mundur, sa mė pak dėme pėr ambientin, tė rrisė energjinė pėr ekonominė.

    Ndėrtimin e centraleve bėrthamore e ka lajmėruar edhe Presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashenko, ndėrsa qeveria iraniane ka njoftuar se pas pėrfundimit tė centralit bėrthamor "Busher" do tė shpallė tenderin ndėrkombėtar pėr ndėrtimin edhe tė 19 centraleve bėrthamore nė vend.

    Edhe pse fuqitė perėndimore tė kryesuara nga SHBA-ja, kanė shqetėsim vetėm programet bėrthamore tė Iranit e Koresė, analizat tregojnė se shqetėsimi nuk mund tė rezervohet vetėm pėr vendet nė zhvillim.

    Verėn qė shkoi, publiku gjerman sulmoi ashpėr firmėn e administrimit tė reaktorit gjerman, sepse raportoi me vonesė pėr rėnien e zjarrit nė centralin atomik, nė afėrsi tė Hamburgut.

    Te publiku shkoi me vonesė edhe lajmi pėr mbylljen urgjente tė dy reaktorėve bėrthamorė nė Bullgari, ndėrsa industria bėrthamore japoneze ka akoma probleme me zbulimin e raporteve tė rreme me rastin e kontrolleve tė reaktorėve bėrthamorė para pesė vitesh.

    Mbėshtetėsit e gjeneratės sė re tė reaktorėve bėrthamorė, thonė se do tė arrijnė tė krijojnė reaktorė plotėsisht tė sigurt me mekanizmat mė tė mirė mbrojtės.

    Por, jo vetėm aktivistėt e organizatave ekologjike dyshojnė nė deklaratat, se gjenerata e re e reaktorėve bėrthamorė do tė jetė mė e sigurt se e para. Dyshimet i shprehu pėr AP edhe Hans Holger Rogner, shef i sektorit tė planizimit dhe studimeve ekonomike nė Agjencinė Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike.

    Pėrkundėr kėsaj, Kombet e Bashkuara vlerėsojnė se nė kėtė industri, pėr dy dekada prodhimi i energjisė do tė dyfishohet.

    Madje, as rritja e ēmimit tė uraniumit nuk do tė ndikojė nė kėtė tendencė, sepse ai merr pjesė nė ēmimin e pėrgjithshėm tė energjisė elektrike vetėm me 5%.


    Biznes i madh pėr SHBA-nė dhe Rusinė

    Edhe pse nė publik, industria nukleare nuk ėshtė shumė popullore, njė numėr i madh shtetesh marrin pjesė aktive jo vetėm nė zhvillimin e kėsaj dege tė industrisė pėr nevojat e veta, por edhe pėr eksport.

    Ditėt e fundit, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, u ofroi ndihmė vendeve arabe nė Gjirin Persik pėr zhvillimin e industrisė nukleare pėr qėllime paqėsore, duke dashur tė sigurojė punė me vlera miliarda dollarė pėr kompanitė franceze.

    Qė energjia atomike ėshtė biznes i mirė, e tregon edhe shembulli amerikan, nėpėrmjet kompanisė bėrthamore "Vestinghaus". SHBA-ja nuk i ka ndėrtuar vetė centralet bėrthamore, por rregullisht u miratojnė kredi vendeve tė tjera pėr ndėrtimin e tyre.

    Vitet e fundit, edhe Rusia ka pėrmirėsuar ekonominė e saj, duke shitur teknologji bėrthamore dhe reaktorė nė vende tė ndryshme tė botės. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar pėrtėritjen ambicioze tė industrisė bėrthamore, me ndėrtimin e 26 centraleve tė reja. Rusia ka pėrfshirė nė plan edhe ndėrtimin e 60 centraleve bėrthamore tė destinuara pėr eksport nė 20 vitet e ardhshme.

    Ajo planifikon tė ndėrtojė mė shumė centrale bėrthamore lundruese, tė cilat prej vitit 2010 do tė sigurojnė ngrohje e energji pėr rajone tė largėta, ku akoma nuk ka shkuar energjia.

    Nė Australi, e cila ka rezervat mė tė mėdha minerare tė uraniumit nė botė, deri tani nuk ėshtė ndėrtuar asnjė central bėrthamor, por brenda njė dekade, atje do tė lėshohet nė punė centrali i parė bėrthamor.

    Ekspertėt e energjetikės parashikojnė, qė deri nė gjysmėn e parė tė kėtij shekulli, nė kontinentin mė tė vogėl tė tokės, do tė jenė nė punė 25 reaktorė bėrthamorė, qė do tė prodhojnė mė shumė se njė tė tretėn e energjisė nė vend. Nė vend tė dytė pėr rezerva uraniumi ėshtė Kazakistani me 17% tė rezervave botėrore, ndėrsa Kanadaja ka 9%.


    Bumi mė i madh pritet nė Kinė

    Nė botė, momentalisht energjia bėrthamorė prodhohet nga 439 instalime. Janė nė ndėrtim edhe 34 reaktorė, nga tė cilėt 4 nė BE (dy nė Bullgari e nga 1 nė Finlandė e Francė).

    Megjithatė, bumi mė i madh nuklear pritet nė Kinė, Indi e vende tė tjera nė zhvillim. Nė plan pėr t‘u ndėrtuar janė edhe 110 tė tillė, nga Argjentina, Brazili, Republika e Afrikės sė Jugut, Vietnami, Tajlanda, Egjipti e Turqia.

    Sipas vlerėsimeve tė Ana Loverzhon, deri nė vitin 2030, nė botė do tė ndėrtohen diku mes 100 deri nė 300 reaktorė tė rinj.


    Dhurata pėr terroristėt

    Mbėshtetėsit e bėrthamoreve, nė qėndrimet e tyre, sqarojnė se centralet bėrthamore janė mė pak tė dėmshme se termocentralet ose hidrocentralet, duke marrė parasysh se njė central i tillė i fuqisė 1000 megavat nė vit, prodhon 500 metra kub mbetje radioaktive, ndėrsa njė termocentral i tė njėjtės fuqi, prodhon tetė milionė tonė dioksid karboni, 40000 tonė dioksid squfuri dhe 6000 tonė pluhura.

    Nė kohėn e energjisė gjithnjė e mė tė shtrenjtė, lobistėt e industrisė nukleare thonė se: "Kur tė mos ketė energji, ose kur ajo tė jetė shumė e shtrenjtė pėr ju, drejtohuni tek ekologjistėt". Ndėrsa kundėrshtarėt thonė se centralet bėrthamore nuk janė pėrgjigjja pėr ngrohjen globale, sepse krijohen mijėra tonė mbetje. Kėto u mbeten si trashėgimi vdekjeprurėse brezave tė ardhshėm.




    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Centrali atomik nė Shqipėri drejt realizimit !!!

    Centrali atomik nė Shqipėri drejt realizimit

    Agjensia Atomike Ndėrkombėtare e Vjenės mbėshtet pėrgatitjen e kuadrit ligjor pėr ngritjen e njė centrali atomik nė Shqipėri
    Deklaratė e nxituar, fishekzjarr prapagandistik apo pėrpjekje pėr tė ēvendosur vėmendjen e opinionit publik nga kriza e paparė energjitike. Kėshtu e motivoi opozita deklaratėn e kryeministrit Berisha, nė vjeshtėn e kaluar, pėr mundėsinė e ngritjes nė Shqipėri tė njė centrali bėrhamor, pėr tė prodhuar energji elektrike.


    Centrali atomik nė Shqipėri drejt realizimit

    Kur kryeministri e publikoi, vendi po jetonte kulmin e krizės, me ndėrprerje tė pėrditshme tė energjisė apo dritės, qė shkonin nga 6 deri nė 8 orė. Nė projektin e tij Berisha shihte jo vetėm daljen e Shqipėrisė njėherė e mirė nga krizat kronike, por edhe shndėrrimin e saj nė njė vend eksportues pėr fqinjėt dhe me gjerė. Vizion i guximshėm pėr njė vend qė po shkatėrrohej ekonomikisht nga mungesa e energjisė! Por, do tė kalonin vetėm pak muaj deri kur nga njerėzit pranė kryeministrit do tė publikohej lajmi se Agjensia Ndėrkombėtare Atomike e Vjenės mbėshtet Shqipėrinė nė ėndrrėn e saj atomike dhe se ka filluar puna pėr hartimin e kuadrit ligjor qė do ta paraprijė projektin. Suzana Guxholli, kėshilltare ekonomike pranė kryeministrit Berisha thotė: " Nė fillim tė shkurtit nė Tiranė do tė mbėrrijė njė ekspert nga Agjensia Ndėrkombėtare Atomike e Vjenės. Deri tani ėshtė hartuar njė draft pėr sigurimin nga rrezatimet bėrthamore, qė ėshtė pjesė e ligjit atomik.

    Tani do tė punohet pėr tė hartuar gjithė ligjin“. Pėr kėshilltaren e kryeministrit Berisha, Suzana Guxhollin, rruga drejt realizimit tė ėndėrrės atomike, pėr njė Shqipėri qė llamburit nga dritat dhe u shet njėkohėsisht energji elektrike fqinjėve tė saj, nuk ka tė papritura.„ Nė draftin qė na ka dėrguar Agjensia Nderkombėtare Atomike e Vjenės , tha Znj. Guxholi, janė pasqyruar tė gjitha nenet e ligjit, i cili ėshtė i domosdoshėm pėr ndėrtimin dhe funksionimin e centralit atomik nė Shqipėri.“

    Agjensia Ndėrkombėtare Atomike nė Vjenė ka kėrkuar edhe ngritjen nė Shqipėri tė njė Enti Rregullator pėr energjinė atomike, gjė qė do tė jetė veēse ēėshtje kohe, nisur nga shpejtėsia e progresit tė projektit atomik. Gjithė sa publikohet ėshtė pėrgatitja e kuadrit ligjor dhe ngritja e Entit Rregullator pėr Energjinė Atomike. Ajo pėr tė cilėn nuk thuhet asnjė fjalė ėshtė se ku do ta sigurojė Shqipėria lėndėn e shtrenjtė radioaktive pėr ta vėnė nė lėvizje mekanizmin e ndėrlikuar por shpėtimprurės nga kriza: prodhimi i
    energjisė elektrike nga energjia bėrthamore. Nė vjeshtėn e vitit tė kaluar qeveria e kryministrit Berisha hyri nė negociata me kompaninė Westinghouse, e njohur nė botė, si njė nga mė tė specializuarat pėr ndėrtimin e centraleve tė tillla.
    /F.F./Liria
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #66
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking



    Gjeniale!
    As qe du me dit!

  7. #67
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ajo pėr tė cilėn nuk thuhet asnjė fjalė ėshtė se ku do ta sigurojė Shqipėria lėndėn e shtrenjtė radioaktive pėr ta vėnė nė lėvizje mekanizmin e ndėrlikuar por shpėtimprurės nga kriza: prodhimi i
    energjisė elektrike nga energjia bėrthamore.
    Nga Rusia .... lol
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #68
    Nuk bohet gjo nė Shqipėri pa infrastrukturėn e duhur bėrthamore dhe ekipet e nevojshme tė specialistėve vendas. Mjaft fluturut me presh nė bythė, me ēdo deklaratė qė lexoni majtas e djathtas. Ka probleme mė akute veni nė kėt moment. Me u manipulu nė kėt farė feje, menoja se ndodhte vetėm nė SHBA.

  9. #69
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Legjion Lexo Postimin
    Nuk bohet gjo nė Shqipėri pa infrastrukturėn e duhur bėrthamore dhe ekipet e nevojshme tė specialistėve vendas. Mjaft fluturut me presh nė bythė, me ēdo deklaratė qė lexoni majtas e djathtas. Ka probleme mė akute veni nė kėt moment. Me u manipulu nė kėt farė feje, menoja se ndodhte vetėm nė SHBA.
    Ahu ne duam centralin, thuj ca te dush ti...specialisti po vjen per konsultime!
    As qe du me dit!

  10. #70

    Qeveria, ligj pėr ndėrtimin e centralit bėrthamor

    Pėrfaqėsues tė Forumit Ekonomik Botėror nė Davos mirėpritėn propozimin e kryeministrit pėr burimet alternative tė energjisė


    Qeveria, ligj pėr ndėrtimin e centralit bėrthamor


    Mundėsia e ndėrtimit tė njė centrali bėrthamor nė Shqipėri do tė konkretizohet me hartimin e njė projektligji tė posaēėm. Nė kėtė kuadėr vlen tė theksohet se, qeveria po ndėrmerr pėrpjekjet maksimale pėr tė finalizuar sa mė shpejt kuadrin ligjor pėr ndėrtimin e centralit bėrthamor. Gjatė mbledhjes sė djeshme tė Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, kryeministri Sali Berisha theksoi se, kėtė projekt shumė tė rėndėsishėm e ka propozuar edhe nė takimet e tij nė Forumin Ekonomik Botėror nė Davos. Kreu i qeverisė vlerėsoi se, propozimi nė lidhje me kėtė ēėshtje ishte pritur pozitivisht nga pėrfaqėsues tė kėtij forumi. Kryeministri Berisha vuri nė dukje se, projekti nė fjalė do tė sjellė rritje tė ekonomisė nė vend dhe madje do tė ndikojė edhe nė uljen e inflacionit. Lidhur me kėtė ēėshtje, kreu i ekzekutivit, Berisha, njė tjetėr gjė pozitive e ngritjes sė centralit bėrthamor nė Shqipėri ėshtė edhe ulja e emetimit tė gazit karbonik. "Gjatė takimeve kam shprehur hapur pikėpamjen se energjia nukleare, ėshtė mėnyra mė e mirė, mė e shpejtė dhe mė e fuqishme pėr tė ulur emetimin e gazit karbonik. Unė u zotova se, nė Shqipėri do tė vazhdojmė pėrpjekjen pėr tė bėrė sa mė tė shpejt kuadrin ligjor dhe tė proēedojmė nė bazė tė interesit tė tregut pėr ndėrtimin e centralit bėrthamor, nė kushtet e njė sigurie tė plotė", tha kryeministri, duke sqaruar rėndėsinė e ndėrtimit tė kėtij centrali.

    Kryeministri informoi deputetėt mbi takimet e zhvilluara gjatė punimeve tė Forumit tė Davosit, nė Zvicėr. Kreu i ekzekutivit i cilėsoi kėto takime mjaft optimiste dhe vlerėsuese pėr hapat pozitive, qė vendi ka ndėrmarrė nė tė gjitha fushat. Duke theksuar rėndėsinė e kėtij forumi, kryeministri theksoi se, Davosi ėshtė forumi i parė kryesor botėror pėr ekonominė, por paralel me kėtė ka edhe problemet politike. "Davosi nė filozofinė e tij trajton ēėshtje globale, ēėshtje tė pėrgjithshme qė i interesojnė ekonomisė botėrore, qė i interesojnė planetit. Nė kėtė kontekst, tema mė kryesore tė kėtij viti ishin krizat globale si krizat financiare dhe ngrohja globale. Ēėshtjet e tjera lidheshin me sigurinė ndėrkombėtare tė botės. Vetėkuptohet qė, Shqipėria nė univers ka njė pozicion tė sajin, padyshim modest, por prania aty pėrbėnte njė kėnaqėsi dhe rėndėsi tė veēantė", theksoi kryeministri. Berisha vuri nė dukje se, ndryshimet e fundit nė Shqipėri kanė tėrhequr vėmendjen e tė gjithė faktorėve ndėrkombėtarė. "Gjatė takimeve tė zhvilluara kam paraqitur realitetin e ri shqiptar, njė realitet i ndryshuar dhe qė ka bėrė jehonė tė padiskutueshme kudo nė botė", u shpreh kreu i mazhorancės. Mė tej, ai theksoi gjithashtu se, jehonė tė padiskutueshme ka patur lufta me zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar dhe sukseset e kėsaj lufte. "Lufta kundėr korrupsionit, si dhe liria ekonomike e fiskale, pėr tė cilat Shqipėria u rendit mjaft lart nė saj tė paketės sė re dhe pėrpjekjeve tė reja qė po bėn, kanė luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm nė kėtė drejtim", tha kreu i qeverisė.


    Vizitat e personaliteteve botėrore, tė rėndėsishme pėr vendin


    Kryeministri Berisha e cilėsoi si njė ēėshtje me rėndėsi tė veēantė vizitat e personaliteteve tė rėndėsishme botėrore nė Shqipėri. Sipas tij, kėto vizita thellojnė bashkėpunimin ekonomik dhe tregtar. Nė kėtė kuadėr Berisha theksoi se, njė nga synimet e takimeve tė zhvilluara nė Davos ishtė dhe sjellja nė Shqipėri, e personaliteteve mė tė njohura nga tė gjitha fushat. Duke iu referuar si njė shembull mjaft pozitiv vizitės sė Presidentit amerikan George Ė. Bush, kreu i qeverisė evidentoi rėndėsinė qė ka Shqipėria qė tė vizitohet nga personalitetet botėrore. "Shqipėria ka shumė nevojė tė vizitohet nga kryeministra, kryetarė shtetesh. Qeveria do tė bėjė pėrpjekjet maksimale pėr tė sjellė nė Shqipėri personalitete botėrore tė tė gjitha fushave, tė botės akademike, tė botės sė artit, tė botės sė letrave", u shpreh kreu i shumicės. Duke u ndalur nė ēėshtjet qė u trajtuan nga ky forum, Berisha u shpreh se, temė kryesore kanė qenė pasojat e ndryshimit tė klimės, pasi tė pakta janė vendet qė kanė patur pasoja mė tė rėnda nga ndryshimi i klimės se sa Shqipėria.


    http://pdsh.ucoz.com/forum/
    Don"t believe the truth

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Central berthamor ne Shkoder, nga Kroatet?
    Nga DOR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:47
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •