Berisha: Gjeta partnerė pėr centralet bėrthamore
Kryeministri tregon para grupit tė PD-sė projektet e mėdha pėr gazin
Qeveria nuk tėrhiqet nga vendimi pėr ndėrtimin e centraleve bėrthamore nė Shqipėri. Kryeministri Berisha i ka treguar nė mbledhjen e grupit tė PD-sė deputetėve tė tij se ēėshtja e centralit bėrthamor ėshtė njė ēėshtje serioze dhe mesazhi i tij ka ardhur menjėherė pas kthimit tė tij nga Davos, i Zvicrės.
Ēėshtja e ndėrtimit nė Shqipėri tė centralit bėrthamor ėshtė diskutuar pėr herė tė parė nė shtator tė vitit tė kaluar pėrpara ardhjes nė Shqipėri tė kryeministrit italian, Romano Prodi.
Duket se Kryeministri Berisha ka gjetur nė Forumin Ekonomik botėror nė Davos njė partner tė sigurtė pėr tė ndėrtuar centralin bėrthamor nė Shqipėri. Kryeministri u ndal edhe nė rėndėsinė e energjisė nukleare, tė cilėn e vlerėsoi si mėnyrėn mė tė mirė pėr tė ulur emetimin e gazit karbonik. "Shpreha hapur pikėpamjen time pėr energjinė nukleare, si mėnyra mė e mirė, mė e shpejtė dhe mė e fuqishme pėr tė ulur emetimin e gazit karbonik", tha ai. Kryeministri tha se ka siguruar bashkėbiseduesit se Shqipėria do tė vazhdojė pėrpjekjet pėr tė plotėsuar sa mė shpejt kuadrin ligjor dhe tė procedojė nė bazė tė interesit tė tregut pėr ndėrtimin e centralit bėrthamor. "Energjia nukleare ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ulur emetimin e gazit karbonik", tha Berisha. Kryeministri Berisha u shpreh nė mbledhjen e grupit parlamentar, se gjatė punimeve tė Forumit Ekonomik tė Davosit ka marrė pjesė edhe nė panelet ku temė qendrore ka qenė diskutimi i ndryshimeve klimaterike si dhe pasojat qė ato sjellin. Ndonėse Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, tha Kryeministri, ajo nuk mbetet e paprekur nga ndryshimet klimaterike. "Nė Davos u diskutua edhe pėr klimėn dhe pasojat e ndryshimit tė saj. Tė pakta janė vendet qė kanė pasur pasojat mė tė rėnda nga ndryshimi i klimės, sesa Shqipėria. Nuk ka vend qė emeton mė pak dioksid karboni, por qė merr pasojat mė tė rėnda tė tij se sa Shqipėria", tha Berisha. Kryeministri deklaroi se "pėr pozicionin gjeografik tė shkėlqyer qė ka Shqipėria duhet qė tė jetė edhe vendkalim i projekteve tė mėdha evropiane pėr sa i pėrket gazit". Gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, zoti Berisha theksoi se "Forumi Ekonomik i Davosit u fokusua edhe nė ēėshtjen e gazit, ndėrkohė qė dihet se ka shumė projekte gazi nė rajon, disa prej tė cilave e pėrjashtojnė Shqipėrinė jashtė kriterit ekonomik". "Nuk na vjen aspak mirė, pasi asnjė vendi nuk i vjen mirė tė pėrjashtohet nga njė skemė. Mbi kėtė bazė, pėr mė shumė se njė vit, ne kemi bėrė pėrpjekje shumė tė mėdha pėr tė favorizuar projektin e gazsjellėsit Trans-Adriatik qė kalon nė Qafė Thanė-Fier", deklaroi Kryeministri Berisha. Nė kėtė drejtim, ai shprehu bindjen se "do tė ketė zhvillime shumė pozitive, pasi ky ėshtė njė nga projektet qė deri mė tani ka progresin mė tė madh". "Unė takova Presidentin e Azerbajxhanit, Aliyev, vendi i tė cilit ka rezerva kolosale tė gazit, tė lira dhe tė kapshme. Natyrisht me tė u takuan edhe personalitetet mė tė larta zvicerane, sepse kompania ėshtė zvicerane. E gjithė biseda u pėrqendrua te gazsjellėsi dhe besoj se do tė kenė shumė zhvillime qė do t‘i bėjė publike vetė kompania", deklaroi Kryeministri. Kryetari i PD-sė theksoi se pėr mė shumė se njė vit, qeveria ka bėrė pėrpjekje pėr tė favorizuar projektin Trans-Adriatik, qė kalon nė aksin Qafė Thanė-Fier-Vlorė dhe se deri tani, sipas Kryeministrit ky projekt ka shansin mė tė madh.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt