Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 161
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    E Brar ,edhe mua me trishton kjo gjendje ,ti flet per piramiden qe saliu e ka nen hunde ,por dil e te shikosh neper Shqiperi cfare fukaralleku e mizerabiliteti eshte ,Mehmeti e dinte se c kishte veshur ,por Saliu eshte lakuriq dhe akoma nuk po e merr vesh.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  2. #52

    Arrow

    Irani: Centrali,Shqipėria tė trajtohet si ne

    Ambasadori i Iranit nė Tiranė flet pėr ēėshtjen e centralit bėrthamor

    TIRANĖ- Gatishmėria e qeverisė shqiptare pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor pėr prodhimin e energjisė elektrike, ka ngjallur njė lloj xhelozie tek shteti islamik i Iranit. Shteti i madh aziatik kėrkon nga faktori ndėrkombėtar, qė tė zbatojė standarde tė njėjta pėr tė gjitha vendet qė kėrkojnė ose pretendojnė qė tė kenė programe tė tilla bėrthamore. Ambasadori i Iranit nė Tiranė, Alibeman Eghbali Zarch, shprehet se Evropa dhe komuniteti ndėrkombėtar nuk duhet tė pėrdorin dy standarde lidhur me shtetet qė kėrkojnė tė aplikojnė programeve tė energjisė nukleare. Gjatė njė konference pėr shtyp, duke iu referuar deklaratave tė kryeministrit shqiptar Sali Berisha, pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor, ka theksuar se pėr tė gjitha vendet e botės duhet tė respektohen tė njėjtat rregulla sa i pėrket prodhimit tė kėsaj lloj energjie, pavarėsisht se ka vlerėsuar si tė drejtė tė ēdo vendi, pėr tė prodhuar energji tė kėsaj natyre.



    "Nuk mund tė kuptohet qė disa tė thonė, pėr shembull, qė Irani ta pėrdorė energjinė bėrthamore pėr tė prodhuar energjinė elektrike, ndėrsa Shqipėria jo, ose njė vend tjetėr jo", - ka deklaruar ambasadori Zarch. Duke pretenduar se pėrpjekjet e faktorit ndėrkombėtar pėr tė ndaluar Iranin qė tė shfrytėzojė uraniumin pėr prodhim energjie janė tė padrejta, diplomati iranian ka deklaruar se sot shumica e vendeve qė bėjnė pjesė nė kėtė grup kanė centrale bėrthamore, nga tė cilat prodhojnė energji elektrike. Pėr kėtė, ai ka sjellė nė vėmendjen e opinionit publik shtete si Franca, Anglia, Bullgaria, Rumania apo dhe Serbia, tė cilėt sot i mbėshtesin nevojat e tyre pėr energji kryesisht tek centralet bėrthamore. "Vetė vendet evropiane, francezėt, anglezėt, rumunėt, Serbia, Bullgaria kanė centrale bėrthamore dhe vende si Turqia, Italia kanė nė plan qė tė kenė centrale bėrthamore, pėr tė prodhuar energji elektrike. Nė qoftė se nuk do tė bėhet njė gjė e tillė, atėherė vendet e tjera nuk mund tė sigurojnė energjinė e duhur", - theksoi ambasadori Zarch. Vetėm pak ditė mė parė kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shqipėria sheh si variant optimal pėr t'i dhėnė fund krizės energjetike, ndėrtimin e njė centrali bėrthamor.


    http://www.shekulli.com.al/news/49/A...007-11-17.html
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje pyetje per ata qe din te marrin informata te sakta per centralet berthamore..

    a ka greqia central berthamor?
    Po turqia?
    Po italia..
    Italia ne se ka..ku i ka ne cilen rajon?

  4. #54
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Irani: Nuklearet, dhe ne si Shqiperia

    Irani reagon ndaj idese me te fundit te Kryeministrit Sali Berisha per ndertimin e nje centrali berthamor ne Shqiperi per te siguruar energji elektrike. Ambasadori i Iranit ne Shqiperi, Alibeman Eghbali Zarch, tha dje se Evropa dhe bota nuk duhet te kene dy standarde te ndryshme, per sa i perket lejimit ose jo te centraleve berthamore si burime energjetike. Duke marre shkas nga deklaratat e Kryeministrit Berisha dite me pare, se tashme dhe Shqiperia e ka nje projekt te tille, diplomati kerkoi qe per te gjitha vendet te zbatohen standarde te njejta dhe jo te dyfishta, perfshire ketu edhe vendin tone. “Vendet evropiane si Franca, Anglia, Rumania, Cekia, Bullgaria, kane centrale berthamore, ndersa Turqia dhe Italia kane ne plan te kene centrale berthamore per te prodhuar energji elektrike. Nese nuk do te behet nje gje e tille, atehere vendet e tjera nuk mund te sigurojne energjine e duhur. Nuk mund qe disa te thone se Irani mund ta perdore energjine berthamore per energji elektrike, ndersa Shqiperia jo, ose nje vend tjeter jo”, u shpreh ambasadori iranian ne vendin tone. Diplomati theksoi se standardet duhet te jene te njejta per te gjitha vendet, per sa i perket projekteve per ndertimin e centraleve berthamore. Konkretisht per Shqiperine, diplomati theksoi se “te njejtat standarde qe ju kerkuan Iranit per kete ceshtje duhet te respektohen dhe nga vendet e tjera”.

    Reagimi i ambasadorit Alibeman Eghbali Zarch erdhi pak dite pasi Kryeministri Sali Berisha zbuloi interesimin e qeverise per nisjen e nje projekti per ngritjen e nje centrali berthamor per sigurimin e energjise elektrike. Madje, kreu i qeverise beri te ditur se shume shpejt do te nise dhe hartimi i nje ligjit te ri per energjine berthamore, qe ne Shqiperi mungon. “Per te realizuar kete projekt, do te negociohet me Agjencine Boterore te Energjise Berthamore ne Vjene, si dhe me vendet fqinje Maqedoni, Mali i Zi dhe Kosove”, vijoi kreu i ekzekutivit, pavaresisht kundershtimeve te ashpra nga kampi i majte se ide te tilla jane qesharake. Ne bllok, opozita e majte u shpreh kunder ndertimit te nje centrali berthamor ne Shqiperi, duke e quajtur te parealizueshme. Deputeti socialist, Andis Harasani, deklaroi se vendi yne nuk ka fonde dhe mundesi per ngritjen e nje centrali te tille dhe deklaratat e Kryeministrit, sipas tij, jane absurde. Perplasjet me opoziten nuk kane sjelle aspak terheqjen e Kryeministrit, i cili shprehet se qeveria eshte e hapur per futjen e energjise berthamore.


    Koha
    Sui generis

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    nje pyetje per ata qe din te marrin informata te sakta per centralet berthamore..

    a ka greqia central berthamor?
    Po turqia?
    Po italia..
    Italia ne se ka..ku i ka ne cilen rajon?
    jo nuk kane, sepse e dine sa rrezik perben nje central i tille.
    Aq me teper qe ne nuk kemi hapesire, nje aksident, dhe shqiperia do harrohet ne histori.

  6. #56
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Duhet te kemi parasysh se nevojat per energji elektrike ne 10-vjecarin e fundit jane rriturr ndjeshem ne te gjithe evropen.boten-ballkanin.
    Deri me pare nuk ka pasur ngushtime me energjine elektrike dhe ne saje te reaktoreve bullgar.
    Kriza per energji elektrike ne evrope sot ka dy shkaqe themelore:

    Bullgarise ju desh te mbylle reaktoret per te hyre ne BE
    Gjermania ka mbyllur 7 centrale deri me sot, 4 te tjere mbyllen ne 2 vitet e ardhshme dhe mbetet gjermania me 9 centrale gjithsej.
    Shkurt muhabetit Gjermania nga eksportues eshte kthyer ne importuesin me te madh te energjise elektrike ne europe.


    Nderkohe po ndertohen centrale atomike ne:
    France ( 4 cope n kufi me gjermanine ) Norvegji (1) Rusi (3+ keshtu i ka planet putinua)
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  7. #57
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Shume rendesi i jepni dhe ju, genjeshtres se radhes..... Qeverite shqiptare, akoma nuk kane ndertuar ndonje TEC e jo me te kalojne bombastik...
    Perpara se te enderrojne me sy hapur, le te zevendesojne ne fillim rrjeten shperndares te energjise elektrike, te vjelin leket e faturave etj si keto. Kur tek ne nuk funksionon ligji, si mund te kalohet tek ndertimet e centraleve atomike?! Apo jemi ne nga ata qe nuk vjedhim?:P Do fillojme te vjedhim qe nga betoni deri.... do ngaterohemi dhe do vjedhim dhe skorjet:P
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #58
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga JestersWorld Lexo Postimin
    Duhet te kemi parasysh se nevojat per energji elektrike ne 10-vjecarin e fundit jane rriturr ndjeshem ne te gjithe evropen.boten-ballkanin.
    Deri me pare nuk ka pasur ngushtime me energjine elektrike dhe ne saje te reaktoreve bullgar.
    Kriza per energji elektrike ne evrope sot ka dy shkaqe themelore:

    Bullgarise ju desh te mbylle reaktoret per te hyre ne BE
    Gjermania ka mbyllur 7 centrale deri me sot, 4 te tjere mbyllen ne 2 vitet e ardhshme dhe mbetet gjermania me 9 centrale gjithsej.
    Shkurt muhabetit Gjermania nga eksportues eshte kthyer ne importuesin me te madh te energjise elektrike ne europe.
    Po diskutojme seriozisht apo po bejme muhabet te tipit: "Amstel, se keshtu me pelqen" lol.
    E para, Italia eshte importuesja me e madhe e energjise ne Europe, jo Gjermania.
    E dyta, kur flasim per "krize te energjise" ne Europe flasim per "krize cmimesh" (jo se mbeten pa drita se u mbyllen reaktoret e Bullgarise .) Dhe shkaqet jane globale. Europa eshte importuesja me e madhe e naftes dhe gazit natyral ne bote, por ne dekaten e fundit, si pasoje e shume arsyeve gjeopolitike ne rajon, por sidomos e rritjeve te larta te ekonomise ne Kine e ne Indi, ka pasur rritje kerkesash, dhe si rrjedhoje rritje cmimesh. Europa importon 82% te naftes dhe 60% te gazit natyral dhe bile jo drejtperdrejte por nga "third party states."
    Per kete arsye, dhe sidomos duke pasur parasysh politiken europiane per mjedisin per te luftuar ngrohjen globale, po behen perpjekje per te rritur konsumimin e energjise nga burime te rinovueshme. Kuptohet, ne nje periudhe "afatshkurter" plani ekonomik europian per "karbon te ulet" do jete i kushtueshem.
    Por gjithesesi, per momentin faktori kryesor i "krizes" eshte ai qe permenda me lart.

    Sa per reaktoret bullgare dhe kriza ne Shqiperi, nuk mbaj mend te "mbyteshim" ne drita para 2006.

  9. #59
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Berisha, kokė mė kokė me Prodin pėr centralin nuklear.

    Marrėveshja Prodi-Berisha pėr ekstradimet dhe pėr energjetikėn

    Vizita e Kryeministrit Romano Prodi nė Tiranė ishte nė qendėr tė vėmendjes sė shtypit italian qė prej njė muaji. Nėnshkrimi i njė sėrė marrėveshjesh mes Italisė dhe Shqipėrisė, ajo ēka ėshtė veēuar nga shtypi ndėrkombėtar, ėshtė ndėrtimi i njė centrali bėrthamor. Mediat italiane kanė veēuar se Shqipėria do tė investojė tre miliardė nė fushėn e energjetikės dhe Kryeministri Prodi do tė jetė i pranishėm nė Tiranė mė 3 dhjetor. Berisha dhe Prodi do tė qėndrojnė pėr disa minuta kokė mė kokė nė Kryeministri, ku mė shumė sesa ēėshtja e ekstradimeve, njė vend tė veēantė do tė zėrė ndėrtimi i njė centrali nuklear nė afėrsi tė Durrėsit. Kryeministri Berisha ka deklaruar publikisht se Shqipėria do tė bėhet njė superfuqi e vogėl energjetike e krejt rajonit ballkanik. Me gjithė kundėrshtinė e ambasadės iraniane nė Tiranė, qeveria shqiptare ėshtė e vendosur nė ndėrtimin e kėtij centrali nuklear, qė do tė bėjė tė mundur furnizimin me energji jo vetėm tė Shqipėrisė, por tė tė gjithė rajonit. Nė axhendėn e Kryeministrit italian ėshtė pėrcaktuar edhe nėnshkrimi i njė marrėveshjeje midis Ministrisė sė Energjetikės dhe kompanisė italiane ENEL pėr energjinė. Vlen tė theksohet se pika mė e dobėt e investimeve tė huaja mbetet energjia. Kjo ka detyruar edhe Kryeministrin tė sigurojė njė plan investimesh pėr ta zgjidhur kėtė problem. Deklarata e Kryeministrit Berisha ėshtė bėrė pėrpara 30 investitorėve italianė njė muaj mė parė dhe pritet sot qė t‘i prezantohet Kryeministrit Prodi. Shqipėria ka zgjedhur dy kompani tė huaja, njėrėn amerikane dhe tjetrėn italiane pėr tė realizuar projektin e saj. "Ėestinghouse" dhe "Camuzzi" janė dy kompanitė qė duket se kanė shanset mė tė mėdha pėr tė bashkėpunuar nga qeveria shqiptare mbi ndėrtimin e kėtij centrali elektrik bėrthamor. Gazeta italiane "La Stampa" ka theksuar se nė Shqipėri ka grupe tė mėdha interesi pėr tė bashkėpunuar dhe ka cituar veēanėrisht kompaninė ENEL, e cila do tė ngrejė njė termocentral tė madh nė bregdet. Lidhur me marrėveshjen e ekstradimeve mes Italisė dhe Shqipėrisė, nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Berisha theksoi tė njė rėndėsie tė veēantė marrėveshjen e ekstradimit midis Shqipėrisė dhe Italisė, qė do tė nėnshkruhet sot gjatė vizitės sė Kryeministrit italian, Romano Prodi, nė vendin tonė. Kjo marrėveshje do tė krijojė lehtėsira tė mėdha nė luftėn e pėrbashkėt kundėr kriminalitetit dhe qeveria shqiptare ėshtė treguar e gatshme t‘ua ofrojė tė gjitha vendeve anėtare tė BE-sė dhe NATO-s, pėr ta rritur nė njė nivel mė tė lartė shkallėn e sigurisė. Projektmarrėveshja e miratuar nė mbledhjen e qeverisė ka si synim tė forcojė bashkėpunimin juridik midis shteteve fqinje nė lidhje me asistencėn e ndėrsjellėt nė ēėshtjet penale, si edhe siguron gjithashtu edhe dy elemente bazė, atė tė ekstradimit tė shtetasve respektivė dhe rregullon juridikisht transferimin e ēėshtjeve penale. Nė pothuajse tė gjitha raportet ndėrkombėtare pėr performancėn e Shqipėrisė nė luftėn ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit, Shqipėria ėshtė etiketuar si njė strehė e mirė pėr eksponentėt e krimit. Kritika tė ashpra i janė dėrguar shtetit shqiptar nga autoritetet e huaja, duke kushtėzuar dukshėm anėtarėsimin e Shqipėrisė me ndryshimin e kėsaj gjendjeje tė kriminalitetit nė Shqipėri, duke i dhėnė fund strehimit tė kėtyre personave dhe dėrgimin nė vendet kėrkuese.

    Axhenda e Kryeministrit Prodi nė Tiranė

    Ora 10.30
    Ceremonia e mirėseardhjes sė Kryeministrit Prodi

    Ora 10.40
    Takim kokė mė kokė me Kryeministrin Berisha

    Ora 11.00
    Takimi zyrtar mes dy delegacioneve

    Ora 12.00
    Nėnshkrimi i marrėveshjeve

    Ora 12.05
    Konferencė e pėrbashkėt shtypi Berisha-Prodi

    Ora 12.30
    Takim me Kryetaren e Kuvendit

    Ora 12.40
    Fjala e Kryeministrit Prodi nė Parlament

    Ora 13.15
    Prodi drekon me Kryeministrin Berisha

    Ora 14.30
    Takim me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama

    Ora 15.00
    Takim me Presidentin Bamir Topi

    Ora 15.45
    Pjesėmarrja nė 95-vjetorin e krijimit tė Forcave tė Armatosura


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anėtarėsuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Ndertimin e ketij hidrocentrali e ka thene fillimisht F.Nano, dhe u kundershtua pikerisht nga S.Berisha ndertimi i tij, pasi do sillte shume deme ekologjike, dhe shnderrime gjetenike te njerezit qe do banonin ne zonat perreth tij.
    Me vjen cudi qe po i njejti person qe e kundershtoj aq hapur dhe bujshem tani po vepron kundra fjaleve te tij.
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Central berthamor ne Shkoder, nga Kroatet?
    Nga DOR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:47
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •