Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1

    Acarohen marrëdhëniet Shqipëri- Mali i zi. Tirana zyrtare proteston

    Ministria e Jashtme shqiptare ka përgatitur një notë proteste drejtuar homologes malazeze në lidhje me incidentin e rëndë të ndodhur dje pasdite përballë pikës kufitare të Shën Gjergjit. Një peshkatar është qëlluar, pa asnjë shkak, me armë zjarri dje pasdite nga dy policë kufitarë nga Mali i Zi teksa peshkonte në ujërat shqiptare. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE- Ministria e Jashtme notë proteste homologes në Mal të Zi

    Ora 12:30 Ministria e Jashtme shqiptare ka bërë gati një notë proteste drejtuar homologes malazeze në lidhje me incidentin e rëndë të ndodhur dje pasdite përballë pikës kufitare të Shën Gjergjit. Dy policë kufitarë të Malit të Zi qëlluan me armë zjarri një peshkatar i cili po peshkonte në ujrat territoriale shqiptare. 57- vjetari Hysen Skënderaj i cili është plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme policia kufitare e Shkodrës ka zhvilluar një takim me homologët në lidhje me këtë incident.

    Incident në kufi. Policia malazeze qëllon peshkatarin në ujërat shqiptare.

    Ora 09:00 Incident i rëndë në ujerat territoriale shqiptare nga ana e policisë kufitare malazeze.
    Një peshkatar shqiptar është qëlluar me armë nga 2 punonjës të policisë kufitare malazeze teksa gjuante peshk brenda në ujrat shqiptare. Policia shqiptare kërkon nga homologët malazezë të sqarojnë incidentin, pasi sipas tyre 57-vjecari ishte brenda territorit shqiptar. Gjithë rrethanat e kësaj ngjarjeje të rënde janë sqaruar në një komunikatë zyrtare të Policisë së Shkodrës dhe konfirmuar zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit për shtyp “Nga hetimet e kryera nga efektivat e Policisë së Qarkut Shkodër rezulton se Hysen Skënderaj nga lindur dhe banues në fshatin Luarez të komunës Velipojë të rrethit Shkodër është qëlluar nga dy punonjës te policisë kufitare të Malit të Zi, përballë pikës kufitare të Shen Gjergjit, pa asnjë shkak, në momentin që 57-vjecari po gjuante peshk me varkën e tij, në pjesën e territorit Shqiptar”. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e shtetit lidhur me këtë ngjarje të rëndë pohon se menjëherë është kontaktuar me palën malazeze , por homologët nuk kanë dhënë sqarime të sakta për motivin e saj. Ndërkohë po sipas policisë materialet e kësaj ngjarje të rëndë i kanë kaluar prokurorisë për hetim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

    (s.g/Balkanweb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Nëse me të vërtetë çdo gjë është siç thotë artikulli atëherë ata që kanë qëlluar duhet të denohen pikërisht për atë krim që ka hapur hetim prokuroria e Shkodrës, “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Dhe kjo na ka ngelur të fillojnë të na vrasin ne vendin tonë, se duke kaluar kufirin kushedi sa na ka vrarë greku e të tjerët me rradhë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 11-06-2008 më 12:00

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Gjith fqinjet qe i ka Shqiperia , jan prej atyre qe nuk mendojn 2 her kur esht puna per te vra ndonje shqiptar , cdoher kan gjuajt pa kurfar paralajmerimi , me leht u ka ardh ti vrasin se sa ti arrestojn.
    Edhe fyromasit shpesh kan vra banor te Shqiperis qe kalonin kufirin ne te zez.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    ça po benin qitje me peshkatarin policat? Te protestojn e te marin masat urgjentisht per keta polica Idjot.

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga alda09 Lexo Postimin
    ça po benin qitje me peshkatarin policat? Te protestojn e te marin masat urgjentisht per keta polica Idjot.
    Po s'beri gje Shqiperia ne kete rast, edhe Mali i Zi do mesohet si Greqia - vraj e mos u ndeshko. Duhet te protestoje dhe te ndermarre masa konkrete (cfaredo domethenie qe te kene ato) per t'i bere me dije te gjithe fqinjeve qe shqiptari nuk eshte shenjester per te huajt.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Epo kjo pike e zeze. kemi rene poshte fare. Nuk ja mbante Jugosllavise para 1990 me bo provokime po e kruan mali i zi e maqedonia. shtet leshi.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    Ta kruaj ta kruaj Mali i Zi E pushtojme vetem me nje tufe burrash nga Malesia e Madhe
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po dhe mali i zi te na beje te fortin
    eh shqipri e mjera shqipri
    kush te ka nxjerre me krye ne hi
    ti ke pas ken nje zoje e rand
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    po dhe mali i zi te na beje te fortin
    eh shqipri e mjera shqipri
    kush te ka nxjerre me krye ne hi
    ti ke pas ken nje zoje e rand
    Burrat e Dheut te thirrshin Nan'....

    Po Burrat e dheut i takojne legjendes tani. Tani kemi vrropiane.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nuk ka gjo o ije, do ti regulloj sala kto pune ...

    ka per te taku gjukanoviqin per ndonji trafik tjeter te ri, edhe ndreqet per mbrapsht kjo pune, si gjithmone ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Ekonomia shqiptare - Nga Tirana!
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •